-
VIDEO
Drejt Greqisë me 15 kilogramë heroinë në kamion, arrestohet në Kakavijë shoferi 63 vjeç
Një 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë, pasi u kap me 15 kilogramë heroinë. Mësohet se në pranga ka rënë Shpetim Pjeshka, banues ne Elbasan, ndërsa policia bën me dije se arrestimi i tij erdhi si rezultat i një bashkëpunimi mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër dhe shërbimeve doganore.
Pjeshka, i cili drejtonte një kamion, po dilte nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Greqisë, ndërsa pas kontrollit në vijën e dytë, u evidentua lënda narkotike e fshehur në një vend të përshtatur në pjeën e kroskotit të automjetit.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. -
VIDEO
Zbulohen parcela me kanabis në Lezhë e Durrës, asnjë i arrestuar
Nga mali në det, parcela me kanabis po gjenden në gjithë vendin. Në zonën malore të Ungrejt në Lezhë janë asgjësuar 4 mijë rrënjë, ndërsa në Kepin e Rodonit në Durrës u gjetën rreth 30 fidanë. Për dy operacionet e fundit, ende nuk ka asnjë të arrestuar! Ndërsa në Krujë janë njohur me masën e sigurisë personat që u arrestuan të shtunën, për kultivimin e lëndës narkotike.
-
VIDEO
Shemben ndërtimet pa leje në bregdetin e Durrësit, operacioni nis nga plazhi i vjetër
Në nisje të sezonit turistik, Policia Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për heqjen e objekteve të paligjshme të vendosura në rërë apo trotuareve. Bëhet fjalë për tabelat metalike, mini-bare, kënde lodrash, etj.
“Prej të hënës ne kemi filluar punën për heqjen e të gjitha lodrave, objekteve, vazove, gardheve etj. që ishin bërë pengesë dhe ishin pa leje dhe zinin hapësirën publike. Theksoj se ne do vazhdojmë punën. Nuk ka një afat. Gjatë gjith sezonit turistik do të jemi në punë me shërbimet tona”, tha drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Vasip Çopa.
Ndërkohë nuk është ndërhyrë për çadrat sepse ende nuk janë miratuar plazhet private dhe publike nga ana e Bashkisë së Durrësit.
“Hartat janë në proces. Subjektet që kanë aplikuar do pajisen me kontratën. Kështu që ne do të zbatojmë hartën që është miratuar. Sa është plazh publik dhe sa privat”, shtëpi ndër të tjera, drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Vasip Çopa.
Teksa zhvillohej ky aksion, Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit për Durrësin, Dorian Mema tha se shpejti do të shemben godina disakatëshe që janë ndërtuar pa leje, sidomos tek Plazhi i Vjetër.
“Kemi dërguar informacion pranë IKMT tiranë për objektet pa leje. Në zonën e plazhit nuk ka shumë objekte pa leje, por jashtë Durrësit ka”, tha shefi i IMT Durrës, Dorian Mema.
Vetëm një ditë më parë Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shembje masive të objekteve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Shëngjini në Ksamil. Ky aksion pritet të nisë të hënën e ardhshme.
-
VIDEO
Zjarr në Belsh, disa persona i vënë flakën vendepozitimit të plehrave të mbyllur që nga 2017
Ish-vendepozitimi i plehrave në Belsh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se kanë qenë disa persona që i kanë vënë zjarrin vendepozitimit të plehrave, të mbyllur që nga viti 2017.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, tymi ka mbuluar zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll. Nuk dihet ende nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo aksidentale, ndërsa nuk janë identifikuar ende as autorët. Policia ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Sezoni turistik gjen Shëngjinin pa ujë dhe pa drita, bizneset ankohen se po u dëmtohet aktiviteti
Teksa numri i vizitoreve dhe pushuesve është gjithnjë në rritje, sezoni turistik e gjen Shëngjinin pa ujë e drita duke shtuar problemet për operatorët turistikë në këtë zonë.
“I them vetes gjithmonë pse investova këtu për shkaqet e energjisë dhe ujit. Faktorët kryesor të jetës mungojnë. Ky zhgënjim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë turizmin dhe at që vijnë dhe bëjnë turizëm në Shqipëri. Për ekonominë do jetë një pengesë. Do të kërkoja nga qeveria të jenë më të përgjegjshëm”, tha një investues në zonë.
“Ujin e pijshëm nuk e kam parë ndonjëherë se kur vjen. Nuk dihet as kur vjen as kur ikën”, tregoi një tjetër.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sqaron se aktualisht janë duke bërë remont në rrjet për rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike gjate sezonit turistik në qytet dhe njësitë përreth.
Sa i takon mungesës së furnizimit me ujë, burime nga bashkia Lezhë bëjnë me dije se ujësjellësi ekzistues nuk i përgjigjet nevojës qe ka Shëngjini për shkak të rritje demografike. Mësohet se shumë shpejt do të nise zbatimi i projektit për ujësjellësin e ri.
-
VIDEO
Enti Rregullator i Ujit propozon rritjen e çmimit të ujit në Kukës, banorët: S'është normale se rrjedh prej bjeshke
Uji i pijshëm do të kushtojë më shtrenjtë për banorët e Kukësit! Propozimi për rritjen e çmimit është bërë nga Enti Rregullator i Ujit dhe ka gjetur dakordësinë e Bashkisë së Kukësit dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Kjo e fundit organizoi këtë të mërkurë një takim informues, ku paraqiti edhe tabelat për rritjen e çmimit për konsumatorët familjarë, privatë dhe institucionet publike. Anëtarja e Këshillit bashkiak, Aurora Guska kundërshtoi rritjen e çmimit të ujit, ndërsa theksoi se duhen bërë dëgjesa publike me qytetarët përpara se të merret vendimi përfundimtar.
“Popullit duhet që ti merret mendim në lidhje me këtë çështje. Është diçka bazike. Për një pensionist që merr 70 a 80 mijë lekë ilaçe dhe që paguan drita dhe ti rritet dhe uji I pijshëm është një shifër e konsiderueshme. Ne kemi burime të pa shtershme. Jemi të rrethuar nga uji dhe është me rrjedhje të lirë”, tha këshilltarja, Aurora Guska.
Për mungesën e qytetarëve në dëgjesën publike, nënkryetari i Bashkisë Vexhi Halili u justifikua me masat anti-covid ndërsa sa i përket familjeve në gjendje të vështirë ekonomike ai tha se kjo kategori do të ketë lehtësira.
“Kemi bërë një pyetësor online për dëgjesën publike. Me qene se e kemi pasur problematik kufizimin për shkak të COVID edhe në këtë masë e kemi të kufizuar. Për tu lajmëruar, janë lajmëruar. Jemi ndër bashkitë që kemi çmimin më të lirë për metër kub. Në përgjithësi nuk është ndryshuar shumë”, u shpreh nënkryetari i bashkisë Kukës, Vexhi Halili.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka propozuar që për konsumatorët familjarë çmimi i ujit të rritet 10 lek për metër kub. Pra nëse aktualisht një familje që harxhon 30 metër kub në muaj dhe paguan 750 lekë, me rritjen e çmimit do të paguajë 1,050 lek/muaj.
-
VIDEO
Milot-Thumanë, furgoni me pasagjerë godet “Benzin”/ Plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur në Milot-Thumanë pranë mbikalimit të Bushneshit. Një furgon me pasagjerë ka goditur nga pas një autorveturë tip 'Benz'.
Dy persona nga furgoni kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spital. Të plagosurit janë Teuta Musaj dhe Sadri Musaj.Nga të dhënat e para bëhet e ditur se furgoni ka bërë devijim të gabuar, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit. -
VIDEO
Largohet nga spitali nr.5,’Pa Gjurmë’ gjen në Tiranë 49- vjeçarin nga Lushnja
Gjendet 49-vjeçari nga Lushnja, Aleksandër Hoxha, i cili u largua më 26 maj të këtij viti nga ambientet e Spitalit Psikiatrik të Tiranës, sapo mjeku i hapi kartelën për shtrim. Ky rast u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga ku e para dëshmi, që mbërriti në program tregoi vendndodhjen e mundshme të 49-vjeçarit. Ai ishte parë pranë Ambasadës Amerikane rrugës për tek Qyteti Studenti. Në mënyrë të pavetëdijshme, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, Aleksandëri kishte kaluar nëpër rrugica ndërsa u gjet në rrugën Ali Demi. Lajmin e gjetjes e konfirmoi vëllai i tij Ferdinand Hoxha. Gjendja e vëllait është më e mirë se cka qenë. Ende nuk ka filluar mjekimi. Ne e gjetën në të njëjtin vend ki deklaroi dëshmitari. Ai kishte lëvizuar në mënyrë të pavetëdijshme dhe kishte përfunduar në rrugën Ali Demi. Ai ka shumë probleme, mezi ecën nga aksidenti që ka pësuar në Greqi. Ju falenderoj juve që më bëtë gjithcka për ta gjetur. Ai është i shtruar ne Spitalin Psikiatrik të Tiranës në katin e dytë. Duke besuar tek emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, vëllai i 49-vjecarit bën një tjetër apel për ndihmë Kërkoj nga ju të na ndihmoni, ai do ketë nevojë për ndihmë ende, pasi edhe kempin ia kanë hequr, e lanë pa bukë. Ai ka nevojë për shoqërues, pasi nuk ka kush t'i shërbejë. Dua që kontaktin tuaj ta mbaj, se ju jeni televizioni për hallet e popullit.
-
VIDEO
‘Piu kafen me një shok, nuk u kthye më në shtëpi’/ Misteri i humbjes së 46-vjeçarit Altin Cenaj
U zhduk në rrethana misterioze, Altin Cenaj rezulton i humbur që prej 19 gushtit të vitit 2020. Ai doli nga banesa e tij në lagjjen ’15 tetori’ të qytetit të Fierit, por nuk u kthye më. Paradite kishte konsumuar një kafe me shokun e tij të ngushtë, të cilit nuk i kishte komunikuar asgjë lidhur me vendimin e tij për t’u larguar. 46 vjec jetonte në një banesë me xhaxhain e tij, ndërsa ishte i pamartuar. Tre ditë pasi humbi gjurmët, familjarët bënë denoncimin në policinë e Fierit. Askush nga fqinjët nuk e pa teksa largohej në rrugicën e lagjjes. Familjarët e përshkruajnë një djalë të qetë, i cili nuk kishte patur kurrë konflikte me askënd. Më parë kishte punuar si mekanik, ndërsa pak para se të humbiste gjurmët kishte mbetur papunë. Ai është larguar krejt papritur pa marrë asnjë mjet identiteti me vete. Asnjë nga familjarët nuk din të thotë me siguri arsyen që e shtyu Altinin të zhduket në këtë mënyrë, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ata provuan t’i binin numrit të tij, por celulari rezultoi i fikur. Për habi të familjarëve, dy muaj pasi 46-vjecari rezultonte i humbur, dy telefona njëri prej të cilëve i ngjashëm me atë që përdorte i riu ishin vendosur brenda në banesë, pikërisht në dhomën ku ai flinte. Pikëpyetje të mëdha ngriti të familjarët se kush i solli dy aparatët celularë. Ai ishte vetë Altin Canaj, apo një tjetër person anonim ?
-
VIDEO
Impianti i parë fotovoltaik lundrues në Shqipëri fillon operimet tregtare, Balluku: Arritje e madhe
Pas përfundimit me sukses të fazës së zbatimit dhe lidhjen me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës ka filluar operimet tregtare. Impianti po prodhon energji të rinovueshme dhe ajo po futet në rrjetin shqiptar të energjisë. Projekti ndodhet në rezervuarin e Banjës, ku Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës me kapacitet të instaluar 72 Mw. Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës është një projekt inovativ kërkim-zhvillimi me kapacitet të planifikuar të instaluar prej 2 Mwp.
Njësia e parë e këtij impianti, që përbehet nga 1536 panele diellore, ka kapacitet të instaluar prej 0.5 Mwp dhe mbulon një sipërfaqe afërsisht 4,000 m2. Veç kësaj, 160 panele të njëjtë janë vendosur në tokë për krahasim dhe dokumentim të efektit ftohës në panelet lundruese. Projekti planifikon të vazhdoje me fazën e dytë të zbatimit gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, kur do të instalohen edhe tre njësi të tjera lundruese, me kapacitet të instaluar shtesë prej 1.5 Mwp.
-
VIDEO
I largohet nga spitali, e gjen të vëllanë falë emisionit ’Pa Gjurmë’. Familja një tjetër kërkesë për Repor Tv
Ky rast u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga ku e para dëshmi, që mbërriti në program tregoi vendndodhjen e mundshme të 49-vjeçarit. Ai ishte parë pranë Ambasadës Amerikane rrugës për tek Qyteti Studenti. Në mënyrë të pavetëdijshme, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, Aleksandëri kishte kaluar nëpër rrugica ndërsa u gjet në rrugën Ali Demi. Lajmin e gjetjes e konfirmoi vëllai i tij Ferdinand Hoxha.
Gjendja e vëllait është më e mirë se ç’ka qenë, e shtruam në Spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ende nuk ka filluar mjekimin. Ne e gjetëm në të njëjtin vend ku deklaroi dëshmitari. Ai kishte lëvizuar në mënyrë të pavetëdijshme dhe kishte përfunduar në rrugën Ali Demi. Aleksandri ka shumë probleme, mezi ecën nga aksidenti që ka pësuar në Greqi. Ju falenderoj juve që bëtë gjithçka për ta gjetur.
Duke besuar tek emisioni ’Pa Gjurmë’, vëllai i 49-vjeçarit i drejtohet me një tjetër kërkesë Report TV.
Kërkoj nga ju të na ndihmoni, ai do ketë nevojë për ndihmë ende, pasi edhe kempin ia kanë hequr, e lanë pa bukë. Ai ka nevojë për shoqërues, pasi nuk ka kush t'i shërbejë. Dua që kontaktin tuaj ta mbaj, se ju jeni televizioni për hallet e popullit.
Aleksandër Hoxha jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, duke u bërë i dhunshëm edhe për fqinjët. Një aksident që i ndodhi në Greqi vite më parë, e la me pasoja në kokë, ndërsa ra nga kati i 5-të i një pallati. Divorci me bashkëshorten dhe shkëputja e marrëdhënieve me fëmijët, që jetojnë me nënën e tyre në Greqi rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të Aleksandrit.
-
VIDEO
Humb ekuilibrin dhe rrëzohet nga skela, ndërron jetë punëtori në Korçë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku një punëtorë ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga skela.
Emri i viktimës nuk bëhet me dije, ndërsa ngjarja u regjistrua te zona e njohur si "Trekëndëshi".Punëtori është rrëzuar nga skela pasi ka humbur ekuilibrin, ndërsa humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të shumta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.