-
VIDEO
Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, plagosen dy shoferët! Shkak shpejtësia e lartë
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave metë cilën udhëtonin 2 automjetet. Personat e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Përfshihet nga zjarri një parcelë me pemë në Sarandë, flakët shkaktojnë dëme të shumta
Një zjarr i madh ka përfshire një parcelë me qindra rrënjë ullinj dhe vreshtari në Sarandë. Zjarri ka rënë në fshatin Volloder, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e flakëve
-
VIDEO
Në kulmin e sezonit turistik, ‘Uji i ftohtë’ pa ujë, mungesë dhe te Shtëpia e fëmijës! Banorët: Vijnë punëtorët sa shohin vendin dhe ikin
Banorët e lagjes turistike "Uji i Ftohtë" në Vlorë janë ankuar në Report Tv se prej 10 ditësh mungon uji në çezmat e shtëpive të tyre. Këtë shqetësim e kanë paraqitur në ndërmarrjen e Ujësjellësit, por pa marrë zgjidhje.
-
VIDEO
31 dhjetori, afati i fundit për regjistrimin e armëve të gjahut
31 dhjetori është afati i fundit i identifikimit dhe regjistrimit në sistemin SIMA të armëve të gjahut në vend, proces që ishte parashikuar të mbyllej në 31 Maj, por për shkak të angazhimeve të policisë me zgjedhjet nuk u bë i mundur
-
VIDEO
Skaneri i zbuloi 48 kg kokainë fshehur në 2 traversa e kontejnerit në Portin e Durrësit, Gjykata e Lartë lë në qeli Selim Çekajn! Report Tv zbardh vendimin
Një kontroll rutinë me skaner në doganën e Durrësit mesditën e 31 marsit zbuloi 48 kg kokainë në kontenierin me banane të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafik droge. ReportTv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në qeli të moshuarin duke i refuzuar kërkesën për liri, ndërsa përshkruhen detajet e kontrollit rutinë që zbuloi drogën.
-
VIDEO
Digjet një makinë në parkingun e një pallati në Fier, zona mbulohet nga tymi, evakuohen banorët
Një automjet është përfshirë nga flakët në parkingun e një pallati ditën e sotme në Fier, duke alarmuar banorët. Si pasojë e tymit, forcat zjarrfikëse evakuuan banorët, por fatmirësisht nuk flitet për persona të asfiksuar.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Aksident i frikshëm, drejtuesi humb kontrollin e mjetit, përmbyset në rrugë
Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Dibër, fatmirësisht pa viktima. Drejtuesi i mjetit Xhahir Dyfekçiu ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ku është përpalsur me borduart anësore dhe më pas është përmbysur në rrugë.
-
VIDEO
Bregu për Report Tv: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë, problem i BE! Sa më shumë zvarritet procesi aq më shumë ulet besueshmëria
Për Shqipërinë nuk u vendos dot sërish caktimi i një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të shënonte dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, edhe pse këtë herë për shkak të bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut. Për këtë vendim, Majlinda Bregu tha për Report Tv se është për faj të problemeve të BE dhe jo të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu tha se në këtë proces nuk bëhet më fjalë nëse vendimi është i drejtë, pasi nuk është , por se ky vendim është i vështirë që lidhet me çështjet e brendshme të vetë BE.
"Nuk është e drejtë as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë. Nuk është e drejtë as për kosovarët të mos kenë liberalizmin e vizave edhe pse e kanë marrë premtimin prej vitesh. Këtu nuk bëhet më fjalë nëse është e drejt por për një vendimmarrje që është e vështirë pasi edhe vendimet në BE merren me konsensus. Nëse kishte një gjë të vërtetë që qëndronte në idenë e Macron para disa vitesh që duhet të merreshin me thellimin e BE së brendshmi është pikërisht dhe për këtë arsye se ka shumë çështje që në një moment të caktuar një vend i BE mund të ngrejë pretendime duke bllokuar një vend në proces anëtarësimi", tha Bregu.
-
VIDEO
Ndryshimi i ligjit për OJF-të, Gjonaj: Rritet transparenca! Projektligji për përkthyes zyrtarë, risi përfshirja e statusit të interpretit të gjuhës së shenjave
Në seancën e sotme në Kuvend ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi projektligjin për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse në Shqipëri. Ky projektligj tha Gjonaj rrit transparencën e këtij sektori duke hequr rrezikun që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave.
“Projektligji për regjistrimin e Organizatave jofitimprurëse, është një nga nismat më të rëndësishme që unë, që edhe personalisht kam pasur kënaqësinë për të propozuar në Këshillin e Ministrave dhe për ta prezantuar përpara Kuvendit. Përpara përfshirjes time dhe në emërimin në detyrën e Ministrit të Drejtësisë, puna në organizata të shoqërisë civile, të bën të kuptosh vështirësitë që realisht krijohej në funksionimin e organizatave, për shkak të një kuadri ligjor që jo vetëm që nuk lehtësonte krijimin dhe funksionimin e shoqërisë civile në vend, por në fakt vendoste barriera administrative të panevojshme që ndikonin drejtëpërdrejtë në vullnetin e aktivistëve të shoqërisë civile për tu regjistruar dhe për të forcuar zërin e tyre edhe nëpërmjet organizimeve formale ligjore.
Nga ana tjetër, për shkak edhe të detyrimeve që burojnë nga MONEYVAL, ne rrisim transparencën e këtij sektori, dhe heqim një rrezik që ky sektor mundet të ketë për pastrimin e parave. Në përputhje të plotë me standartet më të mira ndërkombëtare, nëpërmjet këtij projektligji vendosen detyrime për regjistrim dhe për raportim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori.
Po ashtu, nëpërmjet këtij projektligji kemi gjetur edhe një zgjidhje për të ulur disi ngarkesën në gjykatën e tiranës. Sipas ligjit aktual, çdo veprim me regjistrin e OJF-ve, duhet të bëhej nga një gjyqtar i gjykatës së tiranës. Në një vit, gjykata e tiranës kishte rreth 2000 çështje që kishin lidhje me kryerjen e veprimeve në regjistrin e OJF-ve. Tashmë, këto 2000 çështje mesatare në vit nuk do të trajtohen më nga gjyqtarët, por nga kancelari i gjykatë së tiranës, i cili, me mbështetjen e zyrës së regjistrit të OJF-ve, do të kryejë këto procedura regjistrimi. Miratimi i këtij projektligji do të sjellë një ndryshim rrënjësor për sa i përket transparencës së organizatave të shoqërisë civile, por njëkohësisht dhe lehtësirave në procedura, duke lehtësuar nga njëra anë organizatat dhe qytetarët që kanë interes dhe duan të marrin informacion për të gjithë organizatat që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë”, tha Gjonaj.
-
VIDEO
Në temperatura 'afrikane', radhë të gjatë në Kakavijë! Autoritetet greke 'njohin' edhe vaksinat ruse e kineze: Lejohen edhe shqiptarët e vaksinuar me Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik V
Të gjithë qytetarët që kanë kryer të dyja dozat e njërës prej vaksinave të aprovuara nga EMA, Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë, mjafton certifikata e COVID. Megjithatë një keqorganizim dhe mungesë sportelesh në pikën kufitare greke, ka krijuar një radhë të gjatë makinash të cilat në temperatura mbi 40 gradë presin të kalojnë drejt territorit grek.
-
VIDEO
Vdekja e pushuesve, Klosi: Aty ku nuk ka roje në plazhet private, hetim penal për pronarët! Muzikë pa orar? Saranda s'mund të jetë profili i një diskoteke të hapur
SARANDË-"Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit". Ky ishte mesazhi që ministri i Turizmit, Blendi Klosi u ka dhënë të gjithë operatorëve turistik dhe pronarëve të plazheve private në të gjithë vendin.
Gjatë takimit me Komitetin e menaxhimit të sezonit turistik në Sarandë, Klosi tha se roja e plazhit tashmë është kusht ligjor për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së pushuesve dhe në rast se ai mungon atëherë hetimi penal do të hapet ndaj pronarit të plazhit privat.
-
VIDEO
Nisma për furnizim me gaz natyror, Balluku: Nevojitet plan veprimi për të parandaluar rreziqet dhe emergjencat
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi në Kuvend nismën për furnizim me gaz natyror. Siguria e furnizimit me gaz ministrja tha se është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme. Kjo nismë sipas Ballukut përmban në një pikë planin e veprimit dhe emergjencës në rast të ndërprerjes së furnizimit.
“Kemi punuar për hartimin dhe përmbushjen e legjislacionit. Nevoja për përditësim është e domosdoshme. Ndryshimet që propozojmë kanë element të rinj për sigurinë në furnizimin me gaz natyror. Siguria e furnizimit me gaz është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme.
Thelbi i kësaj rregullore është hartimi i një plan veprimi parandalues dhe një plan veprimi për përballimin e pasojave. Masat që duhet të merrem për situate emergjente do hartohen nga dy plane. I pari është plan veprimi parandalues për të parandaluar rreziqet në furnizimin me gaz natyror. Plani i dytë është ai i emergjencës me masat që duhen marrë në rast ndërprerje të furnizimit me gaz”, u shpreh Balluku ndër të tjera.