-
VIDEO
Shpërthen granata e groposur në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën
MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij. Fermeri ka qenë duke punuar tokën me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes që dyshohet granatë e vjetër. 39-vjeçari i plagosur Hergert Spahiu, është transportuar drejt spitalit dhe ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. 'Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.'- njofton policia.
-
VIDEO
Pas pak fillon mbledhja e Kryesisë, Kadilli: Basha të ikë, nuk është më zgjidhje për PD por problemi i saj
Kandidati për kryetar i PD-së, njëherazi anëtar i Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli, ka thënë para pak minutash, në pritje të nisjes së mbledhjes së Kryesisë, që Basha të largohet pasi nuk është më zgjidhja e PD-së por problemi i saj.
“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashë. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë., Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bënë më të fortë të përballem me Lulzim Bashën”, tha ai.
-
VIDEO
Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA: Është një ngjarje historike për ushtrinë dhe për vendin
Shefi i Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj teksa priti 267 ushtarakë nga SHBA, tha se kjo është një ngjarje historike.
'Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe. Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tonë.'- tha Begaj.
-
VIDEO
‘Defender 21’, mbërritën në Rinas 267 ushtarë amerikanë, për stërvitjen më të madhe që po pret Shqipëria! Priten nga ambasadorja Kim dhe homologët shqiptarë
Mbërritën pasditen e sotme 267 ushtarë të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s dhe pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit. Trupa e Ushtrisë Amerikane do të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit dhe janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja
-
VIDEO
Basha nga Elbasani: Krerët e policisë morën në mbrojtje bandat që blinin vota, prokurori fshehu provat! Kush mendon se bashkëpunoj me Ramën e ka gabim
#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga Elbasani, ku po zhvillon një mbledhje me qytetarët, se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakrës elektorale dhe se ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura. Basha tha se ata që ende nuk kuptojnë si u vodhën zgjedhjet nga regjimi Rama-Doshi, le të vijnë në Elbasan, ku krerë të policisë morën në mbrojtje bandat që blinin vota, duke shtuar se prokurori u përpoq që të fshihte provat e kapjes në flagrancë. Basha tha se ato do të të luftojnë deri kur të rrëzojnë regjimin Rama-Doshi dhe do t’jua u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. 'Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit. Atyre që nuk e kuptojnë akoma apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë përmasën reale të masakrës zgjedhore të 25 prillit, ju them ejani në Elbasan dhe shikoni se si prokurori u përpoq të fshihte provat e kapura në flagrancë të materialeve zgjedhore, të shitblerjes masive nga bandat kriminale që kanë vënë përfund policinë, institucionet dhe kontrollojnë tërësisht qytetin dhe qarkun e Elbasanit.'- tha Basha. Duke iu përgjigjur sërish ftesës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me bashkëpunimin midis tyre, Basha tha se krimi është bërë njësh me pushtetin dhe se ato nuk do të bien në paqe me këtë realitet dhe se nuk do të ulin kokën përball këtij realiteti. 'Atyre që pyesin pse nuk jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Edi Ramën, ju them ejani në Elbasan. Ejani dhe shikoni se si janë bërë njësh pushteti me krimin, krimi me pushtetin. Siç e ka thënë dikur gjyqtari i famshëm anti-mafia, Paolo Borselino, “krimi dhe politika ushtrojnë kontrollin mbi të njëjtën hapësirë. Ato nuk mund të jenë në paqe me njëra-tjetrën, por vetëm në luftë me njëra-tjetrën ose përndryshe njëra prej tyre ka fituar. Kush mendon se në do të biem në paqe me këtë realitet, kush mendon se ne do të ulim kokën para këtij realiteti, kush mendon se ne do të bashkëpunojmë me autorët e këtij realiteti, me Edi Ramën, dhe çirakun e tij në Elbasan e kudo tjetër, e ka gabim. Kjo nuk ka për të ndodhur. E kundërta do të ndodhë. E vetmja rrugë për të çliruar Elbasanin dhe qytetarinë e Elbasanit, për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nuk është ajo e bashkëpunimit me regjimin Rama-Doshi, por e bashkimit e të gjithë forcave, të gjithë atyre 680 mijë shqiptarëve që na ndoqën me fuqinë e zemrave të tyre dhe çdo shqiptari tjetër që e ka kuptuar se nuk ka të ardhme për këtë vend pa u bërë të gjithë bashkë dhe pa e rrëzuar një orë e më parë regjimin Rama-Doshi.'- tha ndër të tjera Basha. Basha e mbylli takimin duke nënvizuar se ata do të vazhdojnë bashkë atë që nisën që është bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim. 'Do ta vazhdojmë atë që bashkë nisëm dhe që është ndalur përkohësisht: bashkimin e madh të shqiptarëve për ndryshim, në mënyrë që çdo shqiptar të ndihet i fituar, atëherë të jeni të sigurt që nuk ka forcë të na ndal për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ky është mesazhi që kam për ju të nderuar kapitenë të skuadrës tonë në Elbasan, ky është mesazhi që kam për të gjithë demokratët e Elbasanit, ky është mesazhi për çdo qytetar që na ndjek sot.'- tha Basha.
-
VIDEO
‘Defender Europe 21’, stërvitja më e madhe ushtarake në 7 baza të ndryshme në të gjithë vendin
“Defender Europe 2021” e cila ka nisur prej 4 majit në vendin tonë zhvillohet njëkohësisht në 7 baza të ndryshme në të gjithë vendin.
Kështu shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërsa ka publikuar një video nga stërvitja.
“Defender Europe 21 - zhvillohet njëkohësisht në 7 baza të ndryshme në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.
Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.
Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.
-
VIDEO
Kontrollet te ‘5 Maji’ pas vrasjes së Mehmet Qemës, gjenden pajisje kompjuterike e grirëse kanabisi
2 persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të ushtruara te 5 maji pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema, pasi në një banesë të marrë me qira nga Kristjan Peçi janë konstatuar pajisje kompjuterike, 2 grirëse kanabisi dhe municion luftarak.
Ndër të tjera në këtë banesë u kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pas kontrollit në pranga kanë rënë Kristjan Peçi dhe Evis Zeneli. Ky i fundit sipas policisë duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Kristjan Peçi 22 vjeç është një prej të shoqëruarve që ishte pjesë e grupit ku u vra Mehmet Qema teksa u lirua pasi u mor në pyetje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, thotë policia.
Gazetari Sokol Dema raporton se pajisjet kompjuterike që janë gjetur dhe sekuestruar janë kryesisht për zhvillimin e lojërave të fatit. Fillimisht ka patur indicie se bëhej fjalë sërish për pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, por nuk kanë rezultuar të tilla.
Pas vrasjes së Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.
-
VIDEO
Rama publikon videon nga transformimi i zyrave të DRSHTRR Fier e Lushnje: 197,000 shërbime në vit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon në të cilën shfaqet transformimi i zyrave të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Fier dhe Lushnje.
Në videon e publikuar përmes rrjetit të tij social Facebook, paraqiten pamjet e zyrave si kanë qenë në të shkuarën dhe si janë transformuar tani.
Përmes postimit të tij, kryeministri shkruan gjithashtu se DRSHTRR, Fier dhe Lushnje ofron 197 mijë shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparencë.
Gjatë videos shfaqet edhe një punonjëse e DRSHTRR, e cila flet lidhur me shërbimet të cilat ofron zyra si dhe kushtet.
“Ndodhemi në zyrat rajonale Lushnje degë e Drejtorisë së Transportit Fier ku kryen mesatarisht 24 mijë shërbime në vit për 34 mijë drejtues mjeti, siç mund të shihni ndodhemi në kushte dinjitoze shërbimi për qytetarët dhe personelin. Ofrojmë shërbime me cilësi dhe komoditet pas vëmendja jonë është tek qytetari", shprehet ajo.
-
VIDEO
Soreca ia merr valles së Pogonishtes në sheshin ‘Skënderbej’, shoqërohet nga ambasadorët e tjerë
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca teksa ka marrë pjesë në një aktivitet në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’, e kemi parë si asnjëherë më parë duke kërcyer vallen e pogonishtes.
Ai është shoqëruar nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë, të cilët si duket kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.
Në fillim është Soreca, pas tij shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.
-
VIDEO
'Më jepni pak ujë se po vdes'....britmat drithëruese të vajzës që makina i përplasi shoqen e përfundoi në stacion autobusi te 'Vasil Shanto'
TIRANË– Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku një makinë ka përfunduar në stacionin e autobusit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, e për pasojë dy këmbësore kanë mbetur të lënduara. JOQ ka sjellë pamje nga momenti kur të lënduarat ende nuk ishin dërguar në spital nga ambulanca, ku pamjet janë me të vërtetë të rënda. Një nga vajzat dëgjohet teksa kërkon ndihmë.
“Po vdes! Sillni ambulancë! Ujë,”-dëgjohet nga videoja, teksa këmbësorët aty pranë e këshillojnë që të mos e lëvizë të plagosurën.
Sipas Policisë, makina e drejtuar nga një 47-vjeçare humbi kontrollin duke përfunduar në stacionin e autobusit, teksa mësohet se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Përplasi tre këmbësorë tek stacioni i autobusit te 'Vasil Shanto', arrestohet 49-vjeçarja
Policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit tit 'Benz', pasi përplasi tre këmbësor një ditë më parë teksa qëndronin në stacionin e autobusit.
Policia ka arrestuar 49 vjeçaren Flutrura Zaimi, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.
Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
'F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve'- njofton policia.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja /16 maj 2021/ Zgjedhjet, ankimimet e PD-LSI, flasin qytetarët