• VIDEO

    Aksidenti shoi familjen në Vlorë, Policia e Shtetit: Rast tragjik, do hetohet maksimalisht! Aksidentet marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale! Apel shoferëve

    Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Albert Dervishaj, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që shoi një familje sot në autostradën Fier Vlorë. " Jemi të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të policisë rrugore sidomos gjatë sezonit të verës angazhimi ynë me burime njerëzore mjete ndonjëhjerë smund të parandalojë tragjedi të tilla.Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë. Policia do vijojë të thellojë masat,. Policia apelobn të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar e të repsektojnë rregullat. Shpejtësia vret, parakalimi vret, mbajtja e rripit të sigurimit shpëton jetë".

  • VIDEO

    Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon

    Vijon puna në Piramidën e Tiranës e cila mendohet që të bëhet një ndër qendrat më të mëdha teknologjisë digjitale në rajo.

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Piramida e Tiranës, ndërsa thekson  se po shkon drejt transformimit.

    "Piramida e Tiranës drejt transformimit në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon. ***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV", shkruan Rama.

    Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

  • VIDEO

    Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet

    Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht , duke përbërë kështu numrin  nevojshëm të trupës së gjyqtarëve për të propozuar 3 kandidaturat e saj për Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e plotë të saj. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila mbetet shpresëplotë se brenda korrikut 2021 do të zgjidhen edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.

    "Këshilli po mundohet të jetë i kujdesshëm për vakancat që plotëson, kemi dashur të kujdesimi për funksionalitetin e një gjykata dhe aktualisht Gjykata e Lartë do të bëhet me 10 anëtarë. KLGJ po vlerëson kandidaturat dhe brenda korrikut do të propozojmë 3 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të zhbllokojmë situatën me 10 gjyqtarë dhe me pas të do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e 3 anëtarëve të saj për Kushtetuesen", tha Llagami

  • VIDEO

    Tiranë, merr flakë ura e drurit e këmbësorëve në Bërzhitë

    Një urë paletë është përfshirë nga flakët në Bërzhitë, Tiranë. Në një video të siguruar nga Report Tv, shihet se ura e drurit e këmbësorëve që po shkrumbohet plotësisht, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

  • VIDEO

    Sërish rradhë të gjata në Kakavijë, qytetarët 'skuqen' në diell që prej mëngjesit, autobusët shqiptarë lejohen të kalojnë drejt Greqisë

    Edhe ditën e sotme ka rradhë në Pikën Kufitare Greke të Kakavijës. Me qindra shtetas shqiptare kanë qëndruar me orë të tëra që prej mëngjesit e deri në orët e drekës në pjesën greke të Kakavijës në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

    Autoritetet greke kanë punuar në orët e para të mëngjesit me sportele të kufizuara ndërkohë që me dyndjen e shqiptarëve në tokën e tyre, janë detyruar të shtojnë edhe një tjetër për të normalizuar situatën.

  • VIDEO

    Llagami: Mungojnë 144 gjyqtarë nga vettingu! Humbjet në sistem më të mëdha se prurjet e reja

    Naureda Llagami tha se për shkak të vettingut boshllëqet në sistem janë të mëdha, ku në të gjithë vendin mungojnë 144 gjyqtarë dhe se prurje që vijnë nga shkolla e Magjistraturës janë vetëm 44. Këto humbje tha Llagami nuk zëvendësohen dot me këto ritme që janë prurjet.

    "Sot në Apel kemi 25 gjyqtarë nga 79 që duhet të jenë dhe në sistemin gjyqësor mungojnë 144 gjyqtarë dhe prurjet  e reja nga shkolla e Magjistraturës janë vetëm 44. Prurjet nuk plotësojnë dot mungesat që kemi. Ne sot këto humbe nuk i zëvendësojmë dot me këto ritme, prandaj duhet të mendojmë për zgjidhe konkrete.

  • VIDEO

    Aksidenti në Vlorë ku u shua një familje, identifikohen të rinjtë që po 'fluturonin' me Audi, ndodhen në spital

    Identifikohen 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin “Audi”, me të cilin përplasen makinën e familjes që u shua nga aksidenti në autostradën Fier-Vlorë. Ata janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi dhe ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.   

    •  
  • VIDEO

    Në pritje të opinionit të ‘Venecias’, Meta mesazh për zgjedhjet e 2019: Nuk do të ketë kurrë më votime moniste në Shqipëri

    Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa fakte sipas tij dhe argumente që dëshmojnë se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjeve mes alternativave

  • VIDEO

    Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, incineratori iu mbyll derën kamionëve

    Në "valën" e sezonit turistik rrugët e qytetit të Durrësit vijojnë të jenë të mbushura me plehra. incineratori iu ka mbyllur derën kamionëve me plehra të Durrësit. Shkak për këtë është bërë edhe prishja e marrëveshjes mes operatorit të impiantit të Sharrës dhe qeverisë për shkak të pagesave

  • VIDEO

    Kjo është banesa në Patos ku jetonte familja që u shua në aksident, flet kushëriri i viktimave: Jetonin në Greqi, kishin ikur për të punuar për një jetë më të mirë

    Familja nga Patosi që humbi jetën ditën e sotme nga një aksident në autostradën Tiranë-Vlorë, pasi u goditën nga pas nga një ‘Audi’ me të cilën udhëtonin disa të rinj, jetonte të emigracion në Greqi.

    Report Tv ka siguruar pamjet nga shtëpia e viktimave në Patos, në fshatin Dukas Çoban, e cila është e pabanuar pasi prej më shumë se një viti kishin shkuar të jetonin në Greqi për një jetë më të mirë.

    Kushëriri u shpreh se ato kishin ikur për një jetë më të mirë.

    ‘Familje e shkëlqyer. Kishte ikur në Greqi për një jetë më të mirë. Kishin rreth një vit gjysëm dy vjet. Ikën për të punuar. Të gjithë jetojnë në Greqi.’- tha një kushëriri i viktimës.

  • VIDEO

    Lushnje/ Gjen vdekjen vëllai i Saimir Taullaut, dyshohet se 58-vjeçari ra nga kati i tretë i vilës

    Një 58-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje. Rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • VIDEO

    Formacioni më i mirë i grupeve sipas UEFA-s, dominon Holanda me 3 futbollistë

    Me mbylljen e fazës së grupeve të Euro 2020 UEFA nëpërmjet edhe mekanizmit Football Fantasy ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë. Futbollistët janë përzgjedhur në bazë të një vlerësimi me pikë dhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve e dominon Holanda me tre futbollistë. Në një kompeticion në të cilin janë shënuar 94 gola në 36 ndeshje të luajtura nuk kishte se si të mos e dominonte formacionin ideal të fazës së grupeve Holanda që ka shënuar më shumë gola deri tani ,8 në tre ndeshje. Në portë si më i miri i fazës së grupeve është zgjedhur portieri i Italisë Donnarumma që në tre ndeshje nuk ka pësuar gol. Mbrojtja përbëhet nga tre futbollistë me Dumfries të Holandës, Laporte  të Spanjës që shënoi edhe ndaj Sllovakisë dhe Meunier i Belgjikës. Në mesfushë kanë zënë vend në formacionin më të mirë Yarmolenko i Ukrainës ,Ëijnaldum i Holandës, Shaqiri i Zvicrës dhe Emil Forsberg i Suedisë që ka shënuar tre gola në tre ndeshje.

    Dhe treshen e sulmit e përbëjnë sulmuesi i Çekisë Patrik Schick që ka tundur tre herë rrjetën deri tani, Ronaldo autor i pesë golave dhe golashënuesi më i mirë i Euro 2020 dhe Depay sulmuesi i Holandës autor edhe i dy golave. Formacionin më të mirë të fazës së grupeve sipas UEFA-s e dominon Holanda me tre futbollistë,të tre autor golash./Përgatiti Andi Kapxhiu

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv