-
VIDEO
1 qershori ‘heq’ maskat në ambientet e jashtme, qytetarët ende i mbajnë të vendosura: Na është kthyer në kulturë tashme
Nga kjo e martë, të gjithë qytetarët në të gjithë vendin mund të lëvizin në ambjente të jashtme pa maska. Ky vendim vjen pas muajsh të tërë pandemie dhe duket se më fund shqiptarët janë të lirë të lëvizin pa frikën e një gjobe.
Por në 7 muaj pandemi, pas faljes që qeveria bëri për shkeljet e akteve normative, nga tetori deri në fund të majit, janë rreth 91 mijë qytetarë që u ndëshkruan me gjoba me vlerë 3 mijë lekë të reja për mosmbajtjen e maskës.
Fluksi më i madh i gjobave ka qenë në muajt e pikut të pandemisë, ndërsa në javët e fundit, me uljen e shifrave të infeksioneve ka patur më pak. E përkthyer në vlerë monetare, strukturat përgjegjëse, vetëm prej maskave duhet të vjelin 273 milionë lekë të reja. Kjo detyrë i është ngarkuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Por edhe tashmë që maska nuk është më një detyrim, nga një vëzhgim i Report Tv, një pjesë e qytetarëve akoma vazhdojnë të mbajnë maskën.
“E mbaj maskën akoma. Patjetër do e mbaj. Është kthyer në kulturë tashmë. Unë e di që ka akoma njerëz të infektuar, për këtë arsye akoma duhet mbajtur, të paktën edhe pak.” – thonë qytetarët.
Të tjerë shtojnë se kishte ardhur koha që maska t’i përkas së kaluarës.
“Mendoj që ka ardhur koha që në ambjente të jashtme të mos mbahet më maska. Në ambjente të brendshme duhet. Unë ja tek e kam, më vonë do të hyjë në autobus dhe do e përdor. Gjithsesi, heqja e maskës në ambjente të jashtme është vendim i mirë.” – shprehen qytetarët.
Nga ky 1 qershor, edhe ora policore shkon në 23:00 ndërsa klubet e natës vijojnë ende mbyllur, por muzika në lokale do të lejohet deri në orën 22:00.
-
VIDEO
Buzëqeshje pa maskë, recitime e muzikë, fëmijët i gëzohen 1 qershorit! Koncert te Teatri i Kukullave
TIRANË- Të gjithë gëzojnë sot! 1 qershori është festa e fëmijëve, por një buzëqeshje është "veshur" në fytyrën e të gjithëve, nënave, baballarëve dhe gjyshërve që sot këtë ditë do ua dedikojnë vetëm atyre, duke lënë pas rutinën e përditshme.
Në oborrin e Tearit të Kukullave është organizuar një koncert, të cilin Report Tv me gazetarin Sokol Dema për të përcjellë pak nga atmosfera e bukur që është krijuar e që shukujt i ka munguar për shkak të pandemisë. Të veshur bukur, vajzat me fustane si princesha, kanë kërcyer e kënduar duke dhuruar një spektakël të vërtetë në sheshin 'Skëndërbej'.
Të pyetur nga Report TV, ato kanë rrëfyer se i gëzohen shumë kësaj atmosfere, ku dhe nuk kanë guruar që të bëjnë edhe një urim për të gjithë fëmijët.
Po kënaqesh?
-Po kënaqem.Çfarë klase je?
-Jam në klasë të katërtSa vjeç je, me kë ke ardhur?
-Jam 7 vjec, kam ardhur me teton timeDo bësh një urim për fëmijët?
-Të gjithë fëmijët gëzuar 1 qershorinNjë urim?
-Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëveCila princeshë je ti?
-Unë jam princeshë Fiona, gëzuar 1 qershorinUrime nuk kanë nguruar që të bëjnë edhe gjyshet.
-
VIDEO
'Kafja e Madhe' në Shkodër, pezullohen punimet restauruese
Punimet për restaurimin e objektit, monument kulture "Kafja e Madhe" në Shkodër janë ndërprerë për shkak se investitorit privat i ka skaduar leja e ndërtimit. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër.
Objekti tradicional i këtij qyteti prej disa muajsh është në rikonstruksion, por rinovimi i lejes ka shkaktuar përplasje mes institucioneve. Leja për rindërtimin e Kafes së Madhe është marrë në 2016 ndërsa tani duhet rinovimi i lejes për të vazhduar punimet, ndërsa është shembur pjesa më e madhe e saj duke ruajtur fasadën siç parashikohet në projekt.
Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Majlinda Laçej shpjegoi se investitori Agron Çelaj kishte marrë një leje në vitin 2016 për restaurimin e Kafes së Madhe, ndërsa punimet i ka nisur në vitin 2021. Për shkak të kësaj vonese, leja ka skaduar dhe do të duhet ta rinovojë në Ministrinë e Kulturës dhe në Këshillin Kombëtar të Monumenteve.
"Pronari ka depozituar një projekt restaurimi dhe mirëmbajtje për objektin Kafja e Madhe, ky projekt është miratuar në korrik 2016 por deri në ditët e sotme nuk është zbatuar. Në momentin kur nisën punimet, personat në kantier thanë se kanë marrë leje nga Bashkia në mars 2021, dua të sqaroj se përpos lejes së bashkisë duhet edhe leja nga Drejtoria e Trashëgimisë. Informuam personat e gjetur në kantier se duhet ndjekur procedura që duhet të ridërgohet edhe njëherë projekti për rishqyrtim në Institutin Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore", tha Laçej.
-
VIDEO
'Kafja e Madhe' në Shkodër, pezullohen punimet restauruese
Punimet për restaurimin e objektit, monument kulture "Kafja e Madhe" në Shkodër janë ndërprerë për shkak se investitorit privat i ka skaduar leja e ndërtimit. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër.
Objekti tradicional i këtij qyteti prej disa muajsh është në rikonstruksion, por rinovimi i lejes ka shkaktuar përplasje mes institucioneve. Leja për rindërtimin e Kafes së Madhe është marrë në 2016 ndërsa tani duhet rinovimi i lejes për të vazhduar punimet, ndërsa është shembur pjesa më e madhe e saj duke ruajtur fasadën siç parashikohet në projekt.
Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Majlinda Laçej shpjegoi se investitori Agron Çelaj kishte marrë një leje në vitin 2016 për restaurimin e Kafes së Madhe, ndërsa punimet i ka nisur në vitin 2021. Për shkak të kësaj vonese, leja ka skaduar dhe do të duhet ta rinovojë në Ministrinë e Kulturës dhe në Këshillin Kombëtar të Monumenteve.
"Pronari ka depozituar një projekt restaurimi dhe mirëmbajtje për objektin Kafja e Madhe, ky projekt është miratuar në korrik 2016 por deri në ditët e sotme nuk është zbatuar. Në momentin kur nisën punimet, personat në kantier thanë se kanë marrë leje nga Bashkia në mars 2021, dua të sqaroj se përpos lejes së bashkisë duhet edhe leja nga Drejtoria e Trashëgimisë. Informuam personat e gjetur në kantier se duhet ndjekur procedura që duhet të ridërgohet edhe njëherë projekti për rishqyrtim në Institutin Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore", tha Laçej.
-
VIDEO
Durrës, në makinë me ekskloziv, granata e armë, momentet kur policia i shtrin në tokë e i arreston
Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës që ushtronin veprimtari kriminale, ndërkohë që janë sekuestruar 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore. Report Tv mëson se personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar "Binomi" janë Barim Flora, Ardjan Gjoka dhe Jemin Flora.
‘Finalizohet operacioni policor i koduar "Binomi". Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive dhe të armëmbajtjes pa leje. Vihen në pranga 3 persona që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera policore të DVP Durrës, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Binomi", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. F., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Vjedhja"; A. Gj., 33 vjeç dhe J. F., 33 vjeç, banues në Tiranë.
-
VIDEO
'Habit' Prokurori i Përgjithshëm: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Kur e gjithë vëmendja është e përqendruar në qytete si Shkodra, Vlora apo Elbasani, për Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Olsjan Çela qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 është Gjirokastra ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Kjo e llogaritur për 100 mijë banorë. Deklarata është bërë nga Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
Para deputetëve kryeprokurori tha në vitin 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9004 çështje, ulje në krahasim me 2019, ndërkohë që janë dënuar 8022 persona, kurse për 152 të pafajshëm. Sipas tij ka ulje në krahasim me 2019."Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit. Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë.”- tha ndër të tjera Çela.
-
VIDEO
Merr flakë një shtëpi në Tiranë
Një shtëpi e pabanuar ka marrë flakë ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Në këtë shtëpi jetonin vetëm endacakë. Zjarri është vënë nën kontroll ndërsa vijon puna për përcaktimin e shkaqeve.
-
VIDEO
Javën e ardhshme nis shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet! Rama paralajmëron: Fillojini prishini vetë dhe lexoni ligjin! Do vuani pasojat
TIRANË- Javën e ardhshme do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet. Kryeministri Edi Rama u ka lënë afat pronarëve që kanë ndërtuar pa leje 5 ditë kohë, deri të hënën, që t'i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda. Paralajmërimi shkon për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.
I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame, Rama iu bëri thirrje të marrin masa brenda kësaj jave, në të kundërt, kryeministri iu kërkoi atyre të lexojnë Kodin Penal, për të kuptuar se çfarë i pret. Nga ana tjetër, Çuçi dhe Lame thanë se të dyja institucionet do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar, në këtë aksion që vjen pak javë para çeljes zyrtarisht të sezonit veror. Pas pastrimit të bregdetit, operacioni do të vijojë më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare.
"Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin "Bregdeti Ynë", për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit). Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit "Bregdeti Ynë", do të jetë shumë vonë për ju", shkruan Rama. -
VIDEO
1 Qershori, Manastirliu: Bursa 1-vjeçare tek TUMO për fëmijët e 'Zyber Hallullit', programi do të shtrihet për ata që janë në nevojë
Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” kanë nisur sot një program të veçantë tek Qendra e Teknologjisë TUMO, me bursa të financuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me UNICEF.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka lançuar nismën e re, e cila do të shtrihet edhe për grupe të tjera të femijëve në nevojë, me synim nxitjen dhe zbulimin e talenteve, për t’i dhënë një mundësi të barabartë çdo fëmije.
Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Qendrën TUMO, Manastirliu ka bërë me dije se kjo nismë nis me 12 fëmijë të moshës 12-18 vjeç të Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, të cilët do të mbështeten me bursë për 1 vit nga UNICEF dhe MSHMS në kuadrin e programit të deinstitucionalizimit për të ndjekur programet në këtë qendër.
"Në këtë ditë të veçantë menduam për një aktivitet që të mos jetë vetëm për një ditë, por t’i shërbejë të ardhmes tuaj dhe e ardhmja fillon sot. Por të jeni të bindur se, ashtu sikurse i dhamë mundësinë 12 fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, pjesë e institucioneve tona të përkujdesit social apo siç më pëlqen mua ta them, shtëpisë sonë të madhe ‘Zyber Hallulli’, të ndërkojmë një program së bashku me mbështetjen e UNICEF-it në Shqipëri dhe pse jo edhe të Fondacionit për Zhvillim Amerikano-Shqipëtar, për të mundësuar krijimin e programeve të tilla për të mbështetur fëmijët në nevojë, fëmijët me aftësi speciale, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë integrale e këtyre qendrave që besoj që janë e ardhmja", deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizoi se ky program do të fuqizohet dhe shtrihet në institucionet e tjera të kujdesit dhe për fëmijët më në nevojë.
"Kjo është një filizë dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ta rrisim, ta forcojmë, ta fuqizojmë, që çdo fëmijë që nuk ka mundësi dot për të qenë pjesë e aktiviteteve të këtij lloji por që në fakt ka brenda vetes talentin, energjinë, dëshirën, të gjejë dhe të ketë mundësi, që brenda këtyre strukturave, të zhvillojë vetveten, të zhvillojë aftësi më të mira", tha Manastirliu.
Duke vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuesi i zyrës së UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi u shpreh se fëmijët në këtë qendër do të kenë mundësi të integrohen, mësojnë dhe argëtohen.
"Jam shumë i lumtur për ju sepse kjo është një qendër fantastike dhe jam i sigurt që do të mësoni jashtëzakonisht shumë dhe që do të kënaqeni, do të argëtoheni pa masë teksa mësoni. Dhe jam shumë i lumtur për ju sepse, do të thoja është një kënaqësi dhe nder për të bashkëpunuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerian për Zhvillim", tha drejtuesi i zyrës së UNICEF.
12 Fëmijë të Shtëpisë Fëmijëve “Zyber Hallulli”, të cilët plotësojnë kriterin 12-18 vjeç të programeve të Qendrës TUMO janë të parët që do të mbështeten me bursë për 1 vjeçare, pjesë e programit të deinstitucionalizimit dhe fuqizimit të fëmijëve pa kujdes prindëror.
Për 1 vit, fëmijët do të ndjekin 2 herë në javë programet në Qendrën TUMO. ADF do të vazhdojë mbështetjen e këtyre fëmijëve me bursë në vitin e dytë të programit. Qëllimi i këtij programi është përgatitja e fëmijëve për daljen nga institucioni, edukimi dhe integrimi në jetën sociale dhe në shoqëri. Programi i bursave do të vazhdojë më pas me fëmijët e qendrave të tjera të kujdesit social, si dhe me fëmijët e familjeve në nevojë.
-
VIDEO
Situata e kriminalitetit/ Prokurori i Përgjithshëm Çela, në Komisionin e Ligjeve: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
Para deputetëve kryeprokurori tha në vitin 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9004 çështje, ulje në krahasim me 2019, ndërkohë që janë dënuar 8022 persona, kurse për 152 të pafajshëm. Sipas tij ka ulje në krahasim me 2019.
-
VIDEO
Rihapja e “Gërdecit”/ Caktohet relatori në Gjykatën e Lartë që 'do të ketë në dorë' Fatmir Mediun
Ilir Panda ish ministri drejtësisë dhe ish anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 199-2000 dhe 2003-2007 është caktuar relator në Gjykatën e Lartë për kërkesën e rihapjes së dosjes Gërdeci.
-
VIDEO
Nesër pasdite zhvillohet online Asambleja Kombëtare e PS, zbardhen vendimet që do të merren, analizë rezultatit të 25 prillit
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet nesër më 2 qershor, në orën 17:30, online.
Në rendin e ditës të bërë publik bëhet me dije se mes të tjerash PS do të vendosë për miratimin e projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë. Nesër do të miratohet projekt vendimi për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore të partisë si dhe do të miratohet vendimi për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.