• VIDEO

    Shkodër, vrasja e Mustafës, dëshmia e 15-vjeçarit: Dëgjova krisma, Edisoni më tha kaq ishte puna ime

    Çfarë ka deklaruar në polici, 15-vjeçari i arrestuar si bashkautor në vrasjen e Endri Mustafës? Report Tv ka zbardhur detaje nga deklarata e 15 vjeçarit i cili që ka thirrur Endri Mustafën për të dalë nga banesa më 14 maj ku është thirrur për tu larguar në një vend tjetër, dhe së bashkua me autorin tjetër janë larguar në drejtim të zonës së livadheve. 15 vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve. Më pas dhe është kthyer me djalin tjetër në destinacionin e tyre. 15 vjecari ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është 'kaq ishte puna ime'. Ky komunikimi i fundit mes dy të arrestuarve, mbetet për tu vërtetuar nga dëshmitë e tyre që do njihen në gjykatë.

  • VIDEO

    Zjarr në një apartament në Tiranë pranë zonës së Shallvareve, një grua dërgohet në spital

    Zjarr në një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Shallvareve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar gruan, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pasur pak probleme nga tymi. Gruaja është ndihmuar të zbres nga zjarrfikëset, ndërsa ishte fshehur në tualet. Zjarri është fikur.

  • VIDEO

    Iu ekzekutua burri, bashkëshortja del serish për mediat: Nuk e ka bërë as fisi Bajri, kush e vrau e di vetëm 15-vjeçari

    Nuk kaluan disa orë dhe bashkëshortja e Endri Mustafës reagoi sërish. Këtë radhë për të përjashtuar nga autorësia e vrasjes, persona të fisit Bajri, që janë kundërshtarë me Licajt. Ingrid Mustafa iu drejtua prokurorit të Përgjithshëm dhe policisë se të vërtetën e di vetëm 15-vjeçari.

    "Na ka marrë fisi i Bajrave dhe na kanë thënë që ne nuk kemi lidhje me ngjarjen. Mediat janë duke na hapur fjalë shumë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë këtë gjë. Vetëm një gjë dimë, dhe është që djali që ndodhet pas shtëpisë sonë, që po rri në shtëpi e di se çfarë ka ndodhur. Policia e zgjidh vetëm me atë. Ne s'kemi pasur marrëdhënie me asnjë prej fiseve.

    Që burri im është vrarë për njërin fis apo për fisin tjetër kjo nuk është e vërtetë. Po na hapin fjalë shumë dhe kjo nuk është e drejtë. Policia dhe Kryeprokurori Olsjan Çela të kapin personin që e ka liruar policia sepse vetë ai e di ngjarjen se çfarë ka ndodhur. Burri im nuk ka pasur lidhje me asnjërin prej fiseve", tha ajo.

    •  
  • VIDEO

    Kreu i komisionit zgjedhor në PD, Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë! Pjesëmarrja në fushatë nuk është kriter i përjashtuar

    Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana në një deklaratë për medie, tha se PD por dhe vetë ai, janë të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor. “ Nuk kemi vënë kritere përjashtuese por një set kriteresh përfshirëse. Pavarësisht komenteve të jeni të sigurt që PD dhe unë si kryetar jemi të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor. Pa një proces të drejtë zgjedhor ne nuk do të bëjmë dot asnjë hap përpara”, tha ai.Duke folur për kriteret për kandidatët ku një prej tyre është kontributi në fushata elektorale,Gjana thotë se ky duhet të ishte një kriter përfshirës. "Jemi të gjithë dakord që Pd janë grupime elektorale për të korrur produktin ne fushatë. Pjesmarrja në fushatë smund të jetë një kriter përjashtues dhe as i përjashtuar. Ndryshe do thoshit nëse e ka marrë pjesë në fushatë sështë i përjashtuar nëse ska marrë është i përjashtuar. Nëse nuk ka marrë pjesë në fushatë automatikisht është i përjashtuar por nëse ka marrë pjesë ka një pikë të caktuar sepse organizata politike këtë ka. Në setin e të gjithë kritereve ai duhet të ishte një kriter përfshirës ndryshe do të ishte gabim. Nuk kemi vënë kriterer përjashtues por një set kriteresh përfshirëse secila do ketë peshën e vetë në gjykim. Bëhet fjalë për anëtarë aktiv në fushatë. Sepse anëtarë të Pd në regjistër mund të jenë dhe njerëz që janë emigrantë".

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Lufta me Izraelin, gazetari nga Rripi i Gazës për Report Tv: Të qenit palestinez është arsye e mjaftueshme për të na vrarë! Palët s'janë të barabarta

    • “Personalisht sa i përket të ardhmes nuk jam shumë i sigurte. Bombardimet janë.....Oh Zot ajo ishte afër!”, në një rrëfim ekskluziv për Report Televizion gazetari palestinez Mohammed Rafik, tregon nga Gaza situatën e luftës nën rrebeshin e raketave.

      Me zërin që i dridhet herë pas here dhe më një vështrim të humbur ai kujton dramën dhe vuajtjet me të cilët populli , me kanale dhe rrugë të mbylluar nga Izraeli.

    “Aktualisht ne po flasim për mungesa të pajisjeve mjekësore dhe spitalet janë në përfundim të rezervave të tyre. Fëmijët tanimë po ngelin pa shtëpi dhe po rritet në mënyrë të konsiderueshme numri i të pastrehëve. Numri i të pastrehëve po rritet me një shpejtësi të jashtëzakonshme”

    Në një kohë ku numri i viktimave  ka kaluar mbi 200, gazetari palestinez nuk nguron të theksojë se palët në konflikt nuk janë të barabartë.

    “ Palestina nuk ka një ushtri të mirëfilltë, ndërkohë që ushtria izraelite është jashtëzakonisht e madhe më shumë se gjysmë milioni, shumë teknologji ushtarake janë të zhvilluara në Izrael, ka tanke dhe avionë ushtarakë. Palestina nuk ka forca detare ndërkohë që Izraeli I ka marrë nën kontroll brigjet e Palestinës. Rripi i Gazës, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri është nën dhunë të vazhdueshme. “

    E ndërkohë që familjet, fëmijët luten që bomba e rradhës të mos bjerë në shtëpitë e tyre, që konflikti të zgjidhet dhe ata të mund të jetojnë të lirë . 

     

  • VIDEO

    400 kg kokainë në kamionin me pula kaluan nga Durrësi, pala italiane: Mbi 100 milionë euro fitim, si u zbulua dhe u kap droga në Kosovë! I vendosëm GPS nëpër pako

    Guardia di Finanza ka reaguar për kapjen e 400 kilogramë kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit dhe është kapur në Kosovë falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.

    GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, sipas GDF do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.

  • VIDEO

    Minutat e fundit të 32-vjeçarit të vrarë, prej 2 vitesh në kërkim u kthye në shtëpi për Bajram për të parë fëmijët! Doli nga shtëpia pa armë

    1. Gruaja e 32-vjeçarit të vrarë në Shkodër Endri Mustafa, Ingrid Mustafa në deklaratën për mediat sot tha se viktima nuk kishte armë kur doli nga shtëpia. Ajo tregon se pas 2 viteve në kërkim erdhi në shtëpi për të parë fëmijët në ditën e Bajramit.

      "Endri nuk ka dalë me armë, nuk ka pasur armë por vetëm jelekun që i kam dhënë unë sepse e kam përcjellë unë deri tek dera e shtëpisë dhe më tha se po vij për 10 minuta. Nga policia kërkojmë që ta gjejnë se kush e ka vrarë sepse autoret nuk kane pasur asnjë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë. Thuhet që edhe e kanë dhunuar dhe kane thënë që ka dëmtime në gjunj. Endri ka dalë për dikë që i ka besuar shumë sepse nuk ka dalë kaq thjeshtë jashtë sepse nuk i ka besuar kujt. Në derë të shtëpisë po të vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush është. 15 vjeçari vinte tek ne një herë në 6 muaj për kuaj sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte për t'ja kërkuar ndonjë kalë.

      Ai ka pasur që në tetor të 2020-s që nuk kishte ardhur. Erdhi për festën e Bajramit për qejf sepse ai nuk kishte asnjë të përbashkët me burrin tim sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festën e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë",  tha ndë të tjera ajo.

       
  • VIDEO

    Burri iu vra me 6 plumba, bashkëshortja: Si e futi në kurth vrasësi 15-vjeçar, Endri nuk ka pasur konflikt me askënd

    Bashkëshortja e Endri Mustafës, i cili u vra dje në Shkodër, ka treguar të gjithë çfarë ndodhi në minutat e fundit kur burri i saj ishtë në shtëpi.

    "Atë natë ka dalë 10 të darkës. Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe me tha me jep një xhakovento dhe më tha po shkoj deri në livadhe dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha. Unë i thashë të lutem mos del se është natë por më tha nuk vonoj dhe vij menjëherë. Doli me këtë djalin komshi 15 vjeçarin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bëre disa muhabete 15 vjeçari por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash burrit mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmijë është dhe se me kë merrej ai. Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më. Nuk me ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq. As nuk ka pasur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ai 15 vjeçari erdhi për qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçari i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të. Qe kjo ka lidhje me Licët nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë", tha ai.

  • VIDEO

    U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet vrasja e Endri Mustafës në Shkodër! Policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Flet gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët

    Është zbardhur ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Lici, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

  • VIDEO

    PD e LSI paraqesin pretendimet për Vlorën, përfaqësuesi i PS, Salianji: Opozita të tërhiqet nga kërkesat e tjera, s’po thotë asgjë të re

    Edhe gatë shqyrtimit të ankesave të PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës ka pasur diskutime. Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i kërkoi opozitës mos vijonte më me kërkesat e tjera ankimore pasi nuk po sillte asnjë gjë të re teksa i kërkoi KAS të refuzojë shqyrtimin e ankesave për Vlorën. PD dhe LSI kanë paraqitur pretendimet e tyre, duke hedhur akuza për shitblerjen e votave, për shpërndarje legalizimesh, punësime vetëm gjatë zgjedhjeve etj.

  • VIDEO

    'Përballja' Rama-Meta në Kushtetuese për emërimin e ministrave, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti refuzoi dekretin jashtë çdo kompetence

    Është zhvilluar sot seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese për përballjen e parë institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, për çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave.

  • VIDEO

    Flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk e kanë vrarë Licët, me to kemi marrëdhënie të shkëlqyera! 15-vjeçari e nxori nga shtëpia, i dërgoi një mesazh të koduar

    Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij. Për mediat, ajo është shprehur se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit. Sipas saj, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon. Ingrid Mustafa shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas ai u gjet i vdekur.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv