-
VIDEO
Ahmetaj: Grupimi 'Për PD-në' do të propozojë një kandidaturë për kryetar! Edith Harxhi do ishte një emër serioz
Anëtari i grupimit 'Për PD-në', Bislim Ahmetaj, në intervistën e dhënë në Report Tv, ka thënë se ky grupim po diskuton të propozojë një kandidaturë për kryetar të Partisë Demokratike. Ahmetaj nënvizoi se vetë ai është për zonjën Edith Harxhi.
-
VIDEO
Humbi jetën gjatë lindjes në maternitet, burri i 30-vjeçares i del para Çelës: E kanë neglizhuar çështjen, kërkoj ndihmën tuaj
Familjarët e të ndjerës Elisabeta Lamaj, 30 vjeçares nga Ballshi, e cila ndërroi jetë me 10 prill pas anestezisë lokale gjatë lindjes, ka protestuar ditën e sotme para prokurorisë së Fierit, nuk kanë ndalur përpjekjet për ti shkuar deri në fund çështjes duke pretenduar drejtësi.
-
VIDEO
Hetimet për krime zgjedhore, Çela në prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës: Shumë shpejt do kemi rezultate
#reportTV #lajmeshqip #lajme Këtë të hënë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka zhvilluar takime në Prokurorinë e Fierit dhe të Vlorës lidhur me hetimet për krime zgjedhore. Ndërsa deklaroi se ka pasur një numër të konsiderueshëm të çështjeve për krime zgjedhore, Çela theksoi se se këto denoncime po ndiqen me shumë vëmendje dhe shumë shpejt do të kemi rezultate të cilat do të bëhen publike. Kryeprokurori tha se prokurorët duhet të hetojnë shpejt dhe në mënyrë të plotë të gjitha krimet zgjedhore. “Ka pasur numër të konsiderueshëm të çështjeve për hetime për krime zgjedhore. Shumë shpejt do kemi rezultate të cilat do ti tregohen publikut”, shtoi ai.Një tjetër çështje që është diskutuar gjatë takimeve ka qenë për hetimet pasurore. “Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të treguar transparencë. Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha kryeprokurori. I pyetur për ngjarjet kriminale ai tha se krimi i organizuar është në qendër të vëmendjes, si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës. Ndërkohë disa qytetarë e kanë ndaluar kryeprokurorin, dhe i kanë shprehur problemet me të cilat janë përballur në Prokurorinë e Fierit, për të cilët kërkojnë zgjidhje.
-
VIDEO
U kap me 1 kg kokainë së bashku me efektivin e RENEA-s, zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit: Dy të tjerët e arrestuar s'kanë lidhje me mua, janë të rastësishëm
Është zbardhur dëshmia e Dedë Nimanit, 62 vjeçarit të arrestuar tre ditë më parë në Tiranë, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë, së bashku me efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi dhe një person tjetër, Luan Gaçi. Në dëshminë e tij, të siguruar nga gazetari i "Report TV" Arsen Rusta, Nimani merr të gjithë përgjegjësinë mbi vete, ndërsa thotë se dy personat e tjerë të arrestuar, Liçi dhe Gaçi, nuk kanë lidhje me të dhe lëndën narkotike.
-
VIDEO
Gjykata e la 35 ditë në burg, avokati i Liçit: Ishte rastësi, Dedë Nimanin e mori në makinë se ishte i moshuar!
Avokati i Xhulio Liçit, Ferdinand Doja, në një deklaratë për mediat pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "35 ditë burg" për efektivin e RENEA-s, tha se ky i fundit e mori rastësisht në makinë Nimanin, pasi ishte i moshuar. I pyetur nëse dëshmia e këtij të fundit, i cili liroi nga përgjegjësia Liçin, është një mënyrë për ta shmangur atë nga përgjegjësia, avokati tha prerë jo dhe se nëse do të ishte kështu, do të kishte të paktën një provë indirekte.
-
VIDEO
Vrasja në Shkodër, Endri Mustafa u ekzekutua me të paktën 5 plumba në trup! Gjendet një pistoletë në vendngjarje
Endri Mustafa është ekzekutuar me të paktën 5 plumba në Shkodër. Report Tv mëson se 8 janë gëzhojat që janë gjetur deri tani në vendngjarje.
Ndërkohë që gjithashtu është gjetur një pistoletë por ende nuk është verifikuar nëse është arma e krimit apo jo.
-
VIDEO
‘Çmimet e larta’, shoferët e autobusëve protestë në Korçë, pezullohet transporti i pasagjerëve! Paralajmërojnë grevë
Dhjetëra shoferë të autobusëve, kanë zhvilluar protestë pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura. Sipas shoferëve çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë. Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste
-
VIDEO
Gjendet i vrarë në Shkodër 32 vjeçari Endri Mustafa! I dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde e grabitje! Familja e denoncoi zhdukjen para 3 ditësh
Një tjetër vrasje ka tronditur Shkodrën. Një 32-vjeçar, i identifikuar si Endri Mustafa, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve. Mustafa njihet si person problematik në kryeqendrën e veriut, i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje! Ai njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.
-
VIDEO
Vaksinimi masiv, fluks qytetarësh që kërkojnë të imunizohen kundër COVID-19 në "Sheshin Skënderbej"
Një numër i lartë personash janë mbledhur mëngjesin e sotëm para çadrave të ngritura në "Sheshin Skënderbej", duke pritur të marrin vaksinës kundër koronavirusit.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Tiranë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën në vend shoferi 33 vjeç
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari, është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
-
VIDEO
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes! Vijojnë hetimet dhe kërkimi i provave
Grupi hetimor gjendet në vendin e ngjarjes dhe po kërkon prova në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, i gjendur i vdekur mbrëmë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.
-
VIDEO
U gjet i vrarë në Shkodër, Endri Mustafa i arrestuar më parë pasi u kap një arsenal armësh
Personi i gjetur i vrarë gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër është Endri Mustafa. Ai është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë.
Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.
Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.