• VIDEO

    Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

    Parkingu i një pallati në lagjen “Dritan Hoxha” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është bërë i mundur evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

  • VIDEO

    Nesër nis vaksinimi i punonjësve të taksistëve, do bëjnë Sputnik V 'Air Albania'

    Nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të shërbimit taksi. Kreu i Sindikatës së taksive Bilbil Cara thotë se vaksinimi do të nisë për 1500 taksistët e Tiranës, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 3 mijë të tillë. Procesi për dozën e parë do të nisë nesër me vaksinën ruse Sputnik tek stadiumi Air Albania.

    “Sot na kanë njoftuar që nesër në orën 09:00 fillon tek stadiumi Air Albania vaksinimi i shoferëve të taksive. Zyra vendore na ka kërkuar që të jetë me planifikim sepse ndryshe mund të shkojmë 50 në orën 09:30 për shembull dhe në orën 14:00 nuk ka asnjë. Por ne nuk i planifikojmë dot sepse nuk jemi ndërmarrje, ne jemi secili më vete. Ju bëjmë bëjë thirrje të gjithë taksistëve që kush do që të fitojë imunitet të shkojnë të vaksinohen tek stadiumi Air Albania nesër në orën 09:00”-tha kreu i shoqatës së taksive.

    Të gjithë ne kemi qenë të rrezikuar, shyqyr më në fund u dha ky sinjal, nesër të fillojmë. U bëj thirrje që të fillojnë vaksinimi edhe i taskistëve në Korcë, në Sarandë, Skrapar kudo që të jenë, pjesë e jona janë, pjesë e Shqipërisë”-u shpreh njëri prej taksistëve. 

  • VIDEO

    Zv.drejtori i Polisisë Italiane takim me misionin e Guardia di Finanza në Tiranë! Ambasadori italian: Jemi bashkë kundër krimit

    TIRANË- Zv.drejtori i Polisisë Italiane, Vitorio Rizzi ka zhvilluar një takim me misionin e Guardia di Finanza, GdF në Tiranë. Mësohet se ai ka vlerësuar operacionin e fundit në Krujë, të kapjes së 20 mijë bimë narkotikeve.

    Ia pranishëm ishte dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili tha se ky është një tregues i luftës së përbashkët kundër krimit dhe drogës.

    Kriminaliteti nuk njeh kufi ndaj bashkëpunimit si me rasti e kokainë Itali-Shqipëri-Kosovë. Operacioni GdF tregoi rezultatet si në operacionin "Agimi" me mijëra fidanë të cilët u zbuluan nga avioni. Jemi këtu për të treguar se jemi bashkë ndaj krimit dhe vizita e Zv.drejtori i Polisisë Italiane, Vitorio Rizzi e tregoi këtë", tha Bucci.

  • VIDEO

    Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid! Alimehmeti për Report TV: Vera do jetë e qetë

    Nesër më 1 qershor hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese anti-covid. Epidemiologu Alimehmeti është i mendimit se orari lëvizjes për qytetarët duhet të shtyhej përtej orës 23.00, kjo bazuar dhe në incidencën e ulët të infektimeve aktualisht në vendin tonë.

    “Ajo që qe ndoshta pak më shumë zhgënjyese për popullatën, për të gjithë ne, besoj ishte orari që pritej një shtyrje më e madhe. Kjo ndoshta duhej të ishte e menduar e shkëputur nga orari i aktiviteteve, pra duhej të ishte menduar më vete dhe më vete si kohë e lëvizjes së lirë mund të ishte e lirë komplet ndërkohë që aktivitetet do të kishin orarin në bazë të dhënave epidmeiologjike që ka grupi i punës që i vendos. Kjo ndoshta duhej të ishte menduar pak më mirë duke marrë parasysh që e dhëna epidemiologjike kyce është që ne kishim një incidencë rreth 13-14 raste për 100 mijë banorë për incidencë 2 javore që është një incidencë tejet e ulët që është qendrueshmërisht për poshtë, pra nuk është dicka që ka treguar tendencë për të hipur”-tha epidmeiologu.

    Epidemiologu shpjegon se vera do të jetë e qetë, por vjeshtën e cilëson si provën e zjarrit, prej tendencës në rritje të infektimeve në këtë stinë.

    “Vjeshta do na tregojë ku jemi, vjeshta është prova e zjarrit. Ky është virus respirator do të thotë ka sezonalitet, qartësisht ka sezonalitet. Fundi i pranverës dhe vera do të jenë më të qeta normalisht ndërkohë që vjeshta dhe dimri kanë rritjet e veta. Megjithatë edhe kur këto raste të rriten duhet të kujtojmë që një përqindje e lartë e kaloi sëmundjen, do të thotë që e merr këtë imunitet me vete dhe shkon gjate vjeshtës me këtë imunitet. Një përqindje tjetër e rëndësishme është vaksinuar deri më sot”-shpjegoi Alimehmeti.

     

  • VIDEO

    Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 22 shoferë në Fier, gjobiten 3341 drejtues mjetesh

    22 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë, nga të cilët 13 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pas kontrolleve të kryera nga policia Rrugore e Fierit për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Policia njofton më tej se si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 13 leje drejtimi dhe janë vendosur 3341 masa administrative, nga të cilat 225 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 905 masa për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 2211 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

    Nga ana e specialistëve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

    Efektivët e Policisë Rrugore në Fier kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

    Policia Rrugore e qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin

  • VIDEO

    Skandali i gjyqtares Enkeleda Kapedani, ILD dërgon ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbsanit, pas skandalit të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila i përdori ambientet e kësaj gjykate si ‘pasarelë’ për të bërë ‘modeling’. Ekipi i posaçëm i dërguar nga ILD pritet të bëjë një inspektim në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.

  • VIDEO

    Skandali i gjyqtares Enkeleda Kapedani, ILD dërgon ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbsanit, pas skandalit të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila i përdori ambientet e kësaj gjykate si ‘pasarelë’ për të bërë ‘modeling’. Ekipi i posaçëm i dërguar nga ILD pritet të bëjë një inspektim në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.

  • VIDEO

    Pacienti e pret me duartrokitje, kryeministri batuta: Po këtë pse e mbani se qenka në superformë

    Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve, ndërsa duket se pacientët janë shumë të kënaqur me kushtet dhe shërbimin e stafit mjekësor.

    Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ambiente e spitalit, ndërsa nuk i kurseu batutat me një pacient që e priti me duartrokitje.

    Ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë ‘punëtori më i madh i Shqipërisë’, ndërsa Rama iu përgjigj me shaka: “Po këtë pse e mbani se ky qenka në superformë”.

    Dialogu mes Ramës dhe pacientit:

    Pacienti: Zoti kryeministër, punëtori i madhi Shqipërisë, ke bërë edhe Ministren e Shëndetësisë shumë punëtore

    Rama: Po këtë pse e mbani se ky qenka në superformë

    Pacienti: Unë jam i sëmurë, po do shërohem, ti të na rrosh

    Rama: Mirë këtu?

    Pacienti: Këtu qenka fantastike, punonjësit qenkan florinj.

  • VIDEO

    Nis faza e parë e shërbimeve në Spitalin Rajonal të Fierit, Rama: Do jetë si një qendër e transferimit të dijes

    Spitali Rajonal i Fierit ka nisur fazën e parë të shërbimeve. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan sot ambientet e spitalit, ndërsa komunikuan edhe me pacientët e shtruar, të cilët u shprehen të kënaqur për kushtet dhe cilësinë e shërbimit nga stafi mjekësor, i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë.

    Duke iu drejtuar mjekëve turq, Rama tha se misioni i tyre në Spitalin Rajonal të Fierit do të jetë i dyfishtë pasi, përveç shërbimit, ata do t’i përcjellin kolegëve shqiptarë edhe dijet e tyre. Sipas Ramës, ky spital do të shërbejë edhe si qendër transferimi i dijes për spitalet e tjera në vend.

  • VIDEO

    Lezhë, kontrolle me dronë dhe radar për shoferët që bëjnë parakalime të gabuar e sjellje agresive në rrugë, arrestohen 7 drejtues mjetesh

    Policia rrugore e Lezhës, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë me dronë, radar dhe drager me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore ka arrestuar 7 drejtues mjetesh javën që lamë pas.

    Policia njofton se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.

    Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 91 leje drejtimi, janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.

    Kontrollet me dronë janë përqendruar në akset rrugore Lezhë-Milot-Thumanë, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Shëngjin dhe Lezhë-Rrëshen, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilat janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën.

    Gjithashtu, po në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore janë intensifikuar kontrollet me radar dhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë dhe drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

    Policia Rrugore e qarkut Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Flet nëna e 9-vjeçarit që u gjet nga 'Pa Gjurmë': Do punoj që të marrë kujdestarinë e djalit

    Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Zefin. Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Zefin. E  diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 35-vjeçarja zbuloi ekskluzivisht për ’Pa gjurmë’ arsyen e zhdukjes dhe pse në protektoratin e saj mbajti të izoluar edhe djalin e mitur. Mësuese në profesion, për të marr pagesën ajo kishte hapur edhe një llogari bankare në një bankë amerikane të nivelit të dytë në Shqipëri. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të burrit të saj.

    Odeta: Me mua mos ki frikë fare, ta them me sinqeritet sepse jam vetë nënë

    Mirela: E ka zënë makina

    Odeta: Ju ka zënë makina. Bledi u lodhe.

    Mirela: E ka zënë makina

    Mirela: Problemi është se…

    Odeta. E ke menduar se çdo bësh

    Mirela: Tani unë do vazhdoj punën dhe të mundohem të marr kujdestarinë e djalit është e domosdoshme sepse ky s'mund të shkojë tek dhunuesi i tij. Ky e ka dëshmuar që në pjesën e mbrapme të tij ka tentuar ta dhunojë, në 12 të natës e kam dëgjuar unë.

    Odeta: Ka tentuar ta dhunojë?

    Mirela: Ka tentuar ta dhunojë djalin seksualisht, gjykata si mund ta kthej nën ato kushte.

    Odeta: Babai ka fituar kujdestarinë ai thotë…

  • VIDEO

    Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë' takimi emocionues i babë e bir: Doli prej burgut të nënës së vet

    "Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur Bledi Zefi, babai i Marjan Zefit, i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, Mirela, që kishte humbur kujdestarinë. "Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariat numër 2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtuar në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika.

    Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv