• VIDEO

    Fluksi i fundjavës, policia me 'dorë të hekurt', për 3 orë ndëshkon 256 shoferë, pezullohen 43 patenta

    Policia ka shtuar kontrollet gjatë fundjavës dhe prej orës 16:00 të ditës së sotme ka ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë si dhe ka pezulluar 43 leje drejtimi.

    "Prej orës 16:00  janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë. Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin  e alkoolit".

  • VIDEO

    Kodi i ri Rrugor, eksperti Mamir Hodo: Rritja e gjobës s’garanton siguri! Aksidentet, të ngrihet agjenci kombëtare e sigurisë rrugore

    Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që pritet të hyjnë në fuqi janë përqëndruar kryesisht në shtimin e vlerës së gjobave për të gjithë shkelësit. Është rritur vlera e gjobës për disa shkelje, ndërsa ekpertët kanë rezerva në përmirësimin e situatës së aksidenteve dhe qarkullimit në rrugë. Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, nuk e sheh zgjidhjen tek masat administrative.

    “Nuk është masa administrative ajo që garanton sigurinë rrugore, kjo është nga eksperienca e viteve dhe nga studimet që bëhen në këtë fushë. Por, njëkohësisht duke u bazuar edhe tek statistikat e aksidenteve rrugore, të cilat përfshijnë vitet nga 2014-a deri në 2021-shin. Marrim 2014-ën se atëherë janë bërë ndryshimet e Kodit Rrugor dhe duke duke i ballafaquar me rezultatet e arritura në vitin 2019. Aksidentet si numër janë ulur nga viti 2014 në 2019-ën me 21%, vdekjet me 14%, vrarë dhe plagosur janë ulur me 21.8%, referuar alkoolit janë ulur me 52%. Pavarësisht uljes, janë 81 vdekje për 1 milion banorë. Janë shumë të larta referuar me vendet e Bashkimit Evropian”, shprehet eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo.

  • VIDEO

    'Situata me COVID nën kontroll, s'kemi transmetim komunitar', mjeku Alimehmeti optimist: Edhe vjeshta pritet e qetë! Jo dakord për vaksinimi e fëmijëve

    Situata me pandeminë e koronavirusit në vend është përmirësuar ndjeshëm, e duket se do të kemi jo vetëm një verë të qetë, por edhe vjeshta që vjen nuk pritet të sjellë rritje drastike infeksionesh. Kjo u bë me dije nga mjeku Ilir Alimehmeti, i cili tha në "Report TV" se falë numrit të të vaksinuarve dhe të atyre që tashmë e kanë kaluar COVID, kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e ngjashme me atë të një viti më parë.

    "Situata paraqitet mjaft e qetë. Po të shohim incidencën 2 javore për 100 mijë banorë, tani që flasim është 6.9, që është mjaft e ulëm. Situata është krejtësisht nën kontroll, pritej për shkak të numrit të lartë të atyre që e kaluan dhe të të vaksinuarve. Grumbullimi duhet evituar teorikisht, por ne patëm në Shqipëri edhe një proces zgjedhor që solli shumë grumbullime, më pas patëm festë ne Bajramit, këto nuk u shoqëruan me rritje të rasteve, ky është një eksperiment natyrorë të themi që tregon se Shqipëria nuk ka nevojë për vitin të grumbullimeve të këtij tipi. Megjithatë, ato grumbullime që mund të evitohen, të evitohen. Risku i infektimit është shumë i ulët, transmetimi nuk është komunitar. Sa i përket vaksinimeve ne kemi rreth 9.5% të popullatës të vaksinuar me dy doza, nuk është shifra aty ku duhet për imunizimin e 75% të popullatës. Përqindja e personave që e kanë kaluar COVID është më e lartë se ai i të vaksinuarve. Vjeshta do të jetë prova e zjarrit, ku do të na ketë çuar imunizimi natyror dhe ai artificial, do të na e tregojë vjeshta dhe dimri që vjen. Por duke marrë parasysh që numri i personave që e kanë kaluar është shumë i lartë, nëse nuk do ketë variante të reja që do kapërcejnë imunizimin, besoj se do të vijë një vjeshtë e qetë, jo e krahasueshme me atë të vitit të kaluar, por do të jetë një valë shumë më qetë. Sensi i vaksinimit është ai i kthimit në jetën normale, kjo është arsyeja pse e bëjmë. Në situatën ku ne jemi, situata është shumë e qetë, transmetimi nuk është komunitar", tha mjeku.

  • VIDEO

    Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, rradhë e gjatë makinash në Orikum-Vlorë

    Kjo fundjavë ka shënuar fluks të lartë pushuesish edhe në Vlorë. Rradhë të gjata makinash ka pasur në aksin Orikum-Vlorë gjatë diës së sotme.

    Këtë verë, pas një viti të vështirë prej pandemisë COVID-19, turizmi ka marrë frymë. Bregdeti shqiptar është "pushtuar" nga të rinj të ardhur nga vendi dhe e gjithë bota. Shqipëria vijon të jetë ndër destinacionet e preferuara edhe për qytetarët Kosovarë.

    Gjatë së premtes dhe të shtunës, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës. Bëhet me dije se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së shtune, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.

  • VIDEO

    Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Për turistët që shfaqin shenja COVID do përdoren testet e shpejta

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori. “E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, për sa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë për sa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anticovid. Për turistët që shfaqin shenja do përdoren testet e shpejta”, tha Manastirliu.

  • VIDEO

    Pasioni për të krijuar ‘mund’ problemet me shëndetin, artizani me aftësi ndryshe në Vlorë, art me materiale të riciklueshme

    Jeta ka qenë sfiduese për Ilir Kacanin. Babai i dy fëmijëve jeton mes vështirëve të shumta ekonomike dhe problemeve shëndetësore në një shtëpi të amortizuar në Novoselë të Vlorës.

    49-vjecari me aftësi të kufizuara fizike trajtohet me KAMP, por pagesa është krejt e pamjaftueshme për të mbajtur familjen. Pensioni i dy prindërve të moshuar dhe pagesa e e tij e paaftësisë janë të ardhurat e vetme, ndërsa bashkëshorten e ka të papunë.

    "Kempi që marr unë, si mund ta mbaj familjen? Unë si kryefamiljar jam pa punë, gruaja pa punë. Fëmijët në shkollë. Është shumë e vështirë, por megjithatë duke pasur mbështetjen e prindërve që i kam pensionistë. Jam ushqyer në kurriz të tyre. Thjesht kërkoj nga një institucion që të vazhdoj këtë dëshirë, lëtë zanat. Të më krijoje një vizitë për sytë. Me kalimin e kohës edhe shikimi po më zbehet fare. Do përpiqem vetë, port ë më realizojnë një ndihmë për të arritur pasionin. Për të më ndihmuar që të hap ekspozitën. Gjëja kryesore është të bëja një vizitë për sytë”, tha Iliri.

    Këto probleme nuk e kanë mposhtur Ilirin. Ai me kurajo ndjek pasionin e tij prej artizani. Ka krijuar me tela, dru dhe materiale të tjera të riciklueshme disa punime të këndshme artistike si, si varka, shporta, stema, korniza, vazo e shtëpi  kukullash.

    Por si ka lindur ky pasion tek Iliri?

    "Që kur kam qenë iu vogël më jepej për çdo gjë. Qe kur isha I vogël më pëlqenin vizatimet. Doja të vazhdoja për art, por nuk pata mundësi.. Pas viteve 90 ngela pa punë, pa asgjë. U detyrova ti futesha një zanati kopshtar. Merresha me shartim pemësh, por për shkak të mos shpërblimit e lash atë punë dhe iu futa kësaj rruge. Kam 3-4 vjet me këtë punë artizanale", tha ai.

    Puna e tij e parë artizanale ka qenë kjo shportë. Nuk ka pasur asnjë mësues veç ka nxënë duke parë video në internet.

    " Puna e parë që bëra është shporta me tela. E pash në internet dhe duke e parë të arsyeshme thash pse mos ta bëj dhe unë. Duke i kombinuar arrita të kombinoja këtë. Kjo më bëri që ta vazhdoja  këtë punë.....Ktheja telat duke parë format e ndryshme më pëlqeu shumë", u shpreh Iliri.

    Ndërsa këtë panoramë e ka krijuar me tela, përmes një pune të mundimshme dhe mjaft të imët. Deri tani numëron 40 punime, dhe me to kërkon të hapë një ekspozitë.  Ndaj përmes mikrofonit të "Report Tv" kërkon mbështetje, por në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta mëshirojnë!

    "Shumë e vështirë. Në radhë të parë duhet durim, këmbëngulje dhe besimi se do e arrish. Çdo gjë e hedh në letër. I vizatoj dhe pastaj e bëj. Deri tani 40 punime kam bërë. Nuk kam shitur sepse kam pasur gjithmonë një dëshirë që e kam akoma. Na shohin nga gjendja fizike, si gjynah. Nuk më pëlqen kjo gjë se çdo njeri duhet të tregoje aftësinë. Kjo më ka shtyrë për mos i shes sepse dua të tregoj se jam i aftë.  Çdo punë duhet të ketë një vlerë. Kryesorja është të krijoj një ekspozitën time për të treguar se sado invalid të tregoj veten se jam I aftë të krijoj diçka", tha si.

