-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës: Puna po vazhdon
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon pamjet e Unazës së Madhe në Tiranë të përfunduar në pjesën e zonës së TEG-ut. Rama shkruan se puna vijon për përfundimin e saj, në të cilën po punohet njëkohësish në disa lote.
Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj do të bëhet në vitin 2023 dhe do të sjellë lehtësim të trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Më pas puna vijoi me segmentin prej 13.5 kilometrat nga Farka te rrethrrotullimi i TEG deri te Pallati me Shigjeta dhe më pas u hap dhe segmenti që lidh Farkën me Shkozën dhe Maternitetin e Ri prej 5.5 kilometrash. Punimet po vijojnë njëkohësisht edhe në rrethrrotullimin “Shqiponja”, ku deri tani janë hapur 3 tunele nëntokësore. Dy segmenteve të fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.
-
VIDEO
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
GJKKO ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, i cili është në kërkim. GJKKO vendosi sot të dënojë Moisi Habilaj me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar janë edhe 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal' dhe 'Grup i strukturuar kriminal'.
4 të dënuarit nga GJKKO kanë përfituar nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3. SPAK kërkoi 63 vite burg në total, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke marrë në total 37 vite burg.
Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.
Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri. Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal. Meridian Sulaj po vuan gjithashtu dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës.
-
VIDEO
Mbi 51 mijë vaksinime të kryera në qarkun e Vlorës, kreu i kujdesit Shëndetësor: Në fundjave vijnë dozat e tjera të Sonovac
Mbi 51.000 vaksinime të kryera në rrethin e Vlorës që prej fillimit të procesit të vaksinimit, fakt të tillë e konfirmon kreu i Kujdesit Shëndetësor Parësor, Kujtim Llapi. Ai është shprehur se procesi vijon normalisht në 3 qendra të mëdha në Vlorë e rrethina.
‘Vaksinimi masiv vazhdon çdo ditë dhe nuk ka pasur asnjëherë ndalesa edhe gjatë fundjavës.’- tha Llapi.
Llapi gjithashtu komenton dhe vonesat e vaksinave Sinovac e Astra-Zeneca, sipas tij për Astra-Zeneca nuk ka vonesa pasi duhet afat 3 mujor për dozën e dytë, ndërsa për Sinovac ka një vonesë, por pritet të mbërrijë javën e ardhshme. Fasha e moshës është 55 vjeç, por janë vaksinuar dhe grupet e riskut.
‘Ka një vonesë të vogël pë rnjë pjes ëtë vogël, dhe do të vijnë në fundjavë por pjesa dërrmuese e ka bërë edhe dozën e dytë.’- tha më tej ai.
Situata në rang qarku për sa i përket covid19 është e qetë, kjo vihet re dhe në personat që paraqiten tek mjeku i familjes, spitali i Vlorës apo institucione të tjera shëndetësore. Sipas Llapit, ka ndikuar vaksinimi masiv i popullsisë ku rreth i Vlorës mund të jetë më i miri në Shqipëri me mbi 22-23% të vaksinuar.
Konfirmohet gjithashtu nga informacionet se këtë javë mbledhja e komitetit do të sjellë lehtësime të masave kufizuese. Si rrjedhojë kjo jo e ardhjes së sezonit turistik, por ka të bëjë me uljen e rasteve pozitive.
-
VIDEO
U zhvarrosën ilegalisht si ushtarë grek e u çuan në Greqi, rivarrosën përsëri në tokën shqiptare
GJIROKASTËR- Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare. Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.
Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.
6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi. Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit gra dhe fëmijë.
Sot në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.
-
VIDEO
Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mbi programin ‘Iliria’, nxit mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin arsimor shqiptar
Një marrëveshje e re mirëkuptimi mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin arsimor shqiptar, është nënshkruar ditën e sotmes mes Ambasadorit të Italisë Fabrizio Bucci dhe Ministres së arsimit, Evis Kushi e asaj të finanacave Anila Denaj.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar. Kjo Marrëveshje parashikon gjithashtu edhe përfshirjen e shkollave teknike - profesionale vendase me module në gjuhën italiane të lëndëve jo gjuhësore, duke pasur parasysh praninë e gjerë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri si dhe nevojën për gjetjen e burimeve njerëzore të kualifikuara në vend.
Italia, nga ana e saj, do të vijojë të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të mësimdhënies së gjuhës italiane përmes lëvrimit të kontributeve në dobi të mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane si dhe furnizimit, me materiale didaktike, të bibliotekave dhe laboratorëve të shkollave “Iliria”.
Italia do të vijojë gjithashtu të japë ndihmesën e saj në formimin e mësuesve shqiptarë të italishtes përmes Zyrës së Shkollave të Ambasadës së Italisë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, duke vënë theksin kështu në angazhimin e vazhdueshëm italian në integrimin nëpërmjet projekteve inovative dhe nismave kulturore të kurrikulave tradicionale të mësimdhënies.
Me rastin e nënshkrimit, Ambasadori deklaroi: “Sot është një ditë e veçantë pasi përtërijmë, për të tretën herë, marrëveshjen e Programit “Iliria”, një mjet i rëndësishëm që rregullon mësimdhënien e gjuhës italiane në shkollat shqiptare. Gjuha italiane ka qenë një mjet i rëndësishëm për breza të tërë shqiptarësh, për të çelur një dritare drejt botës. Falë Programit “Iliria” janë formuar, ndër vite, jo vetëm të rinjtë shqiptarë por edhe mësuesit e gjuhës italiane. Synimi ynë është të fuqizojmë mësimdhënien e gjuhës italiane në Shqipëri duke e çuar italishten edhe në shkollat profesionale shqiptare, pasi gjuha italiane duhet të jetë një mjet i dobishëm për t’u mundësuar punësimin të rinjve shqiptarë që diplomohen në degët e ndryshme profesionale. Italia vazhdon të jetë partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe një e treta e shkëmbimeve të Shqipërisë kryhet me Vendin tonë, janë rreth 3 mijë ndërmarrjet italiane që punojnë në Shqipëri duke i ofruar punë dhjetëra mijëra njerëzve. Ndaj, e mbi të gjitha për këtë arsye, gjuha italiane është shumë e rëndësishme.”
-
VIDEO
Krimi kanos drejtësinë, 25 gjyqtarë e prokurorë kërkuan të merren në mbrojtje nga policia gjatë vitit 2020
Njerëzit e krimit kanë kanosur dhe kërcënuar si kurrë më parë prokurorët dhe gjyqtarët, gjatë vitit 2020, për shkak të detyrës. 25 gjyqtarë dhe prokurorë kanë kërkuar të merren në mbrojtje nga policia gjatë vitit të kaluar, pasi janë ndier të kërcënuar me jetë, si dhe kanë shprehur pasiguri për familjen dhe pasurinë, për shkak të dosjeve. Gjatë vitit 2020, në komisionin për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë KLGJ-së janë paraqitur tre kërkesa, një për zgjatje të afatit të mbrojtjes së veçantë dhe dy kërkesa për mbrojtje të veçantë. Komisioni ka pranuar një kërkesë për zgjatje të afatit të mbrojtjes si dhe ka refuzuar kërkesa e dy gjyqtarëve të tjerë.
Ndërkaq, në komisionin për mbrojtjen e prokurorëve pranë KLP-së, gjatë vitit 2020, 22 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga policia. Komisioni ka pranuar 21 kërkesa për marrjen në mbrojtje të 21 prokurorëve, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë. Në një rast, çështja është zgjidhur me mirëkuptim, pasi është vlerësuar se rrethanat dhe situata nuk ishte serioze. Të dhënat pasqyrohen në raportet vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Në raporte konstatohet se më të kërcënuar janë prokurorët, për shkak të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit, katër herë më i lartë se sa në vitin 2019, ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili kërkon nga Kuvendi të marrë masa të zbutur këtë fenomen. Në total, gjatë viteve 2019-2010, sipas raporteve të KLGJ-KLP janë marrë në mbrojte nga policia 35 gjyqtarë dhe prokurorë për shkak të kërcënimeve dhe rrezikut për jetën, kryesisht nga segmentet e krimit.
-
VIDEO
Dolën të dy nga burgu, ulërisnin në oborr/ Rrëfimi i dhimbshëm i një të moshuari vlonjat në Report TV
Historia e jetës së 76-vjecarit Telha Shehut nga Rradhima e Vlorës është një histori që na kthen pas në kohë. Ishin vitet e para të eksodit kur dy djemtë e familjes Shehu Dritani një 20 vjecar asokohe dhe Kleardo 18 vjec largohen drejt Italisë dhe u vendosën në Siena për një të ardhme më të mirë, por jo cdo gjë do të shkonte ashtu si ata e mendonin. 6 vite më pas, ishte ora 12 e natës kur dy vëllezërit së bashku me 25 shqiptarë të tjerë arrestohen nga uniformat blu, me akuzën për zhdukjen e një personi, i cili ende edhe ditët e sotme nuk është gjendur. Ato bëjnë 6 muaj burg dhe më pas vërtetësohet pafajsia e tyre. Kjo gjë duket se kishte ndikuar në shëndetin mendor të dy të rinjve pasi kur u kthyen në atdhe më 28 korrik të vitit 1998, familjarët vunë re tek to se ndodheshin në një gjëndje të rënduar psikologjike. Dritani nga një student i shkëlqyer me plot ëndrra dhe dëshirë për jetën, ishte kthyer në një person të mbyllur në vetvete dhe pa dëshirë për të jetuar. Ishte data 21 janar i vitit 1999 kur Dritani vendos t'i japë fund jetës së tij duke u hedhur në një pus që ndodhej pak metra larg shtëpisë. Ndërsa djali tjetër, Kleardo ende edhe sot e kësaj dite vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe merr kemp. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë edhe pse i paaftë për të mbajtur familje, prindërit e martuan pasi prej 12 vitesh Zoti Telha dhe Zonja Marle Shehu janë zhvendosur në Amerikë dhe e menduan si zgjidhje që djali i tyre të mos mbetej i vetëm. Kjo është drama e jetës së 76 vjecarit i cili do t'i bashkohet studios së emisionit 'Pa Gjurmë' për të rrëfyer të gjitha vuajtjet.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Pa Gjurme gjen Irid Kolën në një burg të Zvicrës/Nëna:Iu drodh zëri kur thirri o ma…
Prej 2 muajsh rezultonte i humbur falë ’Pa Gjurmë’ gjendet Irid Kola. 28-vjecari foli me familjarët më 22 mars të këtij viti nga Gjeneva e Zvicrës, ndërsa u ndalua nga policia zviceriane një ditë më pas. Prej dy vitesh i riu nga Elbasani ishte larguar nga Shqipëria si azilkërkues, ku jetoi në disa shtete të ndryshme, derisa për disa muaj u vendos në Zvicër, i papajisur ende me dokumentacion të rregullt. Ishte pikërisht ky shkaku i ndalimit, arsye që e zbuloi vetë Irid Kola, pasi me të mësuar se kërkohej në emision telefonoi familjarët nga një burg i Gjenevës. Ai ishte kapur nga policia zviceriane, teksa ishte nisur për në punë dhe në muajin qershor pritet të dalë në gjyq. Familjarët iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pak ditë më parë për ndihmë, ku me mbërritjen e mjaft informacioneve, u dyshua se ai mund të kishte përfunduar pas hekurave. Gjatë një lidhje të drejpërdrejtë nga banesa e prindërve në Elbasan, nëna Natasha Kola konfirmon lajmin e mirë duke falenderuar për punën e berë emisionin. Fola me Iridin dhe më tha se ndodhej në një burg të Gjenevës. Nuk e di sa do ta dënojnë, sipas rregullave, pasi në qershor do të dali në gjyq. Më tha se e kishin kapur pa letra, ndërsa po shkonte në punë. Tani të paktën e hoqa merakun që pata dhe uroj të vij shëndosh e mirë në shtëpi. Ju falenderoj për punën tuaj dhe që munda t'i dëgjoja zërin. Nuk më kishte telefonuar, pasi nuk kishte patur kartë. Kisha merakun se mos ndoshta ishte përfshirë në ndonjë sherr.Me datë 23 mars ishte ndaluar nga policia, një ditë pasi foli me ne. I pari që foli me djalin ishte bashkëshorti. Djali më qetësoi se ishte mirë dhe po priste të dilte në gjyq 28-vjecari për herë të fundit komunikoi mbrëmjen e 22 marsit me familjarët, ku ishte shprehur se të nesërmen do të udhëtonte për në Bern. Pas këtij komunikimi prindërit tentuan të lidheshin me Iridin, por telefoni i tij rezultoi i fikur. Mesa duket ky udhëtim drejt Bërn-it, nuk u realizoi kurrë, pasi 28-vjeçari përfundoi pas hekurave.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Pipero për Report TV: Vaksinimi po jep efekte pozitive, në qershor arrijmë imunitetin kolektiv!
Vaksinimi masiv ka sjellë efekte pozitive për sa i përket uljes së rasteve të reja të qytetarëve të infektuar me Covid në vendin tonë. Kështu deklaroi në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili e konsideroi fushatën e vaksinimit masiv në vend një histori suksesi. Pipero tha më tej se në fund të këtij muaji mund të arrijmë 1 mln të vaksinuar dhe se në mesin e muajit qershor mund të arrihet imuniteti kolektiv.
‘Po përfitojmë efektet e para pozitive të vaksinimit masiv në vendin tonë. Studimet në vendet e tjera, psh. në Itali kanë dëshmuar se rritja e numrit të rasteve të vaksinuar qoftë edhe vetëm me dozën e parë ka mundësuar uljen e transmetueshmërisë së virusit dhe uljen e vdekshmërisë me 90%. Po përjetojmë efektet vaksinimit anti COVID, ç’ka reflektohet me numrin e rasteve të reja që raportohet a reflektohet me numrin e rasteve të reja që raportohet çdo ditë dhe numri të vdekjeve. Numri i tamponëve të marrë ka qenë i lartë, e infektimeve apo indicie e rasteve pozitive është 2-3% dhe situata është në kontroll. Procesi i vaksinimit në vendin tonë mund ta konsideroja një histori suksesi. Unë besoj se ndoshta deri në fund të këtij muaji ne do të arrijmë 1 mln të vaksinuar në Shqipëri. Krahas vaksinimit dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj COVID -19, mesi i muajit qershor do të arrijmë imunitetin kolektiv.’- tha Pipero.
Sa i përket masava anti-Covid që janë në fuqi, Pipero theksoi se treguesit pozitiv të ecurisë së pandemisë, do të bëjnë që të rishikohen masat shtrënguese. Pipero tha se beson se shumë shpejt Komiteti i Ekspertëve do të vendosë që të mos mbahet maska në ambiente të hapura, ndërkohë që sugjeroi se në mjedise të mbyllura është e nevojshme. Mjeku tha më tej po ashtu se edhe ora policore brenda muajit do të hiqet dhe do të rishikohen masat për baret dhe restorantet.
‘Për shkak të treguesve pozitiv të ecurisë së pandemisë ne vendin tonë, mendoj se duhet të rishikohen masat shtrënguese pasi indikatorët janë shumë pozitiv për të na mundësuar lirimin e masave shtrënguese. Qytetarët duhet të respektojnë distancën dhe higjienën. Maska mund të rezervohet për mjediset e mbyllura. Komiteti Teknik i Ekspertëve besoj shumë shpejt do të na lirojnë nga mbajtja e maskës në mjedise të hapura. Besoj se edhe brenda muajit do të rishikohet dhe ora policore, pse jo edhe për baret dhe restorantet. Besoj se indikatorët janë pozitiv për të lehtësuar masat. Ne duhet të respektojmë masat anti-covid. Maska në mjediset e mbyllura do të në duhet edhe për mjaft kohë.’- u shpreh ndër të tjera Pipero.
-
VIDEO
400 kg kokainë në kamionin me pula, pala italiane: Mbi 100 milionë euro fitim, detajet e operacionit
Guardia di Finanza ka reaguar për kapjen e 400 kilogramë kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit dhe është kapur në Kosovë falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.
GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, sipas GDF do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.
Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë), theksohet në njoftim.
Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.
Mesditën e djeshme në Kosovë përveç 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, një veturë e telefona. Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.
"Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar. Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë se Kosoves mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk", thuhet në njoftimin e palës kosovare.
-
VIDEO
U ekzekutua me plumb në gojë, policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët
Për policinë e Shkodrës, pas ekzekutimi të 32-vjeçarit Endri Mustafës më 17 maj në Shkodër, fshihet Ibrahim Lici, 28-vjeçari jo pak i njohur në valën e vrasjeve mes bandave prodhuar në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë.
Blutë e Shkodrës nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit thonë se kanë dokumentuar me prova autorësinë e Licit duke e shpallur në kërkim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Një dëshmi e fortë në duart e hetuesve është e ajo e 15-vjeçarit, Ergys Malja, të vënë në pranga, me akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim.
Emri i Ibrahim Licit si autor duket të ketë dalë nga i mituri, por Mustafa Lici, babai i 28-vjeçarit flet për një skemë të ngritur nga policia për të implikuar pa faj djalin e tij. Për mediat, ai ka thënë se 15-vjeçari Ergys Malja punon për Astmer Bilalin, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima Mustafa, dhe për grupin Bajri. Sipas tij, janë Bajrajt dhe Astmer Bilali, që kanë përdorur 15-vjeçarin Ergys Malja me qëllim që të thotë se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.
E veshur me të zeza, në ditën kur bashkëshorti përcillej për në banesën e fundit, Ingrid Mustafa, nuk di të thotë emrin e personit që fshihet pas vrasjes së burrit, por me bindje thotë se ka dëshmuar në polici që autor nuk është Ibrahim Lici. Sipas saj është 15-vjeçari Ergys Malja që e ka nxjerrë bashkëshortin e saj nga shtëpia, duke i dërguar një mesazh të koduar në telefon dhe se pas tij qëndron dikush tjetë që ka dashur eleminimin e Endri Mustafës. I mituri i arrestuar ishte personi i fundit që ka takuar Mustafën, duke e nxjerrë nga shtëpia vetëm përmes një mesazhi në telefon. Nga ai moment 32-vjeçari nuk u kthye më në banesë, derisa u gjet 3 ditë më pas i vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në gojë, në zonën e Livadheve.
Endri Mustafa ishte në kërkim për një arsenal armësh zbuluar nga policia në 2019-ën, dhe bashkëshortja zbulon se kishte ardhur në shtëpi për Bajram, dhe po atë ditë pas një mungese të gjatë, i kishte vizituar edhe i mituri Ergys Malja.
Për krimin e rëndë policia vuri në pranga edhe një 26-vjeçar, Edison Arazi i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet kanabis.
Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici por vetëm në prill të këtij viti u hoq nga kërkimi për mungesë provash. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit, që i shpëtoi një atentati në vitin 2018 kur në resortin e hipizmit u vra mbi kalë shoku i tij, biznesmeni Arjan Ferracaku.
-
VIDEO
Berati pret vizitorët e parë ukrainas, turistët: Shqipëria. Vend mikpritës me diell, det dhe dashuri
Si një destinacion i njohur për resurset dhe turizmin e pasur kulturor, prag sezoni veror ka filluar mbarë për qytetin e një mbi një dritareve Beratin,
Edhe pse situata e pandemisë ka paralizuar lëvizjen e lirë të turistëve nga e gjithë bota ky është grupi i parë nga Ukraina. Drejtuar nga koordinatorja e grupit Natalia Ivanova, ndalesa e parë e tyre ka qenë Berati për të vizituar më pas Gjirokastrën.
“Jam nga Ukraina. Vij këtu për herë të dytë në Shqipëri, po bashkë me grupin është hera e parë që vij këtu. E duam, është një qytet i bukur ky dhe pas Beratit ne do të shkojmë në Gjirokastër dhe më pas në syrin e Kaltër, pasi duam të shohim gjithçka që është këtu”.- shprehet një turist.
“Është një vend dhe qytet shumë i bukur. Ti gjen dhe ke gjithçka këtu”, shprehet një turiste tjetër.
Thonë që do të kthehen persëri pasi janë të kënaqur me Shqipërinë. Ka vende të bukura, klimë të mirë dhe njerëz mikpritës.
”Mua më pëlqen shumë Shqipëria, është shumë bukur këtu. Unë kam një zyrë turistike në Sarandë dhe bashkëpunoj me grupet turistike nga Ukraina, Rusia, Bjellrusia. Çfarë është Shqipëria, për mua ajo është diell, det dhe dashuri. Për mua është shumë mirë”- tha Natalia Ivanova.
Ashtu si edhe vitin e kaluar në vendin tonë sezoni turistik edhe sivjet do të zhvillohet nën protokollin e rregullave dhe masave anti Covid duke respektuar distancën sociale dhe mbajtur nën kontroll situatën e Pandemisë.