• VIDEO

    Merr flakë fabrika në Maminas, po bënte prova për të nisur punën! Plagoset person, dërgohet në spital

    Fabrika që ka marrë flakë në qendër të Maminasit, ishte gati pë të hyrë në punë dhe sot po bënte prova kur ka marrë flakë. Dyshohet se është plagosur një person i cili është dërguar në spital. Dyshohet se brenda saj mund të ketë një depozitë gazi. Dëmi është mjaft i madh, ndërsa farbika kapte vlerën prej 2 milion eurosh.

    "Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas,  Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

  • VIDEO

    Zjarr në katin e 3 të një shtëpie në Fier, ishte e pabanuar

    Në katin e 3 të një shtëpie në Fier ka rënë zjarr.

    Banesa ka qenë e pabanuar. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit.Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për neutralizuar flakët.

  • VIDEO

    Kreu i SPAK Arben Kraja raporton në KLP: Janë dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton sot para Kësjillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2020. Duke theksuar se ky vit ka qenë një sfidë për të gjithë për shkak të pandemisë, Kraja theksoi se SPAK, në këtë kohë të shkurtër që ka operuar ka kryer me sukses një sërë operacionesh si dhe ka lidhur marrëdhënie bashkëpunimi me shumë institucione të huaja, në dobi, të përmirësimit të drejtësisë në vend.

    Gjatë vitit 2020 Kraja tha se kanë punuar në kushte të vështira pasi godina ku ata u vendosën, ajo e ish Krimeve të Rënda u rikosntruktua. Bashkëpunimi disa organizata ndërkombëtare, Kraja tha se ka qenë i frytshëm.

    “Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Por, problematika e arkivës që duhet lëvizur, ruajtur, problematika e projektit, e cila kishte shumë mangësi. Të gjitha këto u kaluan dhe u arrit që në fund të vitit 2020 të mbaronte rikonstruksioni, tani jemi në kushte të rinovimit. Kemi marrë buxhetin të miratuar të gjithën. Kuptohet, ishte miratuar nga ministria e financës. Në këto kushte kemi pasur buxhet të mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në fondin e pagave, sepse nuk kishim Byronë Kombëtare të Hetimit, e në këto kushte fondi i pagave ka mbetur i pa likuiduar.

    BKH dhe SPAK akses në të dhënat personale, kemi arritur aq sa mund të bëjmë deri tani. Për në është eksperiencë e re dhe kemi miratuar sipas kërkesave tona. Problemi parë që ndeshëm është që nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë fakt. Një veprimtari tjetër që kemi ushtruar, kemi vendosur si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalizim për ekspertizën digjitale. Në këtë sens kemi punuar në tre drejtime, e para në drejtim të krimit, përzgjedhjes së stafit dhe gjetjes së stafit për të bërë blerje të nevojshme. Stafi, kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me eksperiencë disavjeçare në Polici dhe jemi në fazën e fundit të marrjes së programeve. Një drejtim tjetër që duhet të them në raport me punën që kemi bërë ka qenë bashkëpunimi, ngritja e një bashkëpunimi me struktura të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në cilësinë e drejtuesit, por edhe Prokurorët kemi një raport të shkëlqyer me policinë e Shtetit, sa herë kemi pasur nevojë ka qenë tepër rezultateve. Kemi bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimet e Inteligjencës, me strukturat administrative të brendshme. Një aspekt tjetër i punës është bashkëpunimi ndërkombëtar. Ligji e parashikon këtë. Shërbimi në vitin 2020 ka funksionuar me një Prokuror e ndihmës. Kemi kontakt me përfaqësuesit e policisë së huaj.

  • VIDEO

    Bankers Petroleum: Vijon me ritme të qëndrueshme prodhimi i naftës në Patos-Marinëz!

    Në fushën e Patos-Marinzës ka vijuar me ritme të qëndrueshme prodhimi i naftës duke shënuar rreth 162 mijë ton vetëm për janar-marsin 2021.

    Situata në tregjet ndërkombëtare është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë pasi cmimi i Brentit ka shënuar një rritje prej rreth 20% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht brenti është në nivelin e rreth 68 USD për fuci.

    Prodhimi ditor i naftës ka shënuar rreth 11,300 fuçi nafte në ditë përgjatë kësaj periudhe.

    Ne total, kompania ka gjeneruar mbi 51 milionë dollar nga prodhimi dhe shitja e naftës. Këto të ardhura janë ri-investuar në fushën e Patos-Marinzës në operacionet naftënxjerrëse.

    Një ndikim të madh, ka patur edhe në arkëtimet për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të Bankers, gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë paguar rreth 6.6 Milionë dollarë rentë minerare në tatime dhe dogana si dhe prodhim para-ekzistues për Albpetrol.
    Aktualisht, Bankers zë rreth 75% të të ardhurave që shteti shqiptar mbledh nga renta minerare në vend.

    Thuajse e gjithë nafta e prodhuar është eksportuar drejt tregjeve europiane në kushtet kur rafineria më e madhe në vend, në Ballsh, ka ndaluar operacionet.

    Që nga viti 2004 Bankers operon në Patos-Marinëz, fusha më e madhe e naftës në Evropën Kontinentale dhe ka investuar më shumë se 3.5 Milion USD.

    Përfaqësuesit e kompanisë konfirmojnë se pavarësisht se Bankers nuk ka rikuperuar ende investimet e saj, plani i tyre është të vazhdojnë të bëjnë investime afatgjata në Shqipëri dhe kështu kontributi në ekonominë lokale do të mbetet i lartë.

  • VIDEO

    'Defender 21'/ Ushtarët e huaj 'zhveshin uniformat', festë me muzikë 'Kuqezi', ia marrin këngës e valles në Vlorë

    Ushtarakë të kombeve të ndryshme të mbledhur në Shqipëri për stërvitjen më të madhe Defender 21, mbrëmjen e së enjtes kanë zhveshur unfirormën dhe janë bërë një nën tingujt e muzikës.

    Pamjet i përkasin një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ushtarakë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi,  SHBA-të, Kroacia, Greqia, Kosova, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria dhe  Rumania iu bashkuan argëtimit me muzikë karaoke.

    Nuk munguan këngët himn të shqiptarisë si “Kuqezi” dhe “Xhamadani Vija Vija”. Por jo vetëm shqip. Muzika shpërtheu nga të gjitha kombësitë. Kështu mbrëmja e djeshme në Lungomare mori emrin e Defender Europe 2021.

    ‘Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje. Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë.

  • VIDEO

    Tymi i zi 'pushton' zonën, merr flakë fabrika e tullave në Maminas

    Fabrika e re e tullave në Maminas është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Tymi i zi është përhapur gjithandej në zonën pranë autostradës. Siç shihet nga pamjet e Report Tv zjarri është i përmasave të madha. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrëfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet e zjarrit, pritet zbardhja e ngjarjes nga policia. "Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", thotë policia.

  • VIDEO

    Shkodër, pas 5 vitesh jashtë funksionit, hapet Qendra Ditore për Shendetin Mendor

    Pas 5 vitesh jashtë funksionit është rikthyer edhe njëherë qendra ditore për të prekurit nga shëndeti mendor pranë poliklinikës së specialiteve në Shkodër. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Xheni Halili shprehet se kjo qendër ditore është mëse e nevojshmë për të prekurit nga problemet e shëndetit mendor të cilët do të mund të mësojnë kompjuterin apo të bëhen pjesë edhe e disa kurseve të tjera.

  • VIDEO

    Fillimi i Verës, liqeni i Fierzës kalon kuotën maksimale prej 296 m, më e larta ndër vitet e fundit

    Liqeni i Fierzës ka kaluar kuotën e tij maksimale prej 296 m. Situata e mirë e reshjeve në katër mujorin e parë të këtij viti ka rritur sasinë e prurjeve në bazenim më të madh ujëmbledhës në vend. Sasia e prurjeve ka kaluar 420 metër kub ujë në sekondë ndërsa aktualisht niveli i ujit është 297.1 metra mbi nivelin e detit, njëra prej kuotave më të larta të viteve të fundit dhe për periudhën e kësaj fund pranvere. 

    Sot në Fierzë punojnë katër turbinat duke përmbushur nevojat për konsum të brendshëm. Sakaq, rezervat ujore të krijuara janë një premisë për të mbajtur kapacitetin e plotë prodhues në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, duke siguruar energji elektrike edhe për eksport. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6800 MWh.

    Ndërkohe, energjia elektrike ka dyfishuar prodhimin në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa eksportet u rritën me 3.3 herë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në prodhimin kombëtar të vendit.

    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, situata e mire e reshjeve në Janar-Mars të këtij viti u prodhua 3.344 Giga Vat orë energji kundrejt 1.546 Giga Vat të prodhuar një vit më parë. Importet në pjesën e parë të vitit ishin minimale, ndërsa eksportet arritën vlerën më të lartë të 3 viteve të fundit. Edhe përdorimi i energjisë elektrike është rritur në këtë periudhë, e mbështetur kryesisht nga bizneset, të cilët një vit më parë patën konsum minimal për shkak të situatës së karantinimit të vendit.  

  • VIDEO

    Dosja 21 janari, djali i Faik Myrtajt kërkon drejtësi për babanë e tij: Ta marrë në dorë SPAK

    Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 20211, ka nxitur edhe familjarët e viktimave të tjera në këtë protestë që të kërkojnë drejtësi për të ndjerit e tyre. Një prej tyre është edhe Ranato Myrtaj, i biri i Faik Myrtaj i cili mbeti i vrarë nga garda e Republikës gjatë protestave të opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" më 21 janar 2011. Renato kërkon që çështja e babait të tij t'i kalojë SPAK-ut për të rinuar hetimet dhe vendosur drejtësi.

    “Për dy personat që është hapur dosja e 21 janarit në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar dhe mesa kam marrë vesh ky është një hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës si dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Ne thjeshtë kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë. Akoma skemi marrë përgjigje. Pres që ëështjen ta marrë SPAK. Kjo është shpresa ime. Edhe gjykata speciale nuk është krijuar koma. Por kësaj çështje do i shkohet deri në fund. Është cështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështje do ti shkohet deri ne fund. E kam thënë edhe më parë themelet e reformës në drejtësi sapo janë vendosur dhe kini besim të gjithë që kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund,” tha Renato Murtaj.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun 28 maj 2021 / Rihapen hetimet për '21 janarin'

    Rihapja e dosjeve të bujshme. Telefonuesit flasin për Gërdecin dhe 21 janarin

  • VIDEO

    Protestuesja e 21 janarit kujton momentet e tmerrit: Njerëzit e pafajshëm u vranë kur mitingu mbaroi

    Pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës një zonjë nga Lezha telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se ka marrë pjesë në protestën e 21 janarit dhe rrëfeu edhe njëherë tmerrin që kishte përjetuar kur tha se: Njerëzit e pafajshëm u vranë kur mitingu mbaroi.

  • VIDEO

    Zonja rrëfen historinë e protestuesit të 21 janarit: Sot është si i vdekur, e helmuan në komisariat

    Një zonjë që telefonoi nga Fieri në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv rrëfeu historinë e djalit të tezes që ishte një nga protestuesit e 21 janarit dhe tha se edhe sot e kësaj dite ai është si i vdekur. Qytetarja zbuloi edhe arsyen: Sipas saj atë e kanë helmuar kur e shoqëruan në komisariat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv