• VIDEO

    Menaxhimi i mbetjeve/ Integrated Energy firmos marrëveshje me bujqësorin, i hapet rrugë kërkimit shkencor

    Shoqëria “Integrated Energy”, që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve ka nënshkruar një marrëveshje me Universitetin bujqësor të Tiranës, që i hap rrugën kërkimeve shkencore pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në qarkun e Tiranës.

  • VIDEO

    Zotëria “rikthen” Nafijen e Beratit: Nuk duam as ujë, as bukë e as drita, vetëm partia të jetë ok

    Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv riktheu në vëmendje një batutë të famshme të një zonje nga Berati. Ai tha se shqiptarët nuk duan as ujë e as bukë vetëm e vetëm që partia të jetë në rregull.

  • VIDEO

    “Vajzat selfie në timon”, një jetë mbi kamion dhe sqaron: S’ka edukatë rrugore, shikon tmerre

    Për bilancin e frikshëm të aksidenteve rrugore u fol mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri që tha se ka punuar për gati 30 vite shofer kamioni në Itali kishte analizën e tij kur sqaroi se në Shqipëri së pari mungon edukata rrugore. Më pas ai shtoi se në rrugë shikon tmerre dhe vajzat që bëjnë selfie në timon.

  • VIDEO

    Aksidenti në Milot-Mamurras, shkon në 3 bilanci i viktimave, gjendet trupi i personit të 3-të që ndodhej në makinë

    Ka shkuar në 3 bilanci i viktimave të aksidentit të ndodhur në aksin Milot-Mamurras. Pas kërkimeve intensive është gjetur edhe trupi i pajetë i Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

    •  
  • VIDEO

    Tym e flakë, përfshihet nga zjarri pallati në ndërtim pranë 'Farmacisë 10' në Tiranë!

    Një pallat 12 katësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm pranë 'Famracisë 10' në Tiranë. Pallati është i pabanuar, në ndërtim e sipër, ndërsa ka patur disa materiale polesteroli që janë ndezur. Siç mund të shihet edhe nga fotot, janë të paktën tre kate të përfshira nga flakët. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është drejt izolimit të flakëve.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga mesazhi i ambasadores Kim pas zgjedhjeve te kthim te Milloshevici e deri tek vjedhja e zgjedhjeve u provua, cfare pret drejtesia?

  • VIDEO

    Rindërtimi, Rama poston video nga Bubqi: Po rilind si një qendër e bukur rezidenciale

    Kryeministri Edi Rama ka uruar mirmëngjes sot pikërisht me një video nga Bubqi, ndërsa shkruan se po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Kurbin, makina del nga rruga në aksin Milot-Mamurras, humbin jetën 2 persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Fushëkrujë gjatë natës. Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal me uji, si pasojë humbin jetën 2 persona.

  • VIDEO

    Misteri i vrasjes në Shkodër, gazetari Arsen Rusta: Të shkarkohen drejtuesit e policisë atje

  • VIDEO

    Vrasja e bankierit Artan Santo, gazetari Bajrami: Zbardhja e saj në kufijtë e së pamundurës

  • VIDEO

    Djali u vetëvra sa doli na burgu, i moshuari vjen nga SHBA të mësojë misterin e të birit

    #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Historia e jetës së 76-vjecarit Telha Shehut nga Rradhima e Vlorës është një histori që na kthen pas në kohë. Ishin vitet e para të eksodit kur dy djemtë e familjes Shehu Dritani një 20 vjecar asokohe dhe Kleardo 18 vjec largohen drejt Italisë dhe u vendosën në Siena për një të ardhme më të mirë, por jo cdo gjë do të shkonte ashtu si ata e mendonin. 6 vite më pas, ishte ora 12 e natës kur dy vëllezërit së bashku me 25 shqiptarë të tjerë arrestohen nga uniformat blu, me akuzën për zhdukjen e një personi, i cili ende edhe ditët e sotme nuk është gjendur. Ato bëjnë 6 muaj burg dhe më pas vërtetësohet pafajsia e tyre. Kjo gjë duket se kishte ndikuar në shëndetin mendor të dy të rinjve pasi kur u kthyen në atdhe më 28 korrik të vitit 1998, familjarët vunë re tek to se ndodheshin në një gjëndje të rënduar psikologjike. Dritani nga një student i shkëlqyer me plot ëndrra dhe dëshirë për jetën, ishte kthyer në një person të mbyllur në vetvete dhe pa dëshirë për të jetuar. Ishte data 21 janar i vitit 1999 kur Dritani vendos t'i japë fund jetës së tij duke u hedhur në një pus që ndodhej pak metra larg shtëpisë. Ndërsa djali tjetër, Kleardo ende edhe sot e kësaj dite vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe merr kemp. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë edhe pse i paaftë për të mbajtur familje, prindërit e martuan pasi prej 12 vitesh Zoti Telha dhe Zonja Marle Shehu janë zhvendosur në Amerikë dhe e menduan si zgjidhje që djali i tyre të mos mbetej i vetëm. Kjo është drama e jetës së 76 vjecarit i cili do t'i bashkohet studios së emisionit 'Pa Gjurmë' për të rrëfyer të gjitha vuajtjet.

  • VIDEO

    Pogradec, makina përplaset me motorin e picave, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Aksidenti është regjistruar vetëm pak minuta më parë afër një pike karburanti, në aksin nacional. Sipas informacioneve paraprake, nga policia bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor picash e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv