-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga urdhri i Biden per sekuestrim pasurie per te korruptuarit ne Shqiperi te si po lobon deshperimisht Berisha ne SHBA e deri tek Greqia dhe Kosova
-
VIDEO
Me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike bregdetare, Rama nis ditën dhe uron ‘mirëmëngjes’
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike të qytetit bregdetar.
Me këngën “Cover me in Sunshine” (më mbulo më rreze dielli), Rama ka publikuar pamje me dron të bypass dhe ka uruar “Mirëmëngjes”.
Punimet për bajspasin e Vlorës janë drejt përfundimit, ai do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.
-
VIDEO
Aksident tek mbikalimi i Saukut, përfshihen 5 makina, plagoset një 28-vjeçare
Një aksident ka ndodhur tek mbikalimi i Saukut në Tiranë, ku janë përfshirë 5 mjete
-
VIDEO
Vrasjet trondisin vendin! Në 3 muajt e parë të vitit 233 vetë u kapën me armë pa leje! Zv.ministri i Brendshëm, Lamallari: Edhe në Evropë ka shifra serioze të krimit
Numri më i lartë i krimeve në vend ndodh për shkak se një pjesë e popullatës nuk është carmatosur akoma që nga 1997-ta ku dhe u hapën depot ushtarake. Megjithatë sipas zv/ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në studion Report Tv, fushatat e dorëzimit të armëve kanë funksionuar dhe vigjilenca për armët në vendin tonë është e lartë
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ 30 minuta reshje shiu ‘pushtojnë’ rrugët e Korçës
Rrugët e Korçës kanë qenë ditën e sotme nën pushtin e ujit, ku qyteti u përfshi prej 30 minutash nga stuhi e rrebeshe shiu.
-
VIDEO
Busti i Skënderbeut do të ‘mbretërojë' në mes të parkut të Budapestit! Më 5 korrik ceremonia e inaugurimit
Heroi ynë Kombëtar dhe një nga aleatët më të ngushtë të Hungarisë në luftimin e Perandorisë Osmane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të ketë një bust në mes të parkut qendror të Budapestit të Hungarisë. Busti është krijuar nga Agim Rada me kontributin e Bashkisë Tiranë dhe është një dhuratë për bashkinë e Budapestit.
-
VIDEO
E para me një vend të BE/ Shqipëria dhe Hungaria, marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit! Orban-Ramës: Ju mbështesim plotësisht në anëtarësimin në BE
Arrihet marrëveshja e pare mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit. Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama-Orban në Budapest ditën e sotme.
-
VIDEO
Basha: 25 prilli masakër zgjedhore si kurrë më parë! Dorëzimi para atyre që nuk e pranojnë, mund të mbjellë farën e përçarjes
I pranishëm me një takim me demokratët e degëve 6 e 16 në Tiranë dhe në Shijak, kreu i PD-së, Lulzim Basha i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit si një masakër zgjedhore në përmasa që, sipas tij, nuk është parë në këto 30 vite demokraci.
-
VIDEO
Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë! Operacioni 'pastrimin' e bregdetit vijon në ditën e dytë
3 pronarë biznesesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka ndërtuar pa leje në zonën e bregdetit. Bëhet fjalë për objekte me strukturë druri kryesisht të ndërtuara në bregdetin e Jalës si edhe të Dhërmiut.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor 'vulos' edhe Qarkun Tiranë, rrëzohet ankimi i PD-së për pavlefshmëri të 25 prillit në kryeqytet! Nuk pranohet edhe kërkesa për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Pas Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, qarku i më i rëndësishëm në vend ka mbyllur procesin e ankimeve pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri Kolegji Zgjedhor 'vulosi' sot edhe rezultatin e Qarkut Tiranë, që bëhetv kështu i katërti nga 9 qarqe të ankimuara në Kolegj.
-
VIDEO
U masakrua nga bashkëshorti me sëpatë! Kjo është Lumturie Bici, nëna e katër fëmijëve që u vra dje në Librazhd! Qemal Bici vari veten
"Report TV" ka siguruar foton e Lumturie Bicit, 50-vjeçarja e cila u gjet e vdekur pasditen e djeshme në Librazhd, pasi u vra nga bashkëshorti. Ngjarja u regjistrua në Dragostunjë ku Qemal Biçi, 59-vjeç qëlloi me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.
-
VIDEO
Vrasja e Kudret Saliajt, burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan! Autori: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave!
Me kokën ulur, njëri nga pesha e një krimi të rëndë pasi vrau babain e nipërve të tij dhe tjetra me ndjenjën e fajit se lejoi të ekzekutohej babai i fëmijëve të saj, kanë dalë sot para gjykatës Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj. Baba e bijë akuzohen se vranë të premten para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.
Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga togat e zeza, edhe pse 53-vjeçari kërkoi falje, sidomos nipërve dhe mbesës, ndërsa vetë ish-bashkëshortja e viktimës shprehet se nuk ka pasur dijeni për aktin esktrem që babai i saj kishte vendosur të bënte.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ndoqi nga afër seancën gjyqësore dhe raporton se para 'togave të zeza' Mexhit Picari duke i kërkuar fjale vajzës së tij, Dhurata Saliajt se i ka vrarë burrin, dhe nipërve e përjashtoi atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte pasur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.
Të njëjtin variant ka mbështetur edhe e bija, e cila nënvizon se nëse do të ishte në dijeni për qëllimin e të atiti s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.
Ndërkohë që një detaj i rëndë ka dalë nga avokati i dy të akuzuarve Lorenc Liço, i cili tha para gjykatës se sipas tij arsye e krimit ishte pasi fëmijës së vogël të Dhurata Saliajt i ishte thënë se mamaja e tij ka vdekur, dhe kjo e ka bërë Mexhit Picarin që të ndërmerrte aktin ekstrem.
Tashmë baba e bijë do të qëndrojnë në burg teksa hetohen për akuza të rënda. Sipas gazetarit Rusta Prokuroria mbi Picarin rëndojnë akuzat 'Vrasje me dashje', 'Armëmbajtje pa leje' s dhe 'Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare' ndaj Picarit dhe për të bijën 'përkrahje të autorit të krimit', 'sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje'.