-
VIDEO
Beratasi nxit SHBA: Vijoni godisni të korruptuarit,një majtas e një djathtas deri në pastrim total
Falenderues por edhe me mesazh të qartë ishte për SHBA-të një zotëri nga Berati që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se Amerika duhet të vijojë të godasë të korruptuarit sa majtas e djathatas deri në pastrim total.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga fotot e Pirro Cakos dhe partneres se tij pas lindjes te Ilir Meta apo Fatmir Mediu,kush e ka radhen tani e deri tek PS vjedh votat edhe ne KQZ.
-
VIDEO
“Si bombë”/ Nëna tregon se si makina e djalit mori flakë: I bëri hatanë
Mbrëmë, gjatë orëve të natës, ka marrë flakë një automjet dhe është djegur thuajse plotësisht. Duke folur për mediat, nëna e pronarit të automjetit ka treguar momentin e rënies së zjarrit. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.
-
VIDEO
Shenja në mur dhe gjak në tokë, pamjet e vendit ku u mbrëmë me breshëri kallashnikovi, 38-vjeçari Delon Troqe! Viktima mori 10 plumba në kokë, në krah dhe kraharor
Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallshnikovëve.
-
VIDEO
Vlorë, digjet gjatë natës një automjet në oborrin e një banese, ende nuk dihen shkaqet
Një makinë ka shpërthyer mbrëmë në flakë gjatë orëve të vona të natës. Një automjet në oborrin e një banese, në zonën e quajtur 'Ish-Fusha e Druve' është djegur ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
-
VIDEO
Ekzekutimi në Vlorë, brenda makinës së djegur me targa të vjedhura janë gjetur 2 kallashnikovë që janë përdorur nga autorët
Brenda makinës së djegur që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët që ekzekutuan Delon Troqen, janë gjetur edhe 2 armë kallashnikovi. Dyshohet se armët janë përdorur për ekzekutimin e 38-vjeçarit.
Makina tip Audi me traga te vjedhura është djegur plotësisht nga autorët në Sherishtë të Vlorës.
-
VIDEO
SHBA-Berisha "fati" politik i një lideri
Një debat juridik, diplomatik e politik mbi vendimin e DASH për shpalljen “non grada” të Sali Berishës dhe beteja e tij ligjore në një Gjykatë të Francës.
Ngjarja që ka tronditur politikën në 30 vjet në Shqipëri
Kush do të jetë politikani i radhës dhe cila ka qene fati i figurave historike si Sali Berisha të cilët janë shpallur Non Grada nga SHBA.
Roli i Berishës në PD....
Me të ftuarit.
Ben Andoni
-
VIDEO
U vra me breshëri kallashnikovi, 38-vjeçari sapo ishte kthyer nga Spanja! Policia shoqëron disa persona
Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Vlorë, kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja.
Sakaq policia ka shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
-
VIDEO
Ekzekutohet me 15 pulmba i riu në Vlorë, sa ishte kthyer nga Spanja! Kushëriri i tij u zhduk 3 vite më parë!
Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndaj të cilit është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi. Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, ishte pronar i një servisi makinash dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht para derës së biznesit të tij, ku i riu është qëlluar për vdekje nga 2 persona. Më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit.
38-vjeçari kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja dhe mesohet se pasur disa sherre më para, por nuk dihet ende nëse ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të mëparshëm.
Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët, të cilët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë djegur makinën për të fshehur gjurmët e vrasjes. Brenda makinës së djegur janë gjetur armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur në ekzekutimin e të riut.
Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia. Gjithashtu janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinë e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja.
-
VIDEO
Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet e autorëve që ekzekutuan 35-vjeçarin
Një makinë është gjetur e djegur në Vlorë, në Sherishtë, pas ekzekutimit të një Delon Troqes. Dyshohet se makina e djegur u përket dy autorëve. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
-
VIDEO
‘O Delon, o Delon’ familjarët shpërthejnë në britma pas ekzekutimit të të riut, viktima i shtrirë në tokë
Report Tv ka siguruar pamjet pak pas ekzekutimit të 35-vjeçarit Delon Troqe. Viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërkohë që familjarët e tij shpërthejnë në ulërima dhe duke u shkrehur në lot.
‘O Delon, o Delon’, thërrasin familjarët e tij.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat, plagoset nipi i pronarit, sapo ishte kthyer nga Anglia
BERAT- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, në Berat. Report Tv mëson se personi i plagosur me pistoletë mbrapa lokal "Kështjella", quhet Iliaz Ismailaj, nip i pronarit të lokalit dhe sapo ishte kthyer nga Anglia. Autori e ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, 33 vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.