-
VIDEO
Sezoni turistik gjen Shëngjinin pa ujë dhe pa drita, bizneset ankohen se po u dëmtohet aktiviteti
Teksa numri i vizitoreve dhe pushuesve është gjithnjë në rritje, sezoni turistik e gjen Shëngjinin pa ujë e drita duke shtuar problemet për operatorët turistikë në këtë zonë. “I them vetes gjithmonë pse investova këtu për shkaqet e energjisë dhe ujit. Faktorët kryesor të jetës mungojnë. Ky zhgënjim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë turizmin dhe at që vijnë dhe bëjnë turizëm në Shqipëri. Për ekonominë do jetë një pengesë. Do të kërkoja nga qeveria të jenë më të përgjegjshëm”, tha një investues në zonë. “Ujin e pijshëm nuk e kam parë ndonjëherë se kur vjen. Nuk dihet as kur vjen as kur ikën”, tregoi një tjetër. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sqaron se aktualisht janë duke bërë remont në rrjet për rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike gjate sezonit turistik në qytet dhe njësitë përreth. Sa i takon mungesës së furnizimit me ujë, burime nga bashkia Lezhë bëjnë me dije se ujësjellësi ekzistues nuk i përgjigjet nevojës qe ka Shëngjini për shkak të rritje demografike. Mësohet se shumë shpejt do të nise zbatimi i projektit për ujësjellësin e ri.
-
VIDEO
Tepelenë, ç' thoshte në spital tre vite më parë Çajup Selimi, pasi e dhunuan: Shteti nuk vë dorë
11 persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit 52 vjeçar Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në derë të shtëpisë në Tepelenë. Komshinjtë dhe të afërmit e biznesmenit kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte problematik dhe se nuk kishin dëgjuar që ai të kishte pasur konflikte më parë. Vrasja e 52 vjeçarit, i ka tronditur komshinjtë të cilët shprehen se u ka ardhur si “bombë”.
“Këtu ka shkuar mirë në lagje sa ka qenë këtu. Ka një dyqan që tregton një magazinë me grurë e misër çjanë këto. Skam qenë këtu”, tha një prej tyre.
Për mua ai mirë se e kam njeriun tim. Nuk e di a ka pasur konflikte, por nuk e besoj”, shtoi një tjetër.
“A ka më keq më e dhimbshme. E njihnin i kemi shtëpitë ngjitur, ne na ra si bombë”, deklaroi një fqinje.
“Të tronditur jemi se mirë sna vjen”.
“Janë të mirë i njohim. Nuk kishim dëgjuar të kishte konflikte me dikë tjetër”.
-
VIDEO
Llagami raporton te 'Ligjet': Për një çështje në apel, qytetar duhet të presë deri në 4 vjet
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami ka ngritur alarmin duke deklaruar se Gjykatat janë në kolaps, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë të shkarkuar ose të pezulluar si pasojë e Vettingut. Në raportimin te Komisioni i Ligjeve, sa i përket situatës në institucionin që ajo drejton për vitin 2020, Llagami ka vënë theksin se Gjykatat e Apelit janë më problematike. Kjo sepse sipas sa për gjykimin e një çështje në Gjykatat e Apelit në rrethe duhet 2-3 muaj, e ndërsa në Tiranë shkon deri në 4 vjet.
"Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 mln lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 mln lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim. Përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ. Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27, çdo ditë e më shumë ulet ky numër. Apeli Administrativ ka uljen më të madhe të efektivitetit të çështjeve. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps", tha LLagami.
-
VIDEO
Rreziku i hakimit, profilet jo aktive ‘preja’ më e lehtë! Si vidhen të dhënat e kartave bankare dhe si të mbrohemi
Me zhvillimin e madh teknologjik dhe të rrjeteve sociale është rritur edhe rrisku për humbjen e të dhënave personale. Specialisti i Krimit Kompjuterik në Policinë e Tiranës, Artan Dashi, shpjegon sa lehtësisht arrijnë hakerat të vjedhin adresat e e-maileve dhe të rrjeteve sociale. Më të rrezikuar janë adresat që janë jo aktive për një kohë të gjatë.
“Për çdo person që ka hapur një adresë Facebook-u, Instagram-i, ka hapur një adresë email-i apo një numër telefoni, të cilin nuk e përdorë më, sepse ka pasur raste që përdornin Hotmail, Live.com dhe këto nuk i përdornin për një periudhë kohe. Këto adresa janë lehtësisht të aksesueshme nga persona dashakeqës, të cilët me pak njohuri kompjuterike përfitojnë dhe hyjnë në këto adresa dhe i marrin administrimin, duke sharë dhe ofenduar, qoftë edhe duke u kërkuar edhe lekë” – shprehet Artan Dashi.
Një tjetër taktikë për vjedhjen e të dhënave është edhe një e-mail që mund të vijë në adresën tuaj, i cili maskohet sikur vjen nga kompania e Facebook, Instagram, apo më gjerë.
“Bëjnë programe të tilla “fishing”, të cilat ua dërgojnë personave dhe u kërkohen të dhënat e adresës, qoftë të Facebook-ut, qoftë të Instagram-it, apo edhe të adresave të email-it, duke u hequr si Facebook apo Instagram, apo edhe vetë Yahoo dhe Gmail, dhe i thotë ke kaq kohë, ose përndryshe do të të mbyllet adresa. Personi, pa interesuar, pa pyetur, fut të dhënat e tij dhe që nga ai moment ikën administrimi apo aksesi i faqes”, thotë Dashi.
Përdorimi i kartave të bankave për tërheqjen e parave në ATM ka rreziqet e veta. Hakerat kanë mundur të sigurojnë një pajisje që e instalojnë në ATM, e cila vjedh të dhënat.
-
VIDEO
Nesër zhvillohet provimi i Gjuhës së Huaj, Kushi uron maturantët
Përmes një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u ka uruar shumë sukses maturantëve, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, për Maturën Shtetërore 2021.
Sipas Ministres Kushi, ky është një çast i shumëpritur nga maturantët, një çast që do të kurorëzojë punën dhe përpjekjet e tyre të shumë viteve në shkollë dhe që do t’i bëjë krenarë të gjithë: ata vetë, prindërit e tyre, por edhe mësuesit e drejtuesit e institucioneve arsimore.
Ajo shprehet se e di shumë mirë që të gjithë maturantët kanë punuar shumë për të arritur rezultatet më të mira, ndërsa thekson se “jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë që kanë pasur gjatë këtij viti të pazakontë”, duke nënvizuar se këto vështirësi janë reflektuar në procesin e hartimit dhe administrimit të testeve në Maturën Shtetërore.
“Dua t'ju siguroj që në këtë pikë ne jemi dhe do të vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm, në mbështetjen tuaj, në mënyrë që secili prej jush të vlerësohet, nga njëra anë duke konsideruar vështirësitë e këtij viti, por nga ana tjetër edhe me meritokraci, duke bërë dallimin e më të mirëve”, -tha Kushi.
Ndër të tjera, ajo shpreh mirënjohjen ndaj tyre për gjithë durimin dhe mirëkuptimin që kanë reflektuar gjatë gjithë këtij viti të pazakontë: “Ju do të mbaheni mend si një maturë, që pavarësisht kushtëzimeve që solli pandemia COVID-19 dhe tërmeti i 26 Nëntorit, u përshtatët në një kohë rekord dhe nuk humbet asnjë sekondë nga procesi i mësimnxënies!”
-
VIDEO
Momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, qëllohet me breshëri nga një makinë në lëvizje
Report Tv ka siguruar pamjet nga ekzekutimi i Delon Troqes pak ditë më parë në Vlorë para biznesit të tij në Vlorë.
Siç shihet nga pamejt një makine kalon me shpejtësi të ulët para servisit të tij dhe dikush qëllon me breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autorët u larguan me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti është djegur plotësisht ndërsa brenda tij janë gjetur edhe 2 armë tip kallashnikov.
Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, u ekzekutua para derës së biznesit së mbrëmjen e 21 majti, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të.
Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen 'Pavarësia', ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. Para ekzekutimit, Troqe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja.
-
VIDEO
Momenti kur qëllohet me 4 plumba Edison Begaj në Vlorë, atentati nga një person me maskë e uniformë policie
Report Tv ka siguruar pamje nga atentati i së shtunës në Vlorë, ku është qëlluar me 4 plumba në këmbë Edison Begaj. Siç duket dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë Edisoni ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët. Ndërkohë që një person i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie ka shtënë me arme ndaj Edison Begaj, i cili ka mbet i plagosur.
Ka qenë ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj ku është shtënë me katër plumba ndaj 38 vjecarit Edison Begaj, i cili mbeti i plagosur. Ndërkohë që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit , i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.
Për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.
Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë".
-
VIDEO
U vra mbrëmë në Tepelenë, çfarë dëshmonte në spital 3 vite më parë Çajup Selimi, pasi e rrahën
Çajup Selimi i cili u vra mbrëmjen e kaluar me pistoletë në derë të shtëpisë, në vitin 2018 është dhunuar me mjete të forta nga dy persona. Report Tv ka siguruar dëshminë e Çajup Selimit, tre vite më parë, pasi u dhunua dhe u dërgua në spital për mjekim. Në atë kohë, Selimi dëshmonte se dy persona i kishin kërkuar që të largohej nge vendi ku po qëndronte. Ai më tej dëshmonte se pasi doli nga një dyqan dy persona e dhunuan me leva dhe nxorën thika duke e kërcënuar. Selimi rrëfente se ato i mbronte ish-shefi i komisariatit Tepelenë, dhe se është hera e 4 që po kërcënohet me jetë. 'Më thanë mua pse rri përballë punës, unë jam biznesmen mos rri ti atje se duam ne! Vajta për të bërë ofertën sa dola nga dyqani, erdhën më qëlluan direkt para lokalit me qëlluan me leva më nxorën thika dhe më kërcënuan me jetë dhe i mbron ish-shefi i komisariatit Tepelenë. Nuk di se çfarë lidhje kanë, është hera e 4 që po kërcënohem me jetë dhe shteti nuk vë dorë mbi ta. Ne jemi shteti më thanë i mbron shteti.'- deklaronte Selimi. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena.
-
VIDEO
Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë, kryebashkiaku Byberi për Report TV: Puna nuk ndalet, do të zëvendësohen të gjitha
Me qindra fidanë të shkatërruar nga dora njerëzore është zgjuar mëngjesin e sotëm Bashkia e Tropojës, në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan. Denoncimin për këtë ngjarje të “paprecedentë” siç e ka quajtur edhe vetë ai, e ka bërë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi i cili është shprehur për Report Tv, se personi përgjegjës për këtë ngjarje kriminale është një njeri që nuk e do Tropojën.
-
VIDEO
Llagami raporton te 'Ligjet': Gjykatat në kolaps! 'Apeli' më problematik, për një çështje një qytetar duhet të presë deri në 4 vjet
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami ka ngritur alarmin duke deklaruar se Gjykatat janë në kolaps, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë të shkarkuar ose të pezulluar si pasojë e Vettingut.
-
VIDEO
Rihapje apo jo të dosjes 'Gërdeci', një gjyqtar i GJKKO do të vendosë për çështjen
Pas vendimit te kolegjit penal për moskompetencë për kërkesën e SPAK në dosjen Gërdeci vendimi mbërrin në GJKKO. Pritet që GJKKO të caktojë me short një gjykatës për tu shprehur për kërkesën e SPAK. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm.
-
VIDEO
Shembi 2 objekte duke shpërdoruar detyrën, GJKKO merr të pandehur ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër të LSI
GJIROKASTËR- Zamira Rami, ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, është marrë zyrtarisht e pandehur nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.