    Shqetësimi kryesor për Ilir Kacanin janë sytë. Ai ndjen se dita ditës shikimi po i zbehet....

    “Për të vazhduar me dëshirën që kam vetëm të më krijojnë një mundësi për vizitë për sytë sepse e kam shumë të vështirë, shikimi po më zbehet fare.”, thotë Ilir Kacani

  • VIDEO

    Vettingu në politikë, Beqiri: Do ishte nder për Kuvendin e ri që ta miratoj këtë ligj! Nishani e propozoi, por do jetë ndër 10 të parët që do preket

    Avokati Idajet Beqiri e konsideroi krijimin e ligjit për vettingun në polikë si të vonuar dhe se ka ardhur momenti që duhet të bëhet. Madje ai shtoi se do të ishte në nderin e Kuvendit të ri në shtator që në punën e tij të ketë krijimin e projektligjit të parë për vettingun në politikë. Vettingu në politikë u propozua dje nga Bujar Nishani, por për avokatin Beqiri kjo nuk ka pse e gëzon shumë atë pasi ai do të ishte në 10-shen e parë që do të kalonte në sitën e vettingut.

    Beqiri tha se në ligj duhet të përcaktohet qartë se kush do të jetë objekt i tij, kryeministra e ministra por edhe ata që kanë qenë më parë, ndërsa shtoi se ata që preken nga vettingu duhet të çohen në gjykatë dhe të ketë dënime për to.

    "Nëse bëhet vettingu në politik tek 10-shja e parë do kapi edhe vetë Nishanin pasi në shumë aspekte. Parimisht janë plotësisht dakord për vetting në politikë dhe më duket e drejtë një gjë e tillë. Ka ardhur momenti që grupet parlamentare të bëjnë propozime konkrete dhe të hartojnë ligje për vettingun në politikë. Duhet të përcaktohet saktë se kush do të jetë objekt i këtij ligji, kryeministra e ish kryeministra, ministra e ish ministra, drejtorë të instituteve të larta. Kur të ndërtohet ky ligj dhe më pas t'i drejtohen gjykatave që të vendos vulën për çfarë ka bërë. Mendoj se ka ardhur momenti dhe një gjë e tillë duhet bërë. Për këtë legjislaturë të re do të ishte në nderin e saj që projektiligji  i parë që duhet të hartoje të jetë vettingu në politikë", tha Beqiri.

    Ditën e djeshme nga Mati, ish presidenti Bujar Nishani kërkoi vetting për politikanët që do të shërbente për të rikthyer besimin e njerëzve te politika.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja e Kudret Saliajt, bashkëshortja e vëzhgoi e njoftoi babain e saj për veprimet ish-burrit

    "Report Tv" mëson detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Ka dyshime se Dhurata Saliaj ka kryer vëzhgimin e ish-bashkëshortit para se i ati i saj ta vriste dhe ajo ka njoftuar të atin për çdo lëvizje të viktimës.

    Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, ka nxjerr armën, të cilën ka thënë se e kishte pa karikator.

    E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit", ka thënë ai.

    Ndërkohë duhet sqaruar se djali i mitur i çiftit nuk ka qenë në lokal në momentin kur vrasja ka ndodhur, por në afërsi të vendit të ngjarjes.

    Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

    Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh.

    Dyshohet se ka qenë konflikti për kujdestarinë e fëmijëve të çiftit, që solli vrasjen e Kudret Saliajt. Sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës që Report TV siguroi një ditë më parë, ishte vendosur që fëmijët të qëndronin me babanë dhe Dhurata Saliaj do t'i takonte në prani të psikologut, ndërkohë që në gjykatë kishte deklaruar se është fyer dhe kërcënuar nga ish-burri.

  • VIDEO

    Avokati Beqiri për Report Tv: Meta u soll si kriminel ordiner, na bëri armik me SHBA! S'ka Gjykatë Kushtetuese që e shpëton!

    Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga seanca ku Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Kreut të Shtetit, për avokatin Idajet Beqiri kjo gjë do të ndodh dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta shpëtojë atë nga shkarkimi, pasi sjellja e Ilir Metës në krye të shtetit ishte e ngjashme me atë të një krimineli ordiner. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se Meta doli totalisht nga roli i tij i Presidentit dhe u soll si një kriminel rrugësh që nxiste dhunë dhe vetëgjyqësi me preje duarsh nëse prekej vota e lirë. Për Beqirin këto përbëjnë vepra penale dhe beson se do të ndiqen nga SPAK dhe nëse provohen, Ilir Meta rrezikon minimumi 10 vite burg.

    "Presidenti nuk ka qenë në rolin e kryetarit të shtetit që nga 2017 dhe në mënyrë të posaçme gjatë 2020-2021 ai doli komplet nga shinat e kryetrarit të shtetit dhe të qeniet faktor i unitetit të popullit, nuk e vuri dot veten mbi palët por u pozicionua politikisht në opozitë dhe doli në luftë të hapur kundër qeverisë. Presidenti ka bërë thirrje për dhunë, ka arritur sa të bëhet në kuptimin e vërtetë të fjalëve të bëhet një kriminel ordiner ku kërkon prerje të dorës. Nuk është kjo gjuha e kryetarit të shtetit, por gjuha e kriminelit të rrugës. Ai ka bërë thirrje për dhunë dhe në një rast të tillë është një vepër penale që e ndjek SPAK dhe jam i bindur që nëse provohen Meta dënohet me minimumi 10 vite burg", tha Beqiri.

    Avokati Beqiri tha se Meta për shkak të konflikteve personale arriti t'i bëjë shqiptarët armiq me aleatin më të madh që i ka mbrojtur gjithmonë ndër vite.  

    "Të arrish të më bësh armik shqiptarët me aleatin më të madh të kombin shqiptar me SHBA qe na dhanë pavarësinë e Kosovës, na futën në NATO, na mbajnë në gjirin e tyre, është e paprecedentë. Të futesh në një luftë personale kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tënd, është normale që një parlament nuk mund ta mbajë atë më president dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese që të shmang shkarkimin e tij", tha Beqiri.

    Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mbahet më 9 qershor ditën e mërkurë, në orën 10:00. Vendimi u mor nga Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen ku u diskutua për votimin e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, që u miratua më 28 maj. Report Tv ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

     

  • VIDEO

    Shkodër, nis në Reç hedhja e insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave, Rama: Sigurojmë cilësinë e këtij produkti

    Ka nisur sot në zonën e Reçit në Shkodër fushata e hedhjes së insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave. Me një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se kjo metodë është e certifikuar nga BE dhe siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti.

    "Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar", shkruan Rama.

    E pranishme në nisje të fushatës, Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi theksoi angazhimin e saj për ta çuar këtë  praktikë deri në fund, ndërsa shtoi se hedhja e këtyer insketeve duhet të vijojë për një periudhë 5 deri në 7 vite.

    "Mbrojtësi biologjik është jo shumë e hapur. Është prodhuar në Amerikë dhe Japoni dhe vjen e shpërndahet në Europë. Beteja për ta siguruar nuk është shumë e lehtë, Shqipëria duhej të ishte përgatitur për këtë gjë. Unë jam angazhuar personalisht ta çoj këtë deri në fund, të gjitha rekomandimet ndërkombëtare thonë që ky mbrojtës duhet ët ketë një vazhdimësi në përhapje 5 deri në 7 vjet", tha Ministrja.

     

  • VIDEO

    Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Për turistët që shfaqin shenja do përdoren testet e shpejta

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.

    “E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, për sa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë për sa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anticovid”, tha Manastirliu.

    Ministrja e Shëndetësisë theksoi se po merren masa për plotësimin e qendrave shëndetësore me barna dhe materiale mjekësore, si dhe me furnizimet e nevojshme për testin e shpejtë.

    “Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid, qoftë izolimit të tyre. Dhe do t’i vlejë shumë edhe sistemit të survejancës që tashmë funksionon në të gjithë territorin. Ndaj edhe furnizimi me teste të rapidit duhet të vazhdojë të funksionojë përgjatë gjithë kohës”, deklaroi Manastirliu.

     

  • VIDEO

    Hapet aerodromi Gjirokastres

    Aerodromi i Gjirokastrës është rijetëzuar pas 30 vitesh. Spektakli i parë u dhurua nga 4 aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova, që në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare dhanë spektakël mbi qiellin e kaltër.

    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar çeljen e këtij aerodromi si një hapësirë më shumë për turizmin e zonës.

    Mirëmëngjes dhe me eksperiencën e  çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të diel të mbarë", shkruan Rama.

    Riaktivizimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë nga bashkia e qytetit, çka synon kthimin e kësaj piste një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës "365 ditë turizëm".

    I vënë në funksion në fillim të viteve '30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit  Gjirokastrën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv