-
VIDEO
Raporti ekskluziv/ Pas shkarkimit, Ilir Meta drejt SPAK-ut për nxitje dhune dhe urrejtje, rol të dyshimtë edhe në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, detaje nga dokumenti 100 faqësh
TIRANË- Pas shkarkimit të pritshëm në seancën e 9 qershorit 2021, Presidenti Ilir Meta mund të përballet me SPAK për dy vepra të rënda penale, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe thirrje për urrejtje nacionale. Report Tv ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në raport reflektohen thirrjet e Metës për dhunë, roli i tij në përplasjen mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, mbrojtja nga ana e tij e strukturës paramilitare të PD pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke analizuar qëndrimet e Metës në 19 emisione televizive, 9 deklarata për mediet, 45 postime në rrjetet sociale si dhe disa shkresa që u ka drejtuar institucioneve të pavarura në mënyrë të përsëritur.
“Komisioni Hetimor nuk hetoi faktet e mësipërme të thirrjes për dhunë apo urrejtjes ne kuadrin e veprave penale, pasi objekti i hetimit në këtë proces lidhet me pretendime për shkelje të rënda kushtetuese, dhe kjo është detyrë e organeve hetimore që për këto çështje mund të nisin hetimin dhe kryesisht sipas dispozitave ligjore në fuqi. Komisioni Hetimor vlerëson se aktet e sjelljet e Presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale...Sipas komisionit nxitje dhune dhe ndasie dhe shembuj për të zgjidhur situatat me vetëgjyqësi, gjenden dhe në sjelljet e Presidentit që analizohen në këtë raport në lidhje me konfliktin midis FRD dhe Bashkisë Tiranë...”, thuhet në faqet 81 dhe 82 të raportit.
-
VIDEO
Apolonia, destinacion i preferuar për turistët! Drejtuesja e parkut: Nuk e prisnim këtë fluks! Turistët: Vend mikëpritës
E njohur për kulturën e pasur dhe vlerat e saj arkeologjike, qyteti historik Apolonia po behët çdo ditë e më tepër një destinacion i zgjedhur nga turistët vendas dhe të huaj. Edhe pse pas një viti të vështirë pandemik Ornela Durmishi, Drejtuesja e parkut Arkeologjik, në Apoloni shprehet se këtë muaj ka patur një rritje të numrit të vizitorëve.
-
VIDEO
Sot Dita Botërore e Mjedisit/ Itali-Britani, konferenca të përbashkëta për Klimën, mesazhi i ambasadorëve Bucci dhe Norman: Të veprojmë tani! Flet edhe përfaqësuesja e OKB
Bota është në një emergjencë klimatike dhe ndryshimet klimatike përbëjnë rrezikun më të madh me të cilin përballemi të gjithë. Konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26), nën organizimin e Mbretërisë së Bashkuar në partneritet me Italinë në nëntor të këtij viti në Glasgow, do të mbledhë mbi 30,000 krerë shtetesh, ekspertë të klimës dhe aktivistë në një forum për të arritur një marrëveshje kritike për trajtimin e ndryshimeve klimatike.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Pagat dhe dietat e krerëve të drejtësisë dhe të shtetit për 2020, kryesojnë Vitore Tusha e Sandër Simoni deri në 40 mijë USD, ja ku renditen Meta, Ruçi dhe Rama
Njerëzit e drejtësisë së re paguhen nga 30-40 % më shumë se sa krerët e shtetit, rrjedhimisht edhe të politikës shqiptare. Referuar deklaratave të pasurisë për vitin 2020, të siguruara nga Shqiptarja.com, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila ushtron edhe kompetencat e kryetares, ka marrë 3.4 milionë lekë pagë ose 34 mijë USD për vitin 2020. Ndërkaq, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, gjatë periudhës mars-dhjetor 2020, deklaron 2.9 milionë lekë. Sandër Simoni, i cili gjatë vitit 2020 ka drejtuar Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë dhe në 2021 u emërua në Gjykatën e Lartë, deklaron rreth 4 milionë lekë ose 40 mijë USD të ardhura nga paga.
Krerët e KLP-së dhe KLGJ, Gent Ibrahimi dhe Naureda Llagami kanë marrë nga 2.8 milionë lekë pagë vjetore. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë marrin gjithashtu nga 2.8 milionë ose 28 mijë USD paga në vit. Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta deklaron 1 981 114 lekë të ardhura nga paga për vitin 2020, si dhe 600 euro dhe 960 USD të ardhura nga dietat si kreu i shtetit. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaron 2.3 milionë lekë ose rreth 23 mijë USD të ardhura nga paga për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama deklaron 1 777 430 lekë ose rreth 17 mijë USD të ardhura nga paga dhe zero dieta.
-
VIDEO
'Rally Albania 2021' spektakël e bukuri shqiptare! 300 të huaj mblidhen në Vlorë, sinjal pozitiv për turizmin! Pilotët: Shqipëria një vend fantastik
VLORË- Këtë fundjavë (5-6 qershor) ka një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës. Përveç plazhit dhe temperaturave perfekte, çdo qytetarë do ketë mundësi për të shijuar spektaklin e makinave sportive, "Rally Albania 2021". Një garë e vërtetë sportive që në fund do të finalizohet edhe më një fitues, por që është edhe një tregues shumë pozitiv për turizmin në vend, pas pandemisë së COVID-19. Rally Albania 2021, për të 17-in vit radhazi ka zbritur në qytetin bregdetar, ku 200 pilotë, 300 të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, do të marrin pjesë në garën e madhe. E veçanta është se këtë vit ka një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, organizatorja e kësaj gare, Julinda Dhamo ka dhënë detajet.
"Është një garë e rëndësishme se ka sportistë, por edhe amatorë që pëlqejnë këtë sport, makinë, fuoristrada, motor fuoristrada dhe një makinë e modifikuiar SSV. Ka shumë të huaj, flitet në të gjitha gjuhët, merremi vesh me anë të shenjave, e rëndësishme është e nisëm në këtë qytet për herë të parë pas 16 vitesh dhe donim një vend kaq të madh , me kaq shumë vendparkimi. Ka djem dhe vajza jo vetëm me makinë, por edhe motor. Kërkon një përgatitje fizike. Garë, por edhe një promovuese shumë e mirë e turizmin. Fakti që kjo garë rritet çdo vit e më shumë, tregon që ka një qasje shumë të mirë te të gjithë garuesit. Garuesit vijnë dhe me pushime këtu me familjen. Është gara më e madhe në Ballkan", tha Dhamo.
-
VIDEO
'Rally Albania 2021' spektakël e bukuri shqiptare! Zbresin 300 të huaj në Vlorë, sinjal pozitiv për turizmin

‘Me kallash, me kallash’, dalin video të reja nga Tik-Toku i gjyqtares në Elbasan
Video të reja janë bërë publike të gjyqtares Enkelejda Kapedani në Tik-Tok. Teksa drejton makinën luksoze pa rrip sigurimi, gjyqtarja shihet duke kënduar dhe dëfryer në mjet, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
47-vjeçarja ndërron pasi ra nga dera e autobusit, shoferi kreu lëvizje të rrezikshme! Policia prangos drejtuesin! Report Tv siguron pamje, mjeti lëviz me derë të hapur
Një 47-vjeçare është ndarë nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan. Mësohet se pasagjerja që humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme, është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.
"Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital", ka njoftuar policia.
-
VIDEO
Bankers gjelbëron Patos-Marinzën në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit! Objektivi është një brez i gjelbër në zonë
Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, kompania Bankers Petroleum Albania në bashkëpunim me Shoqatën Mjedisore Zharrza kanë mbjellë dhjetëra pemë pranë fushës naftë-mbajtëse Patos-Marinëz. Drejtues dhe punonjës të Bankers u janë bashkuar vullnetarëve të Shoqatës në kuadër të nismës për të ndërtuar një brez të gjelbër përreth kësaj zone.
“Dita Ndërkombëtare e Mjedisit ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Bankers si një kompani e fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj fushe. Përvec kujdesit që në tregojmë për mjedisin gjatë operacioneve tona hidrokarbure të përditshme, në këtë ditë ne organizojmë aktivitete të ndryshme në rajonin e Fierit. Këtë vit ne u jemi bashkuar vullnetarëve të Shoqatës Mjedisore Zharrza në mbjelljen e pemëve përreth Marinzës. Ne kemi zhvilluar një projekt të përbashkët me ta për mbjelljen e pemëve përgjatë gjithë fshatrave të zonës sonë të operimit si pjesë strategjisë sonë për të përmirësuar vazhdimisht mjedisin”, tha në prononcim Luntao Chen, Nëndrejtor për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës.
-
VIDEO
Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! Flet gruaja e autorit: Kudreti na e dhunonte vajzën
Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të, pasi më parë gjykata kishte vendosur që fëmijet t'i lërë la me babanë.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan, ndërron jetë 47-vjeçarja, ra nga dera e autobusit pasi shoferi kreu lëvizje të rrezikshme! Policia prangos drejtuesin
Një 47-vjeçare është ndarë nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan.
"Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital", ka njoftuar policia.
-
VIDEO
Integrimi dhe negociatat/ Rama për gjermanen Bild: BE po shkel premtimet, ne kemi plotësuar të gjithë kushtet! Liderë të shteteve anëtare po na pengojnë për populizëm
Kryeministri Edi Rama është shumë i qartë me Bashkimin Europian. Unioni duhet të mbajë premtimet dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.