-
VIDEO
Digjet një banesë në Lushnje, shkak rrjedhja e gazit
Një banesë është djegur në fshatin Saver të Lushnjes për shkak të rrjedhjeve të gazit. Banori i shtëpisë pasi ka ndezur mëngjesin e sotëm bombolën e gazit kanë shpërthyer edhe zjarri.
Shkak i zjarrit ka qenë pikërisht rrjedhja e gazit, ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.
-
VIDEO
Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, nxirret nga makina një e mitur, ndodhet në gjendje të rëndë! Një tjetër i bllokuar në mjet
Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e sotme në në autostradën Fier-Vlorë. Një vajzë nxirret nga makina e cila është copëtuar, ndërsa një person tjetër raportohet se ka mbetur i bllokuar në mjet. E mitura ndodhet në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy makina, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Report Tv raporton se dyshohet për viktima nga përplasja e dy makinave. Siç shihet edhe nga pamjet makinat ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga frike apo urdher nga Ilir Meta te ekspertet japin alarmin per parane e zeze ne ekonomi e deri tek skaneri i gjiganteve,shanset per Italine dhe Gjermanine.
-
VIDEO
A ishin të ligjshme zgjedhjet e 2019? Kushtetuesja nuk vendos, shkon në Venecia
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias cështjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pse Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për këtë cështje por kërkon një opinion nga Venecia? Të ftuar në studio Ledio Braho jurist anëtar i KAS, avokati Idajet Beqiri, Leonard Karaj jurist dhe gazetari Flogert Muça.
-
VIDEO
Aksident pranë sheshit Wilson në Tiranë, makina përplaset me biçikletën, plagoset një vajzë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë sheshit 'Wilson'. Një makinë ka përplasur një vajzë e cila po udhëtonte me biçikletë. Report Tv ka siguruar pamjet teksa vajza merret me ambulancë për t'u dërguar në spital
-
VIDEO
Dita ndërkombëtare Olimpike mbledh sportistët në Lezhë
Lezha u bë pjesë e ditës ndërkombëtare olimpike që zhvillohet në të gjithë boten, ku u zhvilluan lojëra të ndryshme, duke i dhënë jetë qytetit pas një kohë të gjatë pandemie.
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu sensibilizuan të rinjtë të merren sa më shumë me aktivitet sportive.
Dita Ndërkombetare Olimpike në Lezhë zgjati për disa ore, ndërsa larmia e aktiviteteve sportive tërhoqi vemendjen e shumë qytetareve. -
VIDEO
Ilir Yzeiri: Ku dështoi BE perballë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
I ftuar në Report TV profesori i fushës së gazetarisë Ilir Yzeiri.
-
VIDEO
Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë
Një banesë është djegur pjesërisht në lagjen S.M.T të qytetit të Fushë-Krujës
-
VIDEO
Miratohet ligji i ri/ OJF-të dhe fondacionet duhet të tregojnë burimin e parave! Rregullat e reja të regjistrimit dhe deklarimi i të dhënave si kompanitë
Mazhoranca plotëson rekomandimin e Brukselit në luftën kundër pastrimit të parave, Kuvendi miraton ligjin e ri për regjistrimin elektronik të organizatave jofitimprurëse, duhet të deklarojnë të dhëna të detajuara për pasqyrat financiare, themeluesit, veprimtarinë, vendndodhjen dhe vlerat pasurore. Kush nuk regjistrohet humbet statusin brenda 12 muajsh.
-
VIDEO
30 muaj me qira, banorët e pallatit të shembur në Durrës ngrihen në protestë
Pallati i tyre u shemb nga tërmeti, por banorët nuk kanë asnjë përgjigje se kur do të nisë ndërtimi i objektit të ri. Për këtë arsye kanë protestuar sot para bashkisë, ndërsa shprehen se jetojnë me qira prej 30 muajsh
-
VIDEO
Termometri shënoi sot rekord në Kuçovë dhe Dimal, meteorologu: Nesër të njëjtat kushte atmosferike, fundjava sjell rënie temperaturash me 4 gradë
Dita e stome ka regjistruar temperatura rekord, ku termometri arriti deri në 41.6 gradë në Kuçovë, Dimal dhe Belsh. Meteorologu Hakil Osmani, u shpreh se të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme, ndërsa dha lajmin e mirë, ndërsa tha se fundjava pritet të sjellë një rënie temperaturash me 4 gradë.