-
VIDEO
Tronditet serish Shkodra, vritet me kallashnikov një i ri 25-vjeç! Policia prangos autorin
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Mësohet se një person ka humbur jetën.
-
VIDEO
'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit' në 'Pa protokoll'! Gazetari që u qëllua me plumb në dorë: Mjeku ligjor tha që isha goditur me çekiç! Prokurorët nuk më thirrën për të dëshmuar
Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, thotë se pas ngjarjes, prokurorët të cilët u morën me hetimet pë rngjarjen i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë dhe se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë ai thekson se nuk u thirr kurrë më për të dëshmuar.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, Kadilli nga Korça: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zbukuruar dështimet e tij! Unë bëra të mundur garën në PD
Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ia atribuojë vetes së tij meritën për garën brenda kësaj partie. Nga Korça, ku zhvilloi një takim me demokratët, Kadilli tha se ditën kur ai shpalli kandidaturën e tij ishte e pamundur të mendohej për garë, ndërsa sot janë katër kandidatë.
"Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t'u ngritur", tha Kadilli.
-
VIDEO
Zjarri në fabrikë e tullave në Maminas, kryebashkiaku i Shijakut: Punonjësi 57 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë! Ka pësuar djegie të shkallës së tretë
Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të 57-vjeçarit Besnik Bojaku, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë të re tullash në Maminas.
Në një lidhje me Skype për "Report TV", Arbana tha se 57-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te reparti i djegieve në QSUT dhe se ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
" Në orët e para të ditës sot një zjarr i madh përfshiu fabrikën e tullave. Morëm lajmin dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe më pas na u bashkuan grupe nga Durrësi dhe Tirana. Për 1 orë e 15 minuta situata ishte në kontroll. Fatkeqësisht mbeti i plagosur Besnik Bojaku, i cili punonte prej 5 vitesh në fabrikë, gjendja e tij është e rënduar, ka pësuar djegie të shkallës së tretë", tha ai.
-
VIDEO
Ndryshojnë provimet e maturës, covid-i dhe celulari ju çojnë për vjeshtë! Testi me alternativa dhe zhvillim
Zhvillimi i mësimit online për shkak të pandemisë, i ka shtyrë specialistët të ndërtojnë teza për maturën shtetërore që në thelb kanë pyetjet me zhvillim logjik, dhe jo riprodhim. Institucionet arsimore apelojnë për kujdes pasi nëse një maturant do të rezultojë i infektuar ditën e provimit, automatikisht do të penalizohet duke kaluar në vjeshtë, njëjtë si për të gjithë ata që do të kapen me celularë.
-
VIDEO
Shoferët e patentave me lekë janë 'bombë' në rrugë! Eksperti: Falsifikimi i raporteve, rrugë e shkurtër, jo fenomen! Abuzimet janë ulur
Një shofer që patentën e ka siguruar në mënyrë të paligjshme për ekspertët konsiderohet një bombë në rrugë që rrezikon të marrë jetë. Megjithatë, fenomeni i raporteve të falsifikuara, veçanërisht atyre mjekësore, për ekspertët ndodh shpesh jo për shkak të problemeve shëndetësore që mund të kenë, por prej sorollatjeve në poliklinika.
-
VIDEO
Komisioni miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Ilir Metës
Komisioni hetimor ka votuar në mënyrë unanime duke miratuar raportin përfundimtar për verifikimin e shkeljeve të rënda kushtetuese të Presidentit Ilir Meta.
-
VIDEO
'Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri', Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin
Në kuadër të javëve europiane, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Sarandës. Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë. Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin përmes projektit Albanian Destination Managment ( DMO Albania)
-
VIDEO
Pa patentë dhe të dehur, në 1 javë 68 shoferë në pranga
Shumica nga të arrestuarit nuk kishin leje qarkullimi ose ishin të dehur. Kurse në numrin më të lartë të drejtuesve, patenta iu është hequr për shkak të shpejtësisë së lartë.
-
VIDEO
Denoncimi i qytetarit Ardit Klima, mjekët e spitalit të Fierit në protestë: Pacienti ishte agresiv! Ka ushtruar dhunë ndaj mjekëve
Ditën e sotme bluzat e bardha të spitalit të Fierit janë ngritur në protestë në lidhje me rastin e publikuar disa ditë ma parë ku qytetari Ardit Klima ka denoncuar në një emisionin investigativ dhunën që sipas tij mjekët e këtij spitali kishin ushtruar ndaj tij
-
VIDEO
Gati ndërhyrja për rehabilitimin e rrëshqitjeve të rrugës në Radhimë dhe Borsh, Balluku: Punimet përfundojnë brenda 30 ditëve
Në aksin rrugor Vlorë-Radhimë si dhe Borsh shumë shpejt do të nisë puna për rehabilitimin e rrëshqitjes së rrugës të ndodhur pak muaj më parë. Punimet në të dyja këto pika pritet të përfundojnë brenda muajit qershor për të bërë të siguruar një qarkullim pa asnjë problematikë për automjetet gjatë këtij sezoni turistik.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho ishin në Radhimë ku dhanë detaje sa i takon punimeve që do të realizohen në të dyja këto pika.
-
VIDEO
Zjarri në fabrikën e tullave, komandanti i repartit të zjarrfikëses dhe shefi i ndërhyrjes së shpejtë: Shkak dyshohet shkëndija elektrike, dëmi shumë i madh
Komandanti i repartit të zjarrfikësave Durrës, Adriatik Velaj dhe shefi i ndërhyrjes Vladimir Zhupa kanë dhënë detaje për zjarrin e rënë në fabrikën e tullave në Maminas. Shkak sipas tyre dyshohet se është bërë shkëndija elektrike, ndërsa dëmi ka qenë i madh. Aktualisht situata është nën kontroll.
"Bashkëveprimi ishte, ka paisje, janë respektuar dhe është ndërhyrë nga punëtorët. Ndërhyja e forcave tona ishte decizive. Ka dëme në makineri, por dëmi i shpëtuar është më i madh se ai i shkaktuar", tha Velaj.
"Kemi marr ënjoftim për një zjarr dhe njoftimi ka ardhur nga qytetarë dhe duke e menduar fabrikë kemi nisur automjete. Mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike. Kur erdhëm na thanë se një punonjës është nisur drejt spitalit. Dëmi është goxha i madh. Tani situata është nën kontroll, po bëhet pastrimi", shtoi Zhupa.