• VIDEO

    “Ecin në rrugë si derrat” zotëria këmbngul: Kodi rrugor si lëndë mesimore, ta dinë edhe fëmijët

    Shumë i irrituar një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se kodi rrugor duhet të jetë si lëndë mësimore që ta dinë edhe fëmijët. Ai tha se në Shqipëri nuk dinë të ecin në rrugë, ecin si derrat e mbylli zotëria mendimin e tij.

  • VIDEO

    “Të dënohet babai i atij djalit” vlonjati zbulon çfarë i tha shoku i tij dëshmitar i aksidentit tragjik

    Për aksidentin tragjik në Fier-Vlorë që i mori jetën katër anëtarëve të një familje u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri nga Vlora që telefonoi tha se duhet dënuar babai i atij djalit dhe zbuloi se çfarë i tha një shoku i tij që rastisi të ishte dëshmitar në vendngjarje.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 26 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga Alma Bektashi i jep fund marteses 25-vjeçare te të mbetur ne kufi e deri tek Italia ne provim.

  • VIDEO

    Rama poston videon nga punimet për bypass-in e Vlorës: Synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga punimet që po bëhen për bypass-in e Vlorës. Kryeministri shprehet se synimi është që kjo urë të bëhet e kalueshme në mes të korrikut.

    "Mirëmëngjes dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur", shkruan Rama.

  • VIDEO

    Shtohen pacientët në urgjencën e Krujës

    Luhatja e temperaturave ka shtuar fluksin e qytetarëve me viroza stine që kërkojnë ndihmë në urgjencën e Krujës. Më shumë se 20 raste kërkojnë ndihmë çdo ditë. Virozat e stinës kanë rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në spitalin e Krujës. Çdo ditë, më shumë se 20 persona kërkojnë mjekim më të specializuar nga bluzat e bardha. Temperaturë, dhimbje barku dhe të vjella janë vetëm disa nga simptomat me të cilët paraqiten pacientët në spital, thotë mjeku i urgjencës, Durim Herri. Fluksi i qytetareve është rritur ndjeshëm tre javët fundit, kohë në të cilën edhe temperaturat janë rritur ndjeshëm.

  • VIDEO

    Rreziku nga bombolat e gazit, drejtori i zjarrfikëses Tiranë: Shkak i 90% të zjarreve në banesa, duhen vetëm të licencuara! Ato portokalli janë për 1 përdorim, s'duhet të rimbushen

    Një i afërm i pronarit të banesës në fshatin Saver të Lushnjës tentoi të ndez bombolën e gazit. Sapo është shfaqur shkëndija e parë e flakës, bombola ka shpërthyer. Si pasojë pati dëme të shumta materiale, por për fat të mirë, jo të lënduar në njerëz.

    Zjarret që shkaktohen nga bombola e gazit kanë qenë të shumta dhe për këtë Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, apelon që ndërrimi i bombolave të bëhet vetëm nga njerëz të licencuar.

  • VIDEO

    Lezha çel sezonin turistik

     

    Në Shëngjin u çel sezoni turistik, ndërkohë që kjo zonë ofron turizëm për 12 muaj në vit. Ministri i turizmit Blendi Klosi tha se po punohet me autoritetet e Kosovës për të lehtësuar kalimin në kufi të turistëve si dhe për të rritur sigurinë në plazhe. Nën tingujt e muzikës u cel sezoni veror në qarkun e lezhës. Ministri i turizmit Blendi Klosi tha se po punohet për krijuar lehtësira që turistët nga kosova të kalojnë pa pengesa në kufi si dhe të rritet siguria në plazhe

  • VIDEO

    Integrimi, dështoi Shqipëria apo BE?

    Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është një vendim i duhur. E ftuar në "Pa Protokoll", ajo u shpreh se një çështje e tillë ndodh për herë të parë dhe se për këtë kërkohet thellim dhe një vendimmarrje e duhur. Ndërsa e konsideron sukses faktin që Gjykata Kushtetuese mori nën shqyrtimin çështjen, ndërsa shton se megjithatë nuk priste një vendim brenda ditës. E ftuar në "Pa Protokoll", Mesi u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli dhe se për herë të parë të 27 vendet e BE nuk kishin asnjë kundërshti, por vendimi nga Unioni është politik. Konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u përdorën si argument për mos caktimin e një date për Konferencën e Parë Ndërqveritare, Mesi e sheh si një pretekst, ndërsa thekson se nëse BE do të ishte gati për zgjerim, do të ndërhynte për ta zgjidhur këtë konflikt.

  • VIDEO

    'Kushtetuesja' çoi në 'Venecia' zgjedhjet lokale të 2019-s, Voltana Ademi: S'prisnim vendim brenda ditës, çështje që meriton thellim për një vendimmarrje të drejtë

    Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të vitit 2019, është një vendim i duhur. E ftuar në "Pa Protokoll", ajo u shpreh se një çështje e tillë ndodh për herë të parë dhe se për këtë kërkohet thellim dhe një vendimmarrje e duhur. Ndërsa e konsideron sukses faktin që Gjykata Kushtetuese mori nën shqyrtimin çështjen, ndërsa shton se megjithatë nuk priste një vendim brenda ditës.

  • VIDEO

    'Heroi i mendimit shqiptar'/ Rama dhe Ruçi urojnë për 85-vjetorin e lindjes Profesor Rexhep Qosen

    Kryeministri Edi Rama, dhe kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, i kanë uruar ditëlindjen profesorit të njohur Rexhep Qoses, i cili kishte 85-vjetorin e lindjes sot.

  • VIDEO

    Aksident në Elbasan, po bënte xhiro me skuterin e marrë me qira, makina përplas të riun! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

    Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të urës së Zaranikës, ku një i ri, i cili po bënte xhiro me një skuter të marrë me qira, është përplasur nga një automjet.

  • VIDEO

    ‘Drejtimi i PD, fitore e pandershme, por e vetmja për bashën’, analistët: ‘ Analiza e PD’, fushatë spastrimi

    Për analistin Ben Andoni, analiza e nisur nga demokratët për zgjedhjet e 25 prillit, do të shërbejë si një fushatë spastrimi në PD. Bashën e kritikon se iu shmang përgjegjësisë së humbjes, ndërsa thotë se marrja e partisë për herë të tretë, ishte e pandershme. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv