-
VIDEO
Aksident në Rrugën e Kombit, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta me parë në rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Fanit, në Mirditë
-
VIDEO
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Ksamil, autorët e pritën përpara shtëpisë! Ngjarja u regjistrua nga kamerat e një hoteli përballë banesës
Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti në të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.
-
VIDEO
Përfitoi mbi 400 mijë euro duke 'shitur' në internet pajisje që s'i dispononte! Arrestohet 41-vjeçari rumun në Gjermani, 4 vite pas denoncimit të kompanisë shqiptare
Një 41-vjeçar rumun është arrestuar në Gjermani ditën e sotme, pas një operacioni të Policisë shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane, pasi akuzohet se ka mashtruar duke shitur në internet pajisje që në realitet nuk i dispononte, viktimë e të cilit ra edhe një kompani shqiptare.
-
VIDEO
Zjarr në një banesë në katin e 4-t në Korçë, shkak rrjedhja e gazit
Një banesë ka marrë flakë në katin e 4-t të një pallati në lagjen 17 në Korçë.
-
VIDEO
43-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Novruz Likometajt del para gjykatës në Fier! Nëna dhe familja shpërthejnë në lot: E kam djalin e pafajshëm
Skënder Krasniqi, 43 vjeç, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2015, ka dalë sërish para gjykatën e Fierit, ku do të njihet me akuzuat e reja
-
VIDEO
Provimet e Maturës, sot testimi për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë! Teza qarkulloi në internet, disa prej maturantëve: Ishte e njëjta me atë që bëmë
Gjatë paradites së sotme 34 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë, ku u testuan për Gjuhën shqipe dhe Letërsinë. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30. Në total në të gjithë vendin provimi u zhvillua në 208 qendra. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.
-
VIDEO
Largohen pas shumë vitesh tregtarët ambulantë nga plazhi i Durrësit! Protestë para bashkisë: Me këtë punë mbajmë familjen, na gjeni treg
Shitësit ambulantë që kemi parë ndër vite nuk do të lejohen më të tregtojnë përgjatë plazhit të Durrësit. Ata i ka larguar Policia Bashkiake në kuadër të aksionit për pastrimin e hapësirave publike.
-
VIDEO
Integrimi dhe negociatat, Rama niset sot drejt Hungarisë: Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán! Nesër mbërrin në Bullgari, rikthehet për shkarkimin e Metës
Kryeministri Rama është nisur ditën e sotme drejt Budapestit për një vizitë zyrtare dhe do të takohet me liderët e shtetit hungarez.
Nesër Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Bullgari ndërkohë që pritet të kthehet të mërkurën përpara seancës në parlament për shkarkimin e presidentit Meta!
-
VIDEO
Aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje, Lamallari zbulon arsyet pse u ndërhy në sezonin veror: Ligji duhet zbatuar çdo ditë
Në një prononcim për mediat, zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zbuluar edhe arsyen se përse ky operacion është ndërmarrë pikërisht tani, në sezonin veror.
“Nuk mendoj se turistet u prishet imazhi se si agjencitë ligjzbatuese zbatojnë ligjin, po flasim për paligjshmëri dhe ligji duhet zbatuar në çdo kohë, si në sezon si në tetor, ndoshta është pak më e ndjeshme në sezonin veror, por këto janë çështje që duhen zbatuar çdo ditë dhe kjo është mesazhi më i qartë, jo vetëm turistëve, por edhe qytetarëve shqiptar se kush do që të ndërtojë në Shqipëri duhet ta bëjë këtë sipas rregullave dhe ligjit, në çdo kohë, qoftë sezon turistik apo periudha dimërore. Edhe një shembje që do të kryhet kërkon angazhimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor, për çdo rast është shqyrtuar dokumentacioni, çdo gjë duhet bërë në mënyrë komforte sipas ligjit. Përgjegjësi është atyre që kanë shkelur ligjin që nuk kanë marrë leje, apo edhe ato që kanë toleruar shkelësit e ligjit. Po vijohet dhe me evidentimin e personave që duhet ët reagonin dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ky operacion nuk ka kthim pas. Bashkëpunimi me të gjithë aktorët është i nevojshëm për të bërë të mundur zbatimin e ligjit që të bëjmë një operacion sa më efektiv dhe kërkohet bashkëpunim, njoftimi ka qenë publik pak ditë më parë dhe të gjithë kanë marrë dijeni”, tha Lamallari.
-
VIDEO
Denoncoi qarkullimin e tezës së provimit të Maturës në internet, Ndriçim Mehmeti: Krim arsimor, i nxjerrin administratorët nga presioni!
Eksperti për çështjet e arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti, publikoi sot në Facebook tezën e provimit të maturës, duke denoncuar faktin e rrjedhjen së tyre para se maturanët të zinin vend në klasa për të zhvilluar provimin.
Në një lidhje me Skype për "Report TV", Mehmeti e konsideroi këtë 'krim arsimor', duke thënë se nxënësit po mësohen me "vjedhje". Sipas Mehmetit, testet i nxjerrin administratorët për shkak se i ushtrohet presion, ndërsa kërkon nisjen e hetimeve në shkolla.
Është një krim arsimor, ne vazhdojmë t'i mësojmë me vjedhje, keqadministrim dhe sigurisht jemi mësuar edhe me heshtje, prindërit nuk reagojnë, nxënësit nuk reagojnë, shoqëria nuk reagon, mbetemi në kuadrin e heshtjes nga Ministria, me siguri do lëshojë një deklaratë ku do thotë do merremi me rastin dhe do vëmë para ligjit fajtorët. Por nuk është marrë asnjëherë asnjë masë. Kjo është shkelje e të drejtës së maturantëve për të konkurruar në mënyrë të ndershme. Është bërë ndonjëherë ndonjë analizë? Sa kohë që ne i kemi mësuar në mënyrë të tillë, mos të kërkojmë qytetarë shembullorë në provimet e Maturës Shtetërore. Ne e kemi mësuar ta ndihmojmë, t'i japim ndonjë notë se është nipi i këtij apo atij. Administrimi është çorganizuar, i mësojmë nxënësit të kopjojnë.
Testet i nxjerrin edhe administratorët dhe bëhet një presion shumë i madh, duhet hetuar se çfarë ndodh në shkollë, a ka mësues që kanë fëmijët e vet në shkollën ku bëhet provimi. Nuk ka asnjëlloj vizioni për të patur një tjetër gjendje në arsim. Ne duhet të ulemi me këmbë në tokë, të shohim se ku është arsimi dhe në rast se ne vëmë gishtin mbi plagë, do mundësojmë një arsim më të mirë dhe të anashkalohen këto probleme që kemi sot, përndryshe do vuajmë shumë paditurinë dhe kontigjentët e krimit do të jenë gjithnjë më të rritura sepse një njeri pa shkollë do të gjejë mënyra të tjera për të siguruar jetesën", tha ai.
Maturantët iu nënshtruan sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:00, ndërsa për "Report Tv" disa nxënës konfirmuan se teza që qarkulloi në internet, ishte e njëjta me atë që ata bënë. Nuk ka ende një reagim nga Ministria e Arsimit në lidhje me këtë situatë të krijuar.
-
VIDEO
Teza e maturës shtetërore qarkulloi në internet disa minuta pas fillimit të provimit, maturantët: Ishte e njëjta me atë që bëmë
Provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë tashmë ka përfunduar.
Disa minuta pas fillimit të tij rreth orës 10:12 në internet, me shpejtësi, kanë qarkulluar tezat e provimit të maturës shtetërore.
Në pritje të një konfirmimi, pas përfundimit të testimit që zgjati 2 orë e gjysmë, maturantët për Report.Tv thanë se fotot e provimit, i cili qarkulloi në rrjetet sociale ishte i njëjti me atë të cilin ata zhvilluan.
Një gjë e tillë konsiderohet shkelje flagrante e rregullores së Maturës Shtetërore, dhe nëse zbulohet personi përgjegjës, mund të ndiqet penalisht.
Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit.
-
VIDEO
6 vrasje në 6 ditë/ Sociologu Gëzim Tushi: Krimi është banalizuar! Indiferenca e shoqërisë alarmante
TIRANË- 6 vrasje në 6 ditë....për këtë bilanc të rënduar, sociologu Gëzim Tushi, liston një sërë arsyesh ku më kryesoren sheh pandëshkueshmërinë nga shteti që fuqizon kriminelët dhe indiferentizmin e shoqërisë. Tushi shkon që në gjenezë të këtij masivizimi të kriminalitetit, siç ai e ka quajtur. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Tushi e sheh ngërçin që te shkolla, e që kulom me zvarritjen e Reformës në Drejtësi. Tushi tha situata është alarmante, kjo pasi jo vetëm që kemi një numër të lartë vrasjes, por ajo që e bën më të rëndë janë motive, sipas tij krejtësisht banale.
“Një nga arsyet është zvarritja Reformës në Drejtësi, ulja e forcës goditëse të shtetit, kriminelët e kanë kuptuar këtë. Ne jemi shoqëri që kemi dalë nga diktatura dhe njeriu ose ka ndërgjegjen e tij që e ndalon të bëjë krim ose frika nga ligji dhe kjo e bën që krimi të përvëlojë. Pjesa më e madhe e krimit është krim në familje, ne nuk po merremi me edukimin e njerëzve, po gëlojnë bulizmi, njeriu që e ka mendjen vetëm te paratë, shkolla bën pak dhe mos harroni që në shkollë mund të dalin mirë në rezultate, por mund të dal më pas dikush që vret, ka një zgjerim të madh të lëndëve psikotrope. Shoqëria shqiptare po kthehet në spital psikiatrik, nga këto njerëz, janë të frikshëm kur i sheh në rrugë, po shtohet numri i atyre që nuk po shkojnë në shkollë, dhe ato bëjnë dhe krime, Po bëhet shumë i lehtë profesioni i vrasësit me pagesë. Krimi në shoqëri jo vetëm është masivizuar, por edhe banalizuar. I ka të gjitha format, me thikë, me armë, me helm. Ky është një alarm social i vërtetë që duhet të prekë politikën që të mos qëndrojnë indiferentë. Të humbësh jetën për një gotë raki është e llahtarshme, kjo është botë kafshësh”, tha Tushi.