-
VIDEO
Vëllai vret motrën në Shkodër me pistoletë me silenciator dhe e mban 3 ditë të vdekur në shtëpi!
SHKODËR- Vizita nga Gjermania e Diana Vukajt, 58-vjeç në shtëpinë e vëllait të saj të vogël në Shkodër ka përfunduar në mënyrë tragjike. Ajo është ekzekutuar nga vëllai i saj, Fabian Vukaj 55-vjeç me pistoletë tip Zastava me silenciator me 4 plumba.
Siç raporton gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja shkak dyshohet se kanë qenë konfliktet e shumta për pronësinë e shtëpisë në lagjen ‘3 heronjtë’ në Shkodër. Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, i pamartuar teksa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe dërgonte para për vëllanë rreth 300 euro në muaj, për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike. Nga sa raportohet, në momentin që policia ka shkuar në banesën e Fabian Vukaj, i janë gjetur 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin. Viktima, Diana i jepte një rrogë mujore prej 300 eurosh në muaj vëllait të saj të vogël, por duket kjo nuk i mjaftonte për shkak se dhe luante bixhoz dhe kanë debatuar herë pas herë për para që e motra shpenzonte për mobilimin e një shtëpie të saj në Velipojë.
Ky krim në familje tronditi opinionin publik, për shkak se 55-vjeçari e ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi, thonë burimet, por nuk është një detaj i konfirmuar zyrtarisht. Kanë qenë fqinjët ato që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren që kishte mbërritur nga Gjermania, duke njoftuar policinë. Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 kur dhe efektivët e policisë mbërritën në shtëpinë e 55-vjeçarit dhe gjetën gruan të vrarë në krevat.
Report Tv ka siguruar foton e viktimës, e ndërsa nga ajo që raportohet paraprakisht dyshohet se autori ka qenë i alkoolizuar, por motër e vëlla mësohet se kanë pasur herë pas here konflikte me njëri tjetrin.
-
VIDEO
Aksioni për ndërtimet pa leje, shembet objekti i parë në Velipojë, asnjë kundërshti nga pronarët
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Velipojë. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtimin e parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë. Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.
-
VIDEO
Aksident në Tiranë, makina përmbyset te tuneli i ri te ish-sheshi 'Shqiponja'
-
VIDEO
Koordinatorët e viktimave në prokuroritë e rretheve, Kim-Çela: Rol të rëndësishëm për mbrojtjen e më të dobëtëve
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilluan paraditen e sotme një takim me Koordinatorët e Viktimave pranë prokurorisë në Pogradec.
Pas takimit Kim dhe Çela mbajtën një prononcim për mediat. Të dy shprehën mbështetjen ndaj Koordinatorëvë të Viktimave dhe vlerësuan rolin e tyre.
"Ky rol vitet e fundit është theksuar dhe nga marrë një mbështetje të madhe nga ambasada e SHBA. Takimi i fokusua në mbështetjen që duhet t'i japim dhe të mbrojmë më të dobëtit", tha kryeprokurori Olsian Çela.
Ndërkohë që për ambasadoren Yuri Kim koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri.
"Ne donim të shihnim se si po ia bënin dhe nëse kishin nevojë për më shumë mbështetje. Në të gjitha rastet kur ka krime, viktimat duhet të marrin ata që i takon dhe shkelësit duhet të dënohen", tha Kim nga Pogradeci, ku refuzoi të bënte një koment në lidhje me votimin që pritet të bëhet pas 2 ditësh për shkarkimin e Metës.
"Sot unë dua vetëm të fokusohem te drejtësia", tha Kim.
Koordinatorët e Viktimave janë vendosur pranë Zyrave të Prokurorive në rrethe, nga Programi i Ndihmës dhe Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, (OPDAT).
-
VIDEO
Vrasja e Kudret Saliajt, fëmijët akuzojnë nënën e tyre Dhuratën për dhunë, vajza: Na kërcënonte se do na hidhte nga ballkoni! Djali: I thoshte dikujt 'të dua kur do takohemi'
TIRANË- Dhurata Saliaj, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e burrit të saj, Kudrejt Saliaj, ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj 3 fëmijëve të saj, por dëshmitë e të miturve tregojnë të kundërtën. Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në tetor të 2020, kur dhe Dhuarata doli në Gjykatë për akuzën e dhunës ndaj fëmijëve, vajza e saj e ka akuzuar se i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre.
Në dëshmi, vajza thotë se Dhurata sillej keq më së shumti me vëllanë e vogël që “e ka goditur mes të tjerave me bërryl në pjesën e vetullës dhe i ka thënë se nuk duhet që t’i tregonte babait se do e hidhte nga ballkoni”. Nga ana tjetër, çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai thotë se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt një personi tjetër dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda.
-
VIDEO
U shemb pas kalimit të kamionit me peshë 50 ton, nis sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë
Katër ditë nga shembja, ka nisur sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë. Janë forcat xheniere të ushtrisë që kanë nisur ndërtimin e urës metalike "Bailey dhe pritet të jetë gati brenda dy ditësh për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
Kujtojmë se ura u shemb më 3 qershor, pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë që kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar banorët. Shoferi i kamionit është lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Kryeplaku i fshatit Darëzezë, Neki Tafa u shpreh se ura ka një rëndësi të madhe për banorët, pasi është e vetmja rrugë që i lidh ata me qytetin e Fierit.
"Sot po bëhet e mundur ndërtimi i urës së re që do ketë kapacitet mbajtës më të madh se ajo që ishte. Për momentin kjo do të zgjidhë problematikën, ndërsa zgjidhja përfundimtare do të jetë ura tjetër që po ndërtohet që në korrik besoj se do të jetë gati. Ka tabela orientuese po veprime të tilla kamikaze nuk ishin parë ndonjëherë se një urë që mban 15 ton dhe të kalojë një mjet me 50 ton, ishte edhe një vrasje për të gjithë zonën, pengese për turizmin, për fshatarët për punët e bujqësisë. E kemi përjetuar si përmbytjen në vitin 2015, çdo gjë për ne vështirësohet sepse është ura e vetme që na lidh me Fierin. Besoj se ura provizore do të përfundojë brenda dy ditësh.
-
VIDEO
Kushi thirrje akademikëve: Aplikoni në ASCAL dhe jepni kontribut për Arsimin e Lartë në Shqipëri
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ftuar të gjithë akademikët e nderuar, brenda dhe jashtë vendit, që të japin kontribut me vlerë për Arsimin e Lartë në Shqipëri, duke aplikuar për t'u bërë pjesë e “Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë” (ASCAL).
Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë një thirrje të hapur për të gjithë përfaqësuesit e botës akademike që në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të ASCAL, të aplikojnë për pozicionet si “Drejtor i Përgjithshëm” apo si një prej 11 anëtarëve të Bordit të Akreditimit, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë te huaj.
Ministrja nënvizon se rritja e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përafrimi me standardet më të mira evropiane, janë ndër objektivat më madhore të mandatit të ri qeverisës, mbështetur edhe në Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, e cila është në fazë konsultimi publik dhe pritet të miratohet së shpejti.
“Në funksion të këtij objektivi, ne synojmë të hapim dyert e universiteteve tona për bashkëpunim të ngushtë me universitetet më prestigjioze evropiane dhe të krijojmë kushtet e nevojshme që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma evropiane, këtu, në Shqipëri”, shprehet ministrja Kushi.
-
VIDEO
Turizmi shqiptar/ Det, histori e kulturë! Vendi hap dyert për vizitorët vendas e të huaj
Industria e turizmit edhe pse është plagosur nga pandemia COVID-19, tanimë është gati për të nisur gjithçka nga e para dhe më të fortë.
-
VIDEO
Shembet objekti i parë në Velipojë, asnjë kundërshti nga pronarët deri tani
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Velipojë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtimin e parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë.
Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.
-
VIDEO
“Lufta e II-të Botërore e rënia e komunizmit” Zonja zbulon dy zhgënjimet e mëdha të shqiptarëve
Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv përveç opinionit për temën e ditës zbuloi edhe dy zhgënjimet më të mëdha të popullit shqiptar. Ajo tha se: Lufta e II-të Botërore dhe rënia e komunizmit janë zhgënjime totale dhe zbloi edhe pse.
-
VIDEO
Zonja me lot në sy i drejtohet policit: Çfarë kam bëre? Fillon prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil
Diskutimi mes pronares së një prej ndërtimeve që do prishen në bregdetin e Ksamilit dhe efektivit të policisë
-
VIDEO
Hapet sezoni turistik ne Pogradec, kreu i bashkisë: 100 ditë vere me aktivitete kulturore e sportive
Këtë të diel qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik veror, me një kalendar të pasur aktivitetesh, ndërsa nuk mungoi edhe panairi i punimeve artizanale dhe produkteve bio.
Ky sezon veror, sipas kryetarit të bashkisë Ilir Xhakolli, do i sjellë Pogradecit 100 ditë vere ku në çdo ditë nuk do të mungojnë aktivitet kulturore dhe sportive, për të argëtuar kështu të gjithë ata turistë që këtë vere do të zgjedhin qytetin liqenor.
Besoj që Pogradeci do jetë i tejmbushur me qytetarë nga Shqipëria, por edhe më tej për shkak të vendimit të qeverisë për të mos patur pengesa për turistët e huaj. Sot kemi çeljen e sezonit, besoj se do kemi një sezon turistik të shkëlqyer. Do të ketë aktivitet të ndryshme çdo ditë, për 100 ditë. Shumë shpejt do bëhet i mundur edhe lundrimi nga Liqeni i Pogradecit në drejtim të Maqedonisë së Veriut, operatori privat është bërë gati. Kërkojnë mbështetje nga ne për një ambient për shitjen e biletave dhe ne ja vëmë në dispozicion. Ne kemi fituar në një marrëveshje nga fondet e BE një traget me vlerë 500 mijë euro dh eshumë shpejt do të jetë edhe ai disponibël", tha Xhakolli.
Përmes punëve të artizanëve dhe produkteve bio, në panairin e sotëm tradita ka qene kryefjala në çdo tavolinë të amvisave e artizanëve që prezantuan produktet e tyre.
Ashtu si çdo vit, edhe në këtë sezon Pogradeci synon të jetë destinacioni i preferuar i turistëve nën freskinë dhe pamjen piktoreske që e karakterizon.