-
VIDEO
Voltana Ademi: Demokracia u shkallmua në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019! Urojmë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim që t'i shërbejë demokracisë
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, pas përfundimit të seancës maratonë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, u shpreh se uron që kjo gjykatë të marrë një vendim që do t'i shërbejë demokracisë së vendit. Ademi i konsideroi zgjedhjet lokale që u mbajtën më 30 qershor të 2019 si një shkelje"shkallmim" të demokracisë, ndërsa shtoi se uron që të merret sa më shpejt një vendim në lidhje me këtë çështje.
"Fakti që sot kemi duke e shqyrtuar është një arritje e madhe, drejtësia duhet të vendosë. Sot patëm një seancë shumë të gjatë, unë besoj se edhe Gjykata Kushtetuese të vijojë me një vendimmarrje që do t'i shërbejë jo vetëm shoqatës së Bashkive po pluralizmit në Shqipëri, demokracisë themelet e demokracisë janë shkelmuar më 30 qershor të vitit 2019. Uroj të kemi sa më shpejt një vendim. Institucionet në Shqipëri duhet të respektojnë ligjin", tha ajo.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Ademit, Jordan Daci tha se përfaqësuesit e qeveris ënë seancë, u bënë "qesharakë" dhe se "tallen me të drejtat e çdo qytetari.
"Lajm i mirë është se Gjykata kushtetuese funksionon. Tashmë është në të drejtën e gjykatës që t'i drejtohet Komisionit të Venecias. Nuk do të ketë asnjë devijim por do të ketë krejtësisht vlerësime në favor të padisë tonë. Përfaqësuesit e Qeverisë u bënë sot qesharakë në mënyrën sesi sillen dhe tallen me të drejtat e çdo qytetari i Shqipërisë. I takon Gjykatës Kushtetuese të thotë fjalën e fundit dhe kam besim se do të na e pranojë kërkesën", u shpreh ai.
-
VIDEO
Gjendet një person i pajetë në Qyteti Studenti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak
Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Qytetin Studenti. Mësohet se viktima, gjinia mashkull, ende i pa identifikuar, u gjet në fushat e Qyteti Studentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.
-
VIDEO
Çuçi: Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit! Dronë super-inteligjentë për kontrollin e çdo cepi të territorit të Shqipërisë
Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit", kështu u shpreh sot Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci , ndërsa shtoi se do të përsosen aftësitë në luftën kundër krimeve kibernitike. Nga Shkodra, ku mori pjesë ne ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.Veç investimeve në infrastrukturë që le të themi kanë hyrë në një fazë përmbyllëse krahasuar me çfarë gjetëm në vitin 2013, po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Do hapim një kapitull të ri në modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit nëpërmjet teknologjisë, që do ta shtrimë në të gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit. Me fillimin e këtij mandati të ri qeverisës, do nisim këtë betejë të re në fushën e modernizimit të Policisë së Shtetit. Ky katër vjeçar do shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga përsosja e aftësive në luftën kundër krimeve kibernitike, deri te kontrolli i të gjithë territorit me dronë inteligjentë, super inteligjentë. Kjo është një sfidë qe e kemi vendosur që do ta ndërmarrim, do ta bëjmë Shqipërinë një vend model të aplikimit të teknologjisë dhe dronëve inteligjentë për të kontrolluan territorin e Shqipërisë, që nga ndërtimet pa leje apo lufta kundër kultivimit të kanabisit e deri në gjërat më të imëta në kontrollin e lagjeve, rrugëve e trafikut", tha ai.
-
VIDEO
Hajdari në Report Tv: Do vazhdoj të jem aktive në politikë, jam vlerë e shtuar për çdo parti opozitare! PD humb shumë duke mos njohur zgjedhjet
Deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk ndihet aspak e keq ardhur për faktin se nuk u zgjodh deputete nga zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari argumenton se kjo lidhet me faktin e betejës së fortë që ka zhvilluar në Kuvend, pasi opozita dogji mandatet, duke nënvizuar se ata duhet t'i zhvillonin betejat në Kuvend. Ky vendim sipas saj, kishte edhe kostot e veta politike.
'Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas.'- tha Hajdari.
-
VIDEO
E rëndë në Dibër, ishte duke u larë, mbytet në lumin Drin 12-vjeçarja
DIBËR-12-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drin. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Lushes", njësia Administrative Arras, në Dibër, ku e mitura dyshohet se ka qenë duke u larë në ujrat e lumit Drin12-vjeçarja Eva Domi, banonte në Tiranë dhe ndodhej me pushime në fshatin Arras të Peshkopisë, ku kishte dajat e saj. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të 12-vjeçares. Nga hetimet e deritanishme ngjarja është aksidentale..
-
VIDEO
Dropulli i Sipërm pa autobusë, banorët ngrihen në protestë: Nuk kemi para të shkojmë me taksi në Gjirokastër
Banorët e fshatrave malorë të Dropullit të Sipërm kanë protestuar në qendër të fshatit Vrisera për transportin publik. Ata ankohen se linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër - Dropull.'Këtu e dy vjet nga Jorgucati e lart nuk ka pasur linjë tansporti.'- tha një banor. 'Këto fshatrat këtu nuk kanë mjet tjetër transporti. Ku i kemi ne lekët me taksi. Marrim 105 mijë lektë pension të vjetra. Duhet t'i japë kryetari i bashkisë, edhe prefekti i Gjirokastrës.'- tha një tjetër banorë. 'Ne jemi 82-vjeç, të paguajmë taksinë ne që të shkojmë në Gjirokastër nuk na del. Transporti është shumë problem kemi probleme shëndetësore dhe na duhet të shkojmë shpesh në Gjirokastër.'- tha një banor tjetër. 500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me problematika shqetësuese. Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve.
-
VIDEO
143 vjedhje në 6 muaj në të gjithë vendin! Në Tiranë ‘ushtria’ e hajdutëve janë të mitur
Qani Zili kishte 30 milionë lekë me vete kur dy persona e sulmuan dhe qëlluan me sqepar. Grabitësit i morën paratë dhe e lanë të shtrirë në me motorin e tij në rrugën e Kavajës në Tiranë. Fat të ngjashëm me 53-vjeçarin Zili kanë patur edhe persona të tjetër gjashtë muajit e para të 2021. 143 raste vjedhjesh, jo vetëm me dhunë dhe armë, por edhe të vjedhjeve të automjeteve, u regjistruan këtë periudhë në gjithë vendin.Komisariatet e Tiranës përballen pothuajse çdo ditë me vjedhje që për autorë kanë kryesisht të mitur që për shkak moshës në shumë raste i shpëtojnë ndëshkimit. Shënjestrat kryesore janë banesat dhe bizneset në periferi të qyteteve, sidomos në Tiranë, farmacitë, argjendaritë dhe pikat e këmbimit valutor. Të mbledhura së bashku, nga 1 janari e deri më 22 qershor, policia ka regjistruar 52 vjedhje me dhunë dhe me armë. Të ndara nga njëra tjetra, primatin e mbajnë vjedhjet me dhunë, tek të cilat janë regjistruar 44 raste, nga tetë që kanë regjistruar vjedhjet me armë. Edhe atentatet janë realizuar me makina të vjedhura. Pa u bërë gjashtë muaj janë regjistruar 91 raste të vjedhjeve të mjeteve motorike, ndërsa rreth 90% e tyre janë automjete.
-
VIDEO
Gara për kreun e AMA-s/ Kuvendi do zgjedhë mes Armela Krasniqit e Alketa Dibrës! Skualifikon Gjergjin dhe Guxhollin
TIRANË- Mes katër kandidatëve, Komisioni i Medias vendosi sot t’i dërgojë Kuvendit emrat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës për kreun e ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Do të jetë Kuvendi që do të vendosë për njërën prej kandidaturave, ndërsa do të votojë edhe për anëtarët e bordit drejtues pas 4 vakancave të krijuara.
Drejtoresha aktuale e ATSH Krasniqi dhe Dibra prezantuan para Komisionit të Mediave vizionin e tyre për të drejtuar AMA-n.
-
VIDEO
Batuta e Ramës: BE na tha që na donte, por s’ishte gati për martesë! Ne do vazhdojmë të shijojmë lirinë
Kryeministri Edi Rama e ka komentuar me batutë vendimin për mos caktimin e një date për Konferencën e parë ndër qeveritare.
“Ata thonë që na duan, por nuk janë gati për t’u martuar, në rregull ne do të shijojmë lirinë”, tha Rama.
-
VIDEO
Kushi takim me mësuesit e diasporës: Synimi ynë, ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ishte pjesë e “Takimit të Mësuesve në Diasporë”, ku morën pjesë gjithashtu Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci si dhe mësues të shumtë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryefjalë e këtij takimi ishin ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora, si dhe sfidat e nevojat e ndryshme që paraqiten për arsimin në diasporë.
-
VIDEO
I riu i shtruar në spitalin psikiatrik të Shkodrës dhunon stafin, godet mjekun e turnit! Mjekja: Rastet janë të shpeshta, s'kemi dhomë izolimi
Mbrëmja e së martës ka qenë një natë tmerri për punonjësit e spitalit psikiatrik në Shkodër. Një pacient 25 vjeç ka dhunuar personelin e spitalit psikiatrik duke goditur edhe infermierin që ishte ne turn
-
VIDEO
Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Të presim raportin përfundimtar për 25 prillin, janë bërë disa përmirësime! Inkurajues bashkëpunimi me partitë dhe KQZ
Ambasadori i OSBE-ODIHR Vincenzo Del Monaco nga Korça ka deklaruar se OSBE nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit por bën vëzhgim të procesit. Teksa thotë se raporti paraprak tregon disa përmirësime në prces, bëri thirrje se duhet të presim të dalë raporti përfundimtar. Inkurajuese cilësoi edhe bashkëpunimin me partitë dhe me KQZ përpara zgjedhjeve.