-
VIDEO
VIDEO/ Aksidenti me 4 viktima në Fier-Vlorë, dhjetëra të rinj mesazh sensibilizues! Shtrihen si të vdekur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të transporteve
Të organizuar në rrjetet sociale me dhjetëra të rinj janë mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme dhe më pas në atë të Transporteve duke u shtrirë në tokë 'si të vdekur' si mesazh sensibilizues për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje për shkak se u përplasën nga një makinë me shpejtësi shkëterrë e drejtuar nga një i ri 20-vjeçar
-
VIDEO
Fotoreporterë të “National Geographic” në Kukës, të mahnitur nga malet shqiptare
Dy fotografë të huaj flasin për eksperiencën e bukur që po kalojnë në Kukës. Ata kanë ardhur për turizëm por paralelisht janë duke punuar për një libër, koleksion me foto. Bunkerët janë ato qe u kane bërë me shumë përshtypje.
-
VIDEO
Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin e Lanës, plagoset një kalimtar 80-vjeçar
Një makinë ka dalë nga rruga në kryeqytet dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit 80-vjeçar.
-
VIDEO
Sërish rradhë të gjata në Kakavijë, qytetarët 'skuqen' në diell që prej mëngjesit, autobusët shqiptarë lejohen të kalojnë drejt Greqisë
Edhe ditën e sotme ka rradhë në Pikën Kufitare Greke të Kakavijës. Me qindra shtetas shqiptare kanë qëndruar me orë të tëra që prej mëngjesit e deri në orët e drekës në pjesën greke të Kakavijës në pritje për të kaluar drejt Greqisë
-
VIDEO
Kolektori i Balldrenit i mbushur me peshq të ngordhur, banorët: Ferma derdh lëndë të rrezikshme në kolektor
Banorët e fshatit Balldren të Lezhës ngrenë alarmin se jetesa e tyre po bëhet e vështirë për shkak të situatës së krijuar në kolektorin e zonës që është mbushur plot me peshq të ngordhur. Banorët thanë se kjo është një situatë e përsëritur dhe dyshojnë se shkaktare është një fermë blegtorale që hedh lëndë të rrezikshme në kolektor duke vrarë peshqit.
-
VIDEO
Raporti/ 400 raste pastrimi parash në 2020, të përfshirë avokatë, gjykatës dhe familjarë të zyrtarëve të lartë, njerëzit e krimit me lidhje deri në qarqet politike
Krimi i organizuar dhe korrupsioni vijojnë të udhëheqin pastrimin e parave në Shqipëri, 80 informacione u referuan edhe në SHISH, 40 çështje në prokurori dhe 227 në polici. Skemë pastrimi parash mes avokatëve dhe gjykatësve duke rritur deri në 13 herë dëmshpërblimin për shpronësimet
-
VIDEO
Aksidenti rrugor që i mori jetën 4 antarëve të një familjeje në Vlorë, eksperti Luzi tregon për Report Tv arsyet: Ja masat që duhet të merren
Pushimet e familjes Gushi, u kthyen tragjike për shkak të aksidentit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku katër antarët e famijes u shuan. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV shpjegoi rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Sipas ekspertit Luzi, makina tip ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe e ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ nnë pjesën e pasme, në anësoren e majtë.
-
VIDEO
U ekzekutua në 2011, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi
Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.
-
VIDEO
Ruçi shpreh ngushëllimet: Parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve dhe rregullave të qarkullimit!
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi. Ruçi bën apelon ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa i bën thirrje policisë rrugore që të marrin masa dhe të tregojnë zero tolerancë për ata që shkelin ligjin.
-
VIDEO
Përfundon puna për rehabilitimin e rrëshqitjes në aksin Vlorë-Orikum, Balluku: Nga sot kthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve
Nga sot, qarkullimi i automjeteve në aksin Vlorë-Orikum është kthyer në normalitet. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot e pranishme në këtë aks, ku pa nga afër vijimin e punimeve, ndërsa tha se punimet për rehabilitimin e rrugës përfunduan brenda 30 ditëve, sikurse ishte premtuar.
-
VIDEO
Ura e drurit e këmbësorëve në Bërzhitë u përfshi nga flakët, zjarrfikësit shkojnë të shuajnë zjarrin pas denoncimit në 'Report Tv'
Pas denoncimit në Report TV, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në Bërzhitë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në urën me paleta të këmbësorëve. Megjithatë, sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, dëmi i shkaktuar në urë është i madh, duke e bërë atë tashmë të pakalueshme për qytetarët, deri në rikonstruksionin e saj.
-
VIDEO
Me shpejtësi skëterrë në autostradën Fier-Vlorë, 'Audi A8' 100mijë € godet nga pas dhe nxjerr nga rruga makinën! Shuhet familja që erdhi për pushime nga Greqia! Plagosen 3 të rinjtë/VIDEO
Një familje është shuar gjatë një aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Prindërit dhe 2 fëmijët e mitur humbën jetën, ndërsa mbetën të plagosur edhe 3 të rinj. Një makinë tip 'Audi' me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' në të cilën udhëtonte familja. Pas përplasjes mjetet kanë përfunduar të dyja jashtë rruge, ndërsa pamjet e aksidentit janë tronditëse.