• VIDEO

    Sezoni turistik, radhë të gjata makinash në Lungomare të Vlorës

    VLORË- Kulmi i sezonit turistik ka shkaktuar radhë të gjata makinash në Lungomare të Vlorës. Report Tv sjell pamje nga trafiku i rënduar ku dallohet qartë që njëra korsi e rrugës është totalisht e bllokuar.

    Fluksi i lartë i turistëve gjatë sezonit veror ka sjell këtë rëndesë në qarkullimin e mjeteve ku pushuesit kthehn nga pushimi i fundjavës ose shkojnë drejt jugut.

  • VIDEO

    Procesi i rindërtimit, Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Nuk do gjejmë rehat derisa të mbarohet edhe shtëpia e fundit

    • Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në shtëpi të re, të cilën e ka përfituar nga programi i rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.

      “Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me procesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

  • VIDEO

    Basha 11 propozime për statutin e PD, hesht për mandatin e kryetarit! Nga zgjerimi i kryesisë, sekretariatit deri tek përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie

    Report tv zbardh 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, që pritet që të diskutohen ditën e enjte në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas Fatbardh Kadillit, edhe Basha propozon ristrukturim të Partisë Demokratike. Por në ndryshim nga Kadilli, i cili propozon kufizim të mandatit të kryetarit të PD në katër vite në rast humbje në zgjedhje, Basha nuk ka asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit. Propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme  të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

    Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

  • VIDEO

    Prangosja nga SPAK e 9 zyrtarëve për tenderin disa miliardësh, Report Tv siguron dosjen e plotë! Ç'ndodhi gjatë prokurimit, inxhinierja që zbuloi gjithçka

    TIRANË-Tre ditë më parë SPAK përmes një operacioni ka prangosur 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë. Ndër të arrestuarit ishte edhe drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

    Report Tv ka siguruar dosjen e hetimeve të zhvilluar nga SPAK, ku shpjegohet nga autoritetet hetimore se çfarë ka ndodhur gjatë prokurimit dhe si u arrit deri në hetimet e SPAK që çoi në prangsojen e zyrtarëve që firmosën. Në dosjen e SPAK sqarohet se njoftimi për tender është publikuar edhe në prestigjiozen ndërkombëtare 'Financial Times'. 

    Një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin, duke ngritur madje shqetësimin për abuzimin që po bëhej. Ajo thotë se nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti. 

    Siç tregohet në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës. Një tjetër pikë problematike është fakti se në një nga tenderat thuhej se 35 milionë lekë do të shkonin për sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformave, që nuk u realizua kurrë.

    Ky lot i tenderit nënkuptonte që çdo punonjës policie të ishte i pajisur me një kartë që të mund të tërhiqte uniformën e tij, por asnjë prej efektivëve nuk e pati një të tillë, dhe paratë e caktuara në tender janë pervetësuar pa të drejtë nga ana e kompanisë.

    Më 10  korrik u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

    Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

    Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.  

  • VIDEO

    Zonja zbërthen skemën e korrupsionit tek Trauma: Bëhet pazar, për nipin pagova 3 milion lekë

    E zhgënjyer, e ndier e fyer dhe e nëpërkëmbur një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv denoncoi një skemë korrupsioni tek spitali i Traumës. Ajo tha se para se të bëhet operacioni bëhet pazar dhe se ajo për nipin e saj ka paguar 3 milion lekë. Ndiqeni denoncimin e telefonueses.

  • VIDEO

    Rreziku nga bombolat e gazit, specialisti ngre alarmin: Njerëzit “flenë” me vdekjen, plazhet pikë kritike

    Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit. Një zotëri që telefonoi dhe tha se është specialist i gazit ngriti alarmin kur sqaroi se njerëzit po flenë me vdekjen dhe sipas tij problemi më i madh është në zonat e plazhit.

  • VIDEO

    ''Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 12 korrik 2021,Rreziku nga bombolat e gazit?

    Telefonuesit flasin për rrezikun që vjen nga përdorimi i bombolave të gazit dhe denoncojnë raste korrupsioni në shëndetësi e me pronat.

  • VIDEO

    Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol në oborrin e shtëpisë

    Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës i është vënë lëndë tritol në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.

    Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim ndaj Vogës, për shkak të detyrës së tij.

  • VIDEO

    Goli i Shaw shtang Italinë, tifozët në ‘Tirana Fan Zone’ festojnë si të ‘çmendur’

    Report Tv është zhvendosur në “Tirana Fan Zone” për të sjellë emocionet e ndeshjes së madhe finales Itali-Angli. Goli në minutat e para të “Tre Luanëve” ka gëzuar një numër të madh të tifozës të cilët kanë festuar si të çmendur.

  • VIDEO

    Festa e Bjeshkëve në Kukës, një 'oaz' i ri për turistët

    Pak ditë pas nisjes së fluturimeve në aeroportin e Kukësit është zhvilluar sat në këtë qytet Festa e Bjeshkëve, një aktivitet për promovimin e bukurive natyrore të zonës por edhe një tjetër destinacion për turistët e huaj. Me këngë, valle, lojëra tradicionale e ushqime bio. Kjo ishte atmosfera e Festës së Bjeshkëve që u zhvillua në Bushtricë të Kukësit, në 11 korrik ditën e turizmit të bjeshkëve.

  • VIDEO

    Gripi i Shpendëve ul konsumin dhe fut në krizë fermerët në Lezhë, mjeku veterinar: Konsumatori nuk është i rrezikuar, mjafton që shpendët të jenë të shëndetshme kur të theren

    Gripi i Shpendëve ka ulur konsumin dhe ka futur në krizë fermerët në Lezhë. Në një intervistë për Report Tv, mjeku veterinar Gjovalin Kaceli thotë se konsumatori nuk është i rrezikuar nga kjo sëmundje, mjafton që të jenë të shëndetshme para se ato të theren dhe se mund të konsumohen pa asnjë lloj problemi.

    Mjeku thotë se njerëzit së fundmi kanë frikë dhe se është krijuar një panik i madh tek ata duke krijuar një impakt të madh edhe tek fermerët, pasi ndalohet shitja e shpendëve te restorantet ku ato konsumohen, por shton mjeku e them me përgjegjësinë më të madhe se nuk ka asnjë impakt te shëndeti publik. 

  • VIDEO

    Zjarr masiv në shpatin veror të malit Mile në Sarandë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë

    Një zjarr masiv vijon prej mesditës që të djegë qindra hektare pyje dhe kullota në zonën e shpatit verior të malit Mile, ku ndahen bashkitë Konispol dhe Livadhje.

    Në zonë ndodhen disa efektivë zjarrfikës, por e kanë të pamundur fikjen e flakëve të zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv