• VIDEO

    Sarandë/ Iu kërkua të ulë muzikën në lokal, kryekamarieri refuzon dhe shtyn efektivin, policët e ‘mbërthejnë’

    Tashmë që nis sezoni turistik, kufizimet e orës policore kanë sjellë përplasjet e para! Një përplasje mes policisë dhe kryekamerierit të një lokali ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë për shkak se ky i fundit ka refuzuar të ulë zërin e muzikës në lokal pasi ka kaluar ora 20:00.

    Videoja e publikuar nga Report tv tregon si ndodh përplasja në momentin kur në orën 20:13, efektivët e policisë shkojnë në një lokalet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës në Sarandë, duke kërkuar uljen e muzikës.Kryekamarieri nuk ka pranuar ta ulë muzikën duke pretenduar se është brenda orarit të lejuar, por jo vetëm kaq pasi situata ka agravuar sepse ai ka shtyrë me duar një prej efektivëve. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe efektivët e tjerë dhe kanë marrë nga krahët për ta shoqëruar në komisariat.

  • VIDEO

    Anëtari i KAS për Report Tv: Rezultati i 25 prillit mund të vuloset nga mesi i qershorit! Jemi të kapur politikisht? Unë s'kam pasur asnjë presion

    TIRANË- Rezultati i Zgjedhjeve të 25 prillit do të vuloset përfundimisht nga mesi i muajit qershor, pas përfundimit të shqyrtimit të ankimimeve të partive politike, specifikisht të PD-LSI. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur, anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho në një intervistë për Report Tv.

    " Parashikoj që së bashku me Kolegjin Zgjedhor, rezultati i 25 prillit mund të shkojë deri nga mesi i qershorit, që mund të certifikohet përfundimisht", tha Braho.

    Akuzave të ardhura nga kryedemokrati Lulzim Basha, Braho iu përgjigjish shkurt dhe qartë. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë presion nga askush, duke vënë theksin se ndonëse anëtarët e KAS janë të emëruar nga partitë politike, ky institucion është i depolitizuar, teksa thotë se i mirëkupton në një farë mënyre PD-në që bën këtë akuzë, e për këtë jep argumentet e tij.

    "Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave", tha Braho.

    Ai ka zbuluar edhe se çfarë pritet të ndodhë edhe në mbledhjen e së hënës.

    " Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës", përfundoi Braho.

  • VIDEO

    Pamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”, polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit

    Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku shihen se si polumbarët zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore "PO" e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u godit nga ushtria britanike.

    “Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore "PO" e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.

  • VIDEO

    Gjirokastër, mungojnë analizat në spital, pacientët te privati! Drejtori: Mungesat e përkohshme, qytetarët i duan vetë atje

    Qytetarët në Gjirokastër hasin vështirësi në  kryerjen e analizave mjekësore pranë spitalit rajonal "Omer Nishani" pasi laboratori i analizave nuk u garanton pacientëve të gjithë analizat.

    Për këtë arsye, shpesh diagnostikimin  e kryejnë në klinika dhe laborator privat duke sjellë edhe më shumë shpenzime për xhepat e tyre.

  • VIDEO

    Tiranë, vrau aksidentalisht shokun e tij në lokal, burg për autorin, 'arrest shtëpie' për 2 miqtë e viktimës, 4 të tjerë lihen të lirë! Të pandehurit u shfaqen kokulur para gjykatës

    Ka mbetur në burg Marjus Dema, 28 vjeç, autori i vrasjes së shokut të tij Mehmet Qemës në zonën e 5 Majit në Tiran. Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë vetëm 28-vjeçarin, i cili është shfaqur kokulur dhe tepër i mërzitur në seancën gjyqësore. Dema madje gjatë dëshmisë së tij kur u vetëdorëzua në polici ka qarë, ndërsa mes lotëve shprehej se i vinte shumë keq për shokun e tij pasi nuk donte ta vriste por ngjarja ishte aksidentale pasi nuk e dinte që ishte e mbushur. Gjykata e Tiranës dha masën "arrest ne shtepi' per te dyshuarit Frenkli Myftari, Xhuliano Koçi, ndërsa për Erlin Pekën, Blerim Hotin, Eder Pjetrin dhe Marjus Halilin dha masën ‘Detyrim Paraqitje’ 27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Arma e krimit tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera. Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, dukej 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal. Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik. Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni. Një ditë më parë policia kontrolli një nga magazinat që ndodhen në afërsi të lokalit në lagjen “5 Maji”, për të parë nëse aty ka prova që të çojnë në një veprimtari të jashtëligjshme me të cilën merreshin të rinjtë.

  • VIDEO

    Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme: Përfundon brenda vitit, investim i qeverisë 14.8 mln euro

    Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e investimeve për modernizimin e QSUT, ku deklaruan se spitali i ri do të përfundojë brenda vitit. "Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme ka ecur në një nivel të ri të investimit, që tashmë qeveria shqiptare ka filluar prej 14.8 milionë euro. Po ecim me ritme të mira dhe brenda dhjetorit përfundon ky spital. Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve", tha Manastirliu. Duke folur për kapacitetet e spitalit të ri, Manastirliu tha se ky spital do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të Brendshme. "Këtu në total do të kemi 271 shtretër, të ndarë sipas shërbimeve të kardiologjisë, hematologjisë, endokronologjisë, gastrohepatologjisë, nefrologjisë, alergologjisë, dermatologjisë, etj. Ndërkohë që gjithë zhvillimi i këtij spitali është i projektuar që të integrohet me godinën e parë, duke ofruar kështu rienergjizim të gjithë kapaciteteve aktuale dhe gjithashtu dhe këtyre ambienteve të reja. Po krijojmë edhe një mënyë të re të organizimit aktual të shërbimeve për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme", deklaroi Manastirliu. Nga ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe pajisjet mjekësore, përfitojnë 109 mijë pacientë. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme. Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

  • VIDEO

    Degradon lagjja historike në Vlorë, bizneset në protestë: Zona s'pastrohet, era e rëndë dhe pusetat largojnë klientët! Po behën diferencime nga policia, nxisin konkurrencën e pandershme

    E rikonstruktuar dy vite më parë lagjja historike e Vlorës po shkon drejt degradimit. Mbeturina të shumta, erë e rëndë nga pusetat, dhe puse të hapura që rrezikojnë jetën e fëmijëve janë disa nga shqetësimet kryesore të bizneseve që operojnë në lagjen "Muradie".

  • VIDEO

    Parkingjet me pagesë në plazhin e Shëngjinit, Bashkia e Lezhës pritet të vendosë tarifën

     

    Nuk ka më parkim falas në plazhin e Shëngjinit. Nis nga ky sezon veror, pushuesit dhe banorët do të paguajnë për parkingjet. Vendimi është marrë nga bashkia e Lezhës, ndërsa tarifa pritet të miratohet javën e ardhshme.

  • VIDEO

    Nga 12 korriku patentat shqiptare do të njihen edhe në Itali! Marrëveshja e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit e vlefshme për 5 vite

    Nga 12 korriku, datë kur  hyn zyrtarisht në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentave Shqipëri-Itali, shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike.

  • VIDEO

    Iu gjetën mbi 2 mijë fara kanabis, arrestohen dy kushërinjtë në Vlorë

    Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy kushërinjtë dyshohet se siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre, ndërsa u kapën pas aksionit blic të Policisë një natë më parë në Vlorë.

  • VIDEO

    Bujar Nishani takim me demokratët në Korçë: PD është më e madhe sesa një kryetar! Partia ka degraduar, duhet reformim

    Ish-Presidenti Bujar Nishani ka theksuar edhe njëherë sot duhen marrë përgjegjësitë  për humbjen e PD, ndërsa shtoi se kjo parti është më e madhe se sa në kryetar dhe karrige. Sipas ish-presidentit, në PD është koha e njerëzve që kanë aftësinë, mundësinë dhe kapacitetin për ta rikthyer atë në një parti të madhe dhe fituese.

  • VIDEO

    ‘Defender 21’, sot mbërrijnë në Rinas 200 ushtarë amerikanë, për stërvitje më të madhe që po pret Shqipëria

    Sot mbërrijnë 200 ushtarët të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e  stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s dhe pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv