• VIDEO

    Po përdoret masivisht në Shqipëri, OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinovac!

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër COVID, Sinovac. OBSH  aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që  plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit. Kjo vaksinë është duke u përdorur masivisht edhe në Shqipëri që prej muajit mars, me të cilën po kryehet edhe procesi i vaksinimit masiv të popullsisë.

    Vaksina kineze e Sinovac kundër COVID-19 , është e dyta vaksine kineze që merr miratimin për përdorim emergjent nga OBSH. Lista e vaksinave të lejuara për përdorim emergjent të OBSH-së është një sinjal për rregullatorët kombëtar mbi sigurinë dhe efikasitetin e produktit.

    Vendimi i OBSH do të ketë një rëndësi më të madhe për përfshirjen e saj në mekanizmin e COVAX, programin global për të siguruar vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat aktualisht përballen me probleme të mëdha të furnizimit për shkak të pezullimit të eksporteve të vaksinave nga India.

    Në një deklaratë, paneli i pavarur i ekspertëve tha se rekomandoi vaksinën e Sinovac për të rriturit mbi 18 vjeç, me një dozë të dytë 2-4 javë më vonë dhe ajo është përdorur nga më shumë se 24 vende. Nga rezultatet e deritanishme te personat e shtruar në spital, CoronaVac ishte 95% efektive në personat e shtruar në spital.  Kili raportoi muajin e kaluar se rezultatet e hershme nga fushata e saj e imunizimit treguan se CoronaVac ishte 67 për qind efektive në parandalimin e rasteve simptomatike dhe 80 për qind në parandalimin e vdekjeve. 

    Rezultatet e testeve me CoronaVac në Brazil treguan efikasitet prej rreth 50 përqind në parandalimin e infeksionit simptomatik, ndërsa të dhënat nga Turqia tregojnë se jo ishte më shumë se 80 përqind efektive.

    CoronaVac është një lloj tradicional i vaksinës, e cila ka përdorur  virusin e pa aktivizuar për rritjen e imunitetit.

  • VIDEO

    3 të arrestuar në Durrës, në makinë iu gjetën 3.4 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, armë, granata dhe municione

    Arrestohen tre persona në Durrës të cilët u kapën me një sasi tritoli dhe armatime në automjet. Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Land-Rover Frilander” tek ‘Mbikalimi i Shkozetit’ policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi në total 3.4 kg lëndë eksploziv.

    Më konkretisht, 1.2 kg eksploziv C-4, 2.2 kg tritol, 3 granata dore luftarake dhe 4 aparate telefoni celular. Si pasojë, Barim Flora, 42 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, Ardjan Gjoka, 33 vjeç, dhe Jemin Flora, 33 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë në Durrës.

    Blutë e Durrësit njoftojnë se po në funksion të këtij procedimit penal, i cili është nisur një muaj më pare, janë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak. Hetimet vazhdojnë nga organi i akuzës, për të kuptuar mbi destinacionin final të sasive të eksplozivit.

    Sipas policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Durrës, për hetime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Pas Niklës, Policia aksion anti-kanabis në Lezhë! Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis, asnjë në pranga!

    Pas Niklës në Krujë, FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një aksion anti-kanabis në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi në zonën e Kashnjetit, ndërsa nuk ka persona të arrestuar për shkak se bimët narkotike janë gjetur në tokë shtetërore, pa pronar privat. Operacioni është zhvilluat pasditen e sotme në bashkëpunim me Gurdia di Financa dhe do të vijojë në të gjithë qarkun, ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Sipas burimeve, ky është aksioni i dytë brenda një kohe të shkurtër në qarku e Lezhës, ndërsa nga frika e dekonspirimit është shmangur policia lokale.

    Kujtojmë se të shtunën e kaluar, policia ndërmori një operacion masiv anti-kanabisi në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, ku si rezultat u arrestuan 16 persona si dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

    Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë kanabis.

    Gjykata e Krujës caktoi ditë e sotme edhe masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve, duke lënë në burg 6 prej tyre, ndërsa u dha masa "arrest shtëpie" për 5 si dhe u lanë në "detyrim paraqitje" 2. Për 3 personat e tjerë të arrestuar, masa e sigurisë pritet të caktohet ditën e nesërme.

  • VIDEO

    Dasmat në pandemi, Brataj në Report Tv: Lokalet të përshtaten me respektimin e masave! Në vjeshtë nuk ka çlirim nga virusi

    Nga1 qershori, të gjithë qytetarët në të gjithë vendin mund të lëvizin në ambiente të jashtme pa maska. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv, tha se duhet të vijojmë që të jemi vigjilentë, pasi ende ka të sëmurë dhe qytetarë që humbin jetën nga ky virus. Megjithatë Brataj shtoi se transmetueshmëria e virusit është më e ulët.

    ‘Po hiqen masat, është në sensin pozitiv. Fillimi i një finalje, po shkohet në heqjen dorë pas dore deri në eliminimin e tyre. Kemi të sëmurë ende nga COVID dhe vazhdojnë që të kemi humbje jete. Shifrat të shqetësojnë pak! Në 37 të sëmurë, 7 në terapi intensive që do të thotë se vijnë në forma të rënda në spital. Do të thotë që në banesa ka edhe të tjerë të sëmurë. Ne ketë momente nuk duhet ulur vigjilenca. Mënyra e transmetimit të virusit është më e ulët. Në 15 qershor hiqet kufizimi nga 10 persona në 50. Muzika live është shtuar dy ore nga ora 20-22. Këto janë aktivitetet që janë në vend të parë për sa i përket përhapjes së infeksionit. Janë të gjitha rreziqet e përhapjes së infeksioneve.’- theksoi mjeku.

    Duke folur për organizimin e festave familjare dhe të dasmave, Brataj tha se tashmë lejohet grumbullimi deri në 50 qetetarë, një numër ky i favorshëm për të realizuar disa nga festat kryesore të qytetarëve. Duke u ndalur tek dasma, Brataj tha se loklate duhet të përshtaten për respektimin e masave anti-COVID.

    ‘Të gjithëve ju mungon një përqafim, për arsye të sëmundjes. Mirëse të vijnë festat, por kuptohet se është një provë e lirimit të masave për arsye se me 50 veta ke mundësi të organizosh një festë. E kemi thënë që stina e verës është edhe në avantazhin tonë. Duke parë edhe masat mendoj se mundësia e përhapjes është më i vogël se gjatë gjithë muajve të pandemisë që kemi kaluar. Grumbullimi 50 veta, të krijohet mundësi të përshtaten lokalet me respektimin e masave. Për sa u përket festave të vogla zakonisht nuk e kalojnë atë numër, por për dasmat. Për këtë arsye u liruan një numër shumë i madh festash.’- tha Brataj.

     

  • VIDEO

    Incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, dhjetëra persona sulmojnë Policinë e Kosovës me fishekzjarrë

  • VIDEO

    Dezinsektimi në zonat turistike, Manastirliu në Shëngjin: Programi do shtrihet deri në tetor

    Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e dezinsektimit në Shëngjin, ku deklaroi se ky program kombëtar, do garantojë një sezon turistik të sigurt.

    “Kemi filluar tashmë prej disa javësh me monitorimin e zonave, por edhe ka filluar procesi i dezinsektimit nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës dhe duke zbritur në Kavajë, në Vlorë edhe deri në Sarandë, për të parandaluar dhe për të kontrolluar sëmundjet infektive që vijnë nga mushkonjat. Por mbi të gjitha edhe për të siguruar shëndetin publik dhe sigurisht edhe për zonat turistike, që i japin patjetër një siguri më shumë edhe të gjithë sezonit turistik”, deklaroi Manastirliu.

    Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se dezinsektimi do të vijojë gjatë gjithë verës.

    “Janë vlerësuar habitatet dhe përcaktimi i lëndëve biocide që përdoren dhe vijon dezinsektimi i këtyre zonave, ashtu sikurse ka filluar, edhe përgjatë gjithë verës, deri në muajin tetor, që është planifikuar të kryhet ky proces”, tha Manastirliu.

    Drejtoresha e Insitutitit të Shëndetit Publik Albana Fico, tha se në këtë proces po përdoren lëndë që nuk cenojnë habitatin natyror dhe është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme.

    “Është dhe një volum shumë i madh pune, kryhet në rreth 4 mijë hektarë gjatë kësaj periudhe dhe së dyti nuk duhet të harrojmë që duhet kombinuar me rregulla higjeno-sanitare përgjatë vijave bregdetare nga bizneset dhe nga qytetarët. Duhet thënë që lëndët që ne përdorim nuk e cenojnë ambientin, pra e ruajnë ambientin, habitatin. Sepse është shumë e rëndësishme që jo vetëm të luftojmë mushkonjat, por të mos dëmtojmë speciet e tjera, të cilat janë pjesë e këtij habitati”, theksoi Fico.

     

  • VIDEO

    Dosja Gërdeci, Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për Fatmir Mediun! Ia delegon çështjen GJKKO

    Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin që, kërkesën e prokurorit Klodian Braho për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, të shkojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

    Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta bën me dije se Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë dhe është GJKKO që duhet të japë një vendim nëse duhet të mbetet i pushuar procesi ndaj Mediut, duhet të rihapet nëse ka prova të reja apo nëse do ta arkivojnë.

    Brenda qershorit, maksimumi deri në mes të korrikut, GJKKO pritet të ketë një vendim pasi është e detyruar ta shqyrtojë këtë çështje të deleguar nga Gjykata e Lartë.

    Gjyqtarët që morën vendimin për kalimin e çështjes GJKKO ishin Ilir Panda, që u caktua sot relator i çështjes në Gjykatën e Lartë, Albana Boksi dhe Klodian Kurushi.

    Kërkesa në Gjykatën e Lartë për rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut u bë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

    Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor për Mediun.

    SPAK evidentoi në kërkesë faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit ndaj Mediut për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdonte sepse me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar. Por me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

  • VIDEO

    Vrau heroin e luftës kundër mafias Giovanni Falcone e më pas u 'pendua', lihet i lirë mafiozi i 'Cosa Notra-s'!

    Pas 25 vitesh pas hekurave, ish-shefi i mafias Giovanni Brusca , besnik i kreut të liderëve të Cosa Nostra, Toto Riina dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone,heroit simbol në luftën kundër krimit në Itali, ditën e djeshme është larguar nga burgu. I arrestuar që në vitet 1996 dhe më pas bashkëpunëtor i drejtësisë, ai ditën e djeshme la përfundimisht qelinë, duke shkaktuar jo pak reagime në Italinë fqinje.

    I njohur ndryshe me pseudonimin ’derri’ më 23 maj 1992 ai aktivizoi bombën që vrau më pas gjyqtarin Giovanni Falcone , gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro.  Ai gjithashtu kishte një rol kryesor në vrasjen e Giuseppe Di Matteo.

    Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon apak.  Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër. Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë  nuk do të mund të kthehen më në jetë. Në çfarë vendi jetojmë?"  Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza , shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimir rë Brusca-s.

    Tina Montinaro , e veja e Antonio Montinaro , përgjegjësi për sigurinë e Giovanni Falcone u shpreh e zhgënjyer me një vendim të tillë:

    "Unë jam i indinjuar, jam me të vërtetë i indinjuar. Shteti po vepron kundër nesh. Ne nuk e dimë edhe pas 29 vjetësh akoma të vërtetën për masakrat dhe Giovanni Brusca, njeriu që shkatërroi familjen time, është i lirë. Ky shtet po vepron kundër nesh. Tani çfarë do t'i them nipit tim? Që njeriu që vrau gjyshin e tij do të jetojë I lirë? ... E gjithë Italia duhet të zemërohet dhe jo vetëm unë që humba burrin , por një gjë e tillë nuk ndodh. Këta njerëz vijnë vetëm për të përkujtuar Falconen e 23 majit dhe kujtojnë 'Giovannin e Paolon'. Por askush nuk indinjohet ".

  • VIDEO

    Gruaja e tradhëtoi dhe e futi në burg/Babai nga Durrësi: Biri im, unë po të pres…

    Xhemal Halimi është nja baba nga qyteti i Durrësit, i cili i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi është në kërkim të djalit të tij. 29-vjecari Sami Halimi, prej 18 vitesh jeton me nënën në Itali dhe nuk ka asnjë kontakt me babain. Pas divorcit të prindërve në vitin 2003 në shtetin fqinj, asokohe një 9-vjeçar mori kujdestarinë e nëns. Cifti u divorcuan, ndërsa i ati përfundoi pas hekurave me akuzën e dhunës në familje me katër vite heqje lirie. Me daljen nga burgu, Xhemal Halimi nuk e pa më të birin, pasi ai mori espuls nga autoritetet italiane dhe u kthye në Shqipëri. Që nga ai moment, përvec kujtimeve për djalin, të vetmet që i kanë mbetur nga ajo kohë janë fotografitë që i ruan me fanatizëm. Gabimet e së shkuarës i kushtuan rëndë babait, I cili përlot me rrëfimin e tij, kur thotë se emrin e të birin e mban tatuazh në krahun e djathtë. Ai nuk harron kurrë marrëdhënien që kishte patur me të, kur e zinte gjumi në krahët e tij. Cifti emigruan në vitin 1992 drejt Italisë, aty ku qëndruan sëbashku deri në vitin 2002. Konfliktet që lindën më pas, ndanë djalin nga babai i cili ka humbur kontaktet me Mimin e tij, sikundër i thërriste me përkëdheli. Sot, Xhemal Halimi jeton i vetëm, në qytetin bregdetar dhe numëron ditët në kalendar duke shpresuar t’i dëgjojë zërin të birit, që tashmë është bërë burrë. Ai nuk ka askënd ku të qajë brengën që e mundon prej vitesh.

  • VIDEO

    Zhduket shefi i antidrogës së Ulqinit Telefonatën e fundit njoftoi familjen se do shkonte në Shkodër

    Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që më 27 maj të këtij viti të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Pritet që autoritetet shqiptare të nisin kërkimet përgjatë lumit Buna  Ndërkohë një hetim tashmë  pas dosjes së sjellë nga malazezet ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës. Deri më tani mbeten enigmë shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigmë. Rudolf Elezoviç mban detyrën e shefit të Antidrogës në Ulqin dhe Tivar në Mal të Zi, është zhdukur që në 27 maj . Elezoviç i ka thënë familjes se ishte në kufirin Shqipëri-Mali i Zi, në afërsi të Reçit, në lumin Buna.  

  • VIDEO

    1 Qershori/Humbën fëmijët, nënat urojnë festën me lot në ’Pa Gjurmë’

    Nëna e baballarë, motra dhe vëllezër mes lotëve bëjnë apel për ndihmë, në këtë ditë të veçantë kushtuar pikërisht atyre, që humbën fëmijë dhe sot janë në moshë madhore, por fati i tyre ende nuk dihet. Pista e dyshimit për familjarët mbetet ajo e rrëmbimit, ndërsa ata u zhdukën nga qytete të ndryshme, disa prej të cilëve edhe nga oborri i shtëpisë. Më i vogli 4 dhe e më madhja 14 vjeçe, njihuni me skedën e disa prëj fëmijëve të humbur që u denoncuan në emisionin ’Pa Gjurmë’, nga ku kërkimet vazhdojnë ende sot.

  • VIDEO

    Hiqet aboneja/ Bashkia: Studim për transportin publik! Drejtori Enton Punavija: S’ndryshon çmimi i biletave e abonesë

    Nga sot abonetë e përgjithshme nuk do të jenë në qarkullim për një periudhë 3 mujore, qershor-korrik-gusht. Enton Punavija i drejtorisë së transportit dhe trafikut rrugor në Tiranë shpjegon se transporti publik është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia çka ka bërë që linjat të mos funksionin në përqindje të plotë të kapaciteteve. Ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur të realizojë një studim të thelluar për organizmin e transportit publik.

    “Për të kuptuar se cili është mënyra e organizimit të shërbimit të transportit publik ishte e domosdoshme që të kryenim një studim të thelluar si nga pikëpamja teknike e volumeve të udhëtimit ashtu dhe nga pikëpamja ekonomike. Gjatë kësaj periudhe ne do të vlerësojmë se ndoshta disa linja mund të funksionojnë 100% brenda parametrave të kontratës, disa linja mund të kenë modifikime ose disa linja nuk mund të ekzistojnë më por duhen bërë bashkime me linjat e tjera me qëllim për të arritur funksionin kryesor për ofrimin e shërbimit të qytetarëve. Normalisht që kjo analizë ka pjesë të vetën përveç anës teknike dhe anën ekonimike pra për të kuptuar se si funksionon ekonomikisht si në periudhë pa abone ashtu dhe në periudhë me abone", tha drejtori i transportit dhe trafikut rrugor.

    Punavija bën të qartë se nuk do të ketë rritje të çmimit as të biletave dhe as të abonesë ndërsa thotë se qëllimi kryesor i studimit është përmirësimi i cilësisë së transportit urban në Tiranë.

    “Është jashtë çdo diskutimi ndryshimi i çmimit të shërbimit. U munduam që të gjenim periudhën e vitit që ka më pak impakt tek qytetarët pasi është periudha e verës ku transporti publik përdoret më pak. Abonetë e linjave janë në qarkullim gjatë këtyre tre muajve dhe ne kemi bërë një rritje të numrit normal të aboneve të linjave që kanë qenë përpara kësaj periudhe, në shtator gjithçka do ti rikthehet normalitetit”-u shpreh Punavija.

    Sa i përket mbajtjes së maskës në transportin publik drejtori Punavija tregon se janë bërë kontrolle të vazhdueshme, por të orientuara drejt këshillimit.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv