• VIDEO

    Rama inspekton punimet në DRSHTRR në Laç: Konçesioni rraskapitës e korruptiv që torturoi drejtuesit e mjeteve merr fund

    Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe Drejtorin e Përgjithshëm të DRSHTRR, Blendi Gonxhe, kanë inspektuar nga afër punimet e një pike të re kontrolli që po bëhet në Laç.

  • VIDEO

    Ankimet për 25 prillin/ Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-LSI dhe 'vulos' përfundimisht edhe Vlorën, nuk ka pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh

    Pasi vulosi dje rezultatin e zgjedhjeve për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor rrëzoi një tjetër padi të bërë nga PD dhe LSI lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për Vlorën. Kolegji ka lënë në fuqi vendimmarrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve edhe për Qarkun Vlorë.

  • VIDEO

    Ndryshojnë masat anti-COVID! S'ka maska në ambientet e jashtme, zgjatet ora policore, Manastirliu: Lehtësim gradual, për një sezon turistik përtej pandemisë

    Sot më 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID! Nga sot, nuk është më e nevojshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme mbajtja e saj brenda si edhe gjatë udhëtimit me transport publik. Gjithashtu, po sot ora policore do të hyjë në fuqi në 23:00-06:00, megjithatë duhet theksuar se në biznese muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

  • VIDEO

    145 drejtues mjetesh në procedim penal dhe 713 leje drejtimi të pezulluara, policia e Tiranë kontrolle dhe masa të forta në rrugët e kryeqytetit

    Policia Rrugore e Tiranës ka 'bërë kërdinë' në rrugët e Kryeqytetit. 145 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 95 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 50 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë proceduar penalisht. Ndërkohë që kanë pezulluar 713 leje drejtimi.

    Në njoftimin e policisë thuhet se efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar mbi kohën normale të punës, me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, në funksion të kontrolleve parandaluese, duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore.

  • VIDEO

    Operacioni anti-kanabis në Krujë, Gjykata jep masat e sigurisë për 13 prej të arrestuarve! Lihen në burg 6 prej tyre

    Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar të shtunën e 29 majit gjatë operacionit "Agimi", ku janë lënë në burg 6 prej tyre, është vendosur masa "arrest shtëpie" për 5, ndërsa në "detyrim paraqitje" janë lënë 2.

    Gjykata ka lënë në burg 5 prej tyre, përkatësisht Erjon Deliun, Fetije Kullajn, Erlind Almetën, Ferit Kullaj dhe Dashamir Kullaj.

    Këta dy të fundit janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa Xhavit Kulla, i cili u la në arrest shtëpie, është i ati i tyre.

    Për tre personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet ditën e nesërme.

    Masat e dhëna për 13 të arrestuarit:

    Refik Deliu arrest shtëpie

    Erjon Deliu arrest me burg

    Musait Vathi arrest shtëpie ( minoren )

    Dashamire Deliu arrest shtëpie

    Fetije Kullaj arrest me burg

    Sokol Kullaj arrest shtëpie

    Xhavit Kullaj arrest shtëpie

    Ferit Kullaj arrest me burg

    Dashamir Kullaj arrest me burg

    Erlind Almeta arrest me burg

    Indrit Kullaj arrest me burg

    Ervin Perlica detyrim paraqitje

    Flamur Halili detyrim paraqitje

  • VIDEO

    Komisariati i Vlorë hap dyer për 1 qershor, fëmijët luajnë me makinat dhe motorët e policisë

    Për 1 qershorin, Policia e Vlorës ka hapur dyert për të pritur fëmijët. Të shoqëruar nga edukatorët, fëmijët janë lejuar nga efektivët që të luajnë me makinat dhe motorët e policisë. Ato shfaqen edhe me pankarta në duar me disa mesazhe të rëndësishme.

    " Një vizitë speciale nga fëmijët e kopshtit “Internacional” në Policinë e Vlorës  .Fëmijë e këtij kopshti, të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë. Punonjësit e Policisë i mirëpritën fëmijët duke i lejuar për disa minuta të luanin me makinat dhe motorët e Policisë. Drejtoria e Policisë Vlorë uron të gjithë fëmijët gëzuar festën e 1 Qershorit", njofton policia.

    •  
  • VIDEO

    Panir me lule dhe koncert, pazari karakteristik i Gjirokastres merr ngjyrat e festës

    Fëmijët dhe të rinjtë kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme në pazarin karakteristik të Gjirokastrës ku u organizua një aktivitet kulturor me qëllim promovimin e turizmit në prag të sezonit veror.  Nuk mungoi panairi i luleve dhe ekspozita me piktura. 

  • VIDEO

    Tulipanët e Kukësit merren në mbrojtje nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës

    Tulipani i Kukësit me emrin shkencor "Tulipa Albanica" e që rritet në Surroj është marrë në mbrojtje nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës. Lulja e mrekullueshme u zbulua nga biologu kuksian Besnik Hallaçi, i cili u nda nga jeta vetëm katër muaj më parë si pasojë e Covid-19. Ndërsa tashmë është biologu Arben Palushi që ndjek ecurinë e habitatit të rrallë. 

  • VIDEO

    Thotë se është krahu i djathtë i Ramës e Peleshit në Korçë: Më kanë bërë puç në Gjykatë,ja pse

    Njerëzit që kanë probleme me drejtësinë janë të shumtë. Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se është krahu i djathtë i Ramës dhe Peleshit në Korçë dhe denoncoi. Në Gjykatën e këtij qyteti po më bëjnë puç. Ndiqeni denoncimin e tij.

  • VIDEO

    'Kush s'kërcen nuk shkodran ohej', mijëra shkodran presin ekipin në festë pas fitores së Kupës së Shqipërisë

    Ndonëse mbërritja e ekipit ka qenë pas mesnate, rreth orën 01:00, kjo nuk i ka penguar tifozët shkodranë që të dalin t'i presin në qendër të qytetit, me duartrokitje, brohorima dhe thirrjet 'Kush s'kërcen nuk shkodran ohej'.

  • VIDEO

    I dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge, arrestohet 45 vjeçari në Tiranë

    45-vjeçari Rajmond Hoxhaj (Eduard Dhamo) i dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

    Në kudër të operacioni policor të koduar “Alias”, u bë lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45 vjeçarit, banues në Tiranë. Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

  • VIDEO

    Urimi i veçantë i ministres Kushi për 1 Qershorin: Të punojmë më shumë që fëmijëve tanë të mos u mungojë buzëqeshja

    Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi mjaft të veçantë.

    “Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja?!” shprehet ministrja.

    Më tej ajo shton se çdo ditë për ta duhet të jetë ‘1 Qershor’, duhet të jetë festë.

    “Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes,”, thotë ajo.

    Nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, nxënës të disa shkollave 9 vjeçare dhe të mesme kanë dhënë mesazhe nga më të ndryshmet dhe kanë shprehur dëshirat e tyre me rastin e kësaj feste.

    Në këtë video-mesazh tërheqin vëmendje mesazhet e Emanuelës nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë’, dhe Anit, nxënësit të talentuar pianist nga ‘Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë’.

    Emanuela me gjuhën e shenjave përcjell emocion të heshtur dashurie duke thënë “Ne jemi si ju!”, ndërsa Ani me pjesën e tij të luajtur bukur në piano, shoqëron të gjithë video-mesazhin e urimit për 1 Qershorin. 

    “Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet!”, shprehet pianisti i talentuar.

    Ndërsa Juarti, bën një thirrje dhe lutje të fortë: “Të gjithë të përqafojnë nxënësit me aftësi ndryshe dhe me aftësi të kufizuara!”. Ai shton se “që të gjithë duhet të bëjnë durim dhe t’i mbështesin këta fëmijë dhe nxënës”.

    Fëmijë nga shkolla dhe klasa të ndryshme shprehin mesazhe kundër dhunës dhe për lumturinë fëmijëve, mesazh dashurie dhe mbështetjeje për fëmijët që rriten pa prindër, për fëmijët e sëmurë me talasemi dhe leuçemi.

    Gjithashtu ata shprehen kundër bulizmit, ftojnë fëmijët ta duan librin e leximin, ndërsa për fëmijët që jetojnë jashtë Shqipërisë u bëjnë thirrje që të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv