-
VIDEO
Shpallja e Sali Berishës ‘Non Grata’, flet për herë të parë Antony Blinken: Ne vijojmë të shohim përtej kufijve për ata që janë të përfshirë në korrupsion
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për herë të parë për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës
-
VIDEO
Pamje nga vendi i ngjarjes ku 59-vjeçari vrau me sopatë gruan e më pas vari veten
Report Tv ka sigruara pamjet nga vendi i ngjarjes se ku ndodhi krimi i rëndë pasditen e sotme, ku 59-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij Lumturie Bici, 51 vjeçe.
-
VIDEO
Krim brenda familjes! Burri vret me sëpatë gruan në Librazhd dhe më pas vetëvaret në pemë! Trupat e pajetë u gjetën nga fëmijët e çiftit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Menderie Bici, rreth 53-vjeçe. Më pas 56-vjeçari ka varur veten
-
VIDEO
Shemben objektet e para pa leje në Ksamil dhe Velipojë, Çuçi: Përgjegjësit para ligjit! Lamallari: Ligji do zbatohet çdo ditë, përfshirë dhe sezonin e verës
Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në jug, filloi operacioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare 'rrëzoi sot' në zonën e Velipojës dhe Ksamilit objektet e para. Në velipojë parashikohet prishja e 15 objekteve të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.
-
VIDEO
Mbështeti Agron Shehajn, Stresi ndërron mendje pasi merr telefonatën urgjente nga Tirana: Kryetar është vetëm Lulzim Basha
Një telefonatë urgjente nga Tiranë ka bërë që Stresi, në Angli, të dalë me një reagim për të hedhur poshtë mbështetjen e tij për Agron Shehaj. Stresi shprehet se është telefonuar nga babai i tij, Sali Lushaj, ish bodyguard i Sali Berishës, ku thotë se ka reaguar i alarmuar pasi ka lexuar lajmet se po mbështet Agron Shehajn.
Stresi në video shprehet se ai ka respekt të madhe për Agron Shehaj dhe se ka mbështetur çdo kandidat në zgjedhje, por se kryetar i PD-së është vetëm Lulzim Basha .
"Më ka marrë gjithë shtëpia në telefon Arkimed ca ke bo, 's'kam bo gjo mor bab'. Jo se lexoj portalet se po mbështet zotin Shehaj për zgjedhjet në PD. Jo mor bab unë i kam mbështetur të gjithë kandidat gjatë fushatës, por PD do të ketë vetëm dhe të vetmin Lulzim Basha dhe i them mediave të mos shpifin se kurrë se kam thënë atë. Kam shumë respekt për Agron Shehajn, por kryetar i PD është Lulzim Basha", shprehet Stresi në video.
-
VIDEO
Javë e nxehtë politike, shkarkohet Meta dhe rikonfirmohet Basha në PD? Të shtunën PS zhvillon Kongresin e rizgjedh strukturat
Javë që sapo ka nisur pritet të zbradhë disa nga çështjet më të nxehta të politkës për 2021. Paralamenti në datën 9 qershor voton për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ndërsa në datën 12 socialistët nisin kongresin ku njoftuan hapjen e partisë dhe rizgjidhjen e strukturave. Ndërsa PD në 13 qershor zgjedh kreu e ri të opozitës.
-
VIDEO
"I dashuri im kujdeset më mirë sesa ti"/Prej 6 muajve gruaja shkëput kontaktet me burrin
Çifti Astrit dhe Matilda Gjoka janë në prag divorci, por nëna prej 6 muajve ka shkëputur çdo lloj kontakti të dy vajzave të mitura me babain e tyre. 39-vjeçari i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike bashkëshortes, e cila prej 10 vitesh jeton në Itali. Sapo u martuan në vitin 2011, çifti vendosën të jetonin në shtetin fqinj, vend në të cilin Astriti jetonte prej 20 vitesh. Në fillim marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, deri në momentin kur bashkëshortja i kërkoi të zhvendoseshin nga Bolonja drejt Romës, aty ku jetonte nëna e saj e martuar me një shtetas italian. Astriti nuk pranoi, ndërkohë që kishin ardhur në jetë edhe dy vajzat. Pas refuzimit të tij, 29-vjeçarja merr vajzat dhe largohet nga shtëpia, duke denoncuar bashkëshortin për dhunë psikologjike. Në vitin 2013 nëna me të bijat u strehuan në një qendër nga shërbimi social italian. Veprimin e bashkëshortes, që i ndalon çdo kontakt me të bijat, 39-vjeçari e sheh si shenjë hakmarrje, pasi ishte ai që kërkoi divorcin, pas konflikteve që lindën mes tyre pa mbushur ende tre vite martesë. Babai u nda fizikisht me vajzat në vitin 2015, kur u dëbua nga shteti italian, ndërsa nëna vazhdon të jetojë në Itali ku ka nisur bashkëjetesën me një shtetas italian. Në vitin 2007 jam njohur me nusen, ndërsa në vitin 2011 bëmë martesën dhe më pas u nisëm në Itali. Ajo kërkoi të ikte tek e ëma, e cila jetonte në Romë. Unë i thashë të vinte ajo ta takonte nëna këtu. Nuk e lashë se nëna jetonte me një shtetas italian. Unë nusen e mora për vete, jo për ta dërguar në Romë. Kështu filluan debatet mes nesh, kur ajo thërriti policinë, ndërkohë që unë isha në punë dhe më denoncoi për dhunë psikologjike. Kur erdha në shtëpi nuk i gjeta aty. Kishte ardhur punonjësja e shërbimit social dhe i kishte marr. Ato u vendosën në një qendër sociale në Pezaro Urbino. Një muaj pasi u largua nga shtëpia, Matilda kërkoi të kthehet në shtëpi, por Astriti nuk e pranoi më si gruan e tij. Ai i ofroi një tjetër mundësi, atë të marrjes së një shtëpie me qira, pasi përveç fyerjes, që ndjeu si bashkëshort, meraku i vetëm i tij ishin vajzat e mitura, më e vogla 5 muajshe në atë kohë. Unë i kam takuar gjatë kohës që ishin atje, madje i kam dhënë edhe para. Me vajzat takoheshim nje herë në javë nga një orë. Me Matildën nuk takohesha shpesh. Ajo më kërkoi të vinte në shtëpi, por unë nuk mund ta pranoja më si bashkëshorten time. Mendova se do ta bënte prapë të njëjtën gjë. Unë kërkova të merrja një shtëpi me qira, që të kisha pranë edhe vajzat, por ajo nuk e pranoi këtë gjë. Bëra një sherr në me një punonjës në kuesturë, sepse nuk më lejonte të takohesha me vajzat. Pasi e kërcënova në telefon ai njoftoi policinë dhe me urdhër të prefektit unë kthehem në Shqipëri. Me vajzat jam ndarë në vitin 2015, i kam takuar për herë të fundit kur e madhja ishte 4 vjeçe dhe e vogla 2 vjeçe. 39-vjeçari është i bindur se vendin e tij nuk e zëvendëson askush, por nuk mund ta pranojë faktin, kur bashkëshortja u ka prezantuar si baba të bijave bashkëjetuesin aktual. Ajo më ka thënë se partneri i saj italian kujdeset për vajzat, më mirë sesa unë. Për këtë nuk jam ndjerë aspak mirë, kjo është e rëndë për mua. I kam të gjitha faturat, që kam paguar çdo detyrim për vajzat, çdo gjë që ata kanë dashur. Nëse ajo i don vajzat, t’u thotë që babai jam unë, Astrit Gjoka. Ata janë gjaku im, nuk ka shanse që ajo të bëjë ç’dojë, që t’i prezantojë për baba, shtetasin italian.
-
VIDEO
Mbrojtja e mjedisit, Meta: Të shpallim Vjosën Park Kombëtar! Detyrë e qeverisë dhe e çdo qytetari
Në kuadër të ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit presidenti Meta ka theksuar sërisht domosdoshmërinë e shpalljes së lumit Vjosa në Park Kombëtar.
-
VIDEO
Pushteti vendor i papërgatitur përballë emergjencave! Pandemia uli me 5.3% të ardhurat e bashkive
Pandemia COVID-19, ka ulur ndjeshëm të ardhurat e bashkive. Sipas raportit për Financat Vendore, thuhet se të ardhurat në 2020 u ulën me 5.3%. Ndërkohë në raport theksohet se bashkitë janë të papërgatitura për të përballuar emergjenca të ndryshme.
-
VIDEO
Rritet me 18 mld lekë fatura për kompensimin e pronave! Në 5 vite janë paguar vetëm 788 ish-pronarë, Manja: Përfundoni procesin
Që nga viti 2016 deri në fund të vitit që shkoi ka përfunduar kompensimi për 788 ish-pronarë, nga 18 mijë dosje të vlerësuara financiarisht. Gjatë raportimit të kryetares së Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baçi, kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja kërkoi përshpejtim të kompensimit të dosjeve, dhe përmbyllje të procesit, në kushtet kur 2026-a përcakton limitin ligjor.
-
VIDEO
Balluku takon ministrin hungarez Palkovics: Rritje të bashkëpunimit me fokus energjinë. Interesi i investitorëve hungarezë mjaft i lartë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë në Qeverinë Hungareze, Laszlo Palkovics, i cili mbulon edhe sektorin e transportit dhe atë të energjisë
-
VIDEO
'Sfilonte' në zyrë/ Kapedani dorëhiqet si zv. kryetare, përlotet në seancë: Po bëhem kokë turku, mos lejoni që krimi të fitojë mbi mua! KLGJ e pezullon deri në fund të hetimeve
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur pezullimin nga detyra të Elnekelda Kapedanit, pas video të publikuara në TikTok, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari, ndonëse Kapedani nuk ka qenë e atij mendimi.