• VIDEO

    Berisha rrezik për sigurinë e SHBA, PD në 10 mars 2021: Personat 'non grata' për SHBA s’kanë vend në Parlament

    Ligji dekriminalizimit ndalon të bëhen pjesë të Parlamentit personat që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, Berisha plotëson kushtin për shkak të përfshirjes në listën e zezë familjarisht. Partia Demokratike interpretoi ligjin në 10 mars të vitit 2021, duke deklaruar se urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar Doshit hyrjen në SHBA përbën shkak ligjor për ndalimin e kandidimit si deputet. A do ta pranojë këtë standard edhe për Berishën apo do mohojë qëndrimin për ta mbrojtur? Basha para provës të së vërtetës. 

  • VIDEO

    Maji i përgjakur në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë! Në 21 ditë, 6 vrasje, 4 prej tyre atentate mafioze! Shkaqet: Pazaret e drogës

    Delon Troqe ishte në shoqërinë e familjarëve, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi, para biznesit të tij. Një atentat mafioz që tronditi Vlorën për herë të dytë brenda këtij muaji. Në 21 ditët e para të majit, në vend u regjistruan gjashtë vrasje, katër prej tyre atentate të mirëfillta nga veriu në jug. Ndodhën në qytetet që tashmë janë tradicionale për shkrehjen e kallashnikovit, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Në Vlorë, në harkun kohor të dhjetë ditëve u ekzekutuan dy persona, të dyshuar për përfshirje në punët e drogës, të dy në Spanjë.

  • VIDEO

    Arrestohet në Rinas ushtaraku nga Egjipti i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, po hynte në Shqipëri

    Një ushtarak nga Egjipti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, plagosje e armëmbajtje pa leje, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Rinas, në përpjekje për të hyrë në Shqipëri, ku mendonte se do t’i shpëtonte përballjes me drejtësinë. Ai është Mohamed Rageh, 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane. Në 6 nëntor të vitit 2019, Mohamed Rageh ka vrarë me armë zjarri një tjetër egjiptian A. M. në zonë Giza të Egjipt, ku më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. E shkuara e tij është e paqartë, por në CV-në e tij e përshkruan veten si ekspert në inxhinierinë e komunikimit, por edhe si ushtarak. Mohamed Rageh mori një çmim për lëshimin e raketave Crotale në vitin 1009, element ky i përmendur në edhe në një certifikate vlerësimi për aftësitë e tij ushtarake. Ndërkaq, në deklaratën policisë thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas e kanë bllokuar egjiptianin Mohamed Rageh në Rinas, gjatë kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.

  • VIDEO

    Rruga drejt ish-burgut te Spaçit, merr emrin "rruga e mundimeve"

    Segmenti me gjatësi 7 km nga Repsi deri në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë do të mbajë emrin "Rruga e mundimeve". Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkiak i Mirditës në nderim të sakrificës së familjeve të ish të burgosurve politik. "Rruga prej këtu ka qene jashtëzakonisht e vështirë për familjarët. Ngarkuar në radhë të parë me emocione,dashuri, përkushtim por dhe me ushqime dhe mjete të tjera jetësore, janë detyruar ta bëjnë këtë rrugë nga këtu deri në burgun famëkeq të Spaçit në çdo kohë të vitit", tha Luigj Mila, Drejtuesi i Shoqatës "Muzeumi i burgut të Spaçit". "Në këtë rrugë kanë kaluar shumë vuajtje dhe mundime familjarë, të afërm të ish- të burgosurve politikë në borë , në shi , në breshër në të ftohtë e në të nxehtë. Po ashtu kanë kaluar edhe miliona ton bakër të nxjerrë nga djersa dhe mundi I të burgisurve politikë. Emërtimi është i drejtë pasi brezat që do vijnë do kujtojnë me këtë emër të kaluarën", u shpreh Ndrec Dedaj, Kryetar i Bashkisë Mirditë. "Kjo është një rrugë vërtet e mundimeve. Paralelizmi është me rrugën që bëri Krishti me kryqin në qafë. U detyruam për 45 vjet të ngrinim kryqin tonë, vajza, djem, fëmijë, pleq, plaka, burra me mundim të madh e përshkruan këtë rrugë për të parë djem, baballarë në një nga kampet më të tmerrshme të përqëndrimit", theksoi Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te ish-të përndjekurve politik. Familjarë të ish te burgosurve, tregojnë vështirësitë dhe mundimet për të vizituar njerëzit e tyre në qelitë e burgut. "Kjo rrugë ka qenë shumë e vështirë për familjarët që kanë ardhur. Mua më kanë ardhur familja një herë në muaj dhe më është dashur shume herë vëllai im për të mbajtur nënën time në krahë për ta çuar në burgun e Spaçit se ajo ishte dhe në moshë", tha Zenel Drangu, familjar i ish-të burgosurve. Ceremonia u organizua ne përkujtim te 48-vjetorit të revoltës së Spaçit.

  • VIDEO

    Situata me COVID-19 përmirësohet, epidemiologu Alimehmeti: Koha për heqjen e maskës dhe orës policore! Imuniteti natyror zgjat të paktën 1 vit

    Të ndryshojë ora policore dhe mos të mbahen më maskat në ambiente të hapura. I këtij mendimi është epidemiologu Ilir Alimehmeti i cili thotë se shifrat të ulëta të infektimit nga COVID -19 do të vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm.

  • VIDEO

    Momenti kur ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë ndërrojnë spaletat gjatë stërvitjes

    Garda Kombëtare e Floridës ka publikuar një video nga momente të stërvitjes së ushtarëve amerikanë me ata shqiptarë, në kuadër të "Defender 21". Ndërkohë, në një moment në video, ushtarët shihen duke ndërruar spaletat me njëri-tjetrin.

     

  • VIDEO

    U vra sot me breshëri kallashnikovi, kushëriri i tij i zhdukur tre vite më parë në Vlorë

    Delon Troqe, i cili u vra mbrëmjen e sotme, është kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë, mëson Report Tv.

    Ervis Troqe, 26-vjeç nga qyteti i Vlorës, rezulton ende i zhdukur, që prej datës 19 korrik të vitit 2018. Në atë kohë Ervis Troqe, sapo ishte kthyer nga Belgjika se bashku me Albano Xhaferrin, edhe ky i zhdukur në atë vit.

    Siç rrëfyen familjarët ai u largua me një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. ‘Dua një eshtër ku ta qaj!’, kështu rrëfeu pak kohë pas zhdukjes në një intervistë për Report TV, babai i Ervis Troqes, i cili tha se nuk ka shpresa që ai të gjendet i gjallë.

  • VIDEO

    Vrasja e Tauland Beqiraj, lihet në burg Skerdian Gabrani, një nga 3 autorët e dyshuar! U vetëdorëzua në polici 3 ditë më parë

    Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Skerdian Gabranin, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt.

    Gabrani u vetëdorëzua në drejtorinë e Policisë së Vlorës 3 ditë më parë, pasi qëndroi i fshehur në qytetin e Vlorës pas ekzekutimit të Beqiraj, ngjarje e ndodhur më 3 mars të këtij viti.

  • VIDEO

    Plagosi me armë zjarri dy 24-vjeçarët, në pranga 36-vjeçari Enton Dushaj! Nën akuzë për vrasje e mbetur në tentativë

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme 36-vjeçarin Enton Dushaj, pasi ishte shpallur në kërkim sepse më 26 gusht të vitit të kaluar plagosi me armë dy të rinjtë Erison Gjeka dhe Ndue Pali. 

  • VIDEO

    Fluks në Morinë, me mijëra pushues nga Kosova vijnë në Shqipëri për fundjavë: Situata me COVID më e mirë! Aksidentet, duhet kujdes në rrugë

    Pas rënies së numrit të infektimeve nga koronavirusi por edhe imunizimit prej vaksinimit masiv të popullsisë. Një gjë e tillë pohohet nga vetë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut  të cilët mëngjesin e kësaj të shtunë iu drejtuan vendin tonë me destinacion bregdetin duke shënuar në Morinë një fluks të lartë mjetesh e pushuesish.

  • VIDEO

    Prej 6 muajsh e mbyllur/ Kapshtica hapet vetëm për punëtorët sezonalë deri në 31 maj, do u bëhet testi në kufi! Kalojnë 400 persona në ditë

    Dogana e Kapshticës do të hapet për të gjithë punëtorët sezonalë që do të duan të shkojnë në Greqi.  Policisë Kufitare Kapshticë njofton se do të lejohet kalimi i 400 personave në ditë në orarin 08:00-16:00. 

  • VIDEO

    Shkopet, gjendet një makinë e hedhur në shkurre buzë liqenit, rezulton e vjedhur

    • Një automjet është gjendur i hedhur në shkurre pranë liqenit në Shkopet të Dibrës mëngjesin e sotëm.

      Dyshohet se automjeti tip "Honda" është përdorur në disa ngjarje kriminale, ndërsa është tentuar të hidhej të liqen, por ka ngecur në bimësinë e dendur me shkurre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv