Djali u vetëvra sa doli na burgu, i moshuari vjen nga SHBA të mësojë misterin e të birit

18 Maj 2021, 21:00

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Historia e jetës së 76-vjecarit Telha Shehut nga Rradhima e Vlorës është një histori që na kthen pas në kohë. Ishin vitet e para të eksodit kur dy djemtë e familjes Shehu Dritani një 20 vjecar asokohe dhe Kleardo 18 vjec largohen drejt Italisë dhe u vendosën në Siena për një të ardhme më të mirë, por jo cdo gjë do të shkonte ashtu si ata e mendonin. 6 vite më pas, ishte ora 12 e natës kur dy vëllezërit së bashku me 25 shqiptarë të tjerë arrestohen nga uniformat blu, me akuzën për zhdukjen e një personi, i cili ende edhe ditët e sotme nuk është gjendur. Ato bëjnë 6 muaj burg dhe më pas vërtetësohet pafajsia e tyre. Kjo gjë duket se kishte ndikuar në shëndetin mendor të dy të rinjve pasi kur u kthyen në atdhe më 28 korrik të vitit 1998, familjarët vunë re tek to se ndodheshin në një gjëndje të rënduar psikologjike. Dritani nga një student i shkëlqyer me plot ëndrra dhe dëshirë për jetën, ishte kthyer në një person të mbyllur në vetvete dhe pa dëshirë për të jetuar. Ishte data 21 janar i vitit 1999 kur Dritani vendos t'i japë fund jetës së tij duke u hedhur në një pus që ndodhej pak metra larg shtëpisë. Ndërsa djali tjetër, Kleardo ende edhe sot e kësaj dite vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe merr kemp. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë edhe pse i paaftë për të mbajtur familje, prindërit e martuan pasi prej 12 vitesh Zoti Telha dhe Zonja Marle Shehu janë zhvendosur në Amerikë dhe e menduan si zgjidhje që djali i tyre të mos mbetej i vetëm. Kjo është drama e jetës së 76 vjecarit i cili do t'i bashkohet studios së emisionit 'Pa Gjurmë' për të rrëfyer të gjitha vuajtjet.