-
VIDEO
I preu linjën e paligjshme të ujit, goditet drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit! Anduel Gjinaj: Askush s’më intimidon për kryerjen e detyrës time
Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj.
Ka qenë vetë Gjinaj ai që ka bërë denoncim në polici dhe në Prokurorinë e Pukës për dhunën që është ushtruar ndaj tij. Sipas denoncimit të Gjinajt, ai është dhunuar nga Marjan Qafa, ky i fundit ish oficer policie. Pas kallëzimit në prokurori, Gjinaj tha se ai nuk e njeh Marjan Qafën që e ka goditur, por se ai nuk do të shantazhohet për kryerjen e detyrës së tij.
-
VIDEO
Regjistrimi online në shkolla, në e-albania 3000 aplikime deri tani! Afati i fundit për klasën e parë deri më 30 qershor
Aplikimet për regjistrimi e fëmijëve në klasë të parë që do të kryhen online përmes portalit e-albania kanë afat deri më datë 30 qershor. Drejtoresha e portalit e-albania, Nevila Repishti tha për Report Tv se prindi duhet të plotësojë vetëm të dhënat e vendbanimit dhe kjo procedurë nuk zgjat as 1 minutë .
-
VIDEO
61-vjeçarja në Maliq gjendet e varur, motra akuzon kunatin! E bija e viktimës për Report Tv: Po na shtoni dhimbjen, babai nuk vret dot asnjë mizë
KORÇË- Vdekja e 61-vjeçares Fiqirie Mançe në Maliq ka çuar në një konflikt mes familjarëve të së ndjerës dhe bashkëshortit, Faton, të cilin e akuzojnë për vrasje e saj. Mesditën e së enjtes, 17 qershor, 63-vjeçari ka deklaruar se ka gjetur të shoqen e tij të varur të litar në ambientet e shtëpisë, ndërsa ka lajmëruar familjarët dhe ka kryer ceremoninë mortore pa dakordësinë e motrës së të ndjerës. Ajo ka pretenduar se motrën mund t'ia ketë vrarë kunati, ndaj ka bërë denoncim në komisariatin e Maliqit 4 ditë pas ngjarjes tragjike, më 21 qershor. Përballë këtyre akuzave, 63-vjeçari ka kërkuar zhvarrimin e trupit dhe ka deklaruar në polici se "jam i gatshëm të përballem para ligjit nëse provohet se e kam vrarë unë". Report Tv me gazetaren Gladiola Hoxha kanë shkuar sot në banesën e çiftit Mançe në fshatin Kolanec dhe ka zhvilluar një bisedë më vajzën e vogël të çiftit. Lotët dhe dhimbja ia bëjnë shumë të vështirë që të flasë për këtë ngjarje të rëndë, por gjen forcën për të mbrojtur babanë që sot të afërmit e saj po e akuzojnë si "vrasësin e nënës". Vajza ka deklaruar se nuk ka aspak dyshime te babai i saj, që i ka edukuar shumë mirë. Ajo thotë se këto akuza ia kanë përforcuar edhe më shumë dhimbjen. "Vdekjen e mamit tim unë e mora vesh në darkë në orën 21:59 minuta, isha te burri, sapo kisha rënë në gjumë bashkë me vjehrrin dhe vjehrrën dhe më ka marrë babi në telefon dhe më ka thënë "ma jep pak vjehrrin dhe vjehrrën", se mua nuk më ka thënë se kam qenë me shumë ankth dhe kam përjetuar shumë sëmundje këto kohë dhe vjehrri dhe vjehrra. Babi i kishte treguar gjithçka motrës së madhe, pashë makinën e djalit të tezes që kishte ardhur pastaj djali i tezes më tregoi që ka kryer këtë vepër. Pastaj shikoj shapkat e mamit në vendin e ngjarjes, karrigen atje jashtë oborrit, pastaj fillova të dyshoja, e pashë dhe vijën e litarit që ishte e nxirë, pa asnjë shenjë tjetër, të vetmen shenjë atë kishte. Ajo kishte kriza të mëdha, ishte e ngarkuar emocionalisht, nuk dyshoj aspak te babai, unë isha shumë e lidhur me mamin dhe nuk dyshoj as a 0.0001% te babi. Babi na ka edukuar me fjalë, jo me dhunë, nuk na ka prekur asnjë fije floku, ai nuk ishte në gjendje që të prekte asnjë mizë e e jo më të kryente atë vepër. Kur mami është sëmurë ka thënë "ndiqeni, vetëm që të ma mbajë derën hapur. Babi i ka shërbyer mamit për 37 vjet dhe kushdo që hedh baltë dhe do të tjetërsojë të vërtetën do t'i kundërpërgjigjemi. Plus dhimbja e nënës dhe opinioni i të tjerëve se tashmë u mor vesh, dhe na vret edhe gjendja në të cilën babi është në këto momente", ka thënë ajo për gazetaren Gladiola Hoxha. Vajza rrëfen se nuk e dinte që duhej të deklarohej në Polici që nëna kishte vrarë veten. Ajo thekson se nuk kanë pasur kurrë qëllimin për të "fshehur krimin". Burimet thanë se nesër (23 qershor) do të kryhet zhvarrimi i kufomës dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore pritet të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes, por vajza është kundër pasi sipas saj "nënës nuk po i gjen shpirti qetësi as atje lart ku ka shkuar". "Unë personalisht nuk munda që të lajmëroja se personalisht dhe shumë rregulla nuk i dija, ishte veprim i padjallëzuar që "obobo ta fshihnim krimin", thjeshtë po e vuanim atë dhimbje. E para është lajmëruar motra e madhe, dhe pastaj unë, se mua nuk m'u tha e vërteta prej gjendjes shëndetësore që unë kam, motrës i kishte treguar të vërtetën, pastaj të tjerëve të gjithëve me radhë, djalit të tezës, djalit të xhaxhait. Me sa informacion kam është thënë që do vijë ekspertiza nga Tirana që të bëjë zhvarrosjen, por veprim nuk më duket i nevojshëm se nuk kam aspak pasi unë nuk kam dyshime të babai im, ajo për dhimbjet që kishte nuk gjeti rehati as në tokë dhe do më vinte keq që s'do e linin rehat as aty ku ka rënë", tha ajo.
-
VIDEO
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ‘vulosi' 25 prillin, Bushati: Raporti final, procesi demokratik! Shqetësim masat ati-COVID, votimi elektronik e i emigratëve
Pasi reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar me nota pozitive zgjedhjet e 25 prillit në raportin e tyre final, kryetari i delegacionit shqiptar Ervin Bushati tha për Report Tv se variant final i miratuar flet për proces demokratik të zgjedhjeve. Sipas Bushatit disa nga deputetët kanë deklaruar se ka një kërcim demokratik në mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet te ne.“Raporti final për zgjedhjet e 25 prillit mbajtur në Shqipëri, në seancën plenare dhe unë si kryetar i delegacionit paraqita qëndrimin e qeverisë shqiptare. Varianti final i miratuar i raportit flet për një angazhim dhe zhvillim demokraitk të situatës dhe procesit zgjedhor në Shqipëri. Një process që u mbajt në mënyrë konstruktive të rregullt dhe në mënyrë të gjallë dhe me pjesëmarrje të shtuar e të shpërndarë mirë në kohë dhe me pjesëmarrje të një pjese të mirë të popullatës që banojnë në shqipëri. Procesi vjen në një kontekst dhe ka qenë në një frymë të mirë mirëkuptimi politik. Ka pasur 20 deputetë përfaqësues të parlamenteve respektive anë e mbanë europës të grupimeve të majta të djathta. Kryetari i komisionit të monitorimit është një parlamentar polak i partive të djathta dhe në raportin e tij final që u votuan në mënyrë unanime tha se zgjedhjet u mbajtën në mënyrë shumë të rregullt dhe se ka pasur një ndryshim me zgjedhjet e tjera. Ky është një deputet që ka qënë disa herë në shqipëri. Zgjedhjet tha se kanë qenë në progres të dukshëm.Disa nga deputetët thanë se ka një kërcim demokratik në mënyrën si janë mbajtur zgjedhjet te ne. Ky është raporti i parë që miratohet që ka monitorim të osbe odihr, ky është raporti që shkon në parlamentin europian, çdo raport që vjen për zgjedhjet e 25 prillti do ketë këtë bazë. Të gjithë janë dakord sipas miratimit në unanimitet, të gjithë që ishin në sallë kanë votuar pro dhe asnjë kundër, përshëndetën punën e vëzhguesëve në Shqipëri”, tha Bushati. Ndërsa rastet e denoncuara nga opozita, Bushati nënvizoi se janë trajtuar shumë pak. “Rastet sporadike të raportuara nga opozita janë të përmendura shumë më vonë në raport, jan trajtuar pak, por në përgjithësi pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe procesi ka shkuar mirë. Në parlamnent janë 47 zonja. Në SHBa 25% e kongresit janë zonja apo gra dhe të mos flasim për parlamentin” shtoi ai. Shqetësim në raport siç raporton Bushati janë masat anti COVID, votimi elektronik dhe votimi i emigrantëve. “Gjithë deputetët dje thanë se ka probleme si në çdo vend të Be. Problem kryesor ishin masat anti covid, një tjetër është identifikimi ekektronik i cili mund të kishte 2 ose 4% raste ku ishte më problematik. Thuhet se po adresohen në institucionet përkatëse denoncimet për shitblerejen e votës dhe këto janë raste që thuhet se mund të jenë të të gjitha palëve. Dhe këto sjanë arsye për të dëmtuar procesin. Kryesorja masat anti covid, votimi i emigrantëve në të ardhmen, votimi elektronik". Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian në Luksemburg kur do të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, shtoi se të gjithë deputetët që kamnë folur dje kanë qenë pro futjes së vendit tonë në BE. “Në sinkron janë një sërë iniciativash dhe takimesh që do bëhen në lidhje me mënyrën si do procedojë Be me vendet e ballkanit perëndimor edhe dje ka qenë ministri i jashtëm i hungarisqë dhe hungaria ka vizionin e një Be që përfshin ballkanin perëndimor dhe lobon për këtë. Të gjithë deputetët që kanë folur dje në senacë plenare, kanë qenë të gjithë pro marrjes së mases për të future shqipërinë dhe maqedoninë e veriut. Ka një fërkim mes M.V me Bullgarinë dhe të dy vendet e kanë sqaruar pozicionin e tyre. Kujtojmë dhe rastit tonë me Holandën e shtyu për arsye të politikës së brendshme , patjetër të gjitha vendet janë në sinkron dakord që shqipëria është gati për tu pranuar në Be”, tha ai. Bushati thotë se në raport ka një paragraph ku shihet si shqetësim gjuha e përdorur nga presidenti gjatë zgjedhjeve. “Ska detyra shtëpie, megjithatë mendoj që patjetër për të patur zgjedhje 100% perfekte që se ka arritur asnjë vend enë europë duhet punuar më shumë. Aty thuhet se gjuhën më të ashpër e përdori president ii republikës, nëse kjo është detyrë shtëpie le ta marë presidenti në gjuhën që përdor para dhe pas procesit zgjedhor. Ka një paragraf ku shkruhet se presidenti përdori gjuhë të papërshtatshme”.
-
VIDEO
Report Tv siguron ekskluzivisht videon/ U vra nga bashkëshorti me 7 plumba kallashnikovi
Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi majin e kaluar në Elbasan. Liljana Buzo, 54-vjeçare, nënë të 3 fëmijëve u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje. Repor Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së Liljanës, sesi burri i saj me të cilin kishte 3 fëmijë, e ndoqi disa metra dhe në fund qëlloi në drejtim të saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit duke i ndërprerë jetën në mes.Në pamje duket qartë se si Koço Buzo, i vendosur për krimin që do të bënte, nuk heziton as nga fakti se viktima ishte në shoqërinë edhe të djalit të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit. Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit. Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes shihet arma e zjarrit kallashnikov tashmë e sekuestruar nga policia bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.
-
VIDEO
Vendoset sot për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministrat e BE: Shpresojmë që të kemi zhbllokim! Roth: Të vërtetojmë besueshmërinë në vendet e ballkanit
Në Luksemburg mblidhet sot Këshilli i Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian. Pritet që të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbledhja Bullgaria duket se po mban peng Maqedoninë e Veriut pasi ende nuk ka sinjal për të hequr veton për integrimin europian, duke penguar kështu edhe Shqipërinë pasi vendimi deri tani mendohet se do të jetë për të dyja vendet. Deri më tani Komisioni Evropian vijon që të apelojë Këshillin që ta përcaktojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë datë. Tashmë ka mbetur vetëm një pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare që është qëndrimi i Bullgarisë. Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi. Në vizitën e fundit në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se unioni po punon edhe pas kuintave për të arritur që Bullgaria të mos pengojë një vendimmarrje pozitive për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Disa ditë më parë edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth tha nga Tirana se për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Ndërkohë që Holanda i dha ‘dritën jeshile’ Shqipërisë duke zbutur skepticizmin e saj prej vitesh në lidhje me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Vetë parlamenti holandez miratoi qëndrimin e Qeverisë së tyre për të mbështetur reformat dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon nga vendimi i liderëve të Bashkimit Europian. " Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit", tha Rama disa ditë më parë.
