• VIDEO

    'Defender 21', Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA!

    Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në ceremoninë  e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, se ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve.

    "Është një privilegj që sot në emër të qeverisë së Shqipërisë tju shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe mesazhi i saj. Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, me përkushtimin e sakrificat e tyre, t'ju shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre. Dua t'i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA dhe të gjitha vendet e tjera si dhe dua t'i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së Qeverisë së SHBA në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve, duke përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, qoftë të Drejtësisë. Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake që jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë. Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur për t'i dhënë mundësi qytetarëve të vijën të vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal, nuk do ishte  e tillë sot nëse nuk do të kishte qenë mbështetja konkrete e SHBA për rritjen e vazhdueshme të kapacitete të Ushtrisë Shqiptare. Kam shumë besim edhe bazuar në bisedat me Gjeneralët, por edhe me bashkëveprimin e vazhdueshëm me ambasadoren Kim se do të mund të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve cilësore të FA duke krijuar besim të mëtejshëm. Të rinjtë gjithnjë e më shumë do ta shohin adresën e FA si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre pas formimit. Krijimi i një kapaciteti të ri akademik për rritjen kapacitetit të forcave njerëzore të FA është misioni i përbashkët i Qeverisë dhe i përfaqësisë së SHBA në Shqipëri. Jam shumë falënderues e mirënjohës për të gjithë sa janë përfshirë në këtë proces të transformimit ët Forcave të Armatosura dhe kjo stërvitje nuk mbaron me mbarimin e saj në afatin e përcaktuar, por do vazhdojë të influencojë të gjithë ushtarakët tanë. Uroj që miqësia mes Shqipërisë dhe SHBA të jetë e përjetshëm dhe ne të jemi krah për krah sot nesër dhe përgjithmonë", tha Rama.

  • VIDEO

    Yuri Kim: Amerika ka një aleat të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria! Marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka theksuar nga sheshi ‘Nënë Tereza’, se ‘Defender 21’ hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia mes Shqipëria dhe SHBA duhet të jetë mbi çdo gjë. Kim tha se SHBA ka një aleat të vërtetë dhe të guximshëm si Shqipëria.

    ‘Gjëja që më bën të lumtur është se shqiptarët dhe amerikanët që po njihen me njëri tjetrin. Ato do të forcojnë lidhjat tona për të ardhmen. Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume, ato vlersojnë mikpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat. Amerika ka një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria. Defender 21 hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë beosj se suksesi i Defender 21, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tonë. Se kjo marrëdhënie është e rënd֝ësishme, se marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qendrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorjmë me ju.’- tha Kim.

    •  
  • VIDEO

    Ceremonia, Defender Europe 21 'zbarkon' në Tiranë

    Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Sot do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët. 

    “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar,  po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

  • VIDEO

    Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në Elbasan, kishte 7 plagë në kokë

    Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Bëhet me dije se trupi i viktimës, rreth 70-vjeç, u gjet i zbathur  në rrugën "Vullnetari". Viktima nuk është identifikuar ende, pasi në trup nuk kishte mjet identifikimi me vete, ndërsa bëhet me dije se i janë konstatuar 7 plagë në kokë. 

    Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari është vrarë me sende të forta. Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit ku mjekët do të përcaktojnë edhe shkaqet e vdekjes.Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

  • VIDEO

    Zbardhet pengmarrja dhe shantazhimi i dy personave në Elbasan, Seit Manahasa u kërkoi 20 mijë euro arrestohet, në kërkim bashkëpunëtori i tij

    Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e marrjes peng të dy personave në aksion Elbasan-Peqin në ambinetet e biznesit të tyre nga Seit Manahasa, i cili u arrestua. Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M pasi ka dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë G. M. dhe gruan F. D u ka marrë atyre 12 mijë lekë dhe u ka kaërkuar që t’i jepnin edhe 20 mijë euro.

    Policia thotë se me denoncimin e rastit kanë arrestuar 38-vjeçarin Seit Manahasa dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij K.M., 37 vjeç.

    “Finalizohet operacioni policor i koduar "Poligoni".

    Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

    Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

    Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

    Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar "Poligoni", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

    Seit Manahasa, 38 vjeç, banues në Peqin.

    Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

    Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

    Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”,  “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

  • VIDEO

    Mori peng dhe keqtrajtoi një person, arrestohet Seit Manahasa, i akuzuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan

    Seit Manahasa është arrestuar sot nga forcat RENEA në afërsi të Peqinit, pasi akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar një person nga Tirana. Seit Manahasa është një emër i njohur për policinë në zonën e Elbasanit është arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, por që më pas u la i lirë.

    Arrestimi i Seit Manahasës sot u bë pasi ai është denoncuar nga një person për pengmarrje dhe dhunim fizik. Manahasa akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar një person me vendbanim në Tiranë.

  • VIDEO

    Përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh

    Jurgen Gjinaj është arrestuar pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor në mes të qytetit të Burrelit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12.00, në qytetin e Burrelit ku Gjinaj duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Haqif Ruka, 59 vjeç. 59-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë. Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa arrestimi i tij u bë disa orë më vonë.

  • VIDEO

    Investigimi III/Prej 2020 Jamarbër Malltezi investitor me 11.5 mln euro dhe i 50% te 3 kulla të reja

    Kompania "Kontakt" dhe kompania "Homeplan" reklamojnë së bashku kompleksin ''Magnet 1'' të ndërtuar në tokat tek Ish Fusha e Aviacionit, mbi të cilat dikur ishte Kompleksi Sportiv Partizani. Në vitin 2009, në përfundim të një procedure të dyshimtë të shënuar nga konflikte të pafund interesi, të cilat SPAK po heton sot, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha. "Kontakt" dhe "Homeplan", siç do të shohim, janë vetëm dy nga kompanitë që janë pjesë e një skeme të kompanive dhe marrëveshjeve në të cilat familja Berisha mban një pjesë të pasurive të patundshme të saj . Megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro. Si ia doli? Identik si kishte vepruar Argita Berisha në 2007 me investitorin pakistanez Zafar Ansar nga i cili, sipas denoncimit publik të të njëjtit sipërmarrës, ajo i kërkonte 3% të vlerës së investimit nëse arrinte të merrte lejen e ndërtimit për një termocentral në Porto Romano, koncesioni i së cilës varej nga Sali Berisha, kështu edhe Jamarbër Malltezi vendosi një taksë midis 3 dhe 5% të vlerës së tokës për një numër të madh të ish-pronarëve nëse ai arrinte ta privatizonte kompleksin sportiv. Edhe një herë, shansi i suksesit ishte në duart e vjehrrit të tij, dhe kjo shpjegon pse Sali Berisha e ka trajtuar këtë procedurë familjare me nje prioritet absolut që në javët e para të emërimit të tij si kryeministër, në Shtator 2005. Realizimi i privatizimit, i ka garantuar familjes së tij një sasi të madhe të pasurive të patundshme.

  • VIDEO

    Punonjësit e HECE-ve të Ulzës dhe Shkopetit protestë, kundërshtojnë vendimin për largimin nga puna

    Vendimi i kompanisë KURUM që administron hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit për ta larguar nga puna një numër të konsiderueshëm punonjësish ka ngritur në protestë këta të fundit. Ata u mblodhën në hyrje të HECI-it të Shkopetit, duke kundërshtuar këtë vendim. “Kemi një kontratë pune me firmën Kurum. Nuk e ka respektuar fare. Është në kundërshtim me të gjitha rregullat. Ka heq punonjës. Nuk na ka kthyer përgjigje", tha një punonjës. "Prej dy ditësh na kanë lajmëruar se do largoheni fare nga puna. Ne kemi tokat të përmbytura në ujë. I bëj thirrje pronarit që të vije të shohë këtë problem”, u shpreh një tjetër. Nga 160 vetë kanë ngelur 42 vetë. Do që të heqë dhe më shumë se 10 vetë. Kompania është e vënë në dijeni. Nuk do ta lëmë deri në pikën e fundit. Këto dy HECE janë të lidhura ngushtë me jetën e këtyre punonjësve. Edhe paga është qesharake. Në mbështetje të protestës ishte dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci. “Ne do kalojmë në grevë urie. Do ndalojmë pajisjet. Këto shkurtime kanë të bëjnë me sigurimin Teknik në punë. Nga 6 veta në turn kanë ngelë vetëm 2 vetë", tha ai. Që nga privatizimi i HECE-ve të Ulzës dhe Shkopetit në vitin 2013-të, kompania ka bërë një reformë të thellë, duke larguar nga puna mbi 50% të punonjësve, ndërsa arsyet mbeten të paqarta.

  • VIDEO

    Përdhunimi 15-vjeçares në Mirditë, marrshim në Peshkopi, në mbështetje të vajzës dhe dënimit të fenomenit

    Gra, burra e vajza marshuan në bulevardin e qytetit të Peshkopisë në mbështetje të vajzës 15-vjeçare të përdhunuar në Mirditë. Shumë prindër e të rinj u bënë bashkë kundër ngjarjes monstruoze dhe kërkuan që autorët të marrin dënimin maksimal. “Është një ngjarje shumë e dënueshme, asnjë njeri nuk do e dëshironte. U bëj thirrje të gjithëve të dalin për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, që zëri të dëgjohet që mos të ndodhin më asnjëherë këto gjëra që po ndodhin”, shprehet një qytetare në Peshkopi. “Kjo shprehje tregon thelbin, që gjithçka nga mënyra sesi ne edukohemi, rritemi dhe më pas degjenerohet në këto lloj rastesh shumë të papëlqyeshme për opinionin”, shprehet një qytetare tjetër. Vajzat duhen të jenë të lira dhe të mbrohen nga shtetit, bene thirrje protestuesit. “Besoj se duhet të ketë më shumë mbështetje për të denoncuar këto raste dhe të bëhet e pamundura për t’i rehabilituar , për t’i mbështet që të mos ndodhin më këto ngjarje”, thotë një qytetare. “Mësuesit kanë një rol shumë të fortë me mbajt vajzat afër se vajza aty sheh prindin e dytë dhe ju prindër mundohuni për t’i dëgjuar se ndonjëherë nuk dinë as me e thënë”, shprehet një mësuese. Edhe ditën e djeshme ka pasur sensibilizim për ngjarjen ku shoqëria civile ka protestuar në qytetin e Rrëshenit ku kanë kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore. Me të miturën 15 vjeçare nga Rrësheni u abuzua për disa javë me radhë nga 5 persona të cilët e shantazhuan atë me video intime. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.

  • VIDEO

    Surpriza në zgjedhjet për kreun e PD/ Kandidon Agron Shehaj: Duhet vizion dhe drejtim i ri! Elezi: Vetëm dorëheqja e Bashës garanton shanse të barabarta! Tërhiqet ish-nënkryetari i FRPD

    Në ditën e fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike ka shpallur kandidaturën edhe Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

    Ndërkohë që më herët Ibsen Elezi dorëzoi sot formularin e kandidimit pasi dje  e bënë këtë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe vetë kryetari Basha. Ndërsa po sot është tërhequr nga kandidimi ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha.

    Përmes një postimi në Facebook Shehaj shprehet se Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Sipas tij për këtë duhet një vizion dhe drejtim i ri dhe se ndryshimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

    Në prononcimin për mediat Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.

    "Këto janë elementë shumë të rëndësishëm që vlejnë për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t'ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor", tha ai.

    Ndërkohë që sot është tërhequr ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha me argumentimin se nuk dëshiron të legjitimojë një farsë, siç e quan ai të gjithë procesin zgjedhor brenda forcës së tij politike. 

    Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht ditën e djeshme formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.

    Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.

    Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.

    Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave. Ndërsa nesër pritet të zyrtarizohen kandidaturat nga ana e Komisionit të Zgjedhjeve në PD. 

  • VIDEO

    'Mirëdita nga Vlora', Yuri Kim kalon fundjavën në qytetin bregdetar, poston foto dhe video nga takimi me disa qytetarë

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të kaluar fundjavë, duke u favorizuar edhe nga moti i mirë me diell.

    Ambasadorja ka 'përfituar' nga vizita për të takuar edhe disa qytetarë, ndërsa ka publikuar edhe foto e video në Instagram. 'Mirëdita nga Vlora', shkruan Yuri Kim, duke promovuar në këtë mënyrë edhe qytetin e bukur të Vlorës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv