-
VIDEO
Koronavirusi dhe turizmi, kryebashkiaku Gurma: Saranda e gatshme për të pritur turistët
#reportTV #lajmeshqip #lajme Në nisje të sezonit turistik, kreu i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se qyteti bregdetar është gati të mirëpresë turistët, duke premtuar më shumë siguri dhe cilësi këtë vit. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Gurma shprehet se qyteti i Sarandës do të jetë gati për sezonin veror të presë turistët dhe se deri në qershor do të arrihet objektivi për vaksinimin total të të gjithë operatorëve turistik. Kryebashkiaku i Sarandës shton se kanë marrë edhe protokoll të COVID, që do të duhet ta zbatojnë për të frenuar përhapjen e COVID. "Saranda këtë vit do të ofrojë më shumë siguri dhe cilësi. Kemi filluar përgatitjet për çeljen e sezonit. Në territorin e Bashkisë sonë janë vaksinuar të gjithë punonjësit e strukturave që ofrojnë turizëm. Objektivi është që sa më shumë të vaksinohen qytetarët, aq më e lehtë është mundësia e ndërprerjes së zinxhirit të infeksioneve. Situata është e qetë, urojmë që procesi në vazhdimësi i vaksinimit ta bëjë të mundur këtë. Kemi marrë një protokoll. Saranda ka patur fluks turistësh në fundjavë. Shpresojmë se me përmirësimin e kushteve të pandemisë, të kemi turistë sikurse kemi patur çdo vit dhe Saranda të jetë me një bum turistik", tha ai.
-
VIDEO
Pogradec/ Zjarr në një banesë në qytet, zjarrfikësit shpëtojnë një person! Dëme të mëdha materiale
Një zjarr në një banesë në qytetin e Pogradecit për pak u shndërrua në tragjedi. Ndërhyrja e zjarrfikësve shpëtoi mrekullisht një person që kishte mbetur në banesë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të qytetit,në një banesë private. Sipas burimeve në momentin e zjarrit brenda banesës ka qenë i vetëm një person i cili pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi pa pësuar dëmtime.
-
VIDEO
U zhvarrosën ilegalisht si ushtarë grek dhe u çuan në Greqi, rivarrosën eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë në tokën shqiptare
GJIROKASTËR- Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare. Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.
Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.
-
VIDEO
Përgjaken rrugët nga aksidentet, 8 viktima për 4 ditë
Kjo ka qenë një javë e përgjakshme nga aksidentet rrugore. Për 4 ditë, konkretisht 15-19 maj janë shënuar 8 viktima.
Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë. Kampioni e zuri poshtë 62-vjeçarin, duke i dëmtuar këmbët. Ky i fundit më pas ka ndërruar jetë në spital.
Më 17 Maj një aksident i rëndë ka ndodhur te Sulejman Delvina. Viktima, i identifikuar si Redi Karreci, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari. Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit.
Shpejtësia ka përgjakur rrugët dje edhe në Shkodër. Dy të rinj kanë humbur jetën. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.
Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një 70-vjeçar pasi u aksidentua u regjistrua rreth orës 23:00, në rrugën e “Rinasit”. Më tragjik bilanci është bërë me viktimat e aksidentit të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Milot Mamurras, ku humbën jetën 3 persona pasi makina ka çarë bordurën dhe ka rënë në kanalin me ujë.
-
VIDEO
Me shpejtësi merr përpara barrierat në trotuar, momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën 33-vjeçarit në Tiranë
Aksidentet me viktima këto ditët e fundit kanë shqetësuar jo vetëm autoritetet por edhe opinionin publik.
Edhe nga kjo video e siguruar ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, duket qartë se shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit po merr jetë.
-
VIDEO
Vonesë për dozat e reja të Sinovac, sqaron Bino: Shtyrja e dozës së dytë nuk shkakton problem për qytetarët, rrit antitrupat! Dozat e radhës priten brenda fundjavës
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, ka sqaruar situatën e krijuar me vonesat për injektimin e dozave të dyta me vaksinën kineze, Sinovac. Në një prononcim për gazetaren e "Report TV", Doris Sallaku, Bino u shpreh se dozat e vaksinës kineze nuk kanë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë. Sipas Binos strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.
"Deri më tani në vend janë kryer më tepër se 680 mijë vaksinime, me 4 llojet e vaksinave. Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze. Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa. Sipas Binos, shtyrja e dozës së dytë rrit edhe më tepër antitrupat.
Shefja e epidemiologjisë shtoi po ashtu se dozat e tjera të Sinovac prite të vijnë brenda fundjavës, duke i bërë thirrje personave që presin të marrin dozën e dytë të kontaktojnë me mjekun e familjes, në mënyrë që të mos presin para qendrave të vaksinimit.
