-
VIDEO
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore, moti me pak surpriza sot
Temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e sotme. Sipas MeteoAlb masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.
Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë orët e para të ditës. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior. Pasditja dhe nata MBETEN me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet Ndërsa vranësira të shpeshta do ketë në zonat malore.
-
VIDEO
Makina e kthyer përmbys, aksident i frikshëm në Vlorë! Drejtuesja ishte një vajzë, u përplas me bordurën dhe një pemë
Një aksident i frikshëm është regjistruar në Vlorë mëngjesin e sotëm. Sicc duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është kthyer përmbys por fatmirësisht drejtuesja e mjetit, një vajzë, ka shpëtuar pa lëndime të mëdha.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të devijimit nga drejtuesja e makines tip Ford, ku fillimisht është përplasur me bordurën dhe më pas me një pemë anës rrugës duke përmbysur makinën.
-
VIDEO
Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas dje në ditën e parë të punës, ndërron jetë në spital 57-vjeçari! Arrestohet përgjegjësi teknik
57-vjeçari Besnik Bojaku, i mbetur i plagosur në zjarrin që ra dje në një fabrikë në Maminas ka humbur jetën në spital. Ndërkohë që policia ka njoftuar se ka arrestuar Bexhet Ziaj, 67 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik.
"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.
-
VIDEO
Prej dy ditësh i zhdukur, një person gjendet i pajetë brenda në makinë në Vlorë
Një person është gjetur i pajetë brenda një makine tek zona e njohur si 'Kapelja'. Personi kishte dy ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.
Nga informacionet paraprake dyshohet se personi ka vdekur për shkaqe natyrale.
-
VIDEO
VIDEO dhe FOTO ekskluzive/ Operacion masiv anti-kanabis në Krujë e Fushë-Krujë! Zbarkon RENEA dhe FNSH, 7 të shoqëruar! SPAK merr në dorë hetimet! Guardia di Finanza zbuloi parcelat
Dhjetëra forca policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës në një operacion masiv anti-kanabis, i ngjashëm me atë që u ndërmor në Lazarat 7 vite më parë.
Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta ka siguruar foton ekskluzive, ndërsa bën me dije se aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza nga ajri kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore.
Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Për momentin nuk bëhen me dije të tjera informacione në lidhje me këtë operacion të Policisë, ndërsa më shumë detaje pritet të zbardhet në orët në vijim.
Në megaoperacionin që po zhvillohet janë pjesë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona.
-
VIDEO
Zbardhen detaje nga vrasja e 25 vjeçarit në Shkodër, viktima dhe autori në konflikt! 47-vjeçari: Nuk e durova dot më
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 25-vjeçari Emiljan Ndoj. Mësohet se i riu dhe autori, 45-vjeçari Mark Kodra, ishin në konflikt prej disa javësh.
-
VIDEO
Telefonuesi zbulon difektin e madh të rivalëve të Bashës: E kanë idhull, nuk heqin dorë nga Berisha
Garën për kreun e PD-së komentoi mëngjesin e sotëm një qytetar që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai zbuloi difektin e madh që kanë rivalët e Bashës kur tha: Kanë idhull Berishën, nuk heqin dot dorë prej tij dhe kjo i penalizon.
-
VIDEO
Shkodër, kërkohet gjetja e vendvarrimeve të të zhdukurve në komunizëm! I pranishëm në aktivitet ambasadori i OSBE, Del Monaco
Një aktivitet që synon ndërgjegjësimin dhe adresimin e çështjeve për të zhdukurit në komunizëm u zhvillua në Shkodër, ku mori pjesë edhe ambasadori i OSBE. Del Monaco tha se duhen ndërmarrë veprime konkrete për gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve në regjimin komunist.
Foto Kryesore
Ngarkoni foto nga desktop
Zgjidh një foto nga serveri
Përmasat e sugjeruara për imazhin janë 780x440
terrorizemkosovatiranagrabitjeBallaPlotëso taget e fotos
KategoriaZgjedhjet 2021Pa gjurmëTiranaLifestyleAnalizaDrejt PunësArkivaProgrameDossierMediaSpecialeLajme të miraHoroskopiVIP & SpektakëlShëndetiKulturaIntervistaKosova & RajoniSocialeEkonomiPolitikëKryesoreEmisioneVideo ZoneNë LibrariMirëdita mësueseReceta GatimiAktualitetSportBota
Programi
Në pritje të 25 prillitRubrika "Në Librari"SpecialeDokumentarEdicioni informativ i lajmeveStudio LiveSot, live në Shqipëri!Shtypi i ditës dhe ju112Pa ProtokollVeri-jugPa gjurmëDosja KTë gatuajmë me znj.Vjollca Rreze DiellRepolitix5 Pyetje nga Babaramo
Video i emisionit te plote
Shfaq në rezultatet e kërkimit
Publiko Ruaj si draft Anulo
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 29 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Flor Mumajesi hap zemren te shperthimi i papritur i mesnates i Lulzim Bashes e deri tek mos kaloni nga tuneli i Elbasanit.
-
VIDEO
Rriten sipërfaqet me kanabis në Lezhë, mblidhet task-forca! Prefekti jep alarmin: Shifrat tregojnë shtim, gjithsekush të bëjë detyrën
Lezha është kthyer në një njollë të zezë në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis. Kështu deklaroi prefekti i këtij qarku Gjok Jaku, duke folur me shqetësim në mbledhjen e task force. Ai deklaron se gjatë këtij viti është vënë re tendenca për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike.
-
VIDEO
Shpërthim në katin e parë të një pallati në Lushnje! Eksploziv një banese
Policia bën me dije se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Besnik Çoku.
-
VIDEO
'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit'
Gazetari Fatos Mahmutaj tha se pas ngjarjes, prokurorët të cilët kishin në dorë hetimet, i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë. Ai sqaron se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje, por thekson se një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili është dhunuar gjatë protestës së 21 janarit 2011, i ftuar në 'Pa Protokoll' në Report Tv, u shpreh se me rihapjen e hetimeve është shansi që të vendoset drejtësia deri në fund. Në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv u diskua nga të ftuarit çështja e rihapjes së hetimeve të 21 janarit. Të ftuar ishin avokati Genc Gjokutaj, juristi Indrit Vokshi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari i plagosur më 21 Janar Fatos Mahmutaj, nëpërmjet një lidhje me Skype. Ndërkohë që një tjetër lidhje me skype do të ketë me Gilberto Jaçe, ish-kryetar i Bashkisë Përmet, edhe ky i dhunuar me 21 janar.