-
VIDEO
Videot në TikTok, shfryn zotëria: Elbasani digjet e gjyqtarja krihet, të zhduket nga drejtësia
Një zotëri që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv pasi foli për temën e ditës komentoi videot në TikTok të gjyqtares së Elbasanit. Ai tha se ajo duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë pasi nuk e ka mendjen të “luftojë” bandat në atë qytet.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 2 qershor 2021, Prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Pro dhe kundër aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Telefonuesit flasin edhe për gjyqtaren e Elbasanit dhe politikën.
-
VIDEO
Tiranë/ Kishin kthyer banesën me qira në 'shtëpi bari', 4 persona në pranga
Një banesë në Tiranë ishte kthyer në një shtëpi bari. Report Tv mëson se 4 persona kanë rënë në pranga, teksa mësohet se kishin përshtatur banesën e marrë me qira për të kultivuar kanabis me llampa.
-
VIDEO
Sot 2 qershor, ditëlindja e Italisë moderne, 75 vite republikë përlamentare
2 qershori është një moment i rëndësishëm për italianët, është ditëlindja e Italisë moderne. Midis festave të tjera që populli italian feston çdo vit është edhe ditën e lindjes së Republikës së Italisë, që ndodhi pikërisht në 1946. Sot Italia feston 75 vjetorin e republikës parlamentare.
Një mesazh të veçantë urimi nga Tirana ka dhënë edhe ambasadori Italian Fabrizio Bucci
-
VIDEO
Rama nis ditën me pamje nga punimet e shkollës ‘Vaçe Zela’ në kryeqytet: Një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga punimet e shkollës së re në kryeqytet, “Vaçe Zela”.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga para te zeza,mashtrime e reklama pro qeverise te 'masakra zgjedhore" qe po pergatit Basha e deri tek kush vjen dhe kush iken ne kupolen drejtuese dhe qeveri.
-
VIDEO
Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë, qytetarët: Veprimet e gjyqtares të shëmtuara
Një ditë pas publikimit të videove të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në korridoret e gjykatës, kanë shprehur opinionin e tyre qytetarët e Elbasanit. Sipas tyre veprimet e gjyqtares janë të shëmtuara, pasi ka shkelur kodin e etikës.
-
VIDEO
Zbardhet dinamika e vrasjes në Tepelenë, autorët e thirrën 52-vjeçarin tek dera e shtëpisë!
Gazetari i Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Çajup Selimi.
Mësohet se 52-vjeçari është qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të 52-vjeçarit. 52-vjeçari është thirrur nga njëri prej autorëve, në katin e parë të pallatit dhe një person i dytë ka ngjitur shkallët në drejtim të katit të dytë. Teksa ka qenë duke zbritur pas thirrjes që i është bërë, Selimi është qëlluar me pistoletë në katin e dytë dhe është lënë i pajetë me një plumb në zemër.
Deri tani policia është vënë në ndjekje të autorëve, dhe mendohet se janë dy persona që janë të përfshirë në ngjarje, por këto janë veprimet e para hetimore. Nuk dihen shkaqet dhe arsyet e kësaj ngjarje. 52 vjeçari njihej si një personazh jo i përfshirë në vepra penale, apo i skeduar nga policia.
-
VIDEO
‘Me kallash, me kallash’, dalin video të reja nga Tik-Toku i gjyqtares në Elbasan
Video të reja janë bërë publike të gjyqtares Enkelejda Kapedani në Tik-Tok. Teksa drejton makinën luksoze pa rrip sigurimi, gjyqtarja shihet duke kënduar dhe dëfryer në mjet, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Pamjet, shkallët e lyera me gjak, biznesmeni në Tepelenë u qëllua brënda pallatit ku jetonte
Të tjera detaje bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku mësohet se biznesmeni Çajup Selimi u qëllua me armë zjarri në pallatin ku banonte, vetëm një kap poshtë apartamentit të tij. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, në pallat janë ende edhe shenjat e gjakut në mur apo poshtë në dysheme.
-
VIDEO
Vritet në mes të Tepelenës biznesmeni 52-vjeçar! Viktima i përfshirë më parë në konflikte për çështje konkurrence!
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një 52-vjeçar. Viktima është identifikuar si Çajup Selimi, i cili u qëllua me pistoletë në mes të qytetit, ndërsa nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Ndërkohë, gazetari i "Report Tv", Pirro Nase bën me dije se Policia ka identifikuar dhe ka lokalizuar autorin e dyshuar. Mendohet se ai është izoluar në një pallat në brendësi të Tepelenës, ndërsa policia ka rrethuar lagjen për të bërë të mundur kapjen e tij.
Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Ai tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm.
Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.
Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes. Për momentin nuk bëhen ende me dije të tjera detaje në lidhje me ngjarjen.
-
VIDEO
Operacioni anti-kanabis në Krujë, Gjykata jep masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve!
Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar të shtunën e 29 majit gjatë operacionit "Agimi", ku janë lënë në burg 6 prej tyre, është vendosur masa "arrest shtëpie" për 5, ndërsa në "detyrim paraqitje" janë lënë 2.
Gjykata ka lënë në burg 5 prej tyre, përkatësisht Erjon Deliun, Fetije Kullajn, Erlind Almetën, Ferit Kullaj dhe Dashamir Kullaj.
Këta dy të fundit janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa Xhavit Kulla, i cili u la në arrest shtëpie, është i ati i tyre.
Për tre personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet ditën e nesërme.
Masat e dhëna për 13 të arrestuarit:
Refik Deliu arrest shtëpie
Erjon Deliu arrest me burg
Musait Vathi arrest shtëpie ( minoren )
Dashamire Deliu arrest shtëpie
Fetije Kullaj arrest me burg
Sokol Kullaj arrest shtëpie
Xhavit Kullaj arrest shtëpie
Ferit Kullaj arrest me burg
Dashamir Kullaj arrest me burg
Erlind Almeta arrest me burg
Indrit Kullaj arrest me burg
Ervin Perlica detyrim paraqitje
Flamur Halili detyrim paraqitje