-
VIDEO
Riformatimi i hartës gjyqësore, avokatët korçarë: Do të ishte i pamundur funksionimi, si mundet që një qytetar i Leskovikut të kërkojë zgjidhje në apelin e Tiranës
Duke marrë shkas nga publikimi i lajmit ekskluziv në Report Tv në lidhje me propozimin e KLGJ për reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe krijimin e një gjykate të vetme apeli civil dhe penal, me seli në Tiranë, në emër të të gjithë avokatëve që janë anëtarë të dhomës së avokatisë Korcë, avokat Arben Lena ka dalë në një deklaratë për mediat në kundërshti të këtij projekti që cënon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brënda një afati kohor të arsyeshëm,i cili do të vështirësojë aksesin pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave.
Sipas avokatit Lena, ky projekt me një gjykatë apeli është një projekt i cili ka qenë funksional deri në vitin 1999 dhe ka qenë një praktikë që nuk funksiononte pasi aksesi i qytetarëve në drejtësi duhet të jetë efektiv ndërkohë sipas avokatit do të krijohet një pamundësi për të ndjekur proceset gjyqësore.
Të gjithë anëtarët e dhomës së avokatisë Korçë, kanë firmosur një notë proteste të cilën ja kanë drejtuar KLGJ-së, Ministrisë se Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Ministrave.
Sipas Lenës, kërkohet që gjykata e apelit në Korçë të mos lëvizë, pasi është i pamundur funksionimi normal i drejtësisë në këtë prefekturë.
-
VIDEO
Shkodër, vrau motrën, vëllai vrasës braktiset nga familjarët në seancë, gjykata e lë në burg
SHKODËR- Fabian Vukaj, 55-vjeç, është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e motrës së tij, Diana Vukaj, 58-vjeç. Gjyqtarja Irida Kaceri ka pranuar kërkesën e prokurorit Ermir Lelcaj, teksa 55-vjeçari ishte i vetëm në seancë, i braktisur nga familjarët. Shkak për këtë krim të rëndë janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij pasi luante bixhoz.
Mes konflikteve të vazhdueshme që kulmuan pak ditë më parë, autori në gjendje të dehur, qëlloi 4 herë me armë zjarri motrën e tij të madhe, Diana. Ajo që e bën më tragjike këtë vrasje është se 55-vjeçari pasi e ka vrarë e ka lënë trupin e saj të pajetë në krevat për më shumë se 3 ditë. Kanë qenë fqinjët ato që pasi nuk kanë parë Dianën në lagje, që kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur nga Gjermania, kanë njoftuar policinë. Efektivët, pas telefonatës e pas kontrollit në banesë në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër, gjetën të pajetë në krevat 58-vjeçaren.
Autori, një njeri i alkoolizuar, pas vrasjes me gjakftohtësi ka marrë në celular agjensinë imobiliare për të anuluar porosinë, që u bë shkak për vrasjen tragjike. Ai ishte i papunë dhe ishte Diana që e ndihmonte ekonomikisht duke i sjellë çdo muaj rreth 300 euro, por kjo nuk i ka mjaftuar 55-vjeçarit, duke vrarë dorën që “i jepte bukë”.
Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30. Fabian Vukaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, teksa në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62 mm dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete zastava pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku.
-
VIDEO
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv. ministri i Brendshëm: Vijojmë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie!
Nga veriu në jug, në vend ka filluar aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, operacion ky që sipas zv. ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, do të vijojë deri në në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare.
Operacioni 'bregdeti ynë' filloi dje në Velipojë dhe Ksamil, ndërsa në një intervistë në "Report Tv", Lamallari u shpreh se janë prishur deri më tani 15 objekte. Ai shtoi se ka edhe një ndërgjegjësim, pasi disa pronarë tashmë kanë filluar vetë prishjen e objekteve.Dita e djeshme shkoi shumë mirë. Janë prishur dje 6 në Velipojë dhe 9 në Ksamil, operacioni vijon. Ka edhe një ndërgjegjësim të momenteve të fundit pasi u pa vullneti i qartë i qeverisë për të pastruar njëherë e mirë bregdetin dhe kemi persona që po prishin tashmë godinat e tyre. Dje patëm të paktën 4 apo 5 raste në Ksamil ku vetë pronarët, ndërtuesit u angazhuan për të prishur objektet që kishin ndërtuar, e njëjta gjë po konstatohet edhe në Velipojë pasi u njohën me ultimatumin e qeverisë. Puna i përket tashmë strukturave shtetërore, IKMT që po mbështetet edhe nga strukturat e rendit për të shmangur konflikte. Operacioni do zgjasë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie në linjën bregdetare. Kemi dhe raste ku nuk mund të ndërhyhet në prishjen e gjithë objektit pasi katet e para mund të jenë me leje, po ndërhyjmë me metoda të veçanta, me prerje objekti që mos të dëmtohet pjesa tjetër. Këto janë raste sporadike. Duhet të marrë fund epoka e ndërtimeve pa leje. Kjo në fund të ditës është të bërit shtet. Nuk mund të vazhdojmë me këtë epokë të së kaluarës, të shfrytëzimit pa leje e shkeljes flagrante. Ky nuk është një aksion, por një operacion madhor, vetëm këto janë reforma shtetbërëse. Edhe Durrësi ka shumë objekte që janë evidentuar dhe me përfundimin e aksionit në Velipojë e Ksamil, procesi do vijojë paralelisht deri në pikën e takimit nga të dyja anët, për të pastruar çdo ndërtim pa leje", tha ai.
-
VIDEO
Gjeti helmetën zhytëse të Luftës së Dytë Botërore, i riu: E pashë rastësisht duke ndjekur oktapodin
Në një lidhje telefonike për "Report TV", Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.
"E gjeta rastësisht, bëra një zhytja në Karaburun për oktapod dhe rastësisht e gjeta, e kuptova që ishte diçka antike. Ishte baltë dhe pashë pjesën e xhamit sepse reflektoi dhe iu afrova. Aty provova ta nxirrja, e pashë që ishte e madhe, peshon diku te 11 apo 12 kilogramë. U zhyta në 35 metra thellësi, zakonisht zhytem deri në 25 metra, por nuk po gjeja oktapod dhe duke 'ndjekur' oktapodin, u rastisa me këtë", tha ai.
-
VIDEO
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish vjehrrin dhe ish gruan. Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Riformatimi i 'hartës gjyqësore' në Shqipëri përplas KLGJ-në me Ministrinë e Drejtësisë!
Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut kanë krijuar problematika të theksuara në shumë prej gjykatave të vendit, disa prej të cilave mund të kenë mbetur edhe me 1 gjyqtar e disa të tjera funksionojnë me vështirësi.
Kjo ka bërë që në KLGJ të propozohet një riorganizim i gjykatave në Shqipëri. Nga 'Poli i Lirisë' propozohet që nga 34 gjykata të mbeten vetëm 15! Vetëm një gjykatë Apeli. Në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, pas kërkesës për informacion, KLGJ bën me dije se propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.
-
VIDEO
Vrau 44-vjeçarin në Peqin, zbardhet dëshmia e autorit: U zumë kot, para 5 vitesh më ka goditur me grusht
Është zbardhur dëshmia e Leonard Bashalliut, i cili qëlloi sot për vdekje Ylber Xhahysën, ngjarje e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Në gjendje të rënduar psikologjike, Bashalliu ka thënë në polici se konflikti me Xhahysën nisi pasi para 5 vitesh ai e kishte qëlluar me grusht.
"U zumë kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës", ka thënë ai.
-
VIDEO
Qindra kriminelë bien në pranga pasi përdorin aplikacionin e krijuar nga FBI
Autoritetet në Australi dhe Zelandën e Re deklaruan të martën se i kanë dhënë një goditje të madhe krimit të organizuar. FBI deklaron se qindra kriminelë ranë në pranga pasi kishin përdorur një aplikacion mesazh të drejtuar nga organet e ligjit.
Policia deklaroi se bandat kriminale menduan se aplikacioni i koduar i quajtur ANOM ishte i sigurt nga përgjimi kur, në fakt, autoritetet për muaj kishin monitoruar miliona mesazhe në lidhje me kontrabandën e drogës, pastrimin e parave dhe madje edhe për vrasjet e planifikuara.
Aplikacioni ishte pjesë e operacionit global të quajtur Trojan Shield, i cili drejtohej nga FBI dhe përfshinte Administratën e Zbatimit të Drogës në SHBA, Europol dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në më shumë se një duzinë vendesh.
Autoritetet në Australi thanë që aplikacioni ishte instaluar në celularë dhe popullariteti i tij u rrit organikisht në qarqet kriminale pasi u garantua si i sigurtë nga disa figura të profilit të lartë të botës së krimit, të përshkruar si "ndikues kriminale".
Autoritetet Australiane thanë se ata arrestuan 224 persona dhe sekuestruan më shumë se katër ton drogë dhe 35 milion dollarë (28,7 milion €) në një operacion që daton tre vjet më parë. Policia e Zelandës së Re tha se ata kishin arrestuar 35 persona dhe kishin kapur drogë dhe pasuri me vlerë miliona. Ndërkohë që ditën e sotme priten të dhëna të tjera nga FBI dhe Europol, pasi këto të dhëna janë bërë publike vetëm në Australi dhe Zelandë të Re.
-
VIDEO
Banorët: Aksion selektiv, dita e dytë e shembjes së ndërtimeve pa leje në Ksamil
-
VIDEO
Shkodër/ Vrau motrën për 4 mijë euro, vëllai vrasës braktiset nga familjarët në Gjykatë
SHKODËR- Fabjan Vukaj, 55-vjeç, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për vrasjen e motrës së tij, Diana Vukaj, 58-vjeç.Shkak për këtë krim të rëndë janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij.
-
VIDEO
'Na janë bërë vrasjet si program në televizion', banorët të tronditur për vrasjen e 44-vjeçarit në Peqin
Banorët e fshatit Gjonçaj në Peqin, ku ndodhi vrasja e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë. Sipas tyre viktima njihej në zonë si një djalë i mirë dhe pa probleme. Njëri prej banorëve thotë se vrasjet janë kthyer në makth për shqiptarët.
"Është bërë si program në TV tani kjo punë, kështu po ndodhin ngjarjet në Shqipëri. Vrit këtu e vrit aty. Viktima ishte njeri i mirë", tha ai.
"Ishte djalë i mirë shumë", thotë një tjetër.
"Nuk flas dot, nuk di gjë", deklaron për gazetarët një tjetër banor i zonës.
-
VIDEO
Dita e dytë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë