• VIDEO

    Kontrolli i pasurive, ILDKPKI: Gjatë 2020 janë referuar 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba për zyrtarë e lartë

    Evgjeni Bashari ka paraqitur në Kuvend raportin e ILDKPKI për 2020 ku ha se gjatë këtij viti gjatë inspektimit të zyrtarëve të nivelit të lartë janë referua 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba për to. Ajo tha se ky institucion do të punojë në forcimin e rolit institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizuara por dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

    "Pas verifikimit të pasurisë nga ILDKPKI 72 raste janë referuar në polici. Pas verifikimit në ILDKPKI të pasurisë janë vendosur 33 gjoba për zyrtarë të nivelit të lartë. Do të vijojmë të forcojmë rolin institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve", tha Bashari

  • VIDEO

    Ministrja Kushi ftesë të rinjve: Së bashku të japim kontribut për Shqipërinë

    Roli i Rinisë Shqiptare dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm si Mekanizëm Ndërhyrës” ishin kryefjala e konferencës për rininë, e organizuar nga Fondcioni “Qemal Stafa” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se në këtë konferencë shumë të frytshme, u zhvillua një diskutim i hapur nga aktorë të ndryshëm, mbi rininë dhe rolin e saj kyç në zhvillimin e vendit.Në fjalën e saj, u shpreh se objektiv madhor i qeverisë mbetet që kapitalin njerëzor që ka Shqipëria ta orientojë në zhvillimin e vendit, ku një pjesë të madhe të rëndësisë e zënë pa diskutim të rinjtë shqiptarë. “Plani i Veprimit për Rininë 2015-2020, Ligji ‘për Rininë’ i miratuar në 2019, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, punësimi i studentëve ekselentë në administratën publike apo edhe nisma më e fundit ‘Gati për Shqipërinë’, janë disa prej iniciativave konkrete të ndërmarra kohët e fundit.”, nënvizoi Kushi në statusin e saj në rrjetin social. Ajo gjithashtu, në postimin e saj ka informuar se vetëm para pak ditësh ka filluar edhe puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2026 për vizionin dhe zhvillimin e politikave rinore. Në mbyllje të fjalës së saj, Kushi theksoi rëndësinë e madhe që ka rikthimi i të rinjve për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri.

  • VIDEO

    Zotëria s’u zë besë anëtarëve të Kushtetueses dhe shpjegon: Ja si duhet të zgjidhen dhe 4 kriterët që…

    Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për zgjedhjet lokale të vitit 2019-të dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar gjykimin e për t’i kërkuar opinion Venecias. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak një telefonuesi që iu kthye keq anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 24 qershor 2021, Kushtetuesja dhe zgjedhjet vendore 2019.

    Telefonuesit të pakënaqur me Gjykatën Kushtetuese. Rikthehet në biseda ligjitimiteti apo jo i zgjedhjeve vendore të vitit 2019-të.

  • VIDEO

    Wizz air, fluturime nga Tirana drejt Barcelonës e Koln! Ministri Klosi: Në vitin 2022 do të kemi 7 milionë turistë

    Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rritjen e numrit të turistëve që parashikohet të jenë 7 milionë vitin e ardhshëm. Bazës ajrore të kompanisë WizzAir në Rinas i është shtuar edhe avioni i pestë. Avioni i ri që i bashkohet flotës në International Airport do të mundësojë fillimin e fluturimeve direkte drejt Barcelonës në Spanjë dhe Koln në Gjermani. Kështu u shpreh drejtori Komercial i WizzAir George Michalopoulos.Aktualisht kemi 27 destinacione dhe do të jenë edhe dy destinacionet të reja, dhe vendosja e avionit të 5 ka pikërisht lidhje më këtë. Destinacionet e reja do të jenë Barcelonë dhe Këln”, tha George Michalopoulos. Ndërsa drejtori Ekzekutiv i TIA Constantin von Alvensleben e konsideroi zgjerimin e flotës së kësaj kompanie si një shenjë besimi, ndërsa shtoi se ky zhvillim do ndikoj edhe tek rimëkëmbja ekonomike. “Jam i kënaqur të njoftoj angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin me WizzAir për një zhvillim thelbësor që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, pas pandemisë dhe gjithashtu do t'u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë destinacionesh të përballueshme me çmime të ulëta", Dr. Constantin von Alvensleben. Në ceremoninë e pritjes së avionit të pestë të WizzAir ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se të gjitha zhvillimet në aviacion do bëjnë të mundur që vendi të arrij në 7 milionë turistë që në vitin 2022. “Shqipëria sot mund të shënojë pa dyshim një konkurrencë të hapur me vendet e rajonit për të rritur numrin e turistëve të organizuar nëpërmjet shtimit të portave të saj hyrëse. Viti 2021 do të shtoj numra të konsiderueshëm për turizmin shqiptar mbase në korrik , gusht ne do t’ja dalim të shkojmë shumë pranë numrave të 2019, por pa dyshim 2022 do ta kalojë 2019. Objektivi ynë I qartë është që në vitin 2022 ne të rikthehemi në 7 milionë turist që Shqipëria ka pasur në 2019 duke shtuar rikthimin e turizmit”, tha Klosi. Çmimi i biletës Tiranë-Barcelonë është 29.99 Euro dhe Tiranë-Këln 29.99 Euro. WizzAir ka nisur fluturimet në 2017, dhe me këtë kompani kanë udhëtuar 2 milion pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas.

  • VIDEO

    'Si ishte dhe si u bë', Shkodra me komisariat të ri policie, Rama publikon pamjet e transformimit të godinës

    Shkodra nga sot ka një komisariat tërësisht të rikonstruktuar të policisë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e komisariatit të policisë Shkodër si ishte dhe si u bë pas rikonstruksionit dhe ajo që vihet re ndryshimi është si dita me natën. Në videon e publikuara sot nga kryeministri Rama të ndryshimit që i është bërë Komisariatit të Shkodrës, duket se lagështia, muret e rrëzuara dhe pamja e një godine të rrënuar e braktisur tashmë është zhdukur dhe sot Shkodra ka një komisarit të ri e modern.Komisariati i Shkodrës është rikonstruktuar me investimet e qeverisë dhe sot gëzon një pamje dinjitozë për policinë, me zyra e salla konferencash me standarde të larta. Ditën e djeshme ishte ministri Bledi Çuçi që inauguroi zyrat e reja të këtij komisariati.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga te gjithe deshtaket e "fitores" se Lulzim Bashes te ke ka ne mendje Uashingtoni e deri tek Europiani merr "zjarr" me Angli-Gjermani.

  • VIDEO

    Çertifikohet 25 prilli me 140 deputetët e rinj, çdo të ndodhë mes PS dhe PD në shtator?

    Emisioni Repolitix trajtoi çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit pas përfundimit të gjithë procesit me 140 deputetët e rinj. Repolitix trajtoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tju drejtuar Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të ftuar në studio deputeti i PS Etjen Xhafaj, ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, Fabian Topollaj nga BD dhe analisti Ylli

  • VIDEO

    Digjet gjatë natës një makinë e parkuar në Vlorë, dyshohet se zjarri iu vu qëllimisht

    Një makinë e parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani” në Vlorë. Policia bën me dije se automjeti tip “Audi” që është në pronësi të shtetases B. T., është shkrumbuar. Dyshohet se zjarri i është vënë qëllimisht makinës.Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

  • VIDEO

    Etjen Xhafaj: Maxhoranca e shqetësuar për mosnjohjen e zgjedhjeve nga opozita! Do bashkëpunonim me ta edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri

    Për deputetin e zgjedhur i PS, Etjen Xhafaj mosnjohja  e rezultatit ët zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita, përbën shqetësim për maxhorancën. Në "Repolitix" ai u shpreh se opozita ka një rol për të luajtur dhe se duhet të ketë bashkëpunim për çështjet thelbësore.

    "Është problem për maxhorancën që opozita nuk njeh zgjedhjet, sepse në demokraci të gjitha palët kanë një rol. Ka një debat, alternativa, bashkëpunim në çështjet madhore të një vendi. Fakti që pas 2 vitesh pushime këta u kthyen dhe për hir të rrotacionit, pushteti duhet të ndryshojë, rrotacion për hir të rrotacionit nuk ka. Ajo që ka ndodhur rëndomë 4 zgjedhjet e fundit, që presupozohet që hidhet baltë dhe krijohen kriza të paqena, kosto është e të gjithëve jo vetëm e maxhorancës. Ne jemi të shqetësuar për mosnjohjen ezgjehdjeve, pazari është gjëja e fundit që unë dua të diskutoj. Opozita ka një rol për të luajtur, sot më shumë se kurrë, në 2021, kur vijmë pas 2 vitesh kriza, pandemia e tërmeti, kur kemi dy sfida, rimëkëmbja ekonomik dhe integrimi në BE, çështja kryesore që duhet ët pyesim është se çfarë duhet ët bëjmë të gjithë bashkë për të bërë më të mirën. Bashkëpunimi duhet të jetë ato që janë çështje thelbësore për popullin shqiptar", tha Xhafaj.

    I pyetur nëse është edhe zgjedhja e Presidentit të ri, në rast të shkarkimit të Metës, apo pas mbarimit të mandatit të tij në korrik të 2022, një motiv bashkëpunimi me opozitën, Xhafaj u shpreh qartazi "po", duke shtuar se një gjë  e tillë do të tregonte frymë bashkëpunimi.

    "Do të ishte absolutisht një motiv bashkëpunimi edhe për Presidentin e ri, do tregonte frymë bashkëpunimi se ne mund të kemi një debat civil, të jemi kundërshtar, por jo armiq", shtoi ai.

  • VIDEO

    'Audi' luksoz humb kontrollin dhe del nga rruga në Elbasan, plagoset drejtuesja e mjetit

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në unazën e qytetit në rrugën Elbasan-Librazhd, ku një person ka mbetur i plagosur.

    Një mjet tip 'Audi' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një makinë tjetër.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 30-qershorit, Topollaj në Report Tv: Komisioni i Venecias ka kthyer një përgjigje për dekretin e Metës, presidenti ka tejkaluar kompetencat!

    Topollaj tha se do të kishte preferuar që Gjykata Kushtetuese të kishte marrë një vendim, pasi është i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë, sepse Komisioni i Venecias jep rekomandime, të cilat sipas tij i ka dhënë edhe më parë. Topollaj kujton rastin kur Kuvendi në 2019 nisi procedurat për shkarkimin e presidentit pasi anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ju drejtua Komisioni të Venecias. Sipas Topollajt Komisioni i Venecias është shprehur për dekretin, pasi tha se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv