-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga lista e re e familjeve qe kane gati hipoteken te gjyqtarja kardashiane e deri tek Vllazni, je mrekulli.
-
VIDEO
Si rishkruhet historia dhe udhëkryqi i opozitës
I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
-
VIDEO
Digjet një makinë në parkingun e një pallati në Tiranë, policia evakuoi banorët
Flakët dhe tymi në parkingun e një pallati në lagjen “Dritan Hoxha” në Tiranë alarmuan banorët, ndërsa mësohet se situata tashmë është nën kontroll.
Bëhet me dije se ka qenë një automjet që është djegur, ndërsa policia evakuoi menjëherë banorët.
Flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur dëme të tjera.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa Policia ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Shokon djali ‘Si më gjete, mami tha do plakemi bashkë në izolim’/Qan babai në studio:Shpëtoi!
Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë" një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. "Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai. Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij. " Ia nisi duke qarë, ku është nëna, më ka pyetur kur do flasim, i thashë kur të duash. Unë nuk e ndaloj kurrë Mirelën që të takojë djalin, por vetëm të sillet si nënë. Kur e takova djali ishte shumë i trembur dhe e kuptoj sepse ai për dy vite ka qenë i izoluar pa takuar asnjë familjar as në shkollë nuk ka ikur", ka thënë ai. Nga një fëmijë që nuk donte të fliste me askënd, tani më gjërat kanë ndryshuar. Djali ka nisur të luajë, të flasë me kushërinjtë, të jetojë i lirë...Babai ka sjellë për emisionin "Pa Gjurmë" një video ku 9-vjeçari shfaqet shumë i qeshur teksa luan me kushërinjtë në shtëpi. "Ka ndenjur si i trembur se mendonte se nëna do dilte do e t'i thoshte mos bëj këtë, tani më është i lirë. Sa u largua nga nëna djali reagoi dhe sot është fëmija më i lumtur në botë. Ka dalë nga burgu i nënës së vet. Kur e mora djali hëngri dhe fjeti gjumë deri në 9 të mëngjesit të ditës tjetër dhe ku u zgjua sikur një person tjetër. Më tha si më gjete babi, nëna më tha nuk do na gjesh kurrë do plakemi bashkë", tha babai.
-
VIDEO
Pas arrestimit i dorëzon djalin babait, Mirela Zefi i lutet ta marri me vete në Amerikë
M.Z ia lë gjithçka në dorë Mirelës për vazhdimësinë e marrëdhënies si 2 prindër të 9-vjeçarit, teksa ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuza që gruaja ka bërë se e ka dhunuar djalin kur ka qenë në Amerikë. "Mundet të gjejë justifikime, por s'ka justifikime, kjo është e vërteta, le të vazhdojë aq më keq do të jetë për të, brenda ligjit duhet të vazhdojë mjekimin dhe është më mirë për të dhe për të gjithë. Të ishte një njeri normal do e kuptonte që me mënyrën se si e ka marrë djalin për dore, do ia marrin për dore. Ajo e ka në dorë, duhet të ndjekë rrugën ligjore, të vazhdojë ilaçet, të kërkojë falje, ajo ka nevojë për ndihmë, mua nuk më ndihmon", tha babai. Një mesazh për Mirelën, ka pasur edhe babai i saj. Nga Amerika në një lidhje 'live' në 'Pa Gjurmë', babai tha se do bëjë gjithçka për t'i ardhur në ndihmë vajzës. "Ju falenderoj të gjithëve që janë interesuar për kërkimin e saj, u kërkoj ndjesë për vuajtjen dhe lodhjen që keni bërë, por ju falenderojë të gjithëve. Po të ishte mirë nuk do e mundte gjithë atë popull për ta kërkuar dhe burrin, vuajtjet shpirtërore, po të ishte në rregull do ishte në shtëpi, se po të donte të ndahej me burrë, rrinte në Amerikë. E kemi kërkuar, edhe gruaja dhe vëllai, ky i fundit ka folur me të, ka folur halla, vajza e axhës së saj. Dëshiroj që të them që ajo është vajza jonë, e lindur dhe e rritur prej nesh, pavarësisht prej gjendjes psikologjike që ka, ato janë punët e tjetër kund, janë punët e Zoti, do të ketë përkrahjen time sa të kem frymë, dua që të kthehet në shtëpi, jam gati që t'i përgjigjem me ca të mundem, për të mirën e saj do të interesohem me të gjitha mundësitë për ta ndihmuar. Unë jam gati, dal edhe në aeroport, i përgjigjem për çdo kërkesë", tha babai.
-
VIDEO
Ironia e fatit. Kërkohej në ’Pa Gjurme’, Mirela Zefi fqinje me gazetaren Odeta Dumen
Ironia e fatit. Kërkohej në ’Pa Gjurme’, Mirela Zefi fqinje me gazetaren Odeta Dume Si ka jetuar e fshehur Mirela Zefi me djalin e saj te mitur nga 16 gushti i vitit 2019 deri ne 28 maj 2021? Dy ditë përpara se Gjykata në SHBA të merrte vendimin per djalin e çiftit Zefi, 35-vjecarja me origjine nga Malësia e Madhe ia ‘mbath’ nga Amerika duke mbërritur në Tiranë. Nëna e Bledi Zefit e dinte që do e humbiste kujdestarine e djalit, ndaj vendosi të largohej nga ky kontinent dhe pse vetë ishte rritur në këtë vend. Sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit, më 16 gusht të vitit 2019, ajo telefonoi Shërbimin Social në shtetin ku jetonte, duke i deklaruar - Mos më kërkoni, jam larguar!Mirela, fillimisht ka kërkuar ndihmën e një punonjësi policie në Shkoder, duke i kërkuar t’i gjente një apartament me qira, larg zhurmës dhe qendrës së qytetit.Personi në fjalë, i ka rekomanduar të shkoj në polici, pasi ishte bërë një denoncim për largimin e saj edhe të djalit. Nëna ka refuzuar ta bëj këtë, duke udhëtuar drejt Tiranës ku fillimisht me të birin ka marr një shtëpi me qira në zonën e Kamzës. Aty mësohet se ka qëndruar për pak muaj dhe më pas ka ndërruar zonë. Për të qenë më e sigurtë, ajo zhvendoset në lindje të kryeqytetit, konkretisht në zonën e Freskut.Nga dhjetori i vitit 2019 deri ne shtator 2020, Mirela Zefi ka jetuar në këtë zonë, ku për ironi të fatit banon edhe gazetarja e programit Odeta Dume. Ishte Mirela, ajo qe identifikoi të parën gazetaren Dume në të njëjtën lagje, duke u larguar me urgjencë nga zona e Dajtit, Në një tjetër skaj të kryeqytetit.Këtë herë, nëna kërkon ndihmën e një agjensie imobilare, për një shtëpi me qira në hyrje të Tiranës. Shtatorin e 2020, ajo sëbashku me djalin vendosen midis zonës së Laprakës, pranë Doganës, duke zgjedhur kete here nje shtepi private, ku të mos kishte kontakte me asnjë fqinj.Nga shtatori i vitit 2020 deri ditëne e premte më 28 maj 2021, nëna nuk kishte ndryshuar më adresë, deri momentin qe kur u ndalua nga policia. Ajo ndiqte cdo puntatë të e ’Pa Gjurmë’, duke u ruajtur në një izolim total. Ishte i papritur momenti, kur uniformat blu nenshoqerine edhe te prokurorise Shkoder trokiten ne banesen e Mirela Zefit. Ndalimi i 35-vjecares tronditi edhe djalin e mitur, i cili shpertheu ne britma dhe lot. Nënë e bir u dërguan fillimisht në komisariatin nr.6 në Tiranë, derisa mbërritën unifrmat blu të Shkodrës, pasi denoncimi nga familja Zefi ishte bërë në këtë qytet.Në banesë u gjetën tre komjutera dhe tre celuarë, që përdoreshin nga 35-vjecarja për punën që kryente online, si dhe për porositë në ushqime dhe veshmbathje. Një jetë në izolim, duke patur kontakte vetëm me botën virtuale. Sipas investigimeve të gazetarëve u zbulua se disa telefonata anonime jepnin vendndodhje të ndryshme të Mirela Zefit, me qëllim mos gjetjen e saj. Këto telefonata kryheshin vetëm nga një person, që padyshim ishte miku i saj që e mbështeti dhe e mbrojti gruan, e cila u fsheh dhe humbi kontaktet me të gjithë familjarët e saj.
-
VIDEO
Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë' takimi emocionues i babë e bir
Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, Mirela, që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariatin nr.2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtoi në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika. Takimi u karakterizua me habinë e djaloshit për mënyrën se si e kishte gjetur i ati, pasi nëna ia kishte mbushur mendjen se "fshihen për gjithë jetën". "Djali është i trembur, ka dy vite pa shkollë. Ai ka ndryshime të mëdha këto ditë që ka qëndruar me mua. Ka qëndruar dy vite në izolim. Ishte shumë i trishtuar, dhe unë vetë u trishtova kur e pashë. Vetë djali më thotë si më gjete. Ajo ia ka mbush mendjen djalit se "babai do me na rrahur me na mbyt". Djali mu duk tamam si vajzë, ajo ka dashur që djali të mos identifikohej. Kur arrita ju gjeta ju jashtë komisariatit dhe ju falenderoj pa masë. Më pas u futa në komisariat. Mirela i ishte shprehur djalit "se ne do fshihemi për gjithë jetën dhe babai nuk do na gjejë kurrë". Më ka akuzuar për shumë gjërash, por falenderoj zotin që ka vazhduar mjekimet", rrëfeu babai.
SHOW LESS
-
VIDEO
Sherr me thika në Vlorë, plagoset 42-vjeçari
Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri mes disa personave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Kali i Trojës”, ku i plagosur ka mbetur Klodian Petraq Toska. Ai ka marrë një plagë në krah, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Personat e tjerë të përfshirë në ngjarje nuk janë identifikuar ende, ndërsa nuk dihen as rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër- Hane
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet mahnitëse të livadheve me Zambakët e Poetit mbi fshatin Xibër-Hana në Klos.
'Të njoh me Shqipërinë'- shkruan kreu i qeverisë në videon e publikuar në rrjetet sociale.Report Tv publikoi një ditë më parë një reportazh mbi këto livadhe në fshatin Xibër të Bashkisë së Klosit, ku prej një muaji janë mbushur me lule të bardha. Quhet (Narcissus poeticus) ose Lulja e Poetit. Panorama është mahnitëse, nga do hedh sytë sheh veç bardhësi.
-
VIDEO
Tyrbja e Golimbasit në Vlorë u kthehet përsëri besimtarëve! Baba Mondi: Do mbajmë gjallë traditën
VLORË- Fundmuaji maj ka shënuar një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj të cilët zgjodhën të marrin pjesë në përurimin e tyrbes së Golimbasit në Vlorë. Kjo ditë tashmë do të përkujtohet çdo vit si ditë pelegrinazhi. Bashkë me qindra vizitorë besimtarë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në përurimin e teqes së shenjtë, ku falenderoi të gjithë ata që kontribuan shpirtërisht dhe materialisht në ringritjen e tyrbes së shenjtë.
”Në 30 vjet që është rihapur besimi dhe ne vazhdojmë të ringrejmë këto vende të mira të shenjtorëve për t’u ardhur në ndihmë njerëzve siç thotë profeti Muhamed A.S kur ta ndjeni veten ngushtë drejtohuni vendeve të mira dhe ata e dinë hallin tuaj. Kjo do jetë një pikë peligrinazhi për të gjithë krahinën bashkë me Malin e Kurorës e cila ka qenë dhe në kohët e mëparshme një qendër që vizatohej nga të gjithë besimtarët për të marrë urata dhe bekime. Teqeja e Golimbasit u rrënua, por erdhi dita të ringrihet dhe me shpresë tek Zoti, të mbushet me besimtarë bektashian si dikur”, tha Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm edhe personalitete shtetërorë dhe klerikë. Vetë besimtarët u shprehën se ndjejnë një kënaqësi shpirtërore që tanimë do të kenë mundësi të vizitojnë këtë vend të shenjtë.
"Falenderoj Baba Mondin nga zemra dhe gjithë këtë popull që ka ardhur këtu dhe këtë traditë ta çojmë vit për vit” , shprehet një besimtar .
“Jemi kaq të lumtur dhe lutemi që Zoti të na dëgjoje lutjet për fëmijët tanë”, shprehet një besimtare vizitore.
-
VIDEO
'Çfarë është bërë, është bërë', vrau 25-vjeçarin se i rrihte djalin, arrest me burg për 47-vjeçarin nga Shkodra Mark Kodra
Mark Kodra, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Emiljano Ndou në Shkodër, është lënë në burg sot nga Gjykata.
47-vjeçari ka deklaruar në gjykate se "ajo punë ka ndodhur, çfarë është bëre është bërë", ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata Gulit Hasanaj ia la gjykatës vleftësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit dhe masën e sigurisë.
Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi "arrest me burg" për Mark Kodrën. Ndërkohë në deklarimet e dhëna në polici shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe me pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.
Një atentat me armë zjarri ka tronditur 2 ditë më parë serish Shkodrën. Të shtënat e kallashnikovit i kanë marrë jetën një të riu 25-vjeçar në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalçetoje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar nga policia.
-
VIDEO
Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë', takimi emocionues i babë e bir
TIRANË- "Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, M., që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin.
"Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariatin nr.2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtoi në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika. Takimi u karakterizua me habinë e djaloshit për mënyrën se si e kishte gjetur i ati, pasi nëna ia kishte mbushur mendjen se "fshihen për gjithë jetën".Djali është i trembur, ka dy vite pa shkollë. Ai ka ndryshime të mëdha këto ditë që ka qëndruar me mua. Ka qëndruar dy vite në izolim. Ishte shumë i trishtuar, dhe unë vetë u trishtova kur e pashë. Vetë djali më thotë si më gjete. Ajo ia ka mbush mendjen djalit se "babai do me na rrahur me na mbyt". Djali mu duk tamam si vajzë, ajo ka dashur që djali të mos identifikohej. Kur arrita ju gjeta ju jashtë komisariatit dhe ju falenderoj pa masë. Më pas u futa në komisariat. Mirela i ishte shprehur djalit "se ne do fshihemi për gjithë jetën dhe babai nuk do na gjejë kurrë". Më ka akuzuar për shumë gjërash, por falenderoj zotin që ka vazhduar mjekimet", rrëfeu babai.
Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë" një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.
"Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai.
Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij.