-
VIDEO
'S'do ju zhgënjejmë', Rama me të rinjtë e 'Gati për Shqipërinë': Të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët
Është zhvilluar sot sesioni i 7 online mes kryeministrit Edi Rama me aplikantët për nismën "Gati për Shqipërinë". Duke dëgjuar të rinjtë dhe idetë e tyre Rama tha se do të vijojnë me fazat e tjera të takimeve, ndërsa u ka premtuar të rinjve se nuk do ti zhgënjejnë nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit. Se çfarë projekti do të konkretizohen tha Rama, kjo mbetet për t'u parë në vazhdim.
"Po vazhdojmë këto sesione për të vazhduar të gjithë që kanë shprehur interes, nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë, jam këtu në shenjë respekti. Numri i të interesuarve është më i madh se çe kemi pritur. Mbas kontaktit të parë bëhet edhe skedulimi i takimeve. Për mua personalisht edhe për të tjerët është si të thuash shprehej besimi derisa keni marrë mundimin ta bëni këtë hap. Shpresoj që nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do iu zhgëniejmë. Si do materializohet mbetet për tu parë. Sesioni i Shtatë. Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën Gati Për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine.al", tha Rama.
-
VIDEO
Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, mjeku flet për gjendjen e tre të rinjve të plagosur: 2 prej tyre do të nisen drejt Traumës! Janë të vetëdijshëm
Mjeku Edmond Breshani ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore e tre të plagosurve nga aksidenti i ditës së sotme. Mjeku tha se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe do të nisen drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Mjeku pohoi se të tre janë koshientë dhe të vetëdijshëm. Sakaq sa i përket 4 anëtarëve të familje, mjeku tha se ato kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe janë dërguar në morgun e qytetit.
‘Paraqitja e të plagosurve paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime më të mëdha. Pacienti tjetër ka një shembje të komplet turpit dhe njëri është më lehtë me gërvishtje në pjesë të trupit. Dy prej pacientëve do t’i dërgojmë tek Trauma në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime. Janë të vetëdijshëm. Kanë shfaqje paniku që janë post traumatik. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, nuk janë paraqitur fare në spital.'- tha mjeku.
-
VIDEO
Balla inspekton punimet e rrugës Gramsh-Skënderbegas: Gramshi ka potencial të madh të zhvillimit turistik
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Rrugës Gramsh - Skënderbegas.
Balla tha se Gramshi ka potencial shumë të madh të zhvillimit turistik, por mbetet ende shumë punë për të bërë përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës.
-
VIDEO
Si ndodhi aksidenti që u mori jetën 4 anëtarëve të një familje, ‘Audi’ me shpejtësi ‘sketerrë’ goditi nga pas ‘Toyotën’
Një aksident tragjik me katër të vdekur, anëtar të së njëjtës familje, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, i cili ndodhej në vendngjarje ka treguar edhe dinamikën sesi ka ndodhu aksidenti.
Një makinën tip ‘Audi’ e cila drejtohej nga disa të rinj, që po vinte nga Fieri, me shpejtësi që mëndohet se ishte mbi 150 km në orë, dyshohet se ka goditur nga pas makinën tip ‘Toyota’ e cila nga përplasja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal duke u shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë mjeti tip ‘Audi’ është spostuar për disa metra dhe më pas është pëplasur me një shtyllë dhe ka dalë nga rruga. Ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që një tjetër shkak i aksidentit mund të jetë se makina ‘Toyota’ të ketë ndërruar korsi dhe për pasojë është marrë para nga ‘Audi’ i cili vinte me shpejtësi shumë të lartë.
Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, por edhe banorë të zonës kanë asistuar për të ndimuar, ndërkohë që në vend ngjarje mbërritën 4 autoambulanca. Me gur freksibël është prerë mjeti për të nxjerrë trupat e pajtë të së njëjtës familje të cilët udhëtonin nga Patosi.
Të rinjtë e plagosur në makinën tip ‘Audi’ janë jashtë rrezikut për jetën dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të tramutaizuar.
-
VIDEO
Mposhti kancerin, vogëlushja lë spitalin duke kërcyer
Një vogëlushe italiane ka fituar betejën me kancerin, ndërsa dalja e saj nga spitali është emocionuese. Në pamjet e publikuara në media, Raffaella sapo lë spitalin shfaqet duke kërcyer.
Dalja nga spitali u filmua nga disa të afërm të vogëlushes, të cilët e mirëpritën atë në hyrje të Nosocomio Nosocomio, së bashku me stafin mjekësor që u kujdes për të.
-
VIDEO
Tiranë/ Aksident te Brryli, makina përfundon brenda në lokal, xhamat të bërë copë
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë. Një makinë ka përfunduar brenda një lokali duke i shkaktuar dëme.
Siç shihet dhe nga pamjet e Report Tv, në lokal ka xhama të thyer dhë dëme në tavolina. Paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 25 qershor 2021, Ngecin negociatat, i kujt është faji?
Telefonuesit komentojnë ngecjen e negociatave me BE dhe bëjnë përgjegjës unionin. Turp që Bullgaria pengon integrimin e dy shteteve.
-
VIDEO
E frikshme/ Çfarë ka mbetur nga makina ku udhëtonte familja që u shua në autostradë Fier-Vlorë
Pamjet e mjetit 'Toyota' pas aksidentit janë po aq të frikshme dhe të dhimbshme sa vetë bilanci tragjik me 4 viktima. Në mjet udhëtonte një familje me dy fëmijë të cilët kanë humbur jetën. Mjeti është shtypur totalisht nga përplasja sa ato që ka mbetur janë vetëm copa hekuri të deformuara.
-
VIDEO
Telefonuesi mesazh demokratëve: Rama nuk është komunist por…, s’ka mbetur më asnjë socialist bio
Një zotëri që tha se ka qënë socialist deri në vitin 2013-të kishte një mesazh për të gjithë demokratët kur telefonoi sot në “Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv. Ai tha se Edi Rama nuk është komunist por ballist dhe madje shkoi më tej kur deklaroi: Rilindja pushtoi PS dhe nuk ka mbetur më asnjë socialist bio.
-
VIDEO
“Kushtetuesja më parë vdiq se u lind” pogradecari nuk përmbahet: Janë të paaftë, kanë frikë
Në kritika për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese “shpërtheu” një telefonues nga Pogradeci në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Faktin që Kushtetuesja dërgoi për mendimin në Venecia çështjet e zgjedhjeve lokale ka bërë që zotëria të thotë se kjo Gjykatë më parë vdiq se lindi dhe sqaron se anëtarët e saj kanë frikë.
-
VIDEO
Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, shkon në 4 bilanci i viktimave, 3 të plagosur
Është rritur bilanci i viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Numri i viktimave ka shkuar në 4 persona, anëtarë të një familje, që ndodheshin në mjetin 'Toyota' , që është shkatërruar totalisht, ndërsa janë plagosur 3 persona jashtë rreziku për jetën që ndodhen në mjetin tjetër 'Audi'.
-
VIDEO
Aksidenti me 3 viktima në Vlorë, 'Audi' përplasi makinën, theu shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal
Në autostradën Fier-Vlorë mëngjesin sotëm u shënua një aksident tragjik me 3 viktima. Një mjeti tip "Audi" përplasi makinën"Toyota", më pas u përplas me shtyllën elektrike duke e thyer atë dhe përfundoi në kanal. Në mjetin Audi janë plagosur 2 persona, drejtuesi dhe pasagjeri. Ndërsa në mjetin 'Toyota' mbetën të vdekur 3 persona, mes tyre edhe një fëmijë.