-
VIDEO
Veliaj inauguron fushat e tenisit te Parku i Liqenit: Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve
Dy fusha të reja tenisi janë shtuar së fundmi në zonën e Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës njofton se fushat janë ndërtuar në një hapësirë të uzurpuar ndër vite, por që i rikthehet qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.
I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike.
-
VIDEO
Goditja e grupit prej 15 personash që falsifikonte teste COVID me 40 euro, pamje nga baza në Tiranë ku ‘vulosej’ logoja e laboratorit
Kjo është internet kafeja në kryeqytet ku bëhej falsifikimi i fletëve të analizave për testin COVID pa shkuar në laborator dhe përdoreshin për të lëvizur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gazetari Sokol Dema raporton se internet kafeja ndodhet në rrugën "Zihni Sako", pranë zonës së Oxhakut në kryeqytet. Dje me urdhër të prokurorisë së Tiranës janë ndaluar 15 persona mes tyre dhe dy mjekë të cilët jepnin teste COVID false, kundrejt pagesës 35-40 euro. Hetimi nga organi i akuzës nisi pas kallëzimit të një administratori të një laboratori në kryeqytet. Në kallëzim thuhej se fletë të analizave për testin COVID të falsifikuar me logon e këtij laboratori dhe po përdoren për të lëvizur në mënyrë të parregullt në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, pa bërë analizat në laborator. Pas verifikimeve fillestare prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar ndalimin e 15 personave, mes të cilëve dy mjek, një inxhinier i OSHEE-së, dhe 12 persona të tjerë. Prokuroria ka kërkuar ndalimin e mjekut laborant në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Klodian Muharremi, mjeken Marinela Kalaja dhe inxhinierin e OSHEE, Igli Çela. Po ashtu, urdhër-ndalimi është dhënë edhe për Eltjon Kolën, Klodjan Krasniqin, Blerim Cibakun, Erblin Prengën, Artur Danin, Alfred Canin, Mario Bicjan, Xhuliano Senkon, Ervin Hoxhën, Taulant Kamberin, Eraldo Kalemajn dhe Ermir Koçin. Të gjithë këta persona kanë bashkëpunuar me organizatorin kryesor, duke i gjetur klientë për falsifikimin e testeve të COVID-19.
-
VIDEO
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, deri tani vetëm 1 kandidat për 3 vendet vakante që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë
Me tre gjyqtarët e rinj do të bëhet plotësimi i plotë me 9 gjyqtarë i Kushtetuese, e cila aktualisht ka 6 anëtarë me mandat të rregullt dhe kryetaren Vitore Tusha e cila po qëndron në detyrë me mandat të përfunduar. Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019.
-
VIDEO
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkoi ankimin e vendimit për Elisabeta Imerajn! Yuri Kim thirrje për mediat: Koha për të treguar guxim dhe integritet
Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por ditën e djeshme përmes një njoftimi Institucioni i Komisionerëve Publikoi bëri me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar të kërkojë ankimin e vendimit të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik ka nxjerrë deklaratën e ONM-së ku thuhet se kryeprokurorja duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Përmes një postimi në tëitter Kim i bën thirrje mediave ta ndjekin nga afër këtë proces.
-
VIDEO
Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Alibeaj: Tregoi atë që KAS dhe Kolegji Zgjedhor nuk duan të shohin
Pas deklaratës zyrtare të PD-së, ish-deputeti Enkelejd Alibeja ka dalë nga selia blu për të komentuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas Alibeajt, u vërtetua që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe se u konfirmuan akuzat e demokratëve për presion ndaj votuesve dhe vënien në funksion të shtetit të administratës publike.
Ai hedh akuza edhe për KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.
"Ky raport pra dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës pati sy për të parë atë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duantë shohin. Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve", tha ndër të tjera Alibeaj.
-
VIDEO
U arrestua nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, KLP pezullon me votë unanime prokurorin e Sarandës Sali Hasa
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë "arrest me burg" dhënë ditën e djeshme pasi prokurori u arrestua nga SPAK per korrupsion ndhe grup të strukturuar kriminal. Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Prokurori i Sarandës Sali Hasa arrestuar 3 ditë më parë si i dyshuar për korrupsion, ka shpërthyer në të qara në gjykatë këtë të hënë. Atij i janë vënë përballë provat ku është fotografuar nga hetuesit një takim i tij me motrën e një të pandehuri, ndërsa përgjimet kanë zbuluar edhe si trukoheshin ndeshjet e kategorisë së dytë për 150 euro.