-
VIDEO
Ksamil, fillon operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet
TIRANË- Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri, fillon operacioni i shembjes e ndërtimeve pa leje në bregdet. Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të 'rrëzojë sot' në zonën e Velipojës 15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.
Pesë ditë më parë ishte Kryeministri Edi Rama ai që u la afat pronarëve që kanë ndërtuar pa leje, deri sot, që t'i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë më të rënda. Paralajmërimi shkoi për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga "ndryshimi drejt Lindjes do ishte perdhunim" te vetmia e Bashes e deri tek pse Edi Rama do paqe me PD-ne?
-
VIDEO
Hapet sezoni turistik në Velipojë
#reportTV #lajmeshqip #lajme Në Velipojë ka nisur sezoni turistik. Është menduar që hapja e këtij sezoni tu kushtohet fëmijëve dhe atraksionit që sjellin sportet ujore.Ata e pëlqejnë shumë kanoen dhe Winsurfin dhe mjetet tjera lundruese sa kurioziteti ti mësojnë është shumë i madh.Për profesor Ilir Ciko kjo formë e nisjes së sezonit është mjaft interesante dhe se fëmijëve tu mësosh sportet ujore është diçka e duhur.
-
VIDEO
Kryeministri Rama uron 'javë të mbarë' me pamje të lagjes së re 'Rilindja' në Fushë-Krujë
Me pamje shumë të bukura, të bëra me dron, të lagjes së re rë rindërtuar në Fushë-Krujë, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë të gjithë shqiptarët sot.
"Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama krahas videos.
Lagja e re në Fushë-Krujë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe në një largësi prej 1 kilometri nga qendra e Fushë-Krujës. Atje do të ndërtohen banesat individuale dhe apartamentet.
Në zonën e re për rindërtim e përcaktuar në Fushë Krujë, parashikohet strehimi për 218 familje nga të cilat 91 familje në banesa kolektive dhe 147 familje në banesa individuale.
Kryeministri Rama e ka quajtur më herët këtë lagje si një zonë cilësore rezidenciale për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
-
VIDEO
Vëllai vrau motrën, shefi i komisariatit të policisë Shkodër: Viktima u gjet e pajetë në krevatin e saj, ishte kthyer nga Gjermania para 3-4 ditësh! Autorin e arrestuan përreth shtëpisë
Shefi i komisariatit të policisë Shkodër Paulin Çupi jep detaje nga ngjarja e rëndë, ku vëllai Fabjan Vukaj ka varë motrën e tij Diana Vukaj. Ai thotë se viktima është gjetur në shtëpinë e saj në krevat. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte 3-4 ditë që ishte kthyer.
"Marr një telefonatë që Diana Vukaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit. Në vlerësim të telefonatën kemi organizuar policinë kemi verifikuar në shtëpinë e saj ku është gjetur e pajetë Vukaj. Kemi bërë kontrolle dhe përreth ambienteve të shtëpisë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj. Mendohet që kemi të bëjmë me një krim brenda familjes ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante në Gjermani dhe është kthyer para 3 ose 4 ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar prova. Kufona ishte brenda në banjesë në dhomën e gjumit të saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe në gjendje të alkoolit. Do sqarojmë rrethanat", tha ai.
-
VIDEO
Vritet me armë biznesmeni 40 vjeçar në Ksamil! Qëllohet pranë shtëpisë nga 4 persona, ndërron jetë rrugës për në spital
Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil! Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik. Policia po heton në disa versione lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e qarta ngjarjeje, ndërsa policia ndodhet pranë vendit të ngjarjes. Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.
-
VIDEO
Krimi në familje trondit Shkodrën, vëllai vret me armë zjarri motrën, e mbajti 3 ditë në shtëpi! 50 vjeçarja jetonte në Gjermani, konfliktoheshin sa herë vinte! Arrestohet autori
Krimi në familje ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Fabjan Vukaj 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj 58 vjeçe dhe e ka mbajtur për 3 ditë brenda në shtëpi. Viktima jetonte në Gjermani dhe sa herë që vinte kishte konflikte me të vëllanë. Fabjan Fukaj ishte një person që pinte vazhdimisht alkool dhe dyshohet se kur e ka vrarë të motrën ka qenë nën efektin e pijes alkoolike. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e krimit të rëndë.
-
VIDEO
Tronditet Shkodra, vëllai vret motrën me thikë, e mbajti për 3 ditë në shtëpi! Arrestohet autori
Krimi në familje ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Vëllai Fabjan Vukaj ka vrarë me thikë motrën e tij Diana Vukaj dhe e ka mbajtur për 3 ditë brenda në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Rikthehet Mihal Kokëdhima, bllokon rrugën që të çon në plazh në Porto Palermo! Denoncon analisti: Pasi qeveria i shembi lolalin, Mihali vendosi ti shembë malin
Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë vijon të jetë problematik edhe këtë sezon turistik.
Në një video të publikuar në rrjete sociale analisti Dritan Hila tregon se Kokëdhima ka bllokuar rrugën që të çon te plazhi afër tij në Porto Palermo të Himarës.
-
VIDEO
Vatër zjarri në gadishullin e Kraburunit, dyshohet se u vë qëllimisht nga barinjtë
VLORË- Mbrëmjen e sotme është kontatuar një vatër zjarri në gadishullin e Karaburunit. Dyshohet se zjarri ëshët vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës aty pranë. Nga zjarri po digje bimësia aty pranë, por nuk rrezikohen banesat e zonës. Report Tv sjell pamje nga ku dallohet zatra e zjarrit në anën tjetër të detit. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë nga toka për shkak të terrenit të vështirë.
-
VIDEO
U rrëzua në një zonë të thepisur në Theth, turistja polake gjendet nga policia dhe niset me helikopter drejt Tiranës
Një turiste nga policonia është rrëzuar gjatë ecjes në Theth dhe nuk ka mundur të vijojë rrugën. Policia e ka gjetur 35 vjeçaren, e cila po eksploronte së bashku me një tjetër turist tjetër dhe e ka nisur me helikoter drejt Tiranës. Njoftimi i policisë:Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia. Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth. Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth. Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj
-
VIDEO
Intervista e plotë/ Eksperti Mamir Hodo: Rritja e gjobës s’garanton siguri! Aksidentet, të ngrihet agjenci kombëtare e sigurisë rrugore
Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që pritet të hyjnë në fuqi janë përqëndruar kryesisht në shtimin e vlerës së gjobave për të gjithë shkelësit. Është rritur vlera e gjobës për disa shkelje, ndërsa ekpertët kanë rezerva në përmirësimin e situatës së aksidenteve dhe qarkullimit në rrugë. Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, nuk e sheh zgjidhjen tek masat administrative.
“Nuk është masa administrative ajo që garanton sigurinë rrugore, kjo është nga eksperienca e viteve dhe nga studimet që bëhen në këtë fushë. Por, njëkohësisht duke u bazuar edhe tek statistikat e aksidenteve rrugore, të cilat përfshijnë vitet nga 2014-a deri në 2021-shin. Marrim 2014-ën se atëherë janë bërë ndryshimet e Kodit Rrugor dhe duke duke i ballafaquar me rezultatet e arritura në vitin 2019. Aksidentet si numër janë ulur nga viti 2014 në 2019-ën me 21%, vdekjet me 14%, vrarë dhe plagosur janë ulur me 21.8%, referuar alkoolit janë ulur me 52%. Pavarësisht uljes, janë 81 vdekje për 1 milion banorë. Janë shumë të larta referuar me vendet e Bashkimit Evropian”, shprehet eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo.