-
VIDEO
Veri Jug - Luan Ahmetaj mbi probematikën e Parkut
#verijug #reportTV
Gjatë viteve të fundit, krahas ndërtimit të parkut të rid he pyllit orbital, betonieret e firmave të ndërtimit kanë bërë që tokat të rrëshqasin dhe ullinjtë qindravjecarë të zhyten në thellësi të ujrave të lioqenit. Plus derdhja e ujrave të zeza në liqen.
-
VIDEO
I moshuari bën gjestin qytetar në mes të Tiranës
Një i moshuar në Tiranë ka dhënë sot një mesazh për të gjithë ata që mbjanë kafshë shtëpiake.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka sjellë videon e këtij gjesti qytetarie, ku i moshuari pastron jashtëqitjen e qenit me qëllim për të mbajtur pastër ambjentin.
-
VIDEO
Shoferët 'shfrenohen' në fundjavë, policia gjobit për 1 orë 93 drejtues mjetesh
Policia rrugore ka gjobitur për rreth 1 orë 93 drejtuesh mjetesh për parakaime të gabuara. Policia po monitorin fluksin e fundjavës me dron në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan.
Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të ruajnë largësinë e sigurisë nëpërmjet makinave në mënyrë që të shmangen aksidentet.
Deklarata e plotë e policisë:
Rrespekto rregullat, shpëto jetë!
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.
Në këto momente Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara .
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu kujdes, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.
-
VIDEO
‘Verë më e qetë’, qytetarët në shesh për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID
TIRANË- Edhe gjatë fundjavës vijon procesi i vaksinimi për të gjithë ata qytetarë që parqiten në sheshin 'Skëndërbej' për të marrë dozën e dytë të Sinovac.
Ndërsa presin të marrin vaksinën anti-COVID, qytetarët ndihen më të qetë e të mbrojtur. Me situatën e pandemisë të stabilizuar, ata thonë se këtë stinë të verës do ta kalojnë më mirë se ajo e një viti më parë.
"Shumë e lehtë. Ishalla më e mirë vera. Orari i policisë s'duhet hequr duhet respektuar se e kemi akoma virusin nëpër këmbë", thotë një qytetar.
"Jemi më të qetë. Do na vijnë fëmijët se i kemi larg. Të takohemi me nipër dhe mbesa. Ndihemi më ndryshe, vjet ishim të shkundur fare", shprehet një qytetare.
"Pas vaksinës nuk ndiejmë ndonjë gjë. Këtë verë e shoh më me optimizëm. Do ndihemi të qetë dhe më të lirshëm", tha një i moshuar ndërsa priste të merrte dozën e vaksinës.
"Shumë mirë. Nuk kisha asnjë efekt", tha një qytetare.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 765 mijë vaksinime. Për punonjësit e transportit publik injektimi i dozës së parë po vijon në stadiumin 'Air Albania', ndërsa më shumë se 6 mijë punonjës të hoteleri-turizmit janë vaksinuar, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.
-
VIDEO
Itali, gruaja heq maskën e nis të ofendojë e pështyjë pasagjerët e aeroplanit
Një episod i tejet i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një fluturim nga Ibiza në Spanjë për në Milano.
Në videot e qarkulluara në media, një grua shihet teksa debaton ashpër me pasagjerët, pas ankesave të tyre për mos mbajtjen e maskës dhe më pas nisi të gjuajë dhe të pështyjë.
Kjo pamje ka shqetësuar jo pak pasagjerët e tjerë, ndërsa linja e aeroplanit do ndërmarrë sanksione të ashpra ndaj gruas.
Në videot e shpërndara ajo përplaset edhe me stjuardesat. Në video gruaja shihet gjithashtu e rrethuar nga stjuardesa dhe pasagjerë që përpiqen ta qetësojnë atë. Ajo, megjithatë, reziston duke shkelmuar.
Ndërkohë që ditën e djshme është bërë publik një situatë e ngjashme mes një pasagjereje dhe një stjuardese e cila ka përfunduar me 2 dhëmbë të thyer.
Stjuardesa u godit me grushte nga një pasagjere gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes.
-
VIDEO
Ambasadorja Kim takon turistë nga SHBA në Voskopjë: S'kam qenë kurrë në një vend kaq miqësor me amerikanët
VOSKOPJË- Ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur ta kalojë një ditë turistike në Voskopojë ku është takuar me disa turistë nga SHBA. Tepër e entuziasmuar Kim iu tregon atyre për bukuritë e vendit tonë dhe thekson se kurrë më parë nuk ka qenë në një vend që i duan kaq shumë amerikanët.
Ndërkaq ambasadorja shkruan se turistët donin të përjetonin diçka spektakolre dhe natyrisht që zgjodhën Shqipërinë. Kim shprehet se pret që historia unike e vendit tonë të zbulohet nga më shumë amerikanë.
"Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në Voskopojë! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën Shqipërinë. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të Shqipërisë", shkruan ambasadorja në Twitter.
-
VIDEO
'Çdo ditë duhet me qenë festë', Makinat Retro dhe Jazz-i ‘pushtuan’ shkodrën
Rrugët e Kryeqendrës së veriut u pushtuan nga automjetet e viteve 30. Koleksioni shqiptar i makinave Retro, nën tingujt e muzikës Jazz dhe Swing, dhuruan një fundjavë argëtuese për qytetarët e Shkodrës dhe sidomos për të apasionuarit e makinave të epokës.
Të veshur me rroba dhe aksesorë sipas epokës, pjesëmarrësit kërcyen dhe u argëtuan
“Shkodra fantastike. Çdo ditë duhet me qenë festë. Shikohen vetëm kërcime, buzëqeshje. Më bukur se në Shkodër një RETRO e tillë nuk mund të bëhej”, tha një qytetarë.
“E meriton Shkodra. U kënaqem shumë”, u shpreh një tjetër.
”Ndihemi shumë mirë. Hera e disatë që vijmë në Shkodër dhe na pëlqen shumë”, tregoi një tjetër.
“Në Shkodër nuk mund të ndihesh ndryshe përveç se mirë. Me atmosferë, me dëshirë për jetën. Ne duhet të marrim një mësim në jetë. Është kaq e shkurtër kjo jeta jonë dhe të jetojmë çdo ditë sikur është e fundit. Kam sjellë shumë njerëz nga Tirana, shumë të huaj dhe ka qenë një surprizë për ta kur e shikojnë Shkodrën kështu”, tregoi një tjetër.
“Shumë bukur. Balerinat më kanë pëlqyer. Të gjitha gjërat më kanë pëlqyer”, thanë disa fëmijë.
Koleksioni i mjeteve historike, vespave shumëngjyrëshe dhe biçikletave kanë qëndruar për dy ditë në Shkodër.
-
VIDEO
Të rinjtë prezantojnë ekspozitën me 97 punime në Berat, synojnë në promovojnë bukuritë e qytetit
"Vlerat e qytetit tim" është ekspozita më e re çelur në qytetin e Beratit. 87 punime të realizuara nga 45 të rinj synon që nëpërmjet artit të promovojnë vlerat e qytetit të ‘1001 dritareve’. Prindër, mësues e fëmijë, kanë ndjekur nga afër punën e të rinjve të realizuar në vaj, pastel, akuarel, laps, dhe karbon.
“Kemi çelur një ekspozitë në rastin e festës së 1 qershorit për të paraqitur vlerat e qytetit të Beratit”, tha një pjesëmarrëse.
“Përfaqësues janë nxënës dhe fëmijë të qytetit. Midis artit shprehim vlerat e qytetit tonë”, tha një pjesëmarrëse në ekspozitë.
Mësuesi i pikturës, Jani Kumati, tha se vlerat e jashtëzakonshme të Beratit përcillen mësëmiri tek qytetarët nëpërmjet këtyre punimeve të fëmijëve.
“Berati me vlera të jashtëzakonshme e pikturë përcillet më së miri me punimet e tyre. Një falënderim për prindërit dhe fëmijët për dëshirën që kanë për artin dhe që kjo traditë të vijojë më tej”, tha mësuesi i pikturës, Jani Kumati.
Ekspozita "Vlerat e qytetiti tim" qëndroi e hapur për disa orë, ndërsa u realizua në bashkëpunim me bashkinë e Beratit dhe studios “Art Color”.
-
VIDEO
Në prag të sezonit turistik nis rregullimi i rrugës! Syri i Kaltër 'thith' turistët e huaj mes 'pluhurit'
Jo vetëm bregdeti i vendit por edhe monumentet natyrore po tërheqin një numër të konsiderueshëm turistësh. Syri i kaltër është një nga destinacionet që po preferohet çdo ditë e më shumë. Turistët nga Polonia dhe Çekia sfidojnë ujin e ftohtë në Syrin e Kaltër dhe zgjedhin të bëjnë zhytje.
Një pjesë e tyre vijnë për herë të parë por vendet që kanë vizituar i bëjnë që të rikthehen përsëri.
-
VIDEO
'Pusho shqip'! Shqipëria hap dyert për turistët, synohen 4.5 mln vizitorë
E gjithë vija bregdetare shqiptare është gati të presë turistë vendas dhe të huaj, në një vit që e gjen të plagosur nga pandemia Covid-19 por jo të pafuqishme për të nisur gjithçka nga e para dhe më të fortë. Sytë e ringritjes dhe të triumfit mbi të keqen janë përsëri mbi turizmin.
“Kam shumë besim që në 2021 do të jetë një vit ku turizmi nuk do të jetë vetëm një nxitës i ekonomisë por do të jetë një guru i jashtëzakonshëm i rritjes së cilësisë së jetës, një guru që do të predikojë jetën e mirë. Turizmi do të jetë shenja që jeta do fitojë mbi vdekjen”,tha ministri Klosi.
Përpos natyrës së bukur shqiptare që të fton të vizitosh vendin nga mali në det, thirrja që ende nuk e ka marrë të plotë përgjigjen është rritja e cilësisë së shërbimit dhe garantimi i sigurisë së pushuesve.
“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që jo vetëm të shkojmë me shpejtësi në 10 milionë turistë në Shqipëri por të jemi konkurrent në standarde. Duhet të punojmë si industri që ofron shërbim të nivelit të lartë dhe si e tillë ka njerëz të kualifikuar nuk bëhet nëse nuk kemi biznes të paktën 8 muaj në vit, dhe zona në të cilën jemi ofron turizëm nga prilli në nëntor. Na duhet shumë të investohemi më shumë në shërbim. Turizmi është një industri e investuar në detaje”, shprehet ministri Klosi.
Nga Vlora me pedonalen e re, në Dhërmi me atmosferën që të jep shpresë për ri-ngritje pas shiut, Saranda e hap sezonin me këngë e valle.
Jo vetëm për një sezon të mbarë por Saranda po punon edhe për një ofertë turistike joshëse.
“Ne jemi të përgatitur që të bëjmë jo vetëm përmirësimin e ofertës turistike por edhe zgjatjen e saj në kohë. Sezoni turistik në qytetin e Sarandës ka nisur ka gati një muaj dhe ne çdo fundjavë presim qindra turistë jo vetëm turistë vendas por edhe të huaj. Është Polonia që zë vendin e parë nga vendet lindore është Ukraina, Serbia gjithashtu por edhe vendet nordike nuk mbeten pas”, shprehet për Report TV kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma .
Nëse 2020 u pagëzua si ‘sezoni i turizmit patriotik’ këtë vit sytë janë nga turistët ndërkombëtarë.
“Kemi filluar të presim turistë nga vendi dhe nga jashtë kufijve. Para 2 javësh erdhën turistët e parë të Ukrainës, kemi çelur Poloninë. Presim një sezon më të mirë se viti 2020. Ne kemi eksperiencën tonë që nuk shohim vetëm se çfarë do të shesim neve por edhe se çfarë do të shesë rajoni. Gjatë gjithë kohës jemi përgatitur për të nxjerrë ofertat tona dhe jo duke menduar sesa na intereson por duke i krahasuar me konkurrentët tonë”, pohon kryetari i Operatorëve Turistik për jugun Vasil Bedinaj.
Kryetari i Operatorëve Turistik për jugun Vasil Bedinaj shprehet për Report TV se përpos eksperiencës në këtë industri nuk duhet abuzuar me çmimet pasi do dëmtohej rëndë sezoni.
“Ne duam të kapim ritmin e vitit 2019 na intereson që Shqipëria të kthehet në një destinacion turistik sepse vërtet i ka plotësuar kushtet për të qenë e tillë. Të rrimë në korsionë tonë duke i mbajtur çmimet me interes pasi nëse godasim në krahun e kundërt do na kthehet në bumerang, dhe një klientë mund të vij një herë dhe nuk vjen më”, tha Vasil Bedinaj.
Me sloganin ‘Pusho shqip’, sfida e vitit është kapërcimi i 4 milionë turistëve, dhe garantimi i shëndetit të pushuesve. Sezoni është hapur edhe në Shëngjin, Fier, Berat, ndërkohë charterat e parë me turistë kanë mbërritur në vend, teksa pritet që nga korriku të ketë një fluks më të madh.
-
VIDEO
I bëjnë pritë në hyrje të banesës në Vlorë, plagoset me 4 plumba në këmbë 38-vjeçari! Subjekt i OFL
Vlora nuk gjen qetësi nga atentatet me armë zjarri. Mbrëmjen e djeshme i është bërë pritë dhe qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarit Edison Begaj, i cili i ka shpëtuar sulmit në fshatin Kaninë të Vlorë. Begaj është qëlluar me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori ka qenë në këmbë dhe ka pritur deri sa 38-vjeçari të kthehej në banesën e tij për t'i qëlluar me pistoletë. Ka qenë errësira e madhe në zonë që ka shpëtuar dhe jetën e 38-vjeçarit, pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e poshtme të trupit. 38-vjeçari është shfaqur i plagosur në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë.
Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.
Për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.
Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë".
4 muajt e fundit qyteti i Vlorës nuk ka gjetur gjetësi në lidhje me ekzekutimet me armë zjarri dhe plagosjet ku disa dyshohet për prishje të pazareve të drogës e disa për sherre momentale
-
VIDEO
Operacioni masiv anti-kanabis në Krujë, 16 të arrestuar, në kërkim 24 persona! Digjen 20 mijë bimë
KRUJË- 16 persona janë arrestuar, 24 janë janë shpallur në kërkim dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në operacionin e koduar “Agimi”, të zhvilluar në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, të akuzuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajri të kryera me avion nga Guardia di Finanza, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kontrolluan sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.
Në pranga të policisë kanë përfunduar jo vetëm persona që dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike, por edhe një punonjës i OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.