• VIDEO

    Trajtimi i mbetjeve në landfillin me teknologji moderne

    Një grup studentësh dhe pedagogësh të univeristetit Politeknik të Tiranës vizituan landfillin e Sharrës ku panë nga afër teknologjinë modrene me të cilën trajtohen mbetjet e Tiranës nga shoqeria koncesionare IEBV lider ne trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018. Ne Landfillin e Sharrës studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës të cilët ndjekin studimet master per “menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat e trajtimit dhe asgjesimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill. Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Edmond Zeneli, tha se gjatë inspektimit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve janë të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia e përdorur, e cila është në përputhje të direktivave evropiane. Një tjetër grup studentësh dhe pedagogesh që bënë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të kryeqytetit, pjesë të studimeve të tyre ishte dhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energji të rinovueshme”, i cili realizohet ne bashkëpunim me Universitetin e Hoenajmit në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë. Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti midis dy universiteteve, ndryshimet e realizuara nga shoqëria koncesionare Integrated Energy në Sharrë janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.

  • VIDEO

    Ligji i ri për emigrantët, Bledi Çuçi: Procedura më të lehtësuara! Të huajt vijnë në Shqipëri me leje unike, lejohen dhe personat pa shtetësi

    Të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri do duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në foltoren e Kuvendit bëri me dije detaje të ligjit të ri për emigrantët, duke thënë se ka procedura më të lehtësuara.

    Projektligji për të huajt është një iniciativë tërësisht e re ligjore. Me këtë legjislacion të ri po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit duke shmangur burokracitë për investitorët dhe fuqinë punëtore.  Ky projekt nuk është iniciativë e shkëputur. Bashkë me ligjin për shtetësinë dhe ligjin për azilin në republikën e Shqipërinë plotësojmë regjimin për të huajt në vendin tonë Janë kryer dëgjesat nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për të garantuar pajtueshmërinë me të drejtat dhe liritë e parashikuara në kushtetutë.

    Ky projektligji adreson mangësinë duke adresuar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet leje unike për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo garanton një procedurë të vetme aplikimi. Të huajt që kërkojnë punësim duhet të drejtohen vetëm në një sportel duke dorëzuar dosjen me dokumente. Për shtetasit e BE, SHBA, dhe Kosove kur aplikojnë për herë të parë lëshojmë leje qëndrimi 5-vjeçare. Ka dhe sfidat e veta ky legjislacion,. Përmirësimi i fushës së të drejtave dhe programet e integrimit për të huajt.

    Ky projektligj i jep mundësi përfitimi: Personave pa shtetësi duke garantuar standardet për lëshimet e lejes së qëndrimit, kategoria e punonjësve lëvizës që janë shtetas të huaj që punojnë nga distanca në fushët e IT. Kjo do synojë tërheqjen e tyre në Shqipëri. Kjo i shërben rritjes së konsumit vendas dhe tërheqjes së tyre në Shqipëri për t’i dhënë shtysë ekosistemeve teknologjike. Një kategori tjetër janë pensionistët e huaj. Ata do aplikojnë për leje për pensionistë. Ky projektligji adreson mangësinë duke adresuar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet leje unike për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo garanton një procedurë të vetme aplikimi,. Të huajt që kërkojnë punësim duhet të drejtohen vetëm në një sportel duke dorëzuar dosjen me dokumente. Për shtetasit e BE, SHBA, dhe Kosove kur aplikojnë për herë të parë lëshojmë leje qëndrimi 5-vjeçare. Ka dhe sfidat e veta ky legjislacion”, deklaroi ministri.

  • VIDEO

    Nuk do të jetë në Kuvend në shtator, Mimi Kodheli emocionon me fjalimin dhe rrëmben duartrokitjet e kolegëve: Do shihemi për punë të mira

