-
VIDEO
Aksident rrugor në Vlorë, makina përplas 10 vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë
VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar në mbrëmjen e sotme. Report Tv bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Plazh i Vjetër.
Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
-
VIDEO
Anëtari i dehur i PD-së i prish fjalimin Edith Harxhit në Korçë
Fjalimi i kandidates për kreun e PD-së, Edith Harxhi është ndërprerë 2 herë. Shkak është bërë një anëtarë i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohet “nuk duam të dëgjojmë përralla”. Megjithatë, nga sa Report Tv mëson, bëhet fjalë për një nga anëtarë i cili ishte i dehur.
-
VIDEO
Tha se Bashës i është refuzuar viza nga SHBA, Harxhi: E kam informacion të siguruar nga disa burime, edhe ato diplomatike
Si ish zv.ministre e jashtme, Edith Harxhi ka deklaruar se informacionin se kryedemokratit Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA e ka marrë nga disa burime, mes tyre edhe ato diplomatike.
“Burime të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe burime diplomatike”, tha Harxhi.
Ajo është e bindur se 13 qershori do të shënojë një pikë kthesë për historinë e PD-së.
“Në datën 13 qershor do të jetë surpriza të këndshme”, tha Harxhi.
Prononcimi i plotë
Ju thatë për zotin Basha se nuk lejohet të futet në SHBA, mbi çfarë informacionesh apo burimesh e bazoni deklaratën tuaj?-Burime dhe informacione të ndryshme duke përfshirë edhe ato diplomatike.
Ju thoni gara nuk është e barabartë, a është e tillë dhe sa ju penalizon juve dhe kandidatët e tjerë?
-Gara është e pabarabartë jemi të gjithë të penalizuar, përveç kryetarit të partisë sepse kryetari i partisë e afroi datën e zgjidhjeve për në 14 qershor, në vend që të ishte një datë që do të shtyhej pas një analize të plotë dhe të thellë të Partisë Demokratike. Por pavarësisht kësaj gare e cila është e pabarabartë dhe e padrejtë në të njëjtën kohë, unë i kam hyrë kësaj gare dhe do të vazhdoj deri në fund, pavarësisht procesit sepse e kam thënë disa herë edhe në media unë e sfidoj këtë garë pavarësisht pabarazisë së saj. Pavarësisht mungesës së listave, komisionerëve, anëtarëve të komisionit unë do të vazhdoj pasi kërkoj reformimin e thellë të Partisë dhe ringritjen e saj mbi idealet e 90-ës. Unë ndjehem e penalizuar nga vendimet jo statutore që ka marrë kryesia e partisë dhe kryetari i partisë në të njëjtën kohë, por nga ana tjetër mendoj që ja vlen pasi unë ja dedikoj këtë garë demokratëve.
Nëse rezultati nuk është ai që prisni, çfarë do të ndodhë në PD?
-Këtë nuk e di, nëse PD do të vazhdojë në një spirale të tillë politike siç është edhe tani me kryetar i cili ka 4 humbje dhe 3 fitore si kryetar humbës. Por gjithsesi unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme. Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme.
-
VIDEO
Sezoni turistik në Darzezë çelet në mënyrën e veçantë! Gara me kuaj dhuron spektakël
FIER- Sezoni turistik në bregdetin e Semanit dhe të Darzezës është çelur në mënyrën me të veçantë.
Një spektakël nga gara me kuaj është dhuruar për të gjithë të pranishmit për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 13 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera. Në fund janë shpërndarë edhe çmime të vendit të parë, të dytë dhe të tretë. Gjithashtu, në çeljen e sezonit janë zhvilluar edhe një sërë aktivitetesh të tjera.
-
VIDEO
Durrës, konflikt me thika, plagosen dy vëllezërit
Durrës- Një konflikt me thika ka ndodhur në qytetin bregdetar ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur. Burime për Report TV bëjnë me dije se një konflikt i çastit ka çuar në konfliktimin e dy vëllezërve me disa të tjerë. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
-
VIDEO
Abuzuan dhe ngacmuan të moshuarën, infermierët e azilit në Greqi publikojnë pamjet nga tortura që shkakton zemërim
Videot e publikuara në një azil pleqsh në Greqi, ku infermierët abuzojnë, ngacmojnë dhe tallnin të moshuarit, po shkakton zemërim të madh në vendin fqinj.
Në videon e publikuar, të cilën pafytyrësisht, infermierët i kanë publikuar edhe në rrjetet sociale, shfaqet abuzimi që i ushtrojnë një gruaje të moshuar.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Pa Gjurmë gjen 9-vjeçarin! Nëna e rrëmbeu dhe e vishte si vajzë! Të hënën në 15:00 takimi i shumëpritur me babain
Merr fund saga e zhdukjes prej dy vitesh, së nënë e bir gjenden Mirela dhe Bledi Zefi. Këtë të premte policia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë ne të miturin në banesën në zonën e Laprakës në Tiranë, ku fshiheshin prej kohësh. 9-vjecari humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.
-
VIDEO
Veliaj me sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Tokio, kampioni Smajlaj: Me fat që erdha në Tiranë, kam gjetur një dritare të hapur
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim te Parku i Liqenit, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj, futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, dhe me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.
Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017.
-
VIDEO
Vijon operacioni anti-kanabis në Krujë, digjen me qindra rrënjë kanabisi
Operacioni anti-kanabis në Krujë vijon ende, ndërsa prite të shtrihet edhe në rrethe të tjera në vend. Ndërkohë, sikurse mund të shihet edhe nga videon e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, policia ka asgjësuar me qindra bimë kanabisi duke i vënë flakën.
-
VIDEO
Gafa e prezantueses argjentinase bëhet virale: Sot vdiq William Shakespeare, shkrimtari im i preferuar!
Një televizion argjentinas ka bërë një gabim që rrallë mund të shihet në ekrane, personin e dytë në botë që mori vaksinën e Pfizer kundër Covid-19 e ngatërroi me shkrimtarin e njohur anglez me famë botërore, William Shakespeare.
Të enjten në mbrëmje, prezantuesja e lajmeve e televizionit Canal 26 e ngatërroi personin që kishte vdekur, William Bill Shakespeare, 81 vjeçarin me shkrimtarin e njohur anglez, duke thënë se William Shakespeare, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në gjuhën angleze, ka vdekur pesë muaj pasi e ka marrë vaksinën për Covid-19.
Shkrimtari i njohur në të gjithë botën u nda nga jeta më 1616, ndërsa personi që kishte emër dhe mbiemër të njëjtë vdiq këtë javë.
Në kohën që në televizion po shfaqeshin pamjet ku i moshuari e merrte vaksinën, prezantuesja e lajmeve vazhdoi të fliste: “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze, për mua, mjeshtri. Ja ku është. Ai ishte njeriu u parë që e mori vaksinën për koronavirus. Ai ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeçare.”
Gafa e prezantues nuk ka vonuar dhe është bërë virale, "Montagët dhe Capuletët janë zgjuar sërish," shkroi një person dhe një tjetër me ironi tha” Mbretërisë së Bashkuar iu deshën më shumë se katër shekuj për të paralajmëruar virusin. Për më tepër, ata fajësojnë Kinën".
William "Bill" Shekspir, një ish-punonjës i Rolls Royce dhe këshilltar i famullisë, mori vaksinën e tij të parë në dhjetor duke u bërë personi i dytë, që mori vaksinën Pfizer / BioNTech. Ai vdiq të enjten nga një sëmundje që skishte të bëntë me COVID-19 deklaruan sot ekspertët shëndetsor
-
VIDEO
"Perimetri"/ Goditen raste të trafikimit të refugjatëve në Korçë, arrestohen 4 persona! Ndër ta Erjon Llapushi, subjekt i OFL
4 persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe Erjon Llapushi, i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend pasi ka qenë edhe subjekt i OFL, për kalim të refugjatëve të paligjshme në pikat kufitare të vendit. Tre të arrestuarit e tjerë janë edhe Tonin Hasa, Ergi Aliu dhe Klorent Larti.
-
VIDEO
Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, flet gruaja e autorit: Konflikti prej një viti, burri s'është penduar që e vrau! Tani jemi në gjak, fëmijët janë ngujuar
Bashkëshortja e Mark Kodrës, 47-vjeçarit që qëlloi për vdekje të riun Emiljan Ndoj ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen. Bukuroshe Kodra shprehet se i riu ishte problematik dhe se është konfliktuar me djalin e saj, pasi vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, ndërsa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte.
Ajo thotë se më pas, në një lokal 25-vjeçari e kishte sharë dhe goditur djalin e saj dhe më pas 47-vjeçari kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen që të mos bëhej e madhe, por viktima e kishte qëlluar dhe atë.
Më pas, gruaja sqaron se bashkëshorti e kishte pritur me kallash në dorë dhe kishte qëlluar në drejtim të tij dhe se nuk ka shprehur pendesë më pas.
“Është zënë me djalin, ai ka ecur me motor dhe djali i ka thënë më avash. Pastaj mbrëmë u zunë në lokal i ka thënë se çfarë pate atë natë dhe i tha të fusë nën rrotat e motorit. Pastaj e shau e rrahu. Ai erdhi këtu me motor, para shtëpisë, pastaj burri mori armën dhe e qëlloi. Unë u përpoqa ta ndaloja por nuk arrita. Burri nuk shprehu pendese. Ngjarja s'ka lidhje me vajzat por me konfliktin me djalin. Burri nuk është penduar për atë që ka bërë. Ai ishte problematik edhe me familjen. Bashkëshorti doli për të marrë vesh se çfarë pati me djalin ai e shau. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, tha ajo.
Ajo shton më tej se i tremben gjakmarrjes dhe se tashmë djemtë janë ngujuar.
"Unë e kam marrë policinë, kanë ardhur me armë të tërë, e kanë marrë dhe kaq”, deklaron gruaja. Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vrarë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Rreziku ndodh dhe të gjen ku të jesh. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë, se është gjak ai. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar", thekson ajo.