-
VIDEO
Kërkesa e KLGJ për uljen e numrit të gjykatave, Gjonaj: Nuk jemi dakord që të kemi vetëm një Gjykatë Apeli
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, ka folur për hartën e re gjyqësore dhe për përplasjen që ka pasur KLGJ me ministrinë e Drejtësisë. Ajo vë theksin se duhet të ketë një bashkëpunim shumë të mirë mes institucioneve. KLGJ kërkon që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.
"Kemi pasur bashkëpunim të frytshëm me të gjitha institucionet e reja të drejtësisë dhe nuk besoj se është cështje pingpongu harta gjyqësore por është zgjidhja që mund t’i jepet me konstruktivitet. Fakti që ligji përcaktoj që ministria dhe KLD vendosin hartën e re gjyqësore dhe më pas ministri i drejtësisë e propozin inciia do të thotë se duhet të ketë bashkëpunim. Kam pritur që KLGJ ta shohë në mënyrë më të ha[ur hartën e re gjyqësore, se nuk është vetëm çështje teknike, për plotësimin e vakancave në sistemin e drejtësisë, por edhe me disa element të tjerë me transparencë, llogaridhënie, bashkërisht do duhet ta zgjidhim në këtë kuadër duke respektuar aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka çuar pikëpamjet dhe variantin e saj sa i përket këtij propozimi. 3 janë çështjet kryesore që kemi parë si problematik. shkurtimi i numrave të gjykatave, konsistimi i propozimit vetëm në një gjykatë apeli dhe funksioni i gjykatave në degëve", tha Gjonaj.
Ajo tha se është kundër që të kenë një Gjykatë Apeli.
“Kemi kryer dhe një analizë që lidhet jo vetëm me ngarkesën e gjykatave të apelit, mungesën e gjyqtarëve dhe ofrimi i shërbimit dhe nuk kemi qenë dakord për të pasur një gjykatë Apelit, por për të gjetur dakordësi që në këtë fazë tranzitore nga Vettingu, ku vakancat do duhet të plotësohen nga KLGJ nuk mund të shkojë në një variant drastik”, tha Gjonaj.
-
VIDEO
Gjonaj: Më 14 qershor rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, por duhet test negativ
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë me dije se janë kryer në total 1520 testime në burgje, nga të cilët 656 për të burgosurit. Referuar shifrave, 204 kanë rezultuar me COVID dhe 451 negativ. Fatkeqësisht ka pasur edhe viktima nga të cilët 2 të dënuar kanë humbur jetën dhe 7 policë.
Ajo bëri me dije se janë lehtësuar masat anti-COVID.“Kanë filluar lehtësimet e masave në burgje. Lehtësimi i masave kufizuese është fokusuar në 3 drejtime, kanë rifilluar takimet me takimet, dhënia e lejeve të veçanta dhe të aktiviteve sociale në këtë institucione. Masat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë, 1 takim në muaj duke respektuar, ku familjari duhet të tregojë testin pse që janë vaksinuar. Gjatë takimeve do të respektohen rregullat e tjera që do t vijojnë të jenë në fuqi. Për të mitur, 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa”, tha Gjonaj.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 Qershor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga për herë të parë në 30 vite PS shkarkon Presidentin te Kuvendi shkarkon me 104 vota Ilir Metën e deri tek edhe fajtor edhe budalla
-
VIDEO
Mrekulli e natyrës! Shishtaveci peng i investimeve, vera gjallëron fshatin, gjelbërimi tërheq vizitorë
Shishtaveci 1500 metrave mbi nivelin e detit dhe vetëm 30 km larg Kuksit, është një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor, por mungesa e investimeve ka bërë që mjaft banorë të largohen. Në të vetmen stinë që zona gjallërohet është vera, kur natyra shpalos një panoramë të mrekullueshme
-
VIDEO
Po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet shoferja në Pogradec
Kapet një shtetase e cila transportonte 2 emigrantë të paligjshëm në Pogradec. Aksioni sapo është finalizuar nga shqiponjat dhe agjentë të trafikut.
-
VIDEO
'Ulet trau' në doganat tokësore për pulat e importit! Lejohet importi i mishit të pulës vetëm në portin e Durrësit
Çdo ngarkesë me mish pule apo shpendë të gjallë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia do të bllokohen në kufijtë tokësore. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë per ndalimin e perhapjes se gripit te shpendeve, po zbatohet ne çdo dogane, përveç Portit të Durrësit ku ende nuk ka urdhër për bllokimin e mishit të pulës që vjen nga importi.
-
VIDEO
Armë si në kohë lufte, deputeti Qefalia: Duhet amnisti për dorëzimin! 9 nga 10 krime ndodhin me armë pa leje të grabitur në '97
Nëntë nga dhjetë krime në Shqipëri ndodhin me armë pa leje, të trashëguara që nga trazirat e ’97-s. Krimet e javëve të fundit sjellin në vëmendje një amnisti për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët që të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale. Deputeti Xhamal Qefalia mendon se krimet aktuale tregojnë nevojën e një amistie të katërt
-
VIDEO
Prezantohet drejtuesi i ri i prokurorisë Elbasan, Ibrahimi: Bëni në mënyrë të pavarur punë tuaj! Ajazi: Të garantohet siguria fizike e prokurorëve
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se prokuroritë kanë nevojë për drejtues që kanë forcë morale dhe profesionale në mënyrë që të jeën efiçentë në punën e tyre. Nga ana tjetër drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi kërkoi siguri fizike për prokurorët që të mund të bëjnë detyrën e tyre.
-
VIDEO
Gripi i shpendëve, Zv.ministrja e Bujqësisë: Kanë ngordhur 300 shpendë, rastet e konfirmuara nëpër ferma të vogla shtëpiake! Njerëzit s'rrezikojnë të infektohen
Sipas zv.ministres Ermira Gjeçit, njerëzit nuk rrezikojnë infektim nga gripi i shpendëve, ndërsa shton se janë marrë masa, duke ndaluar importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit, nga Kosova, rajone të Greqisë Veriore, Polonia, Sllokvakia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Izraei, Belgjika, Rumania, Çekia, Danimark, etj..
-
VIDEO
Pikat e urdhrit të Biden që bllokojnë pasurinë e Familjes Berisha! Goditja nga SHBA kambanë alarmi edhe për fatin e Ilir Metës, ja sinjali që mori nga Yuri Kim
Pika 5 e urdhrit të Presidenti amerikan Joe Biden për bllokimin e pasurive të pushtetarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar prek Sali Berishën pasi është shpallur nga DASH non grata për korrupsion. Ilir Meta rrezikohet për shkak të thirrjeve luftarake para zgjedhjeve. Mori mesazh paralajmërues nga Yuri Kim: Ata që nxisin dhunën do të jenë përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre
-
VIDEO
Edhe shqiptarët ranë në 'karremin' e FBI! Biseda 'sekrete' për drogë e vrasje në aplikacionin ANOM (që mendonin se nuk përgjoheshin)
Aplikacioni i krijuar nga FBI si grackë për të zbuluar trafikantët e drogës dhe krimit të organizuar rrezulton se përdoret edhe nga shqiptarët. Një ditë më parë në australi u prangosën disa shqiptarë, ndërsa janë zbuluar afro 70 përdorues në vendin tonë për të cilët policia po punon t’i arrestojë.
-
VIDEO
‘Deja Vu’ e një viti më parë, Durrësi ‘pushtohet’ nga mbeturinat në prag të sezonit turistik, banorët: Turp
DURRËS- Për më se një vit, Bashkia e Durrësit nuk ka gjetur një zgjidhje se ku do të depozitojë mbeturinat, duke krijuar në prag të sezonit turistik një situata alarmante. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur, duke u zbrazur edhe në rrugë e duke u shndërruar në një shqetësim serioz për shëndetin e qytetarëve.
Si zgjidhje provizore një vit më parë u gjet depozitimi i këtyre mbeturinave në një landfill privat në Tiranë pa pagesë, por kjo kontratë ka përfunduar dhe Bashkia nuk gjetur ende një zgjidhje, edhe pse ishte një skenar i pritshme kjo që po ndodh sot. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, ato bëjnë “fajtorë” qeverinë duke thënë se shkak është bërë mos pagesa e për trajtimin e plehrave nga ana e tyre e cila ka marrë përsipër pagesën e përpunimit në landfillin privat.
Report Tv ka tentuar të kontaktojë me përfaqësues të Bashkisë, por ato kanë zgjedhur që të “heshtin” duke mos dhënë asnjë prononcim.
“Më turp nuk ka, pisllëk i gjallë, sot i pashë. Kërkoj vetëm të hoqën mbeturinat, shtë gjë e thjeshtë, dëmton sezonin turistik. Vjen mikrobi, sëmundja”
“Infeksionin në shtëpi do marrim, fëmijët, dalim xhiro këto. Imazhin e Durrësit e dëmton, Bashkia të marrë masat”
“T’u bëhet yzmeti të pastrojnë se për atë punë marrin taksat, dëmtojnë imazhin, 10 vjet ky muhabet, plehrat janë gjëra e para që duhet të pastrohen”, thanë banorët për Report Tv.