    TIRANË-Përmes fjalëve emocionuese, Mimi Kodheli, ka mbajtur fjalimin e fundit në Kuvend pasi në shtatorin e ardhshëm ajo nuk do të jetë më në ato ulëse pasi nuk u zgjodh më 25 prill. Në fjalën e saj Kodheli i falënderoi të gjithë për bashkëpunimin, në veccanti Kryeministrin Rama. "Faleminderit Edi Rama por çfarë ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik dhe lider", tha Kodheli.Deputetja tha se se Shqipëria ndodhet sot në momentente e saja më të rëndësihsme, ndaj ccdo punë e bërë, i bën mirë vendit. "Ky institucion dhe kjo foltore mbeten më të rëndësishme. Me respekt dhe përulje pë rata kolegë që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre. Faleminderit Gramoz Ruçi për lidershpin në këto vite në politikë dhe leksionin e madh që dhe në fund. Faleminderit kolegë të gjitha legjislaturave ku unë kam qenë pjesë. Faleminderit atyre të forcave të tjera politike me të cilët kam bërë debate. Faleminderit socialistëve nga Bjeshkët e Namuna. Faleminderit qytetarëve që më kanë votuar dhe mbështetur që më mua kanë qarë dhe qeshur. Janë lodhur por edhe kanë festuar. Faleminderit atyre që te mua kanë parë një model. Ndjesë e madhe atyre të njohur dhe të panjohur që nuk kam mundur të përgjigjem si do kisha dashur. Unë nuk kam bërë mrekullira por angazhimi im ka qenë I qartë. Faleminderit Edi Rama për atë që ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik, lider. Dy fjalë për të ardhmen, duhet të kemi besim sepse përndryshe nuk do kemi shans të përparojmë. Ju ftoj të vazhdojmë ta duam vendin dhe të dëgjojmë njëri tjetrin. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve më të rëndësishëm dhe çdo punë e bërë mirë i bën mirë të ardhmes. Shpresoj të shihemi së shpejti me punë të mira", tha ndër të tjera ajo. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli kandidoi në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ishte e 21-a në listën e Partisë Socialiste. Ajo nuk arriti të merrte votat e nevojshme për tu zgjedhur deputete edhe në legjislaturën e ardhshme. Mimi Kodheli ka më shumë se 20 vite në politikën aktive. Aktualisht ajo është zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Gjithashtu ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare. Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekono­mike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986. Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Në karrierën parlamentare ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përgjatë legjislaturës 2009-2013 dhe aktualisht është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme. Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë. Prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

  • VIDEO

    'Godet' sërish Jenishehri: Zgjedhjet e 25 prillit të anulohen, përndryshe në shtator do përsëritet '97

    Deputeti i opozitës, Selami Jenishehri ka habitur me deklaratën në Kuvend ku tha se zgjedhje e 25 prillit duhet të shpallen të pavlefshme pasi nuk u garantuar vota e emigrantëve, ndërsa shtoi se kjo situatë do të prodhojë Kuvendin e ri në shtator një situatë destabilizuese si ajo e 1997.

     “KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai

  • VIDEO

    Celibashi raporton në Kuvend: 5 mijë emigrantë u lanë jashtë votimit më 25 prill, aplikuan por ne ishim me vonesë

    Kreu i KQZ Celibashi tha në Kuvend nuk arriti të bënte të hartonte rregullat për votimin e emigrantëve, ndërsa zbuloi se rreth 5 mijë shqiptarë jashtë atdheut u regjistruan për të votuar, por mbetën jashtë procesit.

    "KQZ ka përpunuar të gjitha të dhënat që janë marrë  nga emërimet dhe lëvizjet e anëtarëve të komisioneve të niveleve të ndryshme dhe rezulton se ndryshimi është bërë një trend i konsoliduar që ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën e  administrimit të proceseve zgjedhore.  Kodi Zgjedhor ka parashikime ne lidhje me ushtrimin e të drejtës së votës të emigrantëve por vetëm kaq pasi i gjithë seti tjetër i rregullave në këtë aspekt nuk është i plotësua", tha ndë rtë tjera Celibashi.

  • VIDEO

    Kostaq Papa habit në Kuvend: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, të ma kthejë tani

    Deputeti Kostaq Papa, pas raportimit të bërë nga KLSH dhe ILDKPKI në Kuvend, tha se edhe atij shteti i ka marrë një shtëpi para 50 vitesh dhe dëshiron që t'ia kthejë tani. Ai tha se i ka të listuara pasuritë e tij dhe se shteti i ka borxh, ndërsa shtoi se nëse  shteti vepron me deputetët kështu imagjino me qytetarët e thjeshtë.

     
  • VIDEO

    Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një 57 vjeçar

    Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Gjatë një sherri për motive të dobëta, 57 vjeçari Ferdinant Petrit është goditur me thikë nga Pilo Sevi.

    57 vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • VIDEO

    Pas QSUT, shtohet një tjetër laborator modern me standarde ndërkombëtare te ‘Shefqet Ndroqi’, Manastiliu: Zgjerohet gama e analizave falas për pacientët

    Gjatë videos së publikuar ka folur edhe njëra prej mjekeve në Spitalin “Shefqet Ndroqi” e cila është shprehur e kënaqur me këtë investim pasi lehtëson punën, kryen një shërbim më të mirë, më të kualifikuar edhe më të shpejt.

    “Për sa i përket një laboratori është tërësisht  i rinovuar me aparatura tërësisht të reja dhe struktura e laboratorit është tërësisht e re gjë që na lehtëson punën. Shërbim më i mirë, më i kualifikuar edhe më i shpejt.”, tha mjekja.

    Disa ditë më parë, Manastirliu publikoi pamjet e laboratorit të ri në QSUT me standarde të larta për pacientët.

    Ministrja u shpreh se po e njëjta cilësi do të jetë në 18 spitale, me ngritjen e rrjetit supermodern të laboratorëve publikë.

  • VIDEO

    Vendimi për negociatat, Balla në Kuvend: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e familjes europiane! Shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë zgjidhje

    Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend e vuri theksin te vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian për të mos përcaktuar një datë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Balla tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane.

    "Ishte një pamundësi e Këshillit Europian për përcaktimin e një date.  Shqipëria i përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i fillimit zyrtar të bisedimeve për anëtarësim. Tashmë të gjitha vendet anëtare, edhe ato që kanë qenë më skeptike, janë vlerësuara për atë që Shqipëria ka arritur. Ne jemi në kushtet e ecjes drejt përmbushjes së pritshmërive për Shqipërinë në familjen europiane.

    Por, siç e kemi thënë edhe më parë, është shumë e vështirë që të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari", tha Balla.

    Ndërsa për raportimin në Kuvend të dy institucioneve, KLSH dhe ILDKPKI, Balla shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies.

    "Mazhoranca e konsideron KLSH-në një institucion shumë të rëndësishëm, gjithnjë kanë qenë aty njerëz të PD-së si drejtues.  Ne na intereson një KLSH krejtësisht i pavarur. Ne duhet të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, dhe në Kuvendin e Shqipërisë të kemi edhe nënkomisionin përkatës.  Çlirimi i këtij institucioni nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë. Dua ta nxis këtë institucion të jetë më aktiv në auditimin e çdo qindarke në këtë vend.  Edhe ILDKPKI-në ne e kemi mbështetur me një legjislacion më të plotë. Duam që transparenca të vijojë dhe të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet  që ILDKPKI raporton ën prokurori të hetohen ashtu siç duhet", tha ndë të tjera Taulant Balla.

  • VIDEO

    Murrizi thirrje Kim: Për drejtësinë e re mos zgjidh bashkëpunëtorë të ish-sigurimit! Bllokimi i negociatave, vendi s’është shkëputur nga e kaluara Komuniste

    Deputeti Myslim Murrizi i ka bërë thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim nga foltorja e Kuvendit duke thënë se shqiptarët e duan drejtësinë e re por thekson se nuk është dakord që sot të aspirohet një drejtësi  e ri 500 mln dollarë të investuar nga amerikanët por që do të bëhet nga institucionet tona.

    Murrizi i tha Kim të zgjedhë mes juristëve të maturës së parë postkomuniste dhe sipas tij jo “bashkëpunëtorë të ish-sigurimit”

    “Shqiptarët e duan  drejtëisnë e re. Unë sjam nga ata që qaj pse është hequr lideri nga foto e një gazete. Ishalla hiqet fare nga republika. Po sjam dakord si një nga studentët e 90 sot se kam menduar kurrë që do aspirohej një drejtësi e re me 500 mln dollarë të investuar nga amerikanët që do ta bëjnë këta. Zonja KIm, 91-95 ka qenë matura e parë post komuniste në juridik, ke 25 brezash juristësh nga 95 mbylli sytë e merr e zgjidh mes tyre kë të kesh qejf një boll më me bashkëpunëtorë të ish sigurimit”, tha Murrizi.

    Duke folur për negociatat me BE, Murrizi tha se vendi jonë nuk është shkëputur nga e kaluara komuniste.

    “Ka pasuri të paverifikuar në letra që hajdutliku i atyre që kanë ushtruar pushtet nga kjo sallë, ta përplasin surratit gjëne e vjedhur me arrogancë në çdo cep të Shqipërisë. Pashë me vëmendje raportin e KLSH, ai raporton se dëm ekonomik janë shumë milion euro. 32% e prrokurimeve publike janë tenderuar me 1 pjesëmarrës në garë, ky sështë tender. Duke parë raportet kam marrë të dhëna nga drejtoria e tatimeve për 3 kompani që jo pak miliona euro u kanë marrë shqiptarëve nga xhepat. Vodafonë AMC dhe eagle, pse është 94 milino euro.

    Ajo që do votoni sot për të qenë kryetare e amës, nusja e kushëririt të Bashës. Ju me lulin e keni pazarin çkeni me albanën. E kemi pasur në kryeministri e do ta zgjidhni kryetare të amës.Pashë kryeministrin dje që i thoshte vëlla Zoranit. Po ça po bëhet me negociatat? Kush është arsyeja e vërtetë? Ata e shohin mirë se ky vend nuk është shkëputur dot nga e kaluara. Ndoqa një komunikim të bukur të ambasadores me një nga Tropoja që po i tregonte çka bërë Enveri. Kim dhe Soreca, kur të kenë kohë ti drejton një letër genta sulës. Të takojnë visart zhitin. Ky Dvorani që ma keni bërë si falkone, kishte qenë pro pafajësisë së Metës por edhe e kishte agrumentu. Ky falconja i famshëm i juaji. Shoh ilir pandën. Të gjithë hetuesit e regjimit komunist kanë kaluar vetingun”, tha ai.

  • VIDEO

    I dehur në timon, nuk i ndalon policisë, shkakton aksident gjatë ndjekjes! Arrestohet 35-vjeçari, iu gjet edhe kanabis me vete

    Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i cili ka rrezikuar jetën e qytetarëve në rrugë për shkak të gjendjes së tij të dehur në timon. Blerim Allaraj, 35 vjeç, po drejtonte makinën në gjendje të dehur duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Kjo ka bërë që policia të ndalojë atë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë për t'u larguar. Kjo arratisje e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është aksidentuar me një automjet tjetër në lëvizje, pak metra më tutje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit  e tjerë të rrugës.

    Pas arrestimit, 35-vjeçari iu bë testi i alkoolit i cili rezultoi 0.66 mg/l  nga 0.2 që lejohet. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël kanabis.

  • VIDEO

    KLSH: Shkeljet e institucionet i shkarkuan shtetit 17.7 mln euro dëm ekonomik gjatë 2020

    Kreu i KLSH, Arben Shehu ka raportuar punën e institucionit që ai drejton gjatë 2020. Shehu tha se edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, KLSH ka bërë gjatë 2020, 143 auditime, nga të cilat janë vlerësuar 91 subjekte përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci, bashki etj. Sipas Sheut, KLSH ka konstatuar se gjatë 2020 dëmi ekonomik i shkaktuar nga institucionet gjatë 2020 është 17.7 milionë euro

    " Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, për vitin 2020 kishte planifikuar gjithsej 143 auditime, ku kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 91 subjekte. Ato kanë përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, etj. Nga këto 14 auditime në institucionet e qeverisjes qendrore, 18 në institucione të vetëqeverisjes vendore dhe njësi të tjera në nivel vendor, 10 autidime në institucione të tjera financiare etj. Rezultatet e punës audituese të vitit 2020 kanë pasur objektiv edhe identifikimin e shkeljeve dhe raportimin e tyre në bazë të klasifikimit si dëm ekonomik dhe si parregullsi/paligjshmëri me efekte negative në financat publike nga subjekteve nën auditim ku parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 2,193,692 mijë lekë ose 17.7 milionë euro", tha Shehu.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv