• VIDEO

    Nis sezoni turistik, të huajt zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Nuk kemi frikë nga COVID, Shqipëria e vaksinuar

    Me turistët e parë që shijojnë bukuritë bregdetare, ka nisur kështu zyrtarisht sezoni turistik në Vlorë. Të huajt kryesisht nga Ukraina dhe Bjellorusia këtë sezon janë vizitorë dhe turistë për herë të parë. Ata thonë se në Shqipëri nuk kanë frikë nga Covid pasi shumica është vaksinuar. Nuk mungojnë as pushuesit vendas që ankohen se nuk ka mjaftueshëm plazhe publike.

    ‘Vij nga Ukraina. Jemi për herë këtu. Çdo gjë është një mrekulli. Që nga deti, natyra por dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.’- u shpreh një turiste.

    ‘Jam nga Ukraina. Kemi qenë në jug, Sarandë e Ksamil. Edhe plazhet e Vlorës janë të bukur. Do të vijmë përsëri, ndërsa nga Covid nuk kemi frikë.’- tha një tjetër.

    ‘Vijmë nga Bjellorusia .Jemi për herë të parë. Kemi ardhur me familjen ,edhe me fëmijët të cilët po kënaqen. Çdo gjë është super. Do të vijmë përsëri vitin tjetër .’- u shpreh një tjetër turist.

    ‘Këtu po kalojmë shumë mirë .Një eksperiencë e paharrueshme .Nuk kemi frikë nga Covid, pastaj Shqipëria është e vaksinuar.’- tha një turist.

    Vlonjat kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Ujit të Ftohtë. Ata ankohen për mungesën e plazheve publike. Vlora vijon të jetë një atraksion i këndshëm për turistët e huaj por edhe ata vendas.

     

  • VIDEO

    Tjetër aksident në Lezhë, makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë nisen drejt Tiranës

    Një tjetër aksident rrugor u regjistrua në rrugët e qarkut të Lezhës paraditen e së dielës. Një automjet doli nga rruga në aksin e vjetër Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Pllanës e për pasoja mbeten të plagosur rëndë 2 persona.

    Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku morën ndihmën e parë mjekësore e më u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.Më herët një 45 vjeçar humbi jetën, në aksin e vjetër Laç-Mamurras pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.

  • VIDEO

    Sherr mes shqiptarëve në avion, vjehrri dhe dhëndri rrihen me grushte

    Një sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit të tij në avionin që po udhëtonte drejt Kosovës është bërë virale në mediat sociale. 

    Të dy personat e përfshirë në sherr janë shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që në video shihet se përplasja ka qenë shumë e dhunshme.

    Është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë që sherri të përfundonte, ndërkohë që personat e tjerë në avion kanë qenë shumë të shqetësuar. Nuk dihet nëse dy qytetarët e përfshirë në sherr janë arrestuar nga policia kur avioni ka zbritur në tokë. Përplasjet dhe grindjet vazhduan edhe pas zbarkimit në Basel-Mulhouse. Policia e aeroportit konfirmoi incidentin për gazetën zvicerane “Blick”. Dy burra u arrestuan, kjo pas një konfrontimi mes dy familjeve gjithashtu ndodhi në një parking në vendin e aeroportit. Policia franceze përgjegjëse për zonën u përpoq të ndërmjetësonte.

    Nuk janë të rralla rastet kur diaspora kosovarë përfshihet në përplasje në Kosovë, por kësaj radhe duket se ata kanë zgjedhur të zgjedhin hesapet mes tyre ende pa zbritur në tokën e Kosovës.

  • VIDEO

    Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën në Greqi, gruaja ulëret e tronditur për ndihmë

    Pamje të rënda janë ato që janë shfaqur në mediat greke, në një njësi të kujdesit të veçantë për të moshuarit në Greqinë Veriore. Në videon e publikuar nga mediat greke thuhet se infermieret po abuzojnë psikologjikisht dhe fizikisht me gratë e moshuara.

    Siç shihet nga pamjet ai i ngacmojnë, i tërheqim buzën, prekin hundën veshtë dhe tallen më to, ndërkohë që e moshuara është e pafuqishme për të reaguar.Raportohet se video është regjistruar rreth një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe nga rrëfimi i familjarëve e dëshmitarëve të tjerë, është mësuar se e moshuara dhunohej e tallej sistematikisht nga punonjësit.

  • VIDEO

    ‘E bëj unë burgun e Tik Llallës, le t’më japin 5% të pasurisë së tij’, revolta e qytetarit për pronat e zyrtarëve

    Një prej telefonuesve në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” ka folur për pandëshkueshmërinë e politikanëve. Ai nuk është dakort që ata të hynë në burg, por t’u merret pasuria dhe t’u shpërndahet njerëzve të varfër. Madje dha edhe një propzim të çuditshëm duke u shprehur se e bëj unë burgun e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, jo 2, por 4 vjet, mjafton të më japin mua 5% të pasurisë së tij!

  • VIDEO

    'Policia hape derën', pamje nga aksioni anti kanabis në Fushë-Krujë, efektivë me snajpera e kallash

    Në kuadër të operacionit ‘Agimi’ policia ka vënë në pranga për kultivim të bimëve narktorike 16 persona, ka shpallur në kërkim 24 të tjerë dhe ka ndjekur nën hetim në gjendje të lirë 3 shtetas.

    Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit janë asgjësuar 20 mijë bimë narkotike.

    Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar "AGIMI"

    Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

    Në operacion  Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

    Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

    Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar "Agimi",  në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

    Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera  nga Policia e Shtetit dhe nga  ajëri të kryera me avion nga  GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë,  shërbimet e policisë  kanë kontrolluar  sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

    Si rezultat u sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

  • VIDEO

    Nesër mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer, në total mbi 770 mijë vaksinime të kryera

    Ditën e nesërme në vendon tonë do të mbërrijnë edhe 11 700 doza të tjerë të vaksinës Pfizer. Lajmi është dhënë kryeministri Edi Rama, i cili thekson se vendi po vijon me procesin e vaksinimit masiv.

    Vaksinim i masiv po vijon me kalendar të kombinuar të grupeve të riskut ku aktualisht ka nisur vaksinimi edhe për punonjësit e transportit publik, si një nga shtresat e rrezikuara për shkak të kontaktit të madh me njerëzit gjatë punës së tyre.

    "Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid", shkruan Rama.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 4.441 vaksinime anti-COVID, ndërsa në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit 770.084 qytetarë e kanë marrë vaksinën. Gjithashtu edhe shifrat e të infektuarave vijojnë të jenë të ulëta dhe të qëndrueshme. Objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor me qëllim që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar. 

     

  • VIDEO

    Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit! Arrestohet shoferi

    LEZHË- Një 45-vjeçar humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të së dielës në aksin e vjetër Laç-Mamurras, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Besim Seli, banues në Gjorm të Kurbinit.

    Sipas të dhënave 45-vjeçari i cili po lëvizte me motoçiklete u përplas nga një automjet automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Agis Vathi.

    Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të motoçikletës, ndërsa pas aksidentit automjeti tip "Benz" doli nga rruga dhe përfundoj në një kanal.

    Policia sakaq ka arrestuar drejtuesin e mjeti tip "Benz" shtetasi Agis Vathi,i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Ndërkohë grupi hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që i mori jetën 45-vjeçarit Besim Seli.

  • VIDEO

    Atentati në Vlorë, policia lë prova në vendin e ngjarjes! Gëzhoja e njolla gjaku, çfarë ka mbetur

    Pas atentatit që Edison Begajt iu bë gjatë natës në hyrje të shtëpisë së tij, në vendin e ngjarjes kanë mbetur njolla gjaku dhe shenjat e plumbave në shtyllën e derës. Gjithashtu Report Tv sjellë edhe pamje nga gëzhojat e plumbave në vendin e ngjarjes që duket se janë harruar nga policia gjatë mbledhjes së provave. 38-vjeçari mbeti i plagosur pasi 4 plumba e kanë kapur atë në pjesën e këmbëve, ku autori nuk ka parë nga errësira e madhe që ishte në zonë.

  • VIDEO

    Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

    Fluks te lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës. Me ngohjen e motit familjare apo dhe grupe miqsh janë nisur drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.

    Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.

    Ndërkohë që bëhet me dije se vetëm sot përllogariten të kenë hyre më shume se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

  • VIDEO

    I bëjnë atentat në hyrje të banesës në Vlorë, plagoset me 4 plumba 38-vjeçari, subjekt i OFL

    Vlora nuk gjen qetësi nga atentatet me armë zjarri. Mbrëmjen e djeshme i është bërë pritë dhe qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarit Edison Begaj.

    Begaj është qëlluar më 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë pakuar atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kaninë të Vlorë, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.

    Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.  

  • VIDEO

    Inskenuan atentat dhe dhuruan spektakël nga ajri dhe toka, Peleshi publikon videon me momentet më interesante të trupave shqiptaro-amerikanë

    Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga momentet më interesante të stërvitjes më të madhe ushtarake të 30 viteve të fundit, e cila zbarkoi në Tiranë, “Defender 21”.

    Trupat shqiptaro-amerikanë dhuruan spektakël nga ajri dhe toka për qytetarët dhe zyrtarët më të lartë të shtetit të cilët ishin të pranishëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv