• VIDEO

    Zotëria e thotë me bindje: Basha kalama i papjekur, do të largohet nga PD por nuk e lejon “padrino”

    Me bindje foli një zotëri mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kur komentoi situatën në PD. Ai tha se me Bashën kjo parti nuk fiton dot. Më pas habiti jo pak kur deklaroi se sipas tij Basha do të largohet nga drejtimi por nuk e lejon “padrino”

  • VIDEO

    Zotëria zbulon fatalitetin e madh të PD-së: Marrëveshja me LSI në 2009-tën e shkatërroi të djathtën

    Për garën brenda PD-së u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri zbuloi sipas tij fatalitetin më të madh të PD-së. Ai tha: PD filloi të shkatërrohej kur bëri koalicion me të majtën dhe ekzaktësisht marrëveshjen me LSI-në në vitin 2009-të.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 31 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga llogaritjet per shtesen 6% ne vit te pensioneve te s'ka me kompromis me Ramen e deri tek po mbeshtesni nje vrases.

  • VIDEO

    Vijon aksioni anti-drogë në Krujë, një ditë më parë u arrestuan 16 persona dhe u godit një laborator kanabisi

    Edhe sot vijon aksioni antidroge ne rrethin e Krujës. Një ditë më parë u raportua se në kuadër të këtij aksioni kanë rënë në pranga 16 persona dhe në kërkim janë shpallur 24 të tjerë

  • VIDEO

    Elbasani nën sundimin e krimit, kryetarja e Gjykatës bën ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë! Në 2019 liroi nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait

    Ndërkohë që Elbasani vijon të jetë nën sundimin e krimit dhe pothuajse çdo ditë po dëgjohen krisma, kryetarja e gjykatës së qytetit Enkeleda Kapedani bën ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë modelingu.

    Kapedani duket pashqetësuar nga e gjithë situata e rëndë që mbizotëron në qytet dhe gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshme duke ekspozuar edhe veshjet e saj. Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të futur pas hekurave kriminelët, duket se gjyqtarja i ka kthyer në pasarelë, pasi në një prej videove shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj

    Siç shihte dhe nga pamjet në njërën prej shumë videove të publikuara në profilin e saj, ajo dëgjohet të thotë në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’. Duket sikur kjo gjyqtare në vend që të drejtojë luftën ndaj krimit në këtë qytet, loja me mafia i duket një “film”.

    Report Tv është interesuar në ILD lidhur me këtë skandal dhe mëson se nesër do të zhvillohet një mbledhje posaçërisht për Kapedanin. Kapedani ndodhet në këtë gjykatë në tetor të vitit 2015, ndërsa ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes si kryetar gjykate të gjyqtarit Zihni Shahu.  Në dhjetor 2019, Kapedani bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

    Prej shumë kohësh Elbasani është cilësuar si qyteti i bandave dhe nën sundimin e krimit. Kjo pasi qyteti është kthyer në kasaphanë me ekzekutime të njëpasnëshme. Dhjetëra persona janë ekzekutuar vetëm muajt e fundit në Elbasan, shumë prej tyre të lakuar për përplasjet e forta mes bandave të drogës. Para rreth një muaji  qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë.

    41-vjeçari Everest (Ibrahim) Çaka është ekzekutuar me armë me silenciator më 11 maj në makinë në sy të gruas së tij në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri Ardit (Arjan) Spahiu në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. 

  • VIDEO

    Nishani: Jam ndier i lënduar nga Basha, fytyrën time s'ia jap askujt! Reagimet e mia s'janë për hatërmbetje personale, ndryshimi që prisnim më 25 prill s'ndodhi

    Ish-presidenti Bujar Nishani nga Gjirokastra ka deklaruar se reagimet e tij kundër kreut të PD Lulzim Basha nuk janë për hatërmbetje personale. Ndërkaq nuk ka mohuar se është ndier i lënduar nga Basha, duke theksuar se fytyrën e tij nuk ia jep askujt. Ai tha se të gjithë prisnin ndryshimin më 25 prill por nuk ndodhi.

    " Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria spati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë. Po projektojmë betejën e rradhës për 2025 ku bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot.

    Nuk është 13 qershori për përplasje të inatit të njërit apo të tjetrit por për ta bërë pd partinë e vlerave. Para pak ditësh më është adresuar Basha duke thënë se reagimet e mia janë për shkak të hatërmbetjeve personale, të them të drejtën jam ndier i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo ai di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë dhe skan nevojë për ofiqe. Faqen dhe fytyrën time s'ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Synimi im i rikthimit është, se e kam pasur mët ë madhe se basha karrigen, por kam pasur një bindje se mund ti shërbeja Pd si një avokati publike

    Se është bërë tezë kjo pse ske folur më përpara. Pas marrëveshjes së 5 qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e pd. Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi sdo kurohet ndonjëherë. Sot po flasim për masakër zgjedhore dhe bie dakord. A është e vërtetë që blihet dhe shitet vota, po. Ka një blerës dhe shitës, unë dua të analizoj shitësin. Sjanë të gjithë shqiptarët që e shesin votën. Mua më rezulton se ai  që e shet votën në momentin e fundit thotë se Bujari dhe Editi skanë për të fituar gjë të marrë 50 mijë lekëshin e të ik në shtëpi. KLa dhe nga ata qëse shesin votën por nuk hedhin votën", tha Nishani.

  • VIDEO

    Integrimi i Shqipërisë në BE, Soreca: Kushtet janë përmbushur, ka ardhur koha për ta bërë atë hap

    Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca thotë se kushtet e vendosura për integrimin e Shqipërisë në BE janë përmbushur dhe ka ardhur koha për ta bërë atë hap.

    "Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap", tha Soreca.

  • VIDEO

    Shehaj në Vlorë: PD humbi zgjedhjet se janë marrë vendime të gabuara! Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet, vetëvrasje vazhdimi me në krye Bashën

    Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj nga Vlora tha se arsyeja pse PD humbi zgjedhjet më 25 prill është se sipas tij janë marrë vendimet e gabuara. Nëse Basha vijon ta drejtojë partinë sipas Shehaj kjo do të ishte vetëvrasje për PD, pasi rrezikon të vazhdojë të jetë në opozitë për 12 vjet.

    "Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet. Askush nuk do te mbaje përgjegjesi. Po thonë hunbën për masakrën elektorale, është e pa mohueshme por nuk e ndryshojmë dot rezultatin. Arsyeja pse humbën zgjedhjet është se janë marrë vendime të gabuara. Te sillemi si europian. Luderi i pd te lidh fatin me rezultatin, nese humbet ne zgjedhje largohet. Vetëvrasje vazhdimi me këtë lidership. Duhet ndryshuar", tha ai.

  • VIDEO

    Lulja e Poetit, e magjishme mes maleve të Klosit

    Pasi kemi ecur për 1 orë e 30 minuta mes pyllit me pishë të zezë e herë-herë kodrave të zhveshura pa bimësi, kemi mbërritur në "Livadhet e Ketit". Ngjitja nga qendra e njësisë administrative Xibër, deri në destinacion është afro një orë në këmbë, në një terren jo shumë të vështirë.

    Këto livadhe në fshatin Xibër të Bashkisë së Klosit prej një muaji janë mbushur me lule të bardha. Quhet (Narcissus poeticus) ose Lulja e Poetit.

    Panorama është mahnitëse, nga do hedh sytë sheh veç bardhësi....

    Bashkë me ne në këtë udhëtim të parë drejt Livadheve të Ketit janë mësuesit Gazmir e Dylber Sejdi dhe gazetari Sami Curri.

    "Erdhëm në livadhet e Ketit për të parë lulen e Poetit, qenka mrekulli shiko është pafund me lule të tilla. Ka edhe në zonën tonë por janë të pakta, ndërsa këtu qenka një mrekulli. I ftoj të gjithë të vijnë dhe ta shikojnë", tha Gazmir Sejdi drejtor i shkollës Shefqet Tançi, Bulqizë.

    "Sot me një grup prej 4 vetash erdhem Ziber Hane në një zonë të Klosit me lule shumë të bukura me një lule që rron pak ditë që çelen krijon një bukuri të jashtëzakonshme. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë dhe të shohin këtë bukuri të jashtëzakonshme", tha mësuesi Dylber Sejdi.

    Ky oaz i mrekullueshëm shijohet për momentin vetëm nga vendasit, por me përfundimin e punimeve të Rrugës së Arbrit, "Livadhet e Ketit" do mund të njohin vizitorë nga mbarë vendi, pse jo dhe turistë të huaj. Përmes Rrugës së Arbrit, njësia administrative Xibër është vetëm 25 kilometra nga Tirana. Më tej ngjitja në këmbë në shtegun malor me gjatësi 8 km.

     "Udhëtimi shumë i bukur pak vështirësi në ngjitje për shkak të orarit të përshtatësh,sepse erdhëm në kohë dreke, por gjithë lodhja e rrugës prej afro 1:30 u shpërblye me një super panoramë, natyrë e mrekullueshme. Në të gjithë udhëtimet e mia është kam bërë në Dibër, kjo është ndër më të bukurat ëq jam mahnit, që sapo kam dalë në kodër kur kam parë lulen e Poetit ose siç i thonë banorët e zonës lulja e Batrës. Është një lule që lulëzon në Maj. Gjë e bukur dhe për tu vlerësuar është se me ndërtimin e trasesë së rrugës së Arbrit ka bërë që të vijnë shumë vizitorë, turistë përpos banorëve të zonës. Kjo është bërë e mundur nga promovimi në rrjetet sociale nga dashamirës të natyrës. Më vjen mirë që edhe ne erdhëm falë këtij promovimi për të parë këtë mrekulli që vetëm natyra e Matit, Dibrës ta ofron", tha gazetari Sami Curri.

    Kjo lule e rrallë, rritet në lartësinë 1.100 deri në 2.060 metra mbi nivelin e detit dhe lulëzon vetëm gjatë muajit Maj.

    “Lulja i poetit” prej javësh ka tërhequr vizitorë, kryesisht banorë të fshatrave përreth. Përveçse është shumë e bukur, aroma e lules është po aq e magjishme sa dhe vetë legjenda e saj prej nga ka marrë edhe emrin.

    "Këtu jemi në pikën turistike të Xibrit, me emrin livadhet e Ketit, është një zonë e bukur turistike që fshati e njeh me emrin lulja e Batrit. Lule batre 1800 metra mbi nivelin e detit. Shkolla e Xibrit vazhdimisht piknikun e kryenin në këtë zonë në pranverë. Me ndërtimin e rrugës së Arbrit do të thithë shumë turistë.  Kjo lule zgjat një muaj, e ka filluar çeljen me një Maj. Tani më thanë se mund të hapin dhe një makinë për të ardhur këtu", u shpreh Xhemal Almeta, mësues në pension.

    Banorët kërkojnë që rruga rurale përmes fshatrave që të ccon në këto livadhe të asfaltohet në mënyrë që gjithë zona të njohë zhvillim ekonomik përmes turizmit malor. 

    "Këtu jemi në njësinë administrative Xibër, në livadhet e Ketit, është mrekulli e natyrës, por duhet të ketë infrastrukturë më të mirë që të presë më shumë vizitorë. Ne ishim me familje për të parë këto lule, vend i mrekullueshëm. Shpresojmë të kemi më shumë vizitorë vitin tjeter, me hapjen e Rrugës së Arbrit për ta frekuentuar më shumë vizitorë. Nga rruga kryesore e këtu është 1:30 minuta me këmbë", thotë një banore e zonës.

    "Këtu kemi një natyrë e veçantë, siç është kjo lule pavarësisht që kemi mungesë rruge. Me ardhjen e rrugës së Arbrit do kemi më shumë vizitorë, për fëmijët kemi ardhur më shumë", u shpreh një qytetare.

    "7 km është gjatësia nga Rruga e Arbrit deri këtu", tha një banore.

     "Është një vend turizmi kemi ardhur me gjithë familje, jam nga Xibri banor i zonës kemi ardhë për qejf me gjithë familje. Panoramë e jashtëzakonshme, pavarësisht se nuk ka rrugë kemi ecur 1:30 minuta ne kërkojmë që të asfaltohet nga qendra e Xibrit e deri këtu. Kërkojmë sa më shumë investime dhe shpresoj të vijnë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Kjo lule cel për 40 ditë, më pas thahet, ka një aromë të mirë. Ne i themi lule batre", u shpreh një qytetare e zonës.

    Edhe pse vendasit i thonë lulja e Batrës, emrin e ka (Narcissus poeticus) apo Lulja e Poetit. Emrin Narçis e ka marrë nga greqishtja e lashtë sipas fjalës “narkào” kuptimi i së cilës është “trullosje” ose “mpirje”, që shkaktohet prej përmbajtjes së një alkaloidi toksik që gjendet tek bima. Një tjetër shpjegim për emrin e bimës lidhet me një mitologji greke. Narkicos ishte një djalë i ri që e adhuronte veten dhe pasqyrimin e tij aq shumë, sa u mbyt i dashuruar pas vetes. Pikërisht prej kësaj legjende, lulja simbolizon egoizmin dhe narcizmin.

    Përveçse është një lule shumë e bukur dhe me aromë unike, ajo përdoret dhe në industrinë e kozmetikës. Në vendin tonë, përpos Klosit, lulja e poetit gjendet në sipërfaqe më të vogla në Malin e Dajtit dhe në luginën e Novosejt në Kukës.

  • VIDEO

    Veri Jug -Luan Ahmetaj, njeriu I mjedisit dhe peisazhit

    Liqeni i Farkës në lindje të Tiranës është destinacioni ynë për këtë fundjavë. Ndalesë në parkun e madh në ndërtim, aty ku agjencia e parqeve dhe rekreacionit të Bashkisë së kryeqytetit, ka mbjellë mbi 80 mijë pemë të llojeve të ndryshme, në krijim të një pylli të ri orbital. Personazh I reportazhit është eksperti i mjedisit dhe peisazhit dhe autor I 101 projekteve në mbrojtje dhe zhvillim të parqeve në disa rajone të vendit, Luan Ahmetaj. Gjatë përshkrimit të parkut të Farkës, ai ndalet edhe në disa prej problematikave që po ndodhin buzë vijës liqenore, si ngritja e resorteve prej betoni me pasojë rrëshqitjen e dherave dhe të ullinjve qindravjecarë në thellësi të ujrave të liqenit, si dhe derdhjen e ujrave të zeza të ndërtesave në kodrinën mbi liqenin e Farkës. Në fund mjedisori dhe peisazhisti Ahmetaj, mbjell një fidan ulliri në park, ulli që e ka pagëzuar me emrin “Pema Veri Jug”

  • VIDEO

    Veri Jug - Pema e ullirit “Veri Jug”

    Eksperti I mjedisit dhe peisazhit Luan Ahmetaj mbjell një fidan ulliri në parkun e Farkës dhe I vendos atij emrin e emisioneve Veri Jug, në respect të një nprogrami që sjell mesazhe paqeje në maratonën e tij disa vjecare.

  • VIDEO

    Veri Jug - Parku i ri tek liqeni i Farkës

    Në ditën ndërkombëtare të Parqeve, Luan Ahmetaj, njeriu I mjedisit dhe peisazhit dhe Genc Haxhiu, drejtor I Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për zonën e Farkës, flasin për parkun e ri në ndërtim dhe pyllin e ri orbital, me më shumë se 80 mijë pemë të reja të mbjella gjatë 5 vjetëve të fundit përgjatë vijës liqenore të parkut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv