• VIDEO

    I mblodhi për skrap, sot hap galerinë 'Antika Sarandë' me 1500 objekte që tregojnë copëza historie në kohë të ndryshme

    "Antika Sarandë" është galeria më e re në qytetin bregdetar. Aty janë ekspozuar  mbi 1500 objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike. E gjitha nisi si një punë nga Hyqmet Balla për të ushqyer familjen, por që rrugës mori formë  dhe vlerat e një koleksioni të rëndësishëm

    Kjo galeri e veçantë me objekte të përdorura në disa periudha historike ndodhet në Sarandë. 1500 objekte bronzi, tunxhi, bakri, hekuri, druri dhe qelqi zbuluar e ruajtur nga Hyqmet Balla. Gjithçka nisi 7 vite më parë kur ai u shpërngul nga Tepelena për në qytetin bregdetar.

    E vetmja mundësi për të nxjerrë të ardhura ishte mbledhja e hekurishteve. Por duke parë vlerat e rralla që paraqisnin ato Hyqmeti filloi t'i koleksionojë, për të hapur sot këtë galeri, të cilën e ka emërtuar "Antika Sarandë".

    “Kjo ide më lindi para 7 vitesh. Mblidhja skrap në Sarandë. Ju thoja klientëve se nëse keni një objekt të veçantë mos e shtypni, mbajeni veçan. Dhe arrita deri tani që kam mbi 1500 copë. Ideja është që të afrohen njerëzit, të kujtojnë fëmijërinë. Të thonë që kam pirë çaj apo kam lexuar me këtë fenerin. Deri tani asnjë interesim. Synimet e mia që sa më shumë turistë të vijnë në dyqanin tim, lokalin tim. Për të blerë ka pasur kërkesa, por nuk i kam shitur. Nuk po gjej më. I kanë hedhur poshtë për skrap”, tha Hyqmet Balla. 

    Edhe pse shumë herë familja e Hyqmetit ndodhej në vështirësi ekonomike, ai asnjëherë nuk mendoi shitjen e këtyre relikeve të vjetra.

    “Kemi pasur momente që mbetëm dhe pa lek. Më thoshte nusja shiti burrë se na duhen lekë, por nuk i shita. Edhe para ca vitesh më ndodhi një problem, prapë nuk i shisja. Kur iki në fshat lë roje këtu që të mi ruaje dhe mos të mi vjedhin”, u shpreh Balla. 

  • VIDEO

    Mbyll telefonin në ditën e lindjes / Familjarët në merak për humbjen e Kristina Dautit,në Gjermani

    Humbi kontaktet në nëntor të vitit 2020, në kërkim të Kristina Dauti. 64-vjecarja me origjinë nga Korca, kishte 1 vitë që ishte vendosur në Hamburg të Gjermanisë, për tu kuruar pasi vuante nga probleme shëndetësore, por data 4 nëntor e vitit 2020 do të ishte komunikimi i saj i fundit më të afërmit në Shqipëri. Sipas familjarëve kohët e fundit, gjëndja shëndetësore e Kristinës ishte shfaqur tepër e rënduar, madje disa ditë para se të shkëpuste komunikimin nuk ishte në gjëndje të lëvizte nga shtrati.Denoncimin për humbjen e Kristinës, e ka bërë kunata e saj Vasilika Dauti në drejtorinë e policisë së Korcës pak ditë pas humbjes, por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zhdukja e saj, nuk ka asnjë dritë jeshile për të. Kristina calonte qysh në lindje e ky ishte një element dallues por edhe shumë shqetësues për atë, pasi ajo kishte udhëtuar në disa shtete për tu përmirësuar. 64-vjecarja ishte e pajisur me dokumenta të rregullta pasi jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Athinë të shtetit Grek, nuk kishte shfaqur probleme të shendetit mendor, dhe kjo është hera e parë që ajo shkëput cdo lloj kontakti me të afërmit e saj.Për 64- vjecaren, Hamburgu ishte një qytet i panjohur dhe nuk ishte e shoqëruar nga asnjë person tjetër pasi nuk kishte krijuar një familje.Vasilika, kunata e saj bën thirrje në emisionin”Pa Gjurmë” më shpresën se do të mbërrij sërisht në hapat e saj.

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Ekzekutohet me plumb në gojë 32-vjeçari në Shkodër, i zhdukur para 3 ditësh, i dënuar më parë

    #reportTV #lajmeshqip #lajme Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodrë, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. Trupi është gjetur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

  • VIDEO

    Fier, po ruante fidanët e kanabisit me kallash, 29-vjeçari tenton të arratiset, efektivët e plagosin

    Një 29-vjeçar që u zbulua nga policia teksa ruante një serë me fidanë kanabisi ka tentuar t’i përgjigjet me zjarr efektivëve, por ka përfunduar i plagosur. Policia e Fierit njofton se ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz në Cakran të Fierit.

    Efektivët panë një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.  Thirrjeve për të hedhur armën, i riu nga Patosi, iu përgjigj duke mbushur armën dhe duke e drejtuar nga punonjësit e policisë.Në këto kushte, thotë policia, efektivët kanë qëlluar për ta neutralizuar, ku për pasojë Greseld Shpataraku, mbeti i plagosur në shpatull jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    U plagos pas shkëmbimit të zjarrit me efektivët te parcela me kanabis, sillet në urgjencën e Fierit

    Një 29-vjeçar që u zbulua nga policia teksa ruante një serë me fidanë kanabisi ka tentuar t’i përgjigjet me zjarr efektivëve, por ka përfunduar i plagosur. Policia e Fierit njofton se ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz në Cakran të Fierit.

    Efektivët panë një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.  Thirrjeve për të hedhur armën, i riu nga Patosi, iu përgjigj duke mbushur armën dhe duke e drejtuar nga punonjësit e policisë.Në këto kushte, thotë policia, efektivët kanë qëlluar për ta neutralizuar, ku për pasojë Greseld Shpataraku, mbeti i plagosur në shpatull jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    Pas Fierit, Çela takime me prokurorët në Vlorë: Pastrimi i parave mbetet shqetësim real, krimi i organizuar në fokus

    Pas takimeve me drejtuesit në Prokurorinë e Fierit, kryeprokurori Olsian Çela është ndalur në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me prokurorët. Sërish nënvizoi se fokusi i takimeve janë krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Ai gjithashtu theksoi se Prokurorive i është kërkuar hetim i shpejtë dhe i plotë i këtyre veprave.

    “Sot isha edhe në Fier ku pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë të Rrethin gjyqësor atje, i njëjti objekt takimi ka qenë edhe në Vlorë me tema që janë krimi zgjedhor dhe efektiviteti i luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale. Sa i përket krimit zgjedhor që mund të them është prioritet i ditës,  iu është kërkuar Prokurorive në rang vendi që hetimi i shpejtë dhe i plotë i tyre të jetë prioritet. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka një ngarkesë në raport me të tjerët më të ulët sa i përket këtyre veprave, por për nga rëndësia kanë të njëjtat vlera.

    Ndaj u është kërkuar që në kohë optimale këto hetime t’i përfundojnë sa më shpejt. Dhe prioritet mbetet sigurimi i transparencës, komunikimi i rezultateve të hetimit. Sa i përket pastrimit të parave mbetet shqetësim real dhe konstant dhe ka qenë në qendër të vëmendjes të Prokurorisë së Përgjithshme. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah disa nga problemet që do të ndiqen në vijim.

    Ende ka probleme në komunik institucional me agjenci ligjzbatuese, ka nevojë për përmirësim. Prokuroria duhet të marrë një rol aktiv, për të bërë më shumë. Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah problemet. Sa i përket krimit Duhet të jemi të qartë me ndarjen e përgjegjësive. Mes prokurorive të përgjithshme dhe të posaçme. U është kërkuar prokurorive që të koordinojnë punën".'

  • VIDEO

    Qytetarët protestë në sheshin 'Skëndërbej' në mbrojtje të Palestinës, disa të shoqëruar

    TIRANË-  Dhjetëra qytetarë kanë dalë në shesh pasditen e kësaj të diele për të protestuar në mbrojtje të të drejtave njerëzore të palestinezës, teksa protesta ka agravuar duke përfunduar me disa të shoqëruar në Polici. Mësohet se janë shoqëruar në Komisariat disa persona në shkelje të masave anti-COVID, pasi nuk lejohen grumbullimet për shkak se jemi në pandemi. Protestuesit i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos mbajë anën e Izraelit në këtë luftë që ka nisur me dekada, duke sjellë pasoja të rënda në jetë njerëzish, por jo vetëm.

    "Kjo është një protestë për liri dhe drejtësi dhe nuk po na lejohet të protestojmë. Është protestë për liri dhe ne nuk po na lejohet që të protestojmë"

    "Izraeli terrorist. Populli shqiptar nuk është me Izraelin"

     

    "Trup, turp", kanë deklaruar disa nga protestuesit.

    Protesta nisi në sheshin 'Skënderbej' dhe vijoi më pas me një marshin drejt rrugës së Kavajës. Kjo është hera e dytë që qytetarët kanë dalë në shesh në mbrojtje të shtetasve palestinez.

     

  • VIDEO

    Shifrat e frikshme! Në 7 ditë humbin jetën 4 qytetarë nga aksidentet! Policia gjobit 11 mijë shoferë

    Shifrat e vdekjeve nga aksidentet janë të frikshme përsa i përket javës së kaluar, nga e hëna e 10 majit deri të dielën e datës 16 maj. Burime nga policia rrugore konfirmojnë për Report Tv se në shtatë ditë janë katër të vdekur si pasojë e përplasjeve nga aksidentet në të gjithë vendin. Në mesin e tyre është edhe përplasja fatale e Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.

    Në vetëm shtatë ditë janë regjistruar 43 përplasje aksidentesh me 46 të plagosur lehtë, kryesisht shoferë por edhe pasagjerë. Mirëpo java e re ka nisur sërish me aksident me vdekje. 33-vjeçari Redi Karreci humbi jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.

    Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit. Përplasja ka qenë aq e fortë me trafik-ndarësen, saqë ka humbur jetën në vend.

    Nga data 10 deri në 16 maj janë konstatuar:

    11.000 mijë gjoba

    506 gjoba për shpejtësi

    600 gjoba për mos vendosje të rripit

    1.485 gjoba për përdorim celulari

    620 gjoba për mospërdorim kaske

    2254 gjoba për parakalim të gabuar

    50 gjoba për pije alkoolike

    51 të arrestuar në total

    21 të arrestuar në gjendje të dehur

    30 të arrestuar pa leje drejtimi

    Këto statistika të frikshme vijnë në një periudhë kur janë miratuar në Kuvend ndryshimet e Kodit Rrugor që parashikojnë ndër të tjera ashpërsim për të gjithë shkelësit e rregullave. Krahasuar me ngjarjet e kriminalitetit dhe vrasjet, numri i aksidenteve është shumë më i lartë.

  • VIDEO

    Rindërtimi në Shijak, Rama i dorëzon çelësat 16 familjeve për të rinisur jetën në banesat e reja

    Në Bashkinë Shijak kanë përfunduar edhe 110 shtëpitë individuale të Lotit II dhe pritet që brenda qershorit të përfundojnë edhe 30 shtëpitë e tjera të këtij Loti prej 140 banesash. Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë duke iu dorëzuar çelësat e banesave të reja disa familjeve në fshatin Vlashaj të kësaj bashkie, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në Vlashaj hynë në shtëpitë e reja 16 familje, ndërkohë që familjet vazhdojnë një nga një të rinisin jetën në banesa të reja, të mundësuara nga Programi i Rindërtimit, kudo ku tërmeti goditi banesat e vjetra, duke i bërë të pabanueshme.Nga loti i dytë i banesave individuale janë ndërtuar 21 banesa. Në fshatin Vlashaj, 16 banesa kanë mbaruar dhe 5 prej tyre kanë marrë fondin për ta rindërtuar vetë. Familja e Zotit Naim ka patur një shtëpi 60 metra katrorë dhe sot kanë një banesë 75 metra katrorë. Gjithashtu janë përfitues nga bonusi i qerasë nga dita e parë e tërmetit”, - u shpreh kryetari i bashkisë, Elton Arbana. Programi i Rindërtimi ka zgjidhur për një pjesë të madhe të familjeve edhe problemin e strehimit, pasi sipas parashikimeve që bën ligji, kanë përfituar jo vetëm më shumë metra sesa kishin para tërmetit, por janë trajtuar me banesa të veçanta edhe shumë raste të bashkëjetesës së dy familjeve nën një strehë. “Janë mbi 2500 banesa individuale, të kombinuara ndërtim dhe pagesë e plotë për qytetarët, siç premtuat para vitit të ri që deri në maj do jenë 2500 banesa individuale të ndërtuara ose të paguara. E theksoj këtë jo pa qëllim pas zgjedhjeve, për të konfirmuar vazhdimësinë e mbajtjes së premtimeve”, - u shpreh ministri Ahmetaj.

  • VIDEO

    Kapen në Kosovë 400 kg kokainë të fshehura në kamionin me pula! U nis nga Brazili e kaloi në Portin e Durrësit! Sinjali nga DEA

    Është kapur në Kosovë një kamion me 400 kg kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit. Report Tv bën me dije se bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni Hetimor! Transmetohen dhe lexohen të gjitha deklaratat e Presidentit para dhe pas zgjedhjeve

    Ka filluar sot mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në mbledhje janë transmetuar deklaratat e Metës në televizione dhe deklarata për shtyp si dhe po lexohen të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale. 

    Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Mbledhja do të nisë në orën 13:00.

  • VIDEO

    Bislim Ahmetaj: Me Bashën e sigurt që PD i humb zgjedhjet pas 4 vitesh! Është si shtojcë e pushtetit të Ramës

    Karnavale i ka konsideruar Bislim Ahmetaj mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së mbrëmjen e djeshme. Sipas tij të dyja mbledhjet i dhanë një goditje shumë të madhe procesit të zgjedhjeve në PD.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv