-
VIDEO
Vritet me armë zjarri një 44-vjeçar në Peqin! Arrestohet autori
PEQIN- Rëndohet bilanci i vrasjeve në vendin tonë në më pak se dy javë! Kësaj here vrasja është regjistruar në Peqin, në fshatin Gjocaj. Viktima është një 44-vjeçar i identifikuar si Ylber Xhahysa, banues në fshatin Pajovë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure pas një sherri të çastit i cili përfundoi tragjikisht. 44-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, pistoletë tip TT.
Autori i kësaj ngjarje është 36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, i arrestuar nga uniformat e policisë, teksa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Në 8 ditë të muajit qershor janë shënuar 9 vrasje, pjesa më e madhe krim në familje ose vrasje për larje hesapesh. Mbrëmjen e djeshme, opinioni publik u trondit nga vrasja në Librazht, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten në pemë, teksa më herët vëllai vrau motrën në Shkodër për 4 mijë euro për shpenzimet e mobileve. Ndërsa 3 ditë më parë vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 8 qershor 2021 / Operacioni për ndërtimet në bregdet
Telefonuesit analizojnë operacionin “bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe zbulojnë përgjegjësit
-
VIDEO
Pamjet e Mexhit Picarit me të bijën sot para gjykatës, ekzekutoi ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliaj
Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari presin sot masën e arrestit nga Gjykata e Tiranës pasi në bashkëpunim ekzekutuan Kudrejt Saliajn, bashkëshortin e saj pak ditë më parë në kryeqytet.
Prokuroria e Tiranë ka kërkuar për të dy arrest me burg me akuzat 'Vrasje me dashje', 'Armëmbajtje pa leje' s dhe 'Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare' ndaj Picarit dher për të bijën 'përkrahje të autorit të krimit', 'sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje'.Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci. E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci. -
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Berisha 'non grata" behet ceshtje edhe ne Uashington te parodia e "turit te kontestimit" te Lulzim Bashes e deri tek meritat dhe gabimet e Enverit
-
VIDEO
Vrasja në Librazhd, pas sherrit 59-vjeçari qëlloi pas koke gruan në dhomën e gjumit
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Librazhd, ku Qemal Bici mësohet se e ka qëlluar pas koke më sëpatë bashkëshorten e tij në dhomën e gjumit duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.
-
VIDEO
Vrasja në Librazhd, momenti kur djali i tronditur gjen nënën e vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë
Trupat e pajetë të Qemal dhe Lumturie Bici janë gjetur në banesë nga djali i tyre i vogël 20-vjeçar. Repot Tv ka siguruar momentin kur djali i tronditur qan dhe vë duart në kokë, ndërkohë që largohet nga banesa nga të afërmit dhe miqtë e tij për ta qetësuar.
Pamjet janë rrëqethëse, ku duket se 20-vjeçari mbahet prej krahësh nga njerëzit të cilët po e transportojnë drejt ambulancës. 20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.
-
VIDEO
Vota e diasporës dhe depolitizimi i komisionerëve sfida e 2025! Gjiknuri: Komisionerë apolitikë, baza e Reformës së re Zgjedhore
Vota e diasporës dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore janë 2 sfidat e zgjedhjeve të ardhshme. Gjatë raportimit të kryekomisionerit Celibashi në Komisionin e ligjeve për veprimtarinë e KQZ gjatë 2020, bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se këto 2 çështje janë bazat e një reforme të re elektorale
-
VIDEO
Kuvendi ‘ndalon’ gazetarët të ndjekin aktivitetet live
Byroja e Kuvendit ka vendosur që nga shtatori të ndalojë gazetarët të hyjnë në ambientet e kuvendit ku zhvillohen komisionet parlamentare.
-
VIDEO
Ekskluzive/ 30 akuzat e rënda të Kuvendit për Ilir Metën: Shantazh ndaj drejtësisë, provokoi incident diplomatik me SHBA, rrezik për sigurinë dhe politikën e jashtme
Zbardhen 30 akuzat kryesore të Kuvendit për Ilir Metën në raportin e shkarkimit, kërcënoi 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe ndërhyri në veprimtarinë e SPAK, tentoi të fuste në krizë marrëdhëniet me SHBA, uzurpoi kompetencat e kryeministrit dhe Kuvendit, shkeli 18 nene të Kushtetutës.
-
VIDEO
Dalin pamjet e vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar në Greqi, momenti kur ekzekutori i afrohet dhe e qëllon me disa plumba në kokë
Mediet greke kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të 34-vjeçarit shqiptar Aris Papa në një lokal në Athinë në 30 maj
-
VIDEO
Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, djali gjen nënën e vrarë në banesë dhe babain të varur në pemë
Detaje të reja mësohen nga ngjarje rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan dhe më pas ka varur veten. Report Tv mëson se fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në banesë. Njëri nga fëmijëtm djali 20 vjeç, kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur nënën e vrarë në banesë dhe më pas babain e varur tek pema.
-
VIDEO
Edith Harxhi: Disa seli të PD kanë ende foto të Berishës e Bashës në zyra, ka ikur ajo kohë, privatizimi i partisë nga kryetari ka marrë fund
Teksa deklaron se ende ka seli të PD që mbajnë foton e liderit historik Sali Berisha dhe të kryetarit Lulzim Basha në zyra, kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi është treguar e prerë nga Kavaja, duke thënë se ka ikur ajo kohë kur partia është e privatizuar nga drejtuesi