-
VIDEO
Fjeti 3 netë në shtëpinë e mafiozit italian të 'Camorra-s' dhe u dënua për korrupsion, KLGJ shkarkon gjyqtarin Kliton Spahiu pas kërkesës së ILD
KLGJ ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Kliton Spahiu, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Kujtojmë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të tre gjyqtarëve në Durrës të dënuar për korrupsion. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin për gjyqtarët Kliton Spahiut, Petrit Cenos dhe Petraq Dhimitrit.
-
VIDEO
U dëmtuan nga tërmeti, Rama inspekton punimet në 2 shkolla në Tiranë: Do rilindin më të bukura, më të forta dhe më të mëdha
Shkolla “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë, po rindërtohen me standarde më të mira pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë një inspektimi në këto shkolla, kryeministri Edi Rama tha se do të rilindin më të bukura, më të forta dhe më të mëdha.
Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti”, shkruan Rama.
Rama u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se shkollat do jenë të kompletuara.
“Shkollat e reja me palestra dhe auditore, të kompletuara”, tha Veliaj mes të tjerash.
-
VIDEO
Me këngë Mafia-Mafia dhe kallashnikov për TikTok, KLGJ vendos sot për fatin e gjyqtares Enkeleda Kapedani! ILD kërkon shkarkimin
KLGJ do të vendos sot për fatin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, në një kohë kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.
-
VIDEO
VIDEO/ Aksident në Tiranë, e moshuara goditet nga makina te vijat e bardha, niset me urgjencë drejt spitalit
Një e moshuar është goditur sot nga një makinë teksa po kalonte në vijat e bardha në Unazën e Kryeqytetit, në zonën pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit në derë të shtëpisë në Tepelenë, fqinjët: Na ra si bombë, jemi të tronditur! S'kemi dëgjuar të ketë pasur konflikte! Dyqanit i vihet dryni
11 persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit 52 vjeçar Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në derë të shtëpisë në Tepelenë
-
VIDEO
Pas Niklës, Policia aksion anti-kanabis në Lezhë! Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis, asnjë në pranga!
Pas Niklës në Krujë, FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një aksion anti-kanabis në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi në zonën e Kashnjetit, ndërsa nuk ka persona të arrestuar për shkak se bimët narkotike janë gjetur në tokë shtetërore, pa pronar privat. Operacioni është zhvilluat pasditen e sotme në bashkëpunim me Gurdia di Financa dhe do të vijojë në të gjithë qarkun, ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Sipas burimeve, ky është aksioni i dytë brenda një kohe të shkurtër në qarku e Lezhës, ndërsa nga frika e dekonspirimit është shmangur policia lokale.
-
VIDEO
Operacioni ‘Agimi’ në Krujë, Gjykata cakton masën e sigurisë për 3 të pandehurit e tjerë, 2 në burg! Dje la pas hekurave 6 prej tyre
Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë që ranë në pranga të shtunën e 29 majit gjatë operacionit "Agimi".
-
VIDEO
30 vite me rrugë me gropa, gjirokastritët duan zgjidhje: Gjatë dimrit duhen çizme, në verë na mbulon pluhuri
Prej vitesh banorët e lagjes ish-SMT në Gjirokastër vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata shprehen se vështirësitë i hasin më tepër gjatë dimrit, ku për të ecur duhen çizme. Me gropa, pa trotuare dhe pa asfalt. Këto janë rrugët e lagjes ish-SMT në Gjirokastër. Gjatë verës pluhuri përhapet kudo, ndërsa në dimër lëvizja bëhet vetëm me çizme.
-
VIDEO
Italia feston 75 vjetorin e republikës parlamentare, prezantohet pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skulptura e ‘Big Bang’
Gjatë ceremonisë së mbajtur me rastin e 75 vjetorit të shpalljes së italisë republikë përlamentare, është prezantuar pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skultura e ‘Big Bang’ e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.
-
VIDEO
Ceremonia në Tiranë/ Veliaj dhe Margariti: Marrëdhëniet tona, histori qindra vjeçare! Mirënjohje Italisë për mbështetjen
Në ceremoninë e zhvilluar sot në Tiranë me rastin e ditës kombëtare të Italisë kanë qenë të pranishëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
"Ne kemi shumë për të treguar. Kjo vëllazëri dhe kjo dorë që na keni dhënë për të gjithë këto vite, ka qenë për shumë, edhe këtu të pranishëm, një motiv për të arritur më të mirën. Unë jam shumë e nderuar, e përsëris. Urime për festën tuaj dhe shpresoj që edhe shumë të tjera do të ketë, jo vetëm ne sheshin në Tiranë por në shumë qytete të tjera", tha Margariti në fjalën e saj.
"Histori qindra e qindra vitesh shkëmbim, marrje dhe dhënie. Musine Kokalari ka qenë në La Sapienca, Koliqi gjithashtu. Kujtojmë se forca e vërtetë e Italisë është ajo 'soft poëer', fuqia e artit, kulturës, sportit, e letërsisë", u shpreh ndër të tjera Erion Veliaj.
-
VIDEO
Ambasadori Bucci: S'do e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme
Në aktivitetin e zhvilluar në Sheshin Italia në kuadër të 75 vjetorit të republikës parlamentare të Italisë, ambasadori Italian Fabrizio Bucci tha se italianët janë një popull i fortë, jep më të mirën kur është në vështirësi. Kur jemi bashkë tha Bucci, bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Ai theksoi se nuk do ta harrojë atë që bëri Shqipëria vitin e kaluar kur dërgoi mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë.
-
VIDEO
Momenti kur qëllohet me 4 plumba Edison Begaj, subjekt i OFL-së, në makinë me fëmijët! Atentati nga një person me maskë e uniformë policie
Report Tv ka siguruar pamje nga atentati i së shtunës në Vlorë, ku është qëlluar me 4 plumba në këmbë Edison Begaj.