"Procesi i vaksinimit po ecën mjaft mirë janë rreth 20% e popullatës e vaksinuar me dozën e parë. Jemi akoma larg objektivit, por për një kohë të shkurtër kemi arritur gati 20% të popullatës me dozën e parë. Me të dyja dozat, përqindja po i afrohet 10%. Kemi një përdorim mjaft të mirë të vaksinave, për vaksinë kineze, nuk është se nuk ka doza vaksine. Kemi vaksinë që është planifikuar për dozat e dyta, por duke qenë që ritmi i vaksinimit me dozat e para, pra synimi ynë ka qenë të vaksinojmë sa më shumë me doza të para, ka një mangësi me dozat e dyta. Por kjo nuk ka problem, shtyrja nuk është problem për qytetarët dhe shumë shpejt presim të vijën dozat e tjera që janë porositur prej kohësh. Nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës shtyhet. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat. Ne synojmë t'i vaksinojmë qytetarët plotësisht, por strategjia është të vaksinojmë sa më shumë me dozat e para. Qytetarët të lidhen me mjekët e familjes në mënyrë që të mos sorollaten dhe procesi të shkojë siç ka shkuar deri më tani", tha ajo.
-
VIDEO
Pritet vendimi për Gjirokastrën, përfaqësuesi i PD-anëtarëve të KAS-it: Mos u sillni si noterë të masakrës elektorale, por edhe nëse e bëni ne nuk do ndalojmë
Një prej përfaqësuesve ligjorë të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu, teksa ka mbajtur fjalën e tij të fundit para vendimit të KAS për Qarkun Gjirokastër, akuzou anëtarët e KAS se nuk duan të bëjnë transparencë.
-
VIDEO
Ndërpritet prej dy ditësh vaksinimi me Sinovac në Pogradec, mbarojnë dozat! Rreth 1 mijë persona në pritje të dozës së dytë! Në Korçë procesi vijon vetëm me Pfizer
Është ndërprerë prej dy ditësh procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze Sinovac në qytetin e Pogradecit, për shkak të përfundimit të dozave. Ndërsa në fshatra vijon vaksinimi me Sinovak me rezervat e mbetura, por që po ashtu janë drejt fundit.
-
VIDEO
Rusmajli: Na jepni emrat dhe pozicionet e 2 personave që kanë tentuar të votojnë në 2 qendra votimi
Anëtari i KAS, Rusmajli thotë se të dhënat e paraqitura nga Pelinku janë kontradiktore. Sipas tij në raport thuhet 'të dhëna të dyshimta', ndërsa në dëshmi 'shenja që përputhen'. Rusmajli ka kërkuar që brenda kësaj seance të dalin emrat e 2 personave, pozicionet që kanë ato, që kanë tentuar të votojnë në 2 qendra të votimi.
"Ka një mundësi që këta persona kanë provokuar sistemin, për t'i shërbyer padive", tha ai.
-
VIDEO
Përplasen anëtarët e KAS! Braho: Po e bën si hetuesia e dikurshme, mbetet vetëm drita e kuqe të ndizet e të fiket! Rusmajli: Ç’i ke këto fantazi, komisionerët janë për burg
Teksa po shqyrtohet ankesa e PD dhe LSI për qarkun Gjirokastër, ka pasur debate ndërmjet anëtarëve të KAS. Përplasja ka qenë mes Ledio Brahos dhe Ilir Rusmajlit. E gjitha kishte të bënte me identifikimin që ka bërë pajisja e identifikimit elektronik në Qarkun e Gjirokastrës, ku dyshohet se dy komisionerë kanë votuar në më shumë se një qendër votimi.
Rusmaili kërkoi që të bëhet verifikimi i komisonerëve për të çmuar provat dhe vërtetuar se cilës parti politike i përkasin. Nënkomisionerja tha që kjo provë, nga ana e KQZ do të kërkohet dhe të vendoset në dispozicion. Ndërsa nga krahu tjetër, relatori Braho, i kërkoi Rusmailit që të anashkalonte këto pyetje, pasi sipas tij, këto gjëra i përkasin Prokurorisë.
-
VIDEO
Mblidhet KAS, Pelinku e PD hedh poshtë akuzat e opozitës për votim të dyfishtë: Shumica, çështje teknike që lidhen me operatorin e pajisjes PEI
KAS është mbledhur edhe ditën e sotme ku do të vijojë shqyrtimin e ankimeve të rezultatit të 25 prillit për qarkun Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.\
Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, e cila është zgjedhur pas propozimit të Partisë Demokratike duke shpjeguar raportin për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi. Znj. Pelinku e cila ka menaxhuar të gjithë sistemin ka nënvizuar se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik. Pajisja ka pasur mundësinë që personat e administratës zgjedhore të kishin emrin në të gjitha qendrat e votimit. "Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qebdrën e vet të votimit për të votuar", ka thënë Pelinku.
-
VIDEO
“Jemi njerëz me bisht” fieraku nuk përmbahet: 3 milion popull dhe duam nga pas 1.5 milion policë
Një qytetar nga Fieri nuk u përmbajt në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke folur për aksidentet rrugore ai tha se 99% është faji i shoferëve por nënvizoi se ne shqiptarët jemi njerëz me bisht dhe se duam nga pas gati 1.5 milion policë.