-
VIDEO
Pa Gjurmë gjen 9-vjeçarin! Nëna e rrëmbeu dhe e vishte si vajzë! Pas pak takimi i shumëpritur me babain
Merr fund saga e zhdukjes prej dy vitesh, së nënë e bir gjenden Mirela dhe Bledi Zefi. Këtë të premte policia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë ne të miturin në banesën në zonën e Laprakës në Tiranë, ku fshiheshin prej kohësh. 9-vjecari humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.
-
VIDEO
2 aksidente, në Pogradec dhe në Berat! Makina përplaset me trajlerin në Qafë Pllocë
2 aksidente kanë ndodhur pak më parë, një në Berat dhe një në Pogradec por fatmirësisht pa viktima.
Në aksidentin në Qafë Pllocë në Pogradec një makinë është përplasur me trailerin, duke u goditur me pjesën anësore të tij. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale. Ndërkaq është krijuar rradhë e gjatë makinash në pritje të hapjes së rrugës
-
VIDEO
Bien 3 vitet, kush shkel orën policore i pezullohet patenta për 30 ditë
Drejtuesit të mjeteve që u është bllokuar leja e drejtimit për tre vite për shkak të shkeljes së aktit normative kundër Covid-19, mund t’a tërheqin duke filluar nga e marta. Me vendimet e reja, masa është zëvendësuar nga tre vite në vetëm 30 ditë bllokim. Nga 1 qershori dnërkohë hyjnë në fuqi edhe oraret e reja të orës policore.
-
VIDEO
Sezoni turistik/ Blendi Klosi për Report Tv: Për 2 vite kapim ritmin e para pandemisë! Turistë në Greqi? Vendimi merret nga BE
Teksa e gjithë bota tenton që ritmin e turizmit që ishte në vitin 2019 ta kapë për 5-6 vite, pasi goditja e pandemisë ishte shumë e madhe, Shqipëria synon që ta arrijë për 2 vite. Në një intervistë nga 'Syri i Kaltër', ministri Klosi tha ekskluzivisht për Report Tv se në vitin 2022 ne mund ti afrohemi 2019-s pasi akoma jemi një vend në zhvillim të resorteve turistike, në zhvillim të ofertës turistike.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve vendos, Kuvendi voton më 9 qershor për shkarkimin e Metës! Balla: S'duam karrigen e Metës, emri i ri në bashkëpunim me opozitën
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën e seancës se kur do të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit do të mbahet të mërkurën në 9 qershor.
-
VIDEO
Bashkia Tiranë: Aboneja e përgjithshme e transportit publik hiqet për 3 muaj! Do kryhen verifikime dhe matje për riorganizimin e ristrukturimin e transportit
Bashkia bën me dije se aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.
-
VIDEO
Sot nis kolaudimi i mjeteve, drejtori i Përgjithshëm për Report Tv: S'ka më korrupsion! Duhet patjetër aplikim në e-Albania
Drakuli Lumi, drejtor i Përgjithshëm i Kontrollit Teknik ka sqaruar se me aparaturat e reja dhe trajnimin e personelit, do të shmanget korrupsioni, një prej ankesave më të mëdha të bëra nga drejtuesve të mjeteve.
-
VIDEO
I dyshuar se porositi vrasjen e babë e bir/ Florenc Çapja i ndaluar në Dubai! Avokati i familjes ekskluzivisht për Report Tv: Ka kërkuar azil, autoritetet shqiptare s'kanë asnjë provë
Florenc Çapja, autori që dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit ka kërkuar azil në Dubai. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, avokati i familjes Çapja, Neshat Fana.
-
VIDEO
Inceneratori kthen sharrën në zonë kërkimesh shkencore! Zbatohet marrëveshja mes IEVB dhe universitetit bujqësor
Zona e Trajtimit të Mbetjeve në zonën e Sharrës në Tiranë e kthyer në një park me bimësi të larmishme si dhe me kafshë, tashmë do të jetë edhe një zonë kërkimesh shkencore. Pedagogë, specialistë e studentë ekselentë të universitetit Bujqësor nisën zbatimin e marrëveshjes të firmosur disa ditë më parë me koncensionarin.
-
VIDEO
Pas 5 muajsh pezullim, sot nis kolaudimi i mjeteve, DPSHTRR: Të parat kamionët dhe mjetet e institucioneve shtetërore
Pas pezullimit që nga janari i këtij viti, nga dita e sotme rifillojnë shërbimet e kontrollt teknik të mjeteve.
-
VIDEO
Bënte xhiro me pistoletë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
34 vjeçari Fatjon Guri është arrestuar në Shkodër duke lëvizuar me armë zjarri me vete. Gjatë patrullimit në lagjen "Liria", Shkodër, policia pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, është vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e makinës.
-
VIDEO
Mblidhet KAS, shqyrtohen sot 3 qarqet e fundit! Pritet vendim për Korçën, Elbasanin dhe Fierin
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ shqyrton sot kërkesat ankimore për 3 qarqet e fundit që kanë mbetur, respektivisht Korçën, Elbasanin dhe Fierin.
Kujtojmë se në mbledhjen e së premtes KAS vendosi